Tag: shkambi

  • Autori i vrasjes së Astrit Kalasë hyri me armë në gjykatë, Lala zbardh dëshminë e Shkambit: Pistoletën e e fsheha..

    Autori i vrasjes së Astrit Kalasë hyri me armë në gjykatë, Lala zbardh dëshminë e Shkambit: Pistoletën e e fsheha..

    Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë dëshmi të pazbuluara më herët nga dosja hetimore për vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja.
    Një nga pikëpyetjet më të mëdha të ngritura pas ngjarjes së rëndë që ndodhi më 6 tetor është hyrja me armë e 30-vjeçarit Elvis Shkambi i cili së bashku me xhaxhain e tij Gjonin, kaluan detektorin pa asnjë problem dhe qëndruan në pritje të seancës në sallën e pritjes.
    Për rreth dy orë në një qetësi absolute, si vrasësi i mëvonshëm i gjyqtarit Kalaja ashtu dhe xhaxhai, nuk shprehin në mimikën e tyre asnjë trazim që mund të çojë në dyshimin se një tragjedi do të pasojë.
    Elvis Shkambi i cili më pas përballë grupit hetues do të rrëfejë se armën pistoletë, e kishte fshehur në brezin e përparmë të pantallonave poshtë bluzës.
    Duke shmangur kështu vendosjen në një çantë dore që mund të dekonspironte të gjithë skenarin e tij.
    Skenar që nuk mund të quhej i përmbushur nëse nuk do të ishte shoqëruar edhe me mungesën e vigjilencës së rojes së sigurisë i cili ndërsa dëgjon kushtrimin e kuq të alarmit të detektorit, nuk kryen asnjë veprim për të ndalur personat e mundshëm që kishin shkelur protokollin e sigurisë.
    “Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Gjatë kësaj kohe në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi Banush Koxhaj me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës”, thuhet nga hetimet paraprake.
    Sipas zbardhjes së mëtejshme së dinamikës në të cilën zhvillohet ngjarja. Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi, vihen re të qëndrojnë të palëvizur në sallën e pritjes deri në 15.29 minuta.
    Koha kur nga altoparlanti i gjykatës vjen thirrja që palët të bëhen gati për seancën.
    Momenti kur xhaxha dhe nip lëvizin drejt sallës ku do të mbahej verdikti mbi çështjen ku këtë herë ata ishin palë e paditur.
    Një skenë e cila zhvillohet në harkun e 6 minutave të vetme, nga ora 15.29 minuta deri në orën 15.35 minuta.
    Momenti kur jashtë sallës ku po jepej vendimi, dëgjohen të shtëna të njëpasnjëshme dhe më pas njerëz të gjakosur që lëvizin në panik e sipër.
    “Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës së Apelit deri në orën 15.29 minuta”,
    Më pas ata futen në ambientet e sallës nr 3 të zhvillimit të seancës gjyqësore.
    Ku në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, shtetasi Elvis Shkambi, që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
    Njëkohësisht, pas këtij veprimi, Elvis Shkambi. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, duke i plagosur të dy, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
    Ajo që vihet re gjatë momentit kur Elvis Shkambi nxjerr armën dhe qëllon mbi gjyqtarin Astrit Kalaja, është se xhaxhai i tij Gjoni, nuk ndërrmerr asnjë veprim për ta ndaluar.
    Por qëndron i palëvizur në sallë.
    A thua sikur të ishte përpara bezes së një filmi që po jepej ndërkohë në kinema.
    Çka ka rritur dyshimin te grupi hetues se ai mund të ishte në dijeni të aktit që ndërmori nipi i tij.
    “Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Gjon Shkambi. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit ose dhe ndihmësit.
    Pas ngjarjes, Elvis Shkambi ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë.
    Dhe pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.
    E mbijetuar nga masakra brenda gjykatës ishte dhe sekretarja e gjyqtarit. Një plumb përshkoi kompjuterin ku ajo po zbardhte vendimin.
    “Teksa po dilte vrasësi me drejtoi armën. Më tha: ‘Nuk kam asgjë me ty’. Ai u largua qetësisht nga salla e gjyqit. Kam bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë. Më pas mësova se gjyqtari ndërroi jetë”, ka rrëfyer para hetuesve sekretarja e gjykatës.
    Elvis Shkambi u përpoq të shfajësohej dhe të shprehej se vrasjen nuk e kishte paramenduar, ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi nuk ka dhënë asnjë shpjegim para gjykatës”, ka.
    “Vrasjen e gjyqtarit nuk e kisha menduar dhe as planifikuar. Kur ai dha vendimin mu errën sytë.
    Qëllova në drejtim të tij, jo me qëllimin për ta vrarë. Armën e zjarrit e mbaj prej 10 vitesh dhe në çdo institucion shkoja i armatosur. Unë punoj prej vitesh në agjenci inteligjente”, mësohet të jetë shprehur vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Në fakt pavarësisht komunikatës së policisë e cila thotë se Elvis Shkambi, u neutralizua dhe u prangos menjëherë nga punonjësit e policisë, e vërteta e dokumentuar nëpërmjet pamjeve të tjera filmike, rezultoi se autori pasi kishtë dorëzuar armën te një nga nëpunësit e gjykatës, i priti me duar në xhepa efektivët e policisë në oborrin e Gjykatës.
    Sikundër në këto pamje ku Elvis Shkambi dëgjohet teksa orienton një nga punonjësit e policisë të drejtohen nga ai, pasi është ai vrasësi që po kërkojnë.
    Edhe pse Elvis Shkambi mohoi përpara grupit hetues çdo dijeni që mund të kenë pasur familjarë apo dhe xhaxhai i tij, mbi veprimet që ai mori, që çuan në aktin final atë ekzekutimit të gjyqtarit Kalaja.
    Duke mos treguar asnjë shenjë pendese.
    Falje publike ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja, të cilën e shprehën vetëm gjatë seancës ku u shpall masa e sigurisë ‘arrest ne burg’ për ta, ndërsa dëshmuan se ngjarja kishte ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.
    Ku ata shprehën pretendime për gjykatën pasi sipas tyre nuk e kishte zgjidhur siç duhet çështjen e tyre të pronësisë.
    Drejtësi të cilën në gjykimin e tij ai e vendosi duke kryer një padrejtësi.
    Atë të marrjes së jetës së një gjyqtari i cili në fakt nuk përfaqëson të gjitha padrejtësitë që mund t’i jenë shkaktuar familjes së tij nga sistemi i drejtësisë në 30 vite.
    Por edhe pse Elvis Shkambi pretendoi se e kreu i vetëm të gjithë atë që tashmë njihet si vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës, shumë pikëpyetje vazhdojnë të qëndrojnë mbi këtë krim.
    Që në fakt tronditi mbarë opinionin publik. Por dhe e ndau shoqërinë në dysh.
    Ku si në asnjë shoqëri tjetër, pati edhe nga ata, që nuk ishin të pakët, të cilët përkrahën aktin e urryeshëm të një vrasësi.
    Një akt që mbetet i tillë, absolutisht i pajustifikueshëm, pavarësisht se sa padrejtësi mund të ketë pësuar mbi kurriz familja e tij në kërkim të fitimit të pronësisë për çështjen që i ishin drejtuar drejtësisë.
    Ndërkohë që për vrasësin në këtë rast Elvis Shkambin, u hap nga familjarët e tij në emigracion edhe një go found me.
    Ku u mblodhën në një kohë të shpejtë mijëra dollarë
    Por çfarë është kjo histori prone që çoi në një tragjedi të tillë?
    Sagë kalvaresh e cila fillon në Shkodrën e viteve ’90, kur Elvisi që sot është vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja, me siguri nuk kishte lindur ende.
    Apo mund të ishte thjesht një motak.
    Kalvar gjyqesh që duket se shoqëroi përgjatë gjithë rritjes së tij. Dhe që e brumosi me urrejtjen e tij për drejtësinë.
    Sipas dokumenteve të siguruara nga emisioni “Në Shënjestër” godina për të cilën prej vitesh përplaset familja Shkambi nga njëra anë dhe 31 familje nga ana tjetër, është ish-shkolla e Rezervave në Shkodër.
    Gjon Shkambi shprehet në pretendimet e dorëzuara në gjykatën e Apelit, se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror e ka udhëzuar që t’i drejtohej Zyrë së Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror në Shkodër.
    “Më datë 10 tetor 2022, kryetari i Zyrës Përmbarimore, Tauland Muja, ka regjistruar urdhrin e ekzekutimit dhe ka filluar procedurat për ekzekutimin e tij.
    Sikurse pretendon Shkambi përmbaruesi filloi procedurat për lirim vullnetar të godinës nga ana e familjeve që sipas tij qëndrojnë forcërisht në pronën e tij. më pas është kryer veprimi përmbarimor ‘Kalim në ekzekutim të detyrueshëm”, thuhet në pretendimin e Shkambit drejtuar Apelit.
    Zaptuesit siç i quan ai 31 familjet i janë drejtuar gjykatës me kërkesa për sigurim padie dhe kundërshtim të veprimeve përmbarimore, kërkesa që sipas Gjon Shkambit janë rrëzuar nga dy shkallët e gjyqësorit.
    Më datë 3 Tetor 2023, Zyra Përmbarimore Shkodër ka gjobitur shtetasit Ragip Kurtaj, Gjok Martini, Seladin Brankaj, Dukate Leka, Palë Rrethaj, Gjelosh Sufaj, Pashko Pepniku, Mark Colaj, Ndue Pllumbi, Ndoc Ndocі, Petrit Kerrçi, Mirash Pepaj dhe Mitër Thaçina.
    Ragip Kurtaj ka kërkuar heqjen e gjobës së vënë nga Përmbarimi.
    Kërkesa e tij është pranuar nga gjykata e Shkodtrës.
    Pikërisht këtë cështje ka patur në shqyrtim gjyqtari Astrit Kalaja.
    Që lidhej me gjobën e përmbaruesit ndaj disa familjeve.
    Gjon Shkambi përgjatë këtyre viteve ka këtcënuar haptazi gjyqtarë e prokurorë edhe në studio televizive, ndërsa është kallëzuar disa herë për vetëgjyqësi.
    Por, përkundër sa pretendon ai lidhur me godinën përfaqësuesit e 31 familjeve kanë një pretendim tërësisht tjetër.
    Pyetjet që shtrohen sot pas vrasjes së gjyqtarit janë të shumta.
    A ishte vrasja e Astrit Kalasë një dështim i reformës në Drejtësi?
    A janë gjykatat shqiptare të sigurta?
    A mund të reduktohet kjo vrasje vetëm tek cështjet e sigurisë, apo duhet parë si një dështim i sistemit?
    A janë njerëzit të revoltuar nga vonesa në marrjen e drejtësisë pasi statistikat flasin për zvarritje të proceseve gjyqësore deri në 18 vite.

