Tag: shkambit

  • U vra jashtë lokalit në SHBA, viktima kushëriri i Elvis Shkambit, kishte hapur GoFoundMe për të

    U vra jashtë lokalit në SHBA, viktima kushëriri i Elvis Shkambit, kishte hapur GoFoundMe për të

    FRANCESK DHE ELVIS SHKAMBI

    TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 44-vjeçarit shqiptar Francesk Shkambi në shtetin e Michiganit, SHBA, gjatë mbrëmjes së së dielës. Siç rezulton nga të dhënat publike, ai ishte i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor.
    Francesk Shkambi ishte personi që hapi pak javë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre. Fushata kërkonte mbështetje financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”, ndërsa arriti të grumbullonte mbi 8000 dollarë, dhe më pas u mbyll pas raportimeve se po i vinte në ndihmë një vrasësi.
    Mediat amerikane raportuan se vrasja ndodhi rreth orës 21:30 me orën lokale, të dielën, në verandën e restorantit Prime 7 në Commerce Toënship, ku Francesk Shkambi ishte menaxher dhe bashkëpronar. Ai u gjet i plagosur rëndë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, ndërroi jetë më pas në spital.
    Rreth 20 minuta pas ngjarjes, një 65-vjeçar nga Farmington Hills u paraqit vetë në polici dhe u arrestua pa rezistencë, ndërsa pranoi autorësinë e krimit. Hetuesit sekuestruan një pistoletë 9 mm që dyshohet të jetë arma e krimit, e raportuar më herët si e vjedhur.
    Autoritetet amerikane thanë se viktima dhe autori e njihnin njëri-tjetrin dhe mes tyre kishte një konflikt të vazhdueshëm, por rrethanat e plota nuk janë bërë ende publike.
    Stafi dhe familjarët e 44-vjeçarit e përshkruan atë si një njeri të qetë, punëtor dhe të dashur, ndërsa lajmi i vrasjes së tij ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin ku jetonte. Restoranti ku ai punonte njoftoi mbylljen e aktivitetit për shkak të tragjedisë./ZËRI 

  • I afërm i Elvis Shkambit, ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA (Emri)

    I afërm i Elvis Shkambit, ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA (Emri)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në shtetin e Michiganit, në SHBA, ku një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri jashtë restorantit ku punonte. Viktima është identifikuar si Francesk Shkambi, me banim në Howell, i cili ishte menaxher dhe bashkëpronar i restorantit Prime 7 në Commerce Township.
    Sipas raportimeve në mediat amerikane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 me orën lokale, teksa Shkambi u gjet i plagosur rëndë në verandën e lokalit. Ai u transportua në spital, por ndërroi jetë pak më vonë për shkak të plagëve nga arma e zjarrit.
    Rreth 20 minuta pas ngjarjes, një 65-vjeçar nga Farmington Hills u dorëzua vetë në polici dhe u vu në pranga pa rezistencë. Hetuesit sekuestruan një pistoletë 9 mm që dyshohet se është arma e krimit; sipas autoriteteve, ajo rezultonte e vjedhur më parë.
    Policia bën me dije se viktima dhe autori njiheshin personalisht me njëri-tjetrin dhe se mes tyre kishte një konflikt që ishte përshkallëzuar kohët e fundit. Shkaku i saktë i përplasjes mes tyre nuk është bërë publik ende, ndërsa çështja pritet t’i kalojë prokurorisë për ngritjen e akuzave.
    Sipas të dhënave publike, ai ishte i afërm i Elvis Shkambit, të akuzuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë. Ai gjithashtu pak javë më parë kishte hapur një fushatë GoFundMe për mbledhjen e fondeve në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit.
    Mësohet se Francesk Shkambi ishte ndër personat që përfituan nga faljet dhe uljet e dënimeve të firmosura nga Presidenti amerikan Joe Biden pak para lënies së mandatit. Mediat amerikane raportuan se Biden nënshkroi falje ose ulje dënimesh për rreth 1500 persona, mes tyre edhe individë të dënuar për vepra lidhur me narkotikët, në kuadër të një programi për rishikimin e dënimeve të ashpra.
    Dokumentet publike tregojnë se Shkambi ishte dënuar në vitin 2014 me 27 vite burg, i akuzuar për drejtimin e një grupi që kontrabandonte lëndë narkotike drejt SHBA-ve. Përfshirja e tij në listën e faljes asokohe u shoqërua me debat në disa media amerikane.
    Familjarët dhe stafi i restorantit e kanë përshkruar Shkambin si një njeri të dashur, punëtor dhe të përkushtuar ndaj komunitetit. Restoranti Prime 7 njoftoi se pas ngjarjes do të qëndronte i mbyllur për shkak të ngjarjes së rëndë.

