Tag: shkambit

  • Vrau gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i Elvis Shkambit: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

    Vrau gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i Elvis Shkambit: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

    Avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka dhënë disa detaje në “Breaking” në Top News, rreth ngjarjes së rëndë. 
    Kujtim Ibra deklaroi se kanë njohje familjare me 30-vjeçarin andaj ka vendosur të marrë në dorë çështjen. 
    Ndër të tjera avokati u shpreh se kanë kërkuar që Elvis Shkambit t’i bëhet kontrolli mjeko-ligjor për shëndetin e tij mendor. 
    “Si shkak i njohjes familjare, mora çështjen. Kërkojmë ekspertimin mjeko-ligjor të Shkambit për shëndetin e tij mendor. Shfaqi  pendesë, ka kërkuar falje për gjyqtarin e për dy të plagosurit”, u shpreh avokati. 

  • “Ishte i mpirë”/ Avokati i Elvis Shkambit i thotë të gjitha: Hynte e dilte me pistoletë në gjykata

    “Ishte i mpirë”/ Avokati i Elvis Shkambit i thotë të gjitha: Hynte e dilte me pistoletë në gjykata

    Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibra, ka deklaruar se do të kërkojë që klientit të tij t’i kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për shëndetin mendor.
    Avokati Ibra ka deklaruar në Top News, se çështjen e ka marrë për shkak të njohjeve familjare me të. Ai tha se siç ka deklaruar edhe vetë Shkambi, kjo nuk është hera e parë që ai hynte me pistoletë në sallat e gjyqeve.
    “Çështjen e mora për shkak të njohjes familjare. Do të kërkojmë ekspertim mjeko-ligjor për shëndetin mendor të Shkambit. Edhe ky person që e ka vrarë nuk është në jetë. Po ta shohësh, merren të gjitha shkaqet, rrethanat…Unë mendoj, në deklarimet që ka bërë Elvis Shkëmbi, thotë që në disa raste ka qenë me pistoletë në gjykata, nuk a qenë hera e parë. Në disa raste ai ka shku me armë në gjykata. Çështja nuk është që një njeri normal të shkojë me paramendim. Mua më duket anormale”, – deklaroi Ibraj

  • Hetimet për vrasjen e gjyqtarit, telefonat e Elvis dhe Gjon Shkambit do dërgohen për ekspertizë

    Hetimet për vrasjen e gjyqtarit, telefonat e Elvis dhe Gjon Shkambit do dërgohen për ekspertizë

    Telefonat e Elvis dhe Gjon Shkambit, të vënë në akuzë nga Prokuroria e Tiranës si autorë të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, pritet të dërgohen për ekspertizë.
    Bëhet fjalë për dy aparate celular, zbërthimi i të cilave mund të ndihmojë grupin hetimor për të mësuar më shumë rreth krimit të rëndë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit dhe nëse ai ishte pjesë e një plani të mirëmenduar.
    Burime pranë grupit hetimor thanë për TV Klan se hapja e telefonave të vrasësit dhe xhaxhait të tij nuk përjashton mundësinë e zbulimit të personave të tjerë që mund të kenë nxitur 30-vjeçarin, Shkambi, të kryejë ekzekutimin.
    Nga ana tjetër, policia dhe prokuroria po verifikon thëniet e Elvis Shkambit, i cili ka pretenduar se armën e mbante me vete kudo, madje dhe kur futej në institucione apo gjykata.
    Ky deklarim, sipas grupit hetimor, është përdorur nga vrasësi si alibi, për të krijuar bindjen se vrasja nuk ka qenë e paramenduar.
    Policia dhe prokuroria, jozyrtarisht, thonë se ka prova që ngjarja ka qenë e planifikuar nga 30-vjeçari, e madje në këtë plan ka qenë i përfshirë dhe xhaxhi i tij, Gjon Shkambi, dyshim për të cilin ky i fundit nuk pranon të flasë.
    Të dy ata, së bashku me rojen e sigurisë së Gjykatës së Apelit, që nuk kishte marrë asnjë masë ndonëse pajisja skaner kishte detektuar prezencën e sendeve të ndaluara, pritet të dalin të enjten para gjykatës për t’iu komunikuar masat e sigurisë.