  • “Ato që ka thënë Shkodra për ty…”/ Fjalët që e kthyen sallën në skenë plumbash…Gjoni parkoi makinën me arsenal, Elvisi shkrepi armën

    “Ato që ka thënë Shkodra për ty…”/ Fjalët që e kthyen sallën në skenë plumbash…Gjoni parkoi makinën me arsenal, Elvisi shkrepi armën

    elvis shkambi-astrit kalaja

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur mekanizmin e plotë të ngjarjes së 6 tetorit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri në mes të sallës së gjyqit, në Gjykatën e Apelit. Siç u raportua edhe më herët, edhe nga hetimet e deritanishme dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se ngjarja ndodhi brenda sallës nr. 3 të Gjykatës së Tiranës, në prani të personave të tjerë.
    Ndërkohë, për herë të parë janë bërë publike  edhe fjalët që janë konsumuar në sallë pak çaste para krimit.
    “Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra per ty që ti je ….”-Kjo është fjalia që Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, iu drejtua gjyqtarit Astriti Kalaja sapo ky i fundit dha vendimin kundër familjes së tij.
    Pas kësaj, gjyqtari Astrit Kalaja i është përgjigjur: “Vazhdo ti, vazhdo…”
    Ky ka qenë momenti që ‘vulosi’ vendimin jo vetëm të çësthjes, por edhe atë të Elvis Shkambi, nipi i Gjon Shkambit, i cili menjehërë ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar disa herë drejt gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend. 
    Sikurse është bërë me dije dhe më herët, në sallë ndodheshin Elvis Shkambi, Rakip Kurta dhe Ervis Kurtaj (babë e bir), palë në proces. Sipas dëshmisë së Ervis Kurtajt, ai ka tentuar të largohet së bashku me të atin, por autori ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Si pasojë, Ervisi është plagosur në krahun e djathtë, ndërsa Ragipi ka marrë plagë në brinjë.
    Ndërkohë, jashtë Gjykatës qëndronin Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së Astrit Kalasë, Elvis Shkambit dhe persona të tjerë.
    Dëshmia e Gjon Shkambit: “Jam viktimë, nuk dija gjë për vrasjen”
    Gjon Shkambi, i cili shoqëronte nipin e tij në gjyq, ka mohuar përfshirjen në krim. Në dëshminë e tij përpara prokurorëve, ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për atë që do të ndodhte:
    “Jam viktimë në këtë rast, nuk kam vrarë njeri, s’kam ditur gjë. Me nipin, Elvisin, kemi një pronë të përbashkët, për të cilën ishim në gjyq.”
    Arma dhe provat e sekuestruara
    Në vendngjarje u sekuestrua arma e zjarrit e përdorur në krim, një pistoletë tip “ëelt ëaffen ë Germany, Cal. 7.65 mm, Broëning”. Por, ndryshe nga sa u raportua më herët se autori nuk kishte më plumba, nga ekspertiza rezulton se arma kishte ende një fishek të gatshëm për qitje dhe dy të tjerë në karikator.
    Në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë është gjetur edhe një automjet tip “Mercedes-Benz”, me targa AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit. Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur dhe sekuestruar 31 fishekë kalibri 9 mm, të cilët sipas ekspertëve janë fishekë manovër.

  • Ek*ekutimi i gjyqtarit, zbardhet dinamika. 31 fishekë dhe a*ma ishte gjermane

    Ek*ekutimi i gjyqtarit, zbardhet dinamika. 31 fishekë dhe a*ma ishte gjermane

    Prokuroria e Tiranës ka zbardhur tërësisht dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit rreth një javë më parë. Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:35 në ambientet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”. Pamjet e sigurisë treguan se në ambientet e gjykatës, në sallën nr. 3 ishin të pranishëm Gjon Shkambi, nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip e Ervis Kurtaj. Të katërt ndodheshin aty për një çështjen gjyqësore që po shqyrtohej nga gjyqtari Kalaja.
    Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, shtetasi Elvis Shkambi që ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit i cili si pasojë e të shtënave është rrëzuar në tokë. Pas këtij veprimi, ai i ka drejtuar pistoletën shtetasve Ragip dhe Ervis Kurtajt të cilët tentuan të dalin nga salla dhe qëlloi me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tyre. Më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë.
    Policia ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W. Germany, Cal.765 mm, Browning”. Arma kishte një fishek në folenë e zjarrit dhe dy të tjerë në krehër, gati për përdorim. Në parkingun pranë Xhamisë së Namazgjasë u gjet automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të Gjon Shkambit, ku u zbuluan dhe sekuestruan 31 fishekë manovër kalibri 9 mm. Ndaj autorit Elvis Shkambi rëndojnë veprat penale “vrasje e funksionarëve publik”, “barasja në rrethana të tjerë cilësuese” si dhe “mbajtja pa leje e armëve”.

  • “Po vërtetoj çfarë thotë Shkodra për ty, që je…”, ja fjalët që u thanë para vrasjes së gjyqtarit

    “Po vërtetoj çfarë thotë Shkodra për ty, që je…”, ja fjalët që u thanë para vrasjes së gjyqtarit

