Tag: shkarkuar

  • Pushteti i parasë mbi drejtësinë, autorët e mikrokredive që zhvatën shqiptarët sfidojnë SPAK-un, të blinduar nga…

    Pushteti i parasë mbi drejtësinë, autorët e mikrokredive që zhvatën shqiptarët sfidojnë SPAK-un, të blinduar nga…

    Skema e mashtrimit të mijëra shqiptarëve nga e ashtuquajtur banda e mikrokredive, ka vijuar edhe ditën e djeshme, datë 3 Tetor, në seancën e dytë paraprake. Gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi ka dëgjuar palët, ndërsa prokurori i SPAK, Ervin Kondili ka mbrojtur interesin e viktimave që përgjatë viteve janë zhvatur nga kompanitë mashtruese të mikrokredive. Në bankën e të akuzuarve dolën 15 personat e marrë të pandehur nga organi i akuzës dhe 31 persona që kanë rënë pre e mashtrimit, pavarësisht se në realitet numrat janë më mijëra. Raportohet për një fakt të padëgjuar më parë në analet e gjyqësorit shqiptar, se 15 të pandehurit e këtij procesi kanë 22 avokatë mbrojtës, ku 90% e tyre janë gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu.
    Emra të njohur e të spikatur të gjyqësorit dhe të akuzës shqiptare ndër vite, të konvertuar në avokatë, janë vendosur si “mur” mbrojtës, për “bandën” e mikrokredive që shkaktoi mijëra viktima social-ekonomike por edhe viktima në jetë njerëzore, për dhjetëvjeçarin e fundit. Të akuzuarit nga SPAK dhe avokatët e tyre: 1- Elda Ibro pronare e MCA mbrohet nga av. Ardian Kalija, ish-gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë (i shkarkuar) dhe av. Shpëtim Kurti, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (i shkarkuar). 2- Arben Meskuti pronar i ZIG dhe Final mbrohet nga av. Besnik Muçi, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë (i shkarkuar) dhe av. Adam Jahja. 3- Alban Kote i ZIG, ADCA mbrohet nga avokatët Ilir Murati, ish-OPGJ, Prokuroria Tiranë (i shkarkuar) dhe av. Geri Murati (i biri). 4- Aldo Daka i STAR, FS mbrohet nga kryetari i Dhomës së Avokatëve, av. Maks Haxhia dhe ndihmësi i tij, av. Dritan Jahaj. 5- Albert Gega i ZIG, STAR mbrohet nga av. Zhylien Ristani. 6- Andis Gjoka, administrator i MCA, mbrohet nga av.
    Përparim Kulluri, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë (i shkarkuar). 7- Vasil Bakallbashi, administrator i Final, mbrohet nga av. Ervin Metalla, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë (i shkarkuar) dhe av. Lauren Sheshi, bashkëshort i Blerona Hasës, aktualisht gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. 8- Yljana Sejfo, eksperte e pasurive të paluajtshme, mbrohet nga av. Adriatik Çama, ish-prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë (i shkarkuar), dhe av. Ardian Visha, ish-prokuror pranë Gjykatës së Lartë deri në vitin 2008. 9- Indrit Çuberi, i ADCA, mbrohet me av. Gridi Shehu. 10- Rigels Bejko, përmbarues privat, mbrohet me av. Andri Ymeri, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër (i shkarkuar). 11- Altin Vako, përmbarues privat, mbrohet nga av. Gerti Ymeri (vëlla i Andi Ymerit). 12- Helidon Xhindi, ish-përmbarues, mbrohet me av. Ardian Braho, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (i shkarkuar) dhe av. Liljana Gjomema, ish-prokurore (në pension), Prokuroria e Tiranës. 13- Lefter Canaj, ish-përmbarues, mbrohet me av. Ardian Braho. 14- Fatos Alimadhi me avokat Atmir Mane. 15- Roland Deda, ish-përmbarues, mbrohet me av. Julian Bajrami. 16- Endri Myftari mbrohet me av. Orgesa Serani

  • Avokat Jordan Daci: Veliaj nuk quhet i shkarkuar derisa të vendosë Kushtetuesja

