Tag: shkarkua

  • U shkarkua nga dekriminalizimi, Agim Kajmaku fiton të gjitha pagat nga bashkia Vorë dhe dëmshpërblim nga KQZ

    U shkarkua nga dekriminalizimi, Agim Kajmaku fiton të gjitha pagat nga bashkia Vorë dhe dëmshpërblim nga KQZ

    6 vjet pasi i shkarkua nga KQZ, si i prekur nga ligji i dekriminalizimit, Agim Kajmaku, ish kryetar i bashkisë Vorë, ka fituar në betejë financiare me institucionet që i “prenë ëndrrën”.
    Më 4 prill 2025, gjykata administrative e Tiranës ka vendosur që të quajë të padrejtë vendimin e KQZ-së dhe të dëmshpërblejë Kajmakun.Kështu Bashkia e Vorës dhe Këshilli i Qarkut Tiranë detyrohen të paguajnë Kajmakun me të gjitha pagat e një mandati të plotë, 4 vjeçar, edhe pse ai ushtroi vetëm 3 muaj të tij.
    Nga ana tjetër, KQZ detyrohet të paguajë Kajmakun, gruan dhe djalin e tij për dëmin moral që ju ka shkaktuar. Përafërsisht 15 mijë euro për ish kryetarin dhe nga 7 mijë euro për gruan dhe të birin e tij.
    Si KQZ, ashtu edhe bashkia Vorë kanë nxituar menjëherë t’a ankimojnë këtë vendim në Apel.Si iku Agim Kajmaku?
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi më 1 nëntor 2019 të shkarkojë nga detyra kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, vetëm 3 muaj pasi kishte marrë detyrën.
    Prokuroria e Përgjithshme vërtetoi se Agim Kajmaku, gjatë kohës që jetonte në Greqi kishte përdorur emrin Jorgo Toto, i cili rezultonte i arrestuar në shtetin fqinj për falsifikim parash. Këtë fakt Kajmaku nuk e kishte pasqyruar në formularin e dekriminalizimit kur kandidoi për Bashkinë Vorë dhe e kishte mohuar deri në momentin që prokuroria verifikoi shenjat e gishtave.
    Asokohe, përmes një postimi në Twitter, Rama tha:
    “KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje? Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”.

  • Gledis Nano garon për Byronë Kombëtare të Hetimit, ish-polici u shkarkua me firmën e Ramës

    Gledis Nano garon për Byronë Kombëtare të Hetimit, ish-polici u shkarkua me firmën e Ramës

    Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kandiduar për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
    Ai është një nga katër emrat që kanë aplikuar për këtë pozicion të rëndësishëm brenda afatit zyrtar që përfundon këtë të premte.
    Sipas burimeve, kandidatët e tjerë janë dy oficerë të BKH-së, Menton Cuku dhe Joni Keta.
    Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së zhvillohet nga SPAK dhe pritet me interes, për shkak të rolit kyç të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Gledis Nano u shkarkua nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i policisë së shtetit me urdhër të Edi Ramës. Fillimisht atij iu kërkua dorëheqja, por Nano nuk pranoi të largohej duke kërkuar ndihmë nga ambasadat perëndimore në Tiranë, që nuk e mbajtën dot në detyrë, pasi disa ditë më pas në gusht të vitit 2022, Nano u shkarkua me firmën e kryeministrit Edi Rama.

  • U shkarkua nga Man. United, Erik Ten Hag prezantohet te gjigandët e Gjermanisë

    U shkarkua nga Man. United, Erik Ten Hag prezantohet te gjigandët e Gjermanisë

    Erik Ten Hag është emëruar trajner i ri i Bayer Leverkusen, duke zëvendësuar Xabi Alonson, i cili do të kalojë te Real Madridi.
    Ten Hag, 55 vjeç, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin gjerman, duke shënuar kthimin e tij në futbollin gjerman pas eksperiencës te Bayern Munich II.
    Ai është i njohur për periudhën e tij të suksesshme te Ajax, ku fitoi tri tituj Eredivisie dhe çoi ekipin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në sezonin 2018-19.
    Më pas, ai drejtoi Manchester United, ku fitoi Kupën e Ligës dhe Kupën FA, por u shkarkua në tetor 2024 pas rezultateve të dobëta në Premier League.
    Ten Hag merr drejtimin e një ekipi që ka përfunduar i dyti në Bundesligë këtë sezon, pas një sezoni të pamposhtur dhe fitoreje të titullit në 2023-24 nën drejtimin e Alonson.
    Ai do të përballet me sfidën e ruajtjes së nivelit të lartë të performancës, ndërkohë që përballet me largimet e mundshme të lojtarëve kyç si Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz.
    Ky emërim vjen pas një periudhe të pasigurtë për Ten Hag, i cili kishte përdorur interesin e Ajax për të siguruar pozitat e tij në Leverkusen. Ai tani ka mundësinë të ndihmojë klubin të zhvillojë një skuadër konkurruese dhe të vazhdojë zhvillimin e tij si trajner në një ligë të njohur për promovimin e talenteve të rinj.