    Prokuroria e Tiranës ka zbardhur mekanizmin e plotë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi më 6 tetor brenda sallës së gjyqit.
    Për herë të parë janë bërë publike edhe fjalët që janë konsumuar në sallë pak çaste para krimit.
    Sipas dosjes hetimore, Gjon Shkambi xhaxhai i atuorit të vrasjes  i është drejtuar gjyqtarit me fjalët: “Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…”
    Pas kësaj, gjyqtari Astrit Kalaja i është përgjigjur: “Vazhdo ti, vazhdo…”
    Në këtë moment, Elvis Shkambi – nipi i Gjon Shkembit – ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me pistoletë disa herë drejt gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend.
    Ngjarja ka ndodhur brenda sallës nr. 3 të Gjykatës së Tiranës, në prani të disa personave të tjerë, përfshirë Ragip dhe Ervis Kurtajn – palë në proces.
    Sipas dëshmisë së Ervis Kurtajt, ai ka tentuar të largohet së bashku me të atin, por autori ka qëlluar edhe në drejtim të tyre.
    Si pasojë, Ervisi është plagosur në krahun e djathtë, ndërsa Ragipi ka marrë plagë në brinjë.
    Dëshmia e Gjon Shkembit: “Jam viktimë, nuk dija gjë për vrasjen”
    Gjon Shkambi, i cili shoqëronte nipin e tij në gjyq, ka mohuar përfshirjen në krim. Në dëshminë e tij përpara prokurorëve, ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për atë që do të ndodhte:
    “Jam viktimë në këtë rast, nuk kam vrarë njeri, s’kam ditur gjë. Me nipin, Elvisin, kemi një pronë të përbashkët, për të cilën ishim në gjyq.”
    Arma dhe provat e sekuestruara
    Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe hetimet, është sekuestruar arma e krimit – një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W Germany, Cal. 7.65 mm, Browning.” Arma kishte një fishek në fole dhe dy të tjerë në krëhër, gati për qitje.
    Në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë është gjetur edhe një automjet tip “Mercedes-Benz”, me targa AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit. Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur dhe sekuestruar 31 fishekë kalibri 9 mm, të cilët sipas ekspertëve janë fishekë manovër.

  • Dëshmitari i masakrës Shkambi i tha gjyqtarit: Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…

    Dëshmitari i masakrës Shkambi i tha gjyqtarit: Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…

    Nga Elton Qyno

    Zbardhet dëshmia e njërit prej të plagosurve në masakrën e ndodhur në gjykatën e Apelit Tiranë, i cili ka dhënë detaje për policinë rreth debatit që ka pasur Gjon Shkambi me viktimën gjyqtar Astrit Kalaja.

    Gazetari Elton Qyno  ka siguruar dosjen e plotë të ngjarjes, ku ndër të tjera jepet një tablo e qartë nga dëshmia e Elvis Kurtaj.

    Sipas dokumentave Kurtaj, ka deklaruar se në datë 6 Tetor 2025 së bashku me babain e tij ka qenë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për një pronë, e cila ndodhet në qytetin e Shkodrës dhe është pallat, ku ka shumë banorë që janë në procese gjyqësore prej vitesh me shtetasin Gjon Shkambi, i cili ka pretenduar se është pronë e tij.

    Në lidhje me këtë pronë gjykata e shkallës së parë Shkodër ka marrë vendim në favor e banorëve, ku dhe janë dhe shtetasit Elvis dhe Ragip Kurtaj.

    Në datë 06 Tetor 2025 janë njoftuar për t’u paraqitur ne Gjykatën e Apelit pasi do të jepej vendimi nga kjo gjykatë.

    Ai bashkë me babain e tij Ragipin, kanë qenë në hollin e gjykatës, duke pritur fillimin e seancës.

    Në atë holl kanë qenë dhe shtetasi Gjon Shkambi, si dhe një djalë i moshës 35-40 vjeç, i cili e ka shoqëruar në mënyrë të vazhdueshme në këtë proces, por që në dijeninë e tij, ky person jetonte në qytetin e Shkodrës.

    Seanca ka filluar rreth orës 15:10 dhe janë thirrur palët që të ishin të pranishëm në fillimin e kësaj seance.

    Pasi janë futur në sallë janë ulur në vende ku ishin të përcaktuara si paditës dhe i paditur.

    Ai bashkë me babain e tij janë ulur në një anë dhe pala tjetër Gjoni dhe personi tjetër, janë ulur në vendet e përcaktuar.

    Kryesues i seancës ka qenë gjyqtari Astrit Kalaja.

    Ka filluar seanca dhe gjyqtari ka lexuar vendimin pasi ka qenë seanca e fundit, dhe gjyqtari lexoi vendimin ku është dhënë në favor të tyre, pra duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë Shkodër.

    Në këtë moment pala tjetër nuk ishte dakord me vendimin e dhënë dhe në atë moment, Gjoni është ngritur në këmbë dhe i është drejtuar gjyqtarit, duke i thënë: “…se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty që ti je….” dhe gjyqtari ju drejtua duke thënë “…vazhdo ti vazhdo…”.

    Në momentin që është ngritur në këmbë për t’u larguar personi që shoqëronte shtetasin Gjon Shkambi, ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja.

    Në atë moment Elvisi ka tërhequr babain e tij Ragipin për t’u larguar ne drejtim të korridorit, me qëllim për t’ju shmangur kësaj situate.

    Personi pasi ka qëlluar mbi gjyqtarin, ka nisur të qëllojë ndaj tyre, ku si pasojë e të shtënave në drejtim te tyre këta shtetas kanë marrë dëmtime.

    Elvisi ka marrë dy plumba në krahun e djathtë, ndërsa babai i tij ka marrë një dëmtim me plumb në pjesën e mesit në krahun e majtë.

    Duke qenë në një gjendje të traumatizuar nuk kanë mundur të shikojnë nga cila anë është larguar autori, ndërsa në atë moment pas tyre ka qenë shtetasi Gjon Shkambi, ku në momentin që po dilnin nga gjykata i ka thënë shërbimit, policit që bën shërbim te gjykata ta ndalonte pasi ai ishte si person i dyshuar në këtë ngjarje, i cili e ka ndaluar dhe e ka futur brenda ambienteve të kësaj gjykate.

    Më pas këta persona janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

    Në ambientet e brendshme gjatë mjekimit kanë mësuar se gjyqtari kishte ndërruar jetë.

    Është pyetur personi nëse kishin patur konflikte fizike mes tyre apo personave të tjerë që kanë qenë të përfshirë në lidhje me këtë pronë, dhe ka pohuar se të gjitha konfliktet i kishin adresuar në policinë e Shkodrës.