    Avokat Jordan Daci: Veliaj nuk quhet i shkarkuar derisa të vendosë Kushtetuesja

    Avokati Jordan Daci deklaroi se Erion Veliaj nuk mund të konsiderohet i shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës pa një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.
    Në një intervistë për emisionin “3D” në RTSH 1 HD, Daci theksoi se “Kushtetuta e ka fare qartë; që bërja e ankimit çon automatikisht në pezullimin e vendimit. Pra, në këtë moment që ne flasim, Erion Veliaj nuk quhet i shkarkuar dhe quhet i shkarkuar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese.”
    “Vetëm kur të shprehet Kushtetuesja me vendim, i cili nëse do ta pranojë ankimimin e tij, do të quhet që vendim i Këshillit Bashkiak nuk ka ekzistuar askund, dhe nëse do ta rrëzojë, sigurisht kur të botohet në Fletore Zyrtare merr fuqi.”
    Duke komentuar mbi nenin 115 të Kushtetutës, Daci  u shpreh se “Këshilli i Ministrave nuk është noter.”
    “Këshilli i Ministrave është i vetmi organ që Kushtetuta e ka ngarkuar me përgjegjësi për të verifikuar në mënyrë të plotë, se ekziston apo jo shkak nga ligji. Pra nuk mund thjesht të noterizojë vendimin e Këshillit Bashkiak. Në një shtet si i joni, nuk ekzistojnë vendime noterizuese.”

  • “Veliaj duhej shkarkuar më herët për dëme dhe afera korruptive”, Teliti: Këto muaj i kushtuan Tiranës shumë

    “Veliaj duhej shkarkuar më herët për dëme dhe afera korruptive”, Teliti: Këto muaj i kushtuan Tiranës shumë

    Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti deklaroi në Terminal se shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë ishte e paevitueshme.
    Për të, shkarkimin e Veliajt e solli lufta e brendshme brenda Partisë Socialiste, e cila më në fund griti kokë.
    “Shkarkimi ishte i paevitueshëm, thjesht ishte koha se kur. Veliaj duhet të ishte shkarkuar për shumë dëme dhe afera korruptive. E fundit duhet të ishte të shkarkohej për 3 muaj. Ne e kërkuam të parët shkarkimin. Këto muaj i kushtuan Tiranës shumë. Më mirë vonë se kurrë. Kjo është lufta e brendshme brenda PS që ngriti kokë. Ky debat i heshtur një ditë të bukur dha rezultatin. Objektivi ishte largimi i Erion Veliajt. Na duheshin votat e mazhorancës, erdhi urdhri, bashkuan votat. Sot Veliaj nuk është më kryetar bashkie”, tha Teliti.

  • PS e PD bëhen bashkë, shkarkojnë Erion Veliajn

    PS e PD bëhen bashkë, shkarkojnë Erion Veliajn

    Erion Veliaj është shkarkuar si kryebashkiak i Tiranës në Këshillin Bashkiak.
    Erion Veliaj është shkarkuar zyrtarisht si kryebashkiak i Tiranës në Këshillin Bashkiak.
    Këshilltarët e majtë dhe të djathtë janë bërë bashkë dhe kanë votuar unanimisht për të shkarkuar Veliajn.
    Votimi për shkarkimin e Veliajt u bë pas kërkesës së këshilltarëve socialist.
    Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë.

  • Teliti për Veliajn: Nuk duhet shkarkuar thjesht se mungoi 90 ditë, por për kr*met ekonomiko-financiare që ka kryer

    Teliti për Veliajn: Nuk duhet shkarkuar thjesht se mungoi 90 ditë, por për kr*met ekonomiko-financiare që ka kryer

    Kronikë E Martë, 23 Shtator 2025 16:50
    Këshilltari i PD, Dorian Teliti, falënderoi këshilltarët socialistë që sipas tij më në fund u ngritën në lartësinë e detyrës, duke miratuar propozimin për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj.
    ”Keni 7 muaj që i keni munguar kësaj lartësie dhe kjo i ka munguar Tiranës. Ky është një akt historik, që mund të ndodhë sërish pas 30-40 vitesh. Sot i bashkuat ju me ne votat, jo ne me ju. Faleminderit që po e lironi Tiranën”,-tha Teliti.
    Ai shtoi se Veliaj duhet të ishte shkarkuar shumë kohë më parë, për abuzimet që ka kryer gjatë mandatit të tij. ”Do të doja ta pasuroja këtë projekt vendim me gjithë shkeljet dhe korrupsionin që ka kryer Erion Veliaj. Nuk duhet shkarkuar thjesht se mungoi 90 ditë, por mbi të gjithë për krimet ekonomiko-financiare që ka kryer. Do të doja që ta kishim këtu. T’ia thosha në sy këto që thashë këtu. Duhet të ishte këtu të jepte variantin e ti, por mbi të gjitha t’ia thoshim një herë të vetme në sy këto të vërteta”.