  • “Nuk kisha dijeni që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

    “Nuk kisha dijeni që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

    Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për dalë nga paraburgimi.

    Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë.
    Gjon Shkambi pretendon se nuk la pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.
    Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
    Ditën e djeshme, Shkambi ndau një letër nga qelia ku shprehte pendesë për krimin, ndërsa rrëfente kalvarin që ka kaluar në polici, prokurori e gjykata për të marrë pronën që pretendonte se e kishte të trashëguar.

    Top Channel

  • Gjykata e Apelit, rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit, për lirimin nga burgu

    Gjykata e Apelit, rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit, për lirimin nga burgu

    Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë, ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia.
    Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg të caktuar nga Shkalla e Parë.
    Gjon Shkambi pretendon se nuk kishte dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.
    Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

  • Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja shpërtheu në lot në seancën e Apelit: Po ta dija, do e kisha….

    Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja shpërtheu në lot në seancën e Apelit: Po ta dija, do e kisha….

    Zbardhet qëndrimi i Gjon Shkambit në gjykatën e Apelit që i la në fuqi masën e arrestit në burg. 
    Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha gjatë seancës me dyer të mbyllura xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka shpërthyer në lot. 
    “Jam i keqardhur për çfarë ndodhi, po ta dija do ta kisha parandaluar”, tha i dyshuari që më herët kishte kundërshtuar masën duke u ankuar në shkallën e dytë. 
    Ai dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, teksa nipi i tij Elvisi pasi qëlloi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja duke e lënë atë të pajetë në podiumin ku dha vendimin e fundit, shtiu me armë zjarri edhe ndaj Ragip dhe Ervis Kurti të cilët mbetën të plagosur. 
    Prokurori vlerëson se Gjon Shkambi nuk reagoi dhe nuk kreu asnjë veprim dhe këtë e thotë bazuar në kamerat e sigurisë të instaluara në sallën e gjykatës ku dhe ndodhi krimi në datë 6 tetor 2025, raporton gazetarja Anila Hoxha. 
    Nga ana tjetër u shqyrtua edhe masa për Banush Koxhaj për të cilin foli avokatja e tij. Mbrojtja kërkoi lirimin e punonjësit të gjykatës i cili dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kryer kontrollin e duhur me detektor. 
    “Klienti im është i sëmurë”, shtoi avokatja e cila tregoi se Koxhaj kishte qenë një punonjës i dedikuar por sidoqoftë i patrajnuar dhe kjo nuk ishte përgjegjësia e tij. 

  • Vrasja e Astrit Kalasë/ Avokati i autorit për “Shqipëria Live”: Mes Elvis Shkambit dhe gjyqtarit ka pasur debat në seancën e mëparshme

    Vrasja e Astrit Kalasë/ Avokati i autorit për “Shqipëria Live”: Mes Elvis Shkambit dhe gjyqtarit ka pasur debat në seancën e mëparshme

    Avokati i Elvis Shakmbit, Kujtim Ibraj, në një lidhje të drejtpërdrejte për “Shqipëria Live” zbardhi detaje nga dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.