  • Ekzekutimi i gjyqtarit në sallën e Apelit/ Zbardhet dinamika, 31 fishekë në makinën e Gjon Shkambit, arma ishte gjermane

    Ekzekutimi i gjyqtarit në sallën e Apelit/ Zbardhet dinamika, 31 fishekë në makinën e Gjon Shkambit, arma ishte gjermane

    Prokuroria e Tiranës ka zbardhur tërësisht dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit rreth një javë më parë. 

    Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:35 në ambientet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”.
    Pamjet e sigurisë treguan se në ambientet e gjykatës, në sallën nr. 3 ishin të pranishëm Gjon Shkambi, nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip e Ervis Kurtaj.  Të katërt ndodheshin aty për një çështjen gjyqësore që po shqyrtohej nga gjyqtari Kalaja.
    Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, shtetasi Elvis Shkambi që ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit i cili si pasojë e të shtënave është rrëzuar në tokë.
    Pas këtij veprimi, ai i ka drejtuar pistoletën shtetasve Ragip dhe Ervis Kurtajt të cilët tentuan të dalin nga salla dhe qëlloi me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tyre.
    Më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit  të Policisë Nr.1, Tiranë.
    Policia ka sekuestruar armën e krimit,  një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W. Germany, Cal.765 mm, Browning”. Arma kishte një fishek në folenë e zjarrit dhe dy të tjerë në krehër, gati për përdorim.
    Në parkingun pranë Xhamisë së Namazgjasë u gjet automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të Gjon Shkambit, ku u zbuluan dhe sekuestruan 31 fishekë manovër kalibri 9 mm.
    Ndaj autorit Elvis Shkambi rëndojnë veprat penale “vrasje e funksionarëve publik”, “barasja në rrethana të tjerë cilësuese” si dhe “mbajtja pa leje e armëve”.

    Top Channel

  • Prokuroria zbardh skenën e ekzekutimit të Kalasë, në makinën e Gjon Shkambit gjenden fishekë

    Prokuroria zbardh skenën e ekzekutimit të Kalasë, në makinën e Gjon Shkambit gjenden fishekë

    Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit rreth një javë më parë.
    Referuar edhe kamerave të sigurisë rezulton se pranë sallës nr. 3 ka hyrë Gjon Shkambi dhe nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip dhe Ervis Kurtaj.
    Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, i cili ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistolete dhe ka qëlluar disa herë në drejtim te gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Njëkohësisht, pas këtij veprimi Elvis Shkambi i drejton pistoletën Ragip Kurtajt dhe Elvis Kurtajt, të cilët tentojnë të dalin nga salla dhe qëllon një herë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku Ervis Kurtaj është dëmtuar në krahun e djathtë, ndërsa shtetasi Ragip Kurtaj është dëmtuar në pjesën e brinjëve në krahun e majtē.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit, pistolete me mbishkrimin “Welt Waffen W. Germany, Cal.765 mm, Browning”, me të cilën personi nën Elvis Shkambi, dyshohet se ka kryer ngjarjen.
    Pas kontrollit të bërë, armës i është hequr krehëri i saj, ku është konstatuar se arma kishte një fishek në folenë e saj gati për qitje dhe në krehër ishin dhe dy fishekë të tjerë të vendosur.
    Në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë është gjetur automjeti i markës “Mercedez Benz”, me traga AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambi, ku gjatë këqyrjes dhe kontrollit të këtij automjeti janë gjetur dhe sekuestruar në 31 copë fishekë të kalibrit 9 mm, në dukje fishekë manovër.
     

  • Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë

    Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë

    Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ndodhur në sallën e gjyqit më 6 tetor.

    Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se pranë sallës nr. 3 kanë hyrë Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi, si dhe Ragip dhe Ervis Kurtaj.

    Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, i cili ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri të tipit pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit.

    Njëkohësisht, pas këtij veprimi, Elvis Shkambi ka drejtuar pistoletën ndaj Ragip Kurtajt dhe Ervis Kurtajt, të cilët tentuan të largohen nga salla, dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të tyre. Si pasojë, Ervis Kurtaj është dëmtuar në krahun e djathtë, ndërsa Ragip Kurtaj është dëmtuar në pjesën e brinjëve, në anën e majtë.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit – një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W Germany, Cal. 7.65 mm, Browning” – me të cilën dyshohet se Elvis Shkambi ka kryer krimin. Gjatë kontrollit të armës është konstatuar se ajo kishte një fishek në folenë e saj, gati për qitje, dhe në karikator ishin edhe dy fishekë të tjerë të vendosur.

    Në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë është gjetur automjeti i markës “Mercedes-Benz”, me targë AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit.

    Gjatë këqyrjes dhe kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 31 copë fishekë të kalibrit 9 mm, në dukje fishekë manovër.

  • Eni Çobani shpjegon zanafillën e konfliktit që i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja

    Eni Çobani shpjegon zanafillën e konfliktit që i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja

    “Shihemi në Gjyq” nisi me një ngushëllim për familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga një atentat në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Konflikti që përshkallëzoi deri në këtë ngjarje është trajtuar edhe në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan më 6 dhe 20 tetor të vitit të kaluar. Gjon Shkambi u përball me dy nga banorët që gjendeshin në godinën që ai thoshte se ia kishin zaptuar.
    Juristja Eni Çobani bën një përmbledhje të ngjarjes dhe zhvillimeve ligjore për të shpjeguar zanafillën e deri në situatën e sotme. Ajo i referohet fundit të rubrikës ku tha se “o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti.” Sot e kësaj dite, bashkia Shkodër thotë se ka njerëz që banojnë në një godinë shtetërore dhe duhet t’u marrë qira, por kjo nuk dihet nëse ndodh.
    Në vitin 1996, babai i Gjonit, Mark Shkambi, ka fituar të drejtën e njohjes si pronar nga Komisioni i Kthimit të Pronave. Në gjyqin e vitit 2002, ka fituar përfundimisht të drejtën e parablerjes.
    Në vitin 2021, i ndjeri Astrit Kalaja ka gjykuar themelin e kësaj prone duke mos e njohur përfundimisht familjen Shkëmbi. Kjo ka qenë pika kyçe që ngjarja ka marrë një tjetër kthesë. Sërish, ai ka gjykuar një pronë tjetër të familjes Shkambi dhe ka rezultuar se dokumentet nuk gjenden. Banorët e godinës pretendojnë se dokumentet janë falsifikuar.
    Por kontrata për banorët ishte vetëm 12 muaj dhe nuk dihet ende mbi ç’baza ata vijojnë të qëndrojnë në godinë. Gjon Shkambi rezulton të jetë pronari me certifikatë ligjore që nuk u ekzekutua kurrë. Vendimmarrja e fundit e Astrit Kalasë bëri që çështja të rikthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër duke çuar në atentatin e kryer nga Elvis Shkambi.