  • “Kemi 13 vite në gjyq”/ Banori i godinës së konfliktit mes familjeve në Shkodër: Gjon Shkambit i kam dhënë 4 mln lekë

    “Kemi 13 vite në gjyq”/ Banori i godinës së konfliktit mes familjeve në Shkodër: Gjon Shkambit i kam dhënë 4 mln lekë

    Në “Shqipëria Live” ka folur sot Pashko Pepniku, një prej banorëve të godinës që u kthye në “mollë sherri” e që i mori jetën edhe gjyqtarit Astrit Kalaja. Pepniku deklaroi se ka 13 vite në gjyq, ndërkohë tregoi dhe si ka nisur konflikti. Ai tregon se në vitin 1996 i ka dhënë Gjon Shkambit, xhaxhait të autorit të vrasjes 4 milionë lekë për të blerë banesën. Megjithatë, sipas tij, tashmë Gjon Shkambi pretendon se nuk e ka shitur ai banesën.
    “Ndihemi të kërcënuar nga deklaratat që kemi parë. Kemi 13 vite në gjyq. Unë e kam blerë banesën në vitin ’96. Kam marrë dokumentin e bashkisë dhe deklaratën e likuidimit. Më pas në 2013, na erdhi një person tha ia kam blerë bashkisë dhe na erdhi përmbaruesi duke na thënë të dalim jashtë. Këtu nisi gjyqi. Unë kam aktin e marrëveshjes me bashkinë. Banesën ia kemi blerë Gjon Shkambit, i cili ia kishte blerë më parë një invalidi. Ma ka shitur me dokumentet që kërkoheshin në atë kohë. Pastaj Shkambi del me një deklaratë që thotë se nuk na e ka shitur.
    Bashkia e Shkodrës ia ka shitur këtë prona më pas Gjon Shkambit pa dijeninë tonë, ish-kreybashkiaku Lorenc Luka e ka shitur këtë banesë. Certifikatën e pronësisë e ka Gjon Shkambi. Ndërkohë, 31 familje të tjera janë që i ka strehuar bashkia aty. Ndërkohë ne ia kemi blerë vetë Gjon Shkambit. Gjon Shkambi më ka kërcënuar 1000 herë dhe unë e kam kërcënuar. Gjon Shkambit i kemi paguar 4 milionë lekë në vitin 1996. Unë kam vetëm dokumentin e shitjes dhe dokumentin e bashkisë.
    Në 2006 kjo godinë ka qenë tokë-shtet. Në 2008 ka qenë në emër të fisit Shkambit, ndërsa në 2012 ka dalë përsëri në pronësi të shtetit. Bashkia i ka dhënë më pas certifikatën e pronësisë Gjon Shkambit. Ne sot kemi vendimin e bashkisë të vitit 1992 që na ka strehuar si ushtarakë dhe të persekutuar. Ne përmbaruesi vijon na kërcënon që të dalim jashtë pasi ka dalë vendimi gjyqësor.”- tha ai së bashku me bashkëshorten e tij.

  • Vrau me armë në sallën e gjyqit Astrit Kalanë, dërgohen në Drejtorinë e Policisë Tiranë Elvis Shkambi dhe xhaxhai

    Vrau me armë në sallën e gjyqit Astrit Kalanë, dërgohen në Drejtorinë e Policisë Tiranë Elvis Shkambi dhe xhaxhai

    Elvis Shkambi së bashku me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, janë dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Gjykatën e Apelit, ku Elvis Shkambi vrau me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja.
    Kujtojmë se Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin pas përfundimit të seancës gjyqësore për një pronë në Shkodër, në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.
    Mësohet se pasi gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij  Gjon Shkambi, i cili ishte i pranishëm në seancë, Elvisi nxori armën dhe qëlloi me 3 plumba në gjoks ndaj gjyqtarit dhe plagosi gjithashtu babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces me të cilët Shkambi ishte në gjyq.
    Babë e bir ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
    Ata kanë qenë palë në proces me familjen e Gjon Shkambit, e cila pretendonte pronësinë e ish-shkollës së rezervave në Shkodër dhe kërkonte lirimin e ambienteve nga 31 familje.
    Babë dhe bir rezultojnë se e kanë fituar gjyqin kundër Përmbarimit në Shkodër në shkallën e parë, duke bllokuar lirimin e banesave në favor të Shkambit.