    Ai zbuloi se mes Shkambit dhe gjyqtarit të ndjerë ka pasur debat në seancën e mëparshme (para se të ndodhte krimi).
    Më tej ai shtoi se çdo gjë është kryer në kushte të vështira emocionale për shkak të kalvarit të gjyqeve, borxheve dhe vështirësive ekonomike.
    Në lidhje me akuzat ndaj Elvis Shkambit, Ibraj tha se klienti i tij akuzohet për vrasje të funksionarëve të lartë dhe për armëmbajtje pa leje.
    “Elvis Shkambi ka sqaruar gjithë dinamikën edhe në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë. Që nga momenti që kanë ardhur në Tiranë, kanë ndaluar në disa vende, kanë shkuar në një rast vdekjeje, pastaj kanë dorëzuar një kërkesë në një gjykatë.
    Arma nuk ishte me leje. Për xhaxhain, ka thënë që nuk kishte dijeni që mund të bënte një veprim të tillë apo se kishte armë me vete. Ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe gjithçka ka ndodhur në sekonda.
    Gjyqtari edhe në seancën e mëparshme ka bërë një debat me Gjon dhe Elvis Shkambin. I ndjeri Kalaja u ka tërhequr vëmendjen për qetësinë në sallë. Ka qenë një polemikë e lehtë.
    Elvis Shkambi më ka deklaruar se çdo gjë ka qenë emocionale, në kushte të tronditjes së lartë psikike, borxheve. Kishte arritur një pikë vlimi ku familja e tyre kishte arritur në kushte të vështira ekonomike.
    31 fishekët që u gjetën nuk i përkasin Elvis Shkambit, ato janë gjetur në makinën e xhaxhait. Pasi kreu vrasjen, Elvisi i tha xhaxhait: “Ti mund të ikësh, nuk ke punë, mund të marrësh makinën dhe të shikosh punën tënde.” Në atë moment Gjon Shkambi nuk ka lëvizur, ka pritur policinë derisa të arrestohej nipi i tij. Nuk ka pasur një bashkëpunim. Ishin fishekë manovër, jo luftarakë.
    Elvis Shkambi ka shfaqur pendesë dhe i ka kërkuar falje familjes së Kalasë. Për sa i përket akuzave, ai akuzohet për vrasjen e funksionarëve të lartë publikë dhe armëmbajtje pa leje. Gjakrat janë ende të nxehta, por ata kanë shprehur pendesë, duke krijuar një ambient sa më të qetë në marrëdhëniet ndërfamiljare.”, u shpreh avokati.

    Top Channel

  • “Ato që ka thënë Shkodra për ty…”/ Fjalët që e kthyen sallën në skenë plumbash…Gjoni parkoi makinën me arsenal, Elvisi shkrepi armën

    “Ato që ka thënë Shkodra për ty…”/ Fjalët që e kthyen sallën në skenë plumbash…Gjoni parkoi makinën me arsenal, Elvisi shkrepi armën