    Ardit Gjebrea: Së pari, i shprehim ngushëllime familjes Kalaja për të ndjerin gjyqtarin e Apelit, z.Astrit, por çfarë e çoi familjen Shkambi, znj. Eni, deri në këtë akt ekstrem?
    Eni Çobani: Bashkohem edhe unë me ju, Ardit. Ngushëllime familjes Kalaja për njeriun e shtrenjtë, për babain e pazëvendësueshëm, por edhe për kolegun e nderuar. Patjetër që protagonistët, për ironi të fatit, kanë qenë pikërisht një vit më parë te ne, më 6 tetor 2024. Ngjarja, gjëma mund të them, ndodhi më 6 tetor 2025. Ishim në kërkim të së vërtetës. Sigurisht një ngjarje e papritur, nuk e imagjinuam që do të shkojmë deri këtu dhe na i la gjërat përgjysmë. Ku fillon historia? Me këshillin bashkiak të qytetit Shkodër të vitit 1992 ku i jepen disa ambiente të Shkollës së Ulët të Ndërtimit këtyre qytetarëve të cilët banojnë akoma sot në këtë ndërtim. Dhe kush ishte subjekti që lidhi këtë qira? Pikërisht kryetari i bashkisë Shkodër të asaj kohe, Filip Guraziu, së bashku me drejtorin e Shkollës së Ulët të Ndërtimit, Kolë Lami.
    Ardit Gjebrea: Për sa kohë?
    Eni Çobani: Koha është shumë e çuditshme, 6 muaj deri në 12 muaj. Këta banorë brenda një viti duhet të largoheshin. Mbaronte pikërisht kontrata e qirasë. I kemi akoma sot, pas 33 vitesh dhe këtë përgjigje që unë patjetër e pres nga kryetari i sotëm, a merret qira nga këta banorë që banojnë në këtë godinë? Çfarë ndodh në vitin ’94? Binak Shkambi, një qytetar i nderuar i qytetit të Shkodrës, gjyshi i Gjonit, stërgjyshi i Elvisit që kreu edhe ekzekutimin e rëndë ndaj gjyqtarit të nderuar, u bë pronar. U bë pronar me çfarë? Pikërisht me një dokument ligjor, vërtetimin e faktit juridik pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër me gjyqtar Arben Zefin. Është kundërshtuar në të gjitha shkallët dhe ka ngelur në fuqi dhe ka marrë formë të prerë, pikërisht vërtetimi i faktit juridik që Binak Shkambi Pjetraj është pronar i ligjshëm i kësaj prone dhe vendimi i Shkodrës është marrë më 31.10.1994. Familja me të drejtë, sipas ligjit të kohës, i është drejtuar Komisionit të Kthimit të Pronave Shkodër ku të përbërë nga pesë anëtarë, me kryetar z. Artan Roi, ka fituar të drejtën e kthimit jo të të tërë sipërfaqes 66 mijë metër katrorë, por pikërisht 18 mijë e ca metra katrorë. Pjesa tjetër nuk i është njohur dhe duhet të jemi të saktë.
    Ardit Gjebrea: Por rreth 18 mijë i janë njohur.
    Eni Çobani: 18 mijë i janë njohur.
    Ardit Gjebrea: Ku bënte pjesë edhe kjo pronë.
    Eni Çobani: Ku bënte pjesë edhe kjo pronë. Kanë qenë dy djem të kësaj familjeje që janë marrë me pronat sepse trashëgimtarët e radhës së parë, me kalimin e viteve kanë ndërruar jetë. Atëherë janë djemtë, është Pal Shkëmbi dhe Gjon Shkambi, dy djem xhaxhallarësh të cilët kanë luftuar njëri për ndërmarrjen metalike, pra Pal Shkëmbi ka marrë dhe blerë ndërmarrjen metalike, të gjitha objektet dhe ndërkohë Gjon Shkambi ka vazhduar me marrjen e kësaj ndërtese për të cilën ne flasim sot. Pal Shkëmbi i është drejtuar në vitin ’95 degës së Agjencisë Kombëtare të Privatizimit ku kryetar ka qenë z. Adnand Mlika dhe pikërisht me autorizimin e datës 18.10.1995 dhe 24.06.1996 ka kryer disa kontrata shitjeje, Pal Shkëmbi pra ka marrë disa nga këto objekte. Më pas, në 2002, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, gjyqtare Valbona Duraj, me palë Mark Shkambi, Mark Shkambi është babai i Gjon Shkambit, ka qenë gjallë Marku deri në atë kohë dhe i është drejtuar gjykatës së shkallës së parë. Kush është i paditur? Është i paditur Komisioni i Kthimit të Pronave pranë bashkisë Shkodër dhe ka vazhduar me saktësimin e pikës së parë të vendimit ku janë njohur gati 6 mijë metra katrorë ku ndodhet pikërisht kjo shkollë, pra Shkolla e Rezervës, sot e kthyer në shtëpi dhe i njihet në pronësi me të drejtë parablerjeje, ndërsa sipërfaqja 529 ka qenë e lirë. Pra këto objekte të cilat kanë qenë deri në atë kohë shtetërore, iu dha e drejta nga gjykata për t’u privatizuar.
    Ardit Gjebrea: Që të mos hyjmë në detaje…
    Eni Çobani: Pra me këtë gjyq, Gjon Shkambi, babai i tij, Mark Shkambi, fiton përfundimisht të drejtën e parablerjes sepse të drejtën e njohjes pronar ia dha komisioni i kthimit të pronave që në ’96.
    Ardit Gjebrea: Pra u shit kjo pronë apo jo?
    Eni Çobani: Kjo pronë më pas nuk është apeluar se është shumë e rëndësishme për ta thënë. Edhe Komisioni i Kthimit Shkodër, edhe bashkia Shkodër që kanë qenë palë në këtë proces, nuk e kanë apeluar dhe vendimi ka marrë formë të prerë. Gjoni është njohur pronar, i është njohur e drejta e parablerjes. Çfarë ka ndodhur në 2012? Ka shkuar në Ministrinë e Financave.