  • Vrau gjyqtarin në seancë, ky është momenti i shoqërimit të Elvis Shkambit nga Policia

    Vrau gjyqtarin në seancë, ky është momenti i shoqërimit të Elvis Shkambit nga Policia

    Ky është momenti i shoqërimit nga policia të Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij Gjon Shkambi, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi këtë të hënë, më 6 tetor, rreth orës 15:40 në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.
    Elvis Shkambi, është 30-vjeçari i cili dyshohet se kreu vrasjen.
    Ai dhe xhaxhai i tij Gjoni, ishin palë në një proces civil që lidhej me një konflikt pronësie në qytetin e Shkodrës, çështje e cila kishte vite që zvarritej në gjykata. Dyshohet se vendimi i dhënë nga gjyqtari Kalaja në seancën e së hënës nuk ishte në favor të Shkambit, gjë që mund të ketë shërbyer si nxitje për aktin ekstrem.
    Gjatë sulmit, përveç gjyqtarit Kalaja, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë (babë e bir) pjesë nga pala tjetër në procesin gjyqësor.
    Autori i dyshuar u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga një patrullë policie, ndërsa arma e përdorur në krim është sekuestruar. Mësohet se ai është vetëdorëzuar dhe ka pranuar autorësinë, por deri më tani nuk është marrë ende në pyetje ende zyrtarisht nga hetuesit.

  • Konfliktit mes 31 familjeve dhe Gjon Shkambit, kjo është godina që i mori jetën gjyqtarit të Apelit (Foto)

    Konfliktit mes 31 familjeve dhe Gjon Shkambit, kjo është godina që i mori jetën gjyqtarit të Apelit (Foto)

    Kjo është godina e ish-shkollës së Rezervave në Shkodër, ku jetojnë 31 familje të cilat prej vitit 1992 janë në konflikt me Gjon Shkambin, nipi i të cilit, Elvis Shkambi qëlloi për vdekje në sallën e gjyqit, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja.
    Sic shihet nga pamjet, fasada e objektit është e pandryshuar, ndërsa familjet i kanë përshtatur ambientet e ish-shkollës si hyrje. Nga dëshmitë që kanë dhënë sot për  News24, banorët thonë se sot gjyqtari Astrit Kalaja vdiq për të drejtën e tyre.

    “Unë jam Shuke Pepniku, në banesën që jetoj ja kam blerë shtëpinë Gjon Shkambit më 1996, Bashkia ia ka dhënë atij personit më 1993, s’ka nevojë me e çu më gjatë këtë muhabet.
     
     
    Gjon Shkambi e ka shit vetë dhe kemi qenë 15 vite gjyqeve, edhe pse e ka shitur vetë, jemi të rregullt me drita, ujë dokumente etj.
    Jemi shqetësuar shumë për vdekjen e gjyqtarit. Na vjen shumë keq, ngushëllime familjes së tij.”, kanë thënë sot banorët.
    Një tjetër banor u shpreh se Bashkia dhe Hipoteka  kishin bërë rrëmujë çështjen dhe në mënyrë të gabuar, duke theksuar se ajo ishte pronë shtetërore dhe jo private, kurse familja Shkambi i kishte humbur gjyqet.
    “Fitimi i pronës dihet se është bërë në mënyrë të gabuar. Bashkia, hipoteka e kanë bërë këtë rrëmujë. Hipoteka e ka regjistruar.
    Pa vendim të Këshillit Bashkiak, si me qenë në hava. Kjo është pronë e shtetit, i kanë bërë me letra kot. Gjyqet i ka humbur ky. Nuk ka dokumente me nxjerr njerëz jashtë, as vendim, ka bërë manovrime. Ne nuk kemi vendim gjykatë me dal jashtë, asnjë lloj vendimi.
    Që në 2012 kemi nëpër seanca. Ka ardhur për të hyrë më forcë, por nuk ka mundur të futet. Fajin e ka Bashkia dhe Hipoteka. Konflikti vazhdon edhe sot”.
    Familjet shprehen se prej vitit 2012 ata enden gjyqeve për të drejtën e tyre dhe nën rrezikun e nxjerrjes në rrugë, madje edhe nën presione dhe kërcënime të familjes Shkambi.