  • Zhulali thumbon Veliajn: Sot po shijon gjellën që ka gatuar vetë – mungesa e tij, përgjegjësi e socialistëve

    Zhulali thumbon Veliajn: Sot po shijon gjellën që ka gatuar vetë – mungesa e tij, përgjegjësi e socialistëve

    Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të votohet për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, këshilltarja e PD-së, Ilda Zhulali foli në lidhje me mungesën e kryebashkiakut.
    Sipas Zhulalit, ishin socialistët ata që nuk e lejuan Veliajn të merrte pjesë në mbledhje, teksa shtoi me ironi se është e lumtur që Veliaj po shijon gjellën që gatoi vetë.
    Zhulali: Veliaj është gjallë, ai duhet të ishte këtu, ashtu siç ja lejon ligji. Ai nuk ndodhet këtu sepse ju nuk e lejuat dhe duhet sikur po i përgatisni një ceremoni funebre. Ju ja mohuat. Jam e lumtur që ai mori shijen e gjellës që ka gatuar vetë për këto vite, këtë gjellë që sot ja gatuat ju, këtë gjellë që ia gatuat ju sot, ta provojë Veliaj nga qelia ku është dhe nëse na ndjek e përshëndesim. Vendimi që keni sjellë është i vonuar dhe i paplotë. Veliaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra që në 2023, kur padrejtësisht mori detyrën. Veliaj duhet shkarkuar për shkelje të rënda të ligjit, duke shkelur ligjin për inceneratorin, vepër që s’u ndërtua kurrë për të cilin kemi paguar qindra milionë euro. Veliaj duhet të ishte shkarkuar për shkak të aferës 5D, dosje e zezë e korrupsionit formulë mashtrimi i ndërtuar nga Veliaj dhe drejtorët.
    Fino: Fjala juaj është jashtë objektit dhe projektvendimit në fjalë.

  • Ministrja që duke hequr vetullat nxorri sytë!

    Ministrja që duke hequr vetullat nxorri sytë!

    “Ka dashur të heqë vetullat, pork a nxjerrë sytë” thotë populli.
    Dhe kjo duket se ka ndodhur realisht me ministren e re të Brendshme Albana Koçiu, deri dje ministre Shëndetësie, e cila ka shkarkuar pa një pa dy nga një zvëndësat e saj, profilizuar në aspekte admnistrative, pikërisht aty ku ministrja e re, sipas direktivave të kryeministrit, duhet ta përqëndrojë punën e saj.
    Po pse e ka shkarkuar? Për një bisht cigeraje, gjykuar nga përmasat e gjësë në fjalë, shfaqur në një foto kinse denoncuese.
    Pra, zv/ministri, sipas denoncimit të një emigranti, paska konsumuar duhan në ambient publik. Dhe për këtë arsye, eprorja e tij e re e shkarkon vërtik.
    “Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendës ministrit.
    Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në Neë York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i brendshëm tymoste cigare në restorant.
    Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova  zv.ministrit largimin nga detyra.
    Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet , por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si ministria e punëve të brendshme.
    Nga ana ime e kam njoftuar bashkatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.
    I siguroj të gjithë qytetarët që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë po me qëndrimet parimore që ata me plot të drejtë presin prej nesh”, shkruan e përzgjedhura e Ramës në “Qeverinë 4” të tij për të drejtuar Ministrinë e Brendshme.
    Por ky akt i saj po përtallet rëndë në rrjete sociale, edhe nga kundërshtarë të qeverisë madje, pasi po lexohet mes naivitetit ekstrem e hipokrizisë së rëndomtë.
    Leximi më i qartë dhe më i drejtë është një “akt i nxituar”. Mes fjalive të ministres, disa tejet të diskutueshme në logjikë, mungon ajo që i kushtohet verifikimit të rastit, rrethanave, vërtetësisë së fotos, pasi jo çdo denoncim që i vjen asaj duhet marrë pa filtra.