    Ardit Gjebrea: Për ta blerë?
    Eni Çobani: Po, për ta blerë sepse ka qenë objekt shtetëror dhe njëkohësisht edhe me përfaqësuesin e bashkisë Shkodër ku kryetari i kohës ka qenë Lorenc Luka, me përfaqësuese Gjyljana Shelna. Të gjithë këta protagonistë të kësaj historie 34-vjeçare duhet të dalin dhe të flasin sepse kjo familje nuk është një familje pa histori. Kjo është një histori me familje 33-vjeçare. Çfarë ndodhi pas kësaj? Gjon Shkambi ka tjetërsuar përfundimisht në favor të familjes së tij me çmimin 160 milionë të vjetra, ka blerë godinën. Gjon Shkambi e bleu 160 milionë dhe që në atë kohë, zotëria kërkon pikërisht ekzekutimin e marrjes së kësaj godine të lirë. Në vitin 2011, pse dalim përsëri i z. të nderuar Kalaja? Në 2011, Pali, djali i xhaxhait të Gjonit, ka filluar një gjyq sepse Binakut i janë njohur 66 mijë.
    Ardit Gjebrea: Qartë, por thamë 18 mijë.
    Eni Çobani: 18 mijë ia njohu komisioni, ata pretendonin për 66. Pali thotë 20 i morëm, të fillojmë për 45. Atëherë çfarë ndodh? Me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit, ku relatori i kohës në 2021 ka qenë i ndjeri z. Astrit Kalaja i cili ka rrëzuar kërkesën e Pal Shkëmbit dhe nuk ka njohur përfundimisht familjen Shkëmbi në 2021. Do të thotë që themelin e kësaj prone e ka gjykuar Astrit Kalaja në 2021. Unë nuk e di sesi i ka rënë sërish të njëjtit gjyqtar një pronë tjetër, por jemi po tek i njëjti pronar, pra jemi te familja Shkambi, tjetër gjë ka qenë gjykimi që ka bërë Kalaja, por në bazë jemi me po të njëjtin dokument, me vërtetimin e faktit juridik ku Kalaja, me të drejtë ka thënë zotëri, më sillni dokumentet. Dokumentet sot të familjes Shkambi janë djegur! Janë zhdukur! Nuk gjenden! Për këtë unë flas në vetë të parë. Të tërë ata që u shqetësuan dhe thanë znj. Eni ia zgjidhi problemin? Unë po ju them, kjo zonja që nga prilli 2025 kam një korrespondencë me Arkivin Qendror Shqiptar ku kam kërkuar të gjithë dokumentacionin e Binak Shkamb Pjetraj dhe nuk rezulton, nuk njihet emri Binak Shkamb Pjetraj. Atëherë si është e mundur që ky zotëri ka fituar një pronë, ka kaluar në këto gjyqe, e kanë marrë në dorë gati 20 gjyqtarë, vendimet kanë marrë formë të prerë dhe sot nuk ekziston në Arkivin Qendror të Shtetit emri i Binak Shkamb Pjetraj. Është gjyshi i këtyre njerëzve dhe pronari i parë. Nuk flasim për një pronë të vogël.
    Ardit Gjebrea: Ku janë dokumentet?
    Eni Çobani: Dokumentet janë djegur. Nga pala pretendohet falsifikim, nuk kemi asnjë dokument të vërtetojë falsifikimin.
    Ardit Gjebrea: Nga cila palë pretendohet falsifikim?
    Eni Çobani: Pala e banorëve të godinës.
    Ardit Gjebrea: Banorët 12 muaj e kishin kontratën.
    Eni Çobani: 12 muaj dhe unë nuk e di me çfarë marrëdhënieje juridike ata qëndrojnë në këtë godinë dhe këtë përgjigje patjetër që duhet ta japë bashkia Shkodër. Në këto kushte, kemi të bëjmë me një Gjon pronar me certifikatë të rregullt, ligjore, e cila nuk u vu kurrë në ekzekutim dhe fatkeqësisht, në vendimmarrjen e fundit është rikthyer sërish për rigjykim në Shkallën e Parë Shkodër. Ky ishte vendimi famëkeq që çoi në atë humbje logjike të një djali 30-vjeçar sikundër ishte Elvis Shkambi ku unë për herë të parë e pashë sigurisht në pamjet filmike sepse me Gjonin kemi pasur përherë kontakt dhe më vjen shumë keq që është ndërmarrë pikërisht ky akt kriminal kundrejt një gjyqtari. Por, nga ana tjetër, të tërë ata që na shikojnë, të tërë këto emra që kanë kontribuar në marrjen e kësaj prone, nga familja Shkambi ka ardhur momenti që këta duhet të japin llogari si është e mundur që këta njerëz kanë dhënë këtë dokumentacion dhe sot ky dokumentacion është zhdukur! Dokumentacionet kanë emra, kanë firma, kanë vula të institucioneve të shtetit shqiptar. Pse ne duhet t’u lejojmë nejrëzve të arrijnë deri në këtë pikë kur ne kemi të gjitha mjetet dhe format për të ulur gjakrat, për të urtësuar gjuhën, për të pasur një komunikim sa më të mirë, përt’i thënë gjithsecilit ndoshta e ke fituar në mënyrë të drejtë apo të padrejtë dhe fundi i rubrikës sonë ka qenë pikërisht ky: o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti! Kemi një bashki e cila akoma sot pretendon që ka njerëz në një godinë shtetërore, duhet t’u marrë qira dhe unë nuk e di ata njerëz paguajnë qira apo jo.

  • Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

    Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

    Në orën 15:35 të datës 6 tetor 2025, Astrit Kalaja goditi për herë të fundit çekiçin e gjyqtarit. Ende nuk kishte përfunduar leximin e vendimit, kur u qëllua me 3 plumba në gjoks. Plumba që e lanë të vdekur në vend, në prezencë të sekretares dhe të pranishmëve në sallën e vogël të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
    Drejtësia u godit në zemër, brenda tempullit të saj. Autori, që ishte palë e tretë në proces, qëlloi edhe dy të pranishëm, që ishin pala paditëse dhe doli qetësisht nga salla numër 3. Dorëzoi armën tek një punonjës gjyqësor dhe qetësisht iu afrua policëve që ndodheshin jashtë, duke u thënë: Unë e vrava.
    Ndërsa motivi duket se ishte akumuluar për 33 vite me radhë, nga familja e autorit që në fakt ende nuk kishte lindur kur nisën problemet e para të pronësisë. Autori, Elvis Shkambi, 30 vjeç, nga Shkodra, tha se nuk qëlloi mbi gjyqtarin, por mbi sistemin e drejtësisë. Një sistem që për 33 vjet nuk i dha dot zgjidhje një problemi pronësie, dosjet e të cilës kaluan në duart e 26 gjyqtarëve dhe asnjëherë nuk u dha një verdikt final.
    Një gjyqtar me një karrierë 32-vjeçare, i konfirmuar në detyrë në vitin 2019, duke kaluar me sukses procesin e vetingut, humbi jetën për shkak të detyrës dhe në krye të detyrës. Pagoi me jetën e tij për atë që familja e autorit e konsideronte padrejtësi nga i gjithë sistemi.
    Ndërsa autori, u izolua në qeli, me gjasë përjetësisht. E megjithatë dosja e pronës së tij sërish mbeti në duart e drejtësisë. Me vendimin e fundit që dha Astrit Kalaja, para se ekzekutohej në sallën e gjyqit, çështja do të rigjykohet edhe një herë në shkallën e parë.
    Vrasja e gjyqtarit
    Salla Operative e Policisë së Tiranës mori njoftim në orën 15:38, të datës 6 tetor 2025, se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja.
    Kalaja, po zhvillonte një seancë gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse Ragip Kurtaj, 71 vjeç, i shoqëruar nga djali i tij Ervis Kurtaj, 46 vjeç, si dhe palë të paditur përmbaruesin gjyqësor të Zyrës Përmbarimore Shkodër, Taulant Muja dhe palë të treta Gjon Shkambin, 56 vjeç, i shoqëruar nga nipi i tij Elvis Shkambi, 30 vjeç.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbime të shumta Policie kanë mbërritur në vendngjarje duke marrë masa për shoqërimin e autorit, si dhe të gjithë shtetasve të dyshuar ose që kishin dijeni për ngjarjen. Njëkohësisht, grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, nën drejtimin e dy prokurorëve të Tiranës, Arens Çela dhe Erjon Imeraj, kanë vijuar me veprimet hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrja e deklarimeve nga dëshmitarët duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje.
    Në vendngjarje kanë shkuar edhe dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, Andan Xholi dhe Vladimir Mara, të cilët janë paraqitur për të verifikuar rrethanat e ngjarjes. Rrethana që mund të tregonin nëse ishin përballë një grupi kriminal, që mund të hetohej nga SPAK, apo bëhej fjalë për një ngjarje që është kompetencë e Prokurorisë së Tiranës. Por nga aq sa rezultoi, nuk ishte një krim i kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
    Nga verifikimi i të gjitha fakteve, pamjeve dhe nga dëshmitë e marra në vendngjarje, rezultoi se në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja detektor, njëri pas tjetrit, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke u ndezur dritat e kuqe, por shtetasi Banush Koxhaj, me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.
    Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, duken të dy personat, xhaxha e nip, Elvis dhe Gjon Shkambi teksa qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29. Më pas ata futen në ambientet e sallës numër 3 ku do të zhvillohej seanca gjyqësore.
    Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, Elvis Shkambi që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit. Astrit Kalaja, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
    Njëkohësisht, pas këtij veprimi, Elvis Shkambi i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të dy personave që ishin palë paditëse në seancë, Ragip dhe Elvis Kurtaj, babë e bir, duke i plagosur të dy.
    Nga hetimet ka rezultuar se xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit ose ndihmësit.