    elvis shkambi-astrit kalaja

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur mekanizmin e plotë të ngjarjes së 6 tetorit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri në mes të sallës së gjyqit, në Gjykatën e Apelit. Siç u raportua edhe më herët, edhe nga hetimet e deritanishme dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se ngjarja ndodhi brenda sallës nr. 3 të Gjykatës së Tiranës, në prani të personave të tjerë.
    Ndërkohë, për herë të parë janë bërë publike  edhe fjalët që janë konsumuar në sallë pak çaste para krimit.
    “Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra per ty që ti je ….”-Kjo është fjalia që Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, iu drejtua gjyqtarit Astriti Kalaja sapo ky i fundit dha vendimin kundër familjes së tij.
    Pas kësaj, gjyqtari Astrit Kalaja i është përgjigjur: “Vazhdo ti, vazhdo…”
    Ky ka qenë momenti që ‘vulosi’ vendimin jo vetëm të çësthjes, por edhe atë të Elvis Shkambi, nipi i Gjon Shkambit, i cili menjehërë ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar disa herë drejt gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend. 
    Sikurse është bërë me dije dhe më herët, në sallë ndodheshin Elvis Shkambi, Rakip Kurta dhe Ervis Kurtaj (babë e bir), palë në proces. Sipas dëshmisë së Ervis Kurtajt, ai ka tentuar të largohet së bashku me të atin, por autori ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Si pasojë, Ervisi është plagosur në krahun e djathtë, ndërsa Ragipi ka marrë plagë në brinjë.
    Ndërkohë, jashtë Gjykatës qëndronin Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së Astrit Kalasë, Elvis Shkambit dhe persona të tjerë.
    Dëshmia e Gjon Shkambit: “Jam viktimë, nuk dija gjë për vrasjen”
    Gjon Shkambi, i cili shoqëronte nipin e tij në gjyq, ka mohuar përfshirjen në krim. Në dëshminë e tij përpara prokurorëve, ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për atë që do të ndodhte:
    “Jam viktimë në këtë rast, nuk kam vrarë njeri, s’kam ditur gjë. Me nipin, Elvisin, kemi një pronë të përbashkët, për të cilën ishim në gjyq.”
    Arma dhe provat e sekuestruara
    Në vendngjarje u sekuestrua arma e zjarrit e përdorur në krim, një pistoletë tip “ëelt ëaffen ë Germany, Cal. 7.65 mm, Broëning”. Por, ndryshe nga sa u raportua më herët se autori nuk kishte më plumba, nga ekspertiza rezulton se arma kishte ende një fishek të gatshëm për qitje dhe dy të tjerë në karikator.
    Në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë është gjetur edhe një automjet tip “Mercedes-Benz”, me targa AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit. Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur dhe sekuestruar 31 fishekë kalibri 9 mm, të cilët sipas ekspertëve janë fishekë manovër.

  • Justifikimi’ i një vrasësi me ‘fajin e ka sistemi!’ 2 ‘rebelime’ ndaj gjykatave në Vlorë e Tiranë…dhe shembulli i Sherifit nga Bulqiza, i vetëm para SPAK

    Justifikimi’ i një vrasësi me ‘fajin e ka sistemi!’ 2 ‘rebelime’ ndaj gjykatave në Vlorë e Tiranë…dhe shembulli i Sherifit nga Bulqiza, i vetëm para SPAK