    Fjala është për zv.ministrin Andi Mahila, në detyrën e të cilit ishin dhe Gjendjet Civile, aty ku ministrja duhet ta përqendrojë punën e saj në sistemin e ri të adresave. /tesheshi.com/

  • “Ju s’keni shkarkuar dot Saliun, do shkarkoni Ramën”/ Ironia e ish-deputetit socialist me Klevis Balliun

    “Ju s’keni shkarkuar dot Saliun, do shkarkoni Ramën”/ Ironia e ish-deputetit socialist me Klevis Balliun

    Ish-deputeti i PS, Petro Koçi është “përplasur” në studion e emisionit “Now” me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu. 
    Klevis Balliu tha se Erion Veliajn të vetët po e shkarkojnë dhe njësoj do bëjnë edhe me Ramën, ndërsa në këtë moment ka ndërhyrë edhe Petro Koçi. 
    Klevis Balliu: Ne e kemi akuzuar për korrupsion. Këta që na thonin ne është supermeni i jashtëzakonshëm, tani duan ta shkarkojnë. Njësoj do vijnë dhe për Ramën këta. Diferenca midis nesh dhe këtyre është kjo. 
    Petro Koçi: Ju s’keni shkarkuar dot Saliun, do shkarkoni Ramën. 
    Klevis Balliu: Këta të gjithë e dinë që janë hajdutë me njëri-tjetrin. Në atë kohë vidhte ky, ju jepte ndonjë cent këtyre. Tani ky është në burg, centët ua jep dikush tjetër. Kaq moral kanë këta. Kur kishte kryetar Bashkia e Tiranës? 
     

  • Qori shpërthen: Veliaj duhet të ishte shkarkuar prej kohësh, ai ende nuk po hetohet për inceneratorin

    Qori shpërthen: Veliaj duhet të ishte shkarkuar prej kohësh, ai ende nuk po hetohet për inceneratorin

    Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar me kohë nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që kur Prokuroria ngriti akuzat për korrupsion ndaj tij.
    Sipas Qorit, arsyeja pse Erion Veliaj po shkarkohet tani ka të bëjë me larjen e hesapeve brenda PS-së. Ai tha në Ora News se nuk duhet harruar fakti që Erion Veliaj ende nuk po hetohet për inceneratorin e Tiranës apo për lejet e ndërtimit.
    Qori: Në këndvështrimin tonë, Erion Veliaj duhej të ishte shkarkuar prej kohësh. Gati ndoshta që në fillim të mandatit të tij, sepse ka qenë i akuzuar jo vetëm nga opinioni publik por pastaj edhe nga prokuroria për korrupsion dhe për vepra të rënda korruptive.
    Ne si parti, përfaqësuesja jonë në këshillin bashkiak e kemi kërkuar pandalshëm shkarkimin e Veliajt. Edhe shpresoj shumë që kjo gjë të ndodhë nesër.
    Në gjykimin tim, Erion Veliaj jo vetëm duhej shkarkuar më parë por edhe proceset ndaj tij duhej të ishin mjaft më të gjera. Nuk duhet të harrojmë, se ai ende nuk po hetohet për inceneratorin e Tiranës. Ende nuk po hetohet për lejet e panumërta të ndërtimit që e kanë bërë qytetin tonë vërtet të pajetueshëm.
    Arsyeja se pse po shkarkohet tani ka të bëjë ndoshta me larjen e hesapeve brenda PS. Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës duhet të organizohen një orë e më parë.

  • “Një kryebashkiak i kapur nga aferat”, Qori ‘shpërthen’ ashpër:Shkarkimi i Veliajt nuk ka lidhje me drejtësinë,por me..

    “Një kryebashkiak i kapur nga aferat”, Qori ‘shpërthen’ ashpër:Shkarkimi i Veliajt nuk ka lidhje me drejtësinë,por me..

    Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë, në një intervistë televizive u shpreh se Erion Veliaj duhej të ishte shkarkuar prej kohësh.
    Qori: Në këndvështrimin tonë, Erion Veliaj duhej të ishte shkarkuar prej kohësh.
    Gati ndoshta që në fillim të mandatit të tij, sepse ka qenë i akuzuar jo vetëm nga opinioni publik por pastaj edhe nga prokuroria për korrupsion dhe për vepra të rënda korruptive.Ne si parti, përfaqësuesja jonë në këshillin bashkiak e kemi kërkuar pandalshëm shkarkimin e Veliajt.
    Edhe shpresoj shumë që kjo gjë të ndodhë nesër.
    Në gjykimin tim, Erion Veliaj jo vetëm duhej shkarkuar më parë por edhe proceset ndaj tij duhej të ishin mjaft më të gjera.
    Nuk duhet të harrojmë, se ai ende nuk po hetohet për inceneratorin e Tiranës.
    Ende nuk po hetohet për lejet e panumërta të ndërtimit që e kanë bërë qytetin tonë vërtet të pajetueshëm.
    Arsyeja se pse po shkarkohet tani ka të bëjë ndoshta me larjen e hesapeve brenda PS.
    Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës duhet të organizohen një orë e më parë.