    Nga Sokol Dema
    reporttv
    Vrasja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja nga pala që humbi procesin, po nxit sjellje sporadike dhune ndaj sistemit. Në 2 episode, pre ranë rojet e sigurisë në gjykata. Në Apelin në Tiranë një qytetar u nervozua teksa priti rojën për pak çaste, ndërsa në Vlorë, një avokat goditi punonjësin se nuk e la të hyjë në godinë pa i ardhur radha e gjyqit. “Do i vras të gjithë gjyqtarët që dënojnë nipin”. Kjo deklaratë dhënë një ditë pasi nipi i tij 30-vjeçar Elvis Shkambi vrau brenda në sallës së gjyqit në Tiranë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i kushtoi qelinë Gjovalin Shkambit. Gjykata e Shkodrës e la në masë arresti me burg 49-vjeçarin, në akuzë për kanosje të gjyqtarit dhe kërcënim për të kryer vepra me qëllime terroriste. Në emër të tij, ishte familja që kërkoi ndjesë publike duke e justifikuar gjuhën e urrejtjes me gjendjen e rënduar emocionale të Gjovalin Shkambit.
    Mblidhen 14 mijë $ për avokatin e Shkambit. Mbyllet GoFundMe pas raportimeve: Është vrasësNjë tjetër nga familja Shkambi, i vetëidentifikuar si i afërm i tyre, Françesk Shkambi, arriti që në vetëm 2 ditë të mbledhë nga shqiptarët në GoFundMe, mbi 14 mijë $ me pretendimin se do të përdoren për mbrojtjen ligjore të Elvis Shkambit, vrasësit të gjyqtarit Kalaja. Profili për të kërkuar donacione, sot u mbyll pasi disa raportimeve në GoFundMe, se personi për të cilin kërkoheshin ndihmë, nuk ishte në nevojë, por një vrasës. Në të ishte shpërndarë edhe një mesazh që pretendohej të ishte i familjes Shkambi, ku theksohej se as Elvisi dhe as xhaxhai palë në procesin gjyqësor, Gjon Shkambi, nuk e kanë shprehur ndonjëherë qëllimin për të sulmuar me armë drejtësinë, pavarësisht se kanë pretenduar për gjykim të gabuar ndaj tyre
    Sulmohet sistemi, goditen rojet e sigurisë në 2 gjykataSado e vogël, kjo përkrahje ndaj autorit që ngriti armën ndaj gjyqtarit dhe e vrau sapo shpalli vendimin kundër tij, u shfaq edhe në një pjesë të opinionit publik. Vrasja po justifikohej nga drejtësia e zvarritur.  Me këtë qasje, 2 episode dhune u shënuan këtë të premte në dyert e gjykatave, ku ranë pre, punonjësit e sigurisë.
    Në Tiranë, në Gjykatën e Apelit, Gentian Mali, një qytetar që do merrte informacion për gjyqin e të vëllait, u nervozua teksa punonjësi i sigurisë nuk po shfaqej në vendin e tij për t’i bërë kontrollin fizik. Është e njëjta karrige prej së cilës punonjësi Banush Koxhaj nuk lëvizi kur detektori pulsoi për armën që Elvis Shkambi futi në sallë të gjyqit.  “Ju jeni për tu vrarë të gjithë”, mësohet të ketë reaguar qytetari, i cili përfundoi i shoqëruar në komisariat. Nga punonjësi I gjykatës, nuk u bë kallëzim.
    Revoltë përballë rojës së sigurisë në gjykatë, shfaqi edhe një avokat në Vlorë.
    Redi Llanaj, i cili mbron edhe Monika Kryemadhin, goditi rojën e sigurisë pasi nuk e la të hynte në godinë. “Nuk iu kanë thirrur në seancë”, – pretendoi roja, por përgjigjen e mori me grushte. Avokati përfundoi në polici ku iu vunë prangat.
    Protesta e paqtë e një qytetari: 10 vite që pres gjykatënNdërsa një qytetar nga Bulqiza, po me halle me drejtësinë në një proces të zvarritur, zgjodhi një protestë paqësore, i vetëm para SPAK. Sherif Durici thotë se nuk po mundet të zbatohet një urdhër ekzekutimi për një dyqan në pronësi të tij.
    “Kërkoj drejtësi, jam në gjyq për një dyqan në Bulqizë. Ka 10 vite në apel kjo çështje. Kam dalë të kërkoj të drejtën time, pronën time. Por këta gjyqtarë nuk gjykojnë të drejtën time”, u shpreh ai shkurt përballë interesit të medias.

  • Kë*cënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

    Kë*cënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

    Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër këtë të premte dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjovalin Shkambin, i cili deklaroi se do të vrasin edhe gjyqtarë të tjerë nëse dënohet nipi i tij Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja.
    ”Edhe gjyqtari që do ta dënojë do të përballet me plumba. Ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit e të gjithë qeverisë: Na jepni pronën, se ia kemi blerë shtetit! Ai gjyqtar që do ta dënojë ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë. S’na përdhunon kush”,-tha ai në një intervistë televizive. Më herët gjatë ditës, familja e Gjovalin Shkambit kishte kërkuar publikisht ndjesë për deklaratat e tij. ‘

    ‘E nisim këtë mesazh duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes së gjyqtarit të ndjerë! Shprehim keqardhje të thellë për gjithë situatën e krijuar pas deklaratave të babait tonë. Kërkojmë publikisht ndjesë për fjalët e thëna prej tij, të cilat, siç ka pranuar edhe vetë, janë shprehur në një moment gjaknxehtësie dhe tronditjeje të madhe.

    Pavarësisht se drejtësia deri më tani nuk ka arritur ende të vendosë pikën përfundimtare mbi këtë çështje, ne nuk duam në asnjë mënyrë të përdorim gjuhë urrejtjeje ndaj personave që ushtrojnë detyrën e tyre dhe respektojmë proceset ligjore që po zhvillohen. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se kërcënimet nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë, por kërkojmë mirëkuptim për gjendjen e rënduar emocionale dhe psikologjike në të cilën ndodhej babai ynë në ato momente”.