Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak.
Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për ta mbrojtur nga plumbat. Në këtë moment, autori ul armën, nuk qëllon më. Drejtohet drejt rojës së sigurisë dhe ia dorëzon atij pistoletën i qetë, sikur të mos kishte bërë asgjë.
“Vazhdova të qëlloja sërish. Nuk i kam harxhuar të gjitha plumbat, më kishin mbetur edhe 3 plumba të tjerë. Në momentin që po qëlloja, kuptova atë çfarë po bëja, aty ndalova së qëlluari dhe shkova dorëzova pistoletën te roja e sigurisë, dola jashtë dhe prita të vinte policia që të dorëzohesha”, u shpreh Shkambi.
Patrulla e parë mbërriti në vendngjarje 6 minuta më pas. Elvis Shkambi ndodhej ende në oborr, në këmbë, duke pritur uniformat blu. Jo vetëm që nuk bëri rezistencë, por u thërriste policëve të çorientuar ta arrestonin, pasi ishte pikërisht ai autori i krimit.
Ai u prangos së bashku me xhaxhain Gjonin, që në ato momente fliste në telefon me dikë.Dëshmitarët okularë tregojnë se pas të shtënave çdo gjë u kthye në kaos, ku asnjë s’po kuptonte çfarë kishte ndodhur.
Sipas dëshmitarëve, në ambientet e ngushta të koridorit, avokatë, palë në procese të tjera, por edhe punonjës të administratës, të terrorizuar, dolën jashtë gjykatës. Të tjerë u futën në dhomën e pritjeve.
Dëshmia e autorit të aktit të rëndë përpara oficerëve të policisë gjyqësore Tiranë është tronditëse. I pyetur për armën e krimit, ai ka treguar se e mbante me vete prej kohësh. Më tronditës është fakti që ai nuk e ka pasur për herë të parë që ka hyrë në gjykatë i armatosur.
“Pistoletën e mbaj prej kohësh. E mbaj sepse ashtu kam disa punë të mijat. Unë kam hyrë edhe herë të tjera në ambientet e gjykatës i armatosur, kjo nuk është hera e parë. Në shumicën e rasteve e kam pasur armën me vete”, tha Shkambi në dëshminë e tij.
Në fillim, ngjarja u duk si një shpërthim i papritur zemërimi, një reagim emocional ndaj një vendimi gjyqësor. Por hetimi që pasoi zbuloi një zinxhir dështimesh dhe përgjegjësish që çuan deri te akti ekstrem. Jo ndaj gjyqtarit të ndjerë, por ndaj sistemit. Ai ishte viktima e pafat e sistemit. Në atë sallë nuk ishte vetëm një autor. Ishte një sistem i tërë që nuk funksionoi.
“Në shënjestër, unë jam i bindur, ka qenë sistemi, frustrimi që ai mund të ketë prodhuar. Mendoj se edhe ndaj gjykatës u drejtua kjo armë, sepse ekzekutimi u realizua në momentin më solemn. Kur gjykata flet, palët duhet të heshtin. Nuk heshtën, por goditën me plumb dhe morën një jetë, një jetë që sakrifikohet për mëkatet e të gjithë sistemit”, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.
“Kjo histori neglizhence tregon se krimi dhe lënia në mëshirë të fatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është një histori e re që zbulohet tani që u vra Astrit Kalaja, i cili nga e gjithë dinamika e zbardhur, tregon se sistemi i kontrollit për të hyrë kishte dështuar, për sa kohë që edhe vetë drejtësia e pranoi dy vite më parë se kishte probleme”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.
Sipas hetimeve të prokurorisë, Elvis Shkambi nuk hyri rastësisht me armë në gjykatë.
Fakti që autori kishte hyrë edhe herë të tjera në atë gjykatë i armatosur e çon në dyshimin e arsyeshëm se çdo gjë ka qenë e planifikuar, bashkë me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, i cili është edhe përfaqësuesi i familjes Shkambi në të gjitha proceset gjyqësore.
Gjoni, i cili ishte gjithashtu prezent në seancë, akuzohet për bashkëpunim në ngjarje. Ai po hetohet për vrasje të funksionarëve publikë në bashkëpunim dhe për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.
Tag: shkambi
-

Trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë!
-

Dëshmia/ Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë, atë ditë kisha edhe tre plumba, por…
Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak.
Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për ta mbrojtur nga plumbat. Në këtë moment, autori ul armën, nuk qëllon më. Drejtohet drejt rojës së sigurisë dhe ia dorëzon atij pistoletën i qetë, sikur të mos kishte bërë asgjë.
“Vazhdova të qëlloja sërish. Nuk i kam harxhuar të gjitha plumbat, më kishin mbetur edhe 3 plumba të tjerë. Në momentin që po qëlloja, kuptova atë çfarë po bëja, aty ndalova së qëlluari dhe shkova dorëzova pistoletën te roja e sigurisë, dola jashtë dhe prita të vinte policia që të dorëzohesha”, u shpreh Shkambi.
Patrulla e parë mbërriti në vendngjarje 6 minuta më pas. Elvis Shkambi ndodhej ende në oborr, në këmbë, duke pritur uniformat blu. Jo vetëm që nuk bëri rezistencë, por u thërriste policëve të çorientuar ta arrestonin, pasi ishte pikërisht ai autori i krimit.
Ai u prangos së bashku me xhaxhain Gjonin, që në ato momente fliste në telefon me dikë.Dëshmitarët okularë tregojnë se pas të shtënave çdo gjë u kthye në kaos, ku asnjë s’po kuptonte çfarë kishte ndodhur.
Sipas dëshmitarëve, në ambientet e ngushta të koridorit, avokatë, palë në procese të tjera, por edhe punonjës të administratës, të terrorizuar, dolën jashtë gjykatës. Të tjerë u futën në dhomën e pritjeve.
Dëshmia e autorit të aktit të rëndë përpara oficerëve të policisë gjyqësore Tiranë është tronditëse. I pyetur për armën e krimit, ai ka treguar se e mbante me vete prej kohësh. Më tronditës është fakti që ai nuk e ka pasur për herë të parë që ka hyrë në gjykatë i armatosur.
“Pistoletën e mbaj prej kohësh. E mbaj sepse ashtu kam disa punë të mijat. Unë kam hyrë edhe herë të tjera në ambientet e gjykatës i armatosur, kjo nuk është hera e parë. Në shumicën e rasteve e kam pasur armën me vete”, tha Shkambi në dëshminë e tij.
Në fillim, ngjarja u duk si një shpërthim i papritur zemërimi, një reagim emocional ndaj një vendimi gjyqësor. Por hetimi që pasoi zbuloi një zinxhir dështimesh dhe përgjegjësish që çuan deri te akti ekstrem. Jo ndaj gjyqtarit të ndjerë, por ndaj sistemit. Ai ishte viktima e pafat e sistemit. Në atë sallë nuk ishte vetëm një autor. Ishte një sistem i tërë që nuk funksionoi.
“Në shënjestër, unë jam i bindur, ka qenë sistemi, frustrimi që ai mund të ketë prodhuar. Mendoj se edhe ndaj gjykatës u drejtua kjo armë, sepse ekzekutimi u realizua në momentin më solemn. Kur gjykata flet, palët duhet të heshtin. Nuk heshtën, por goditën me plumb dhe morën një jetë, një jetë që sakrifikohet për mëkatet e të gjithë sistemit”, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.
“Kjo histori neglizhence tregon se krimi dhe lënia në mëshirë të fatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është një histori e re që zbulohet tani që u vra Astrit Kalaja, i cili nga e gjithë dinamika e zbardhur, tregon se sistemi i kontrollit për të hyrë kishte dështuar, për sa kohë që edhe vetë drejtësia e pranoi dy vite më parë se kishte probleme”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.
Sipas hetimeve të prokurorisë, Elvis Shkambi nuk hyri rastësisht me armë në gjykatë.
Fakti që autori kishte hyrë edhe herë të tjera në atë gjykatë i armatosur e çon në dyshimin e arsyeshëm se çdo gjë ka qenë e planifikuar, bashkë me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, i cili është edhe përfaqësuesi i familjes Shkambi në të gjitha proceset gjyqësore.
Gjoni, i cili ishte gjithashtu prezent në seancë, akuzohet për bashkëpunim në ngjarje. Ai po hetohet për vrasje të funksionarëve publikë në bashkëpunim dhe për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. -

“Mu errën sytë, më ishte sosur durimi…”, zbulohet dëshmia e Elvis Shkambit: Më ishte sosur durimi
Egjitha nisi si një seancë e zakonshme civile. Elvis Shkambi, me një vështrim të ftohtë, hyri në godinën e Gjykatës së Apelit rreth orës 15:10. Kontrolli i sigurisë në hyrje ishte formal. Detektori metalik, i dha sinjale se personi në fjalë kishte mjete metalike, por roja i sigurisë për shkak të ngarkesës në atë institucion neglizhon…
Neglizhon, pasi detektori i Gjykatës së Apelit, sinjalizon për pjesën më të madhe të personave që kalojnë aty, ku dikush ka rripin, tjetri togzën e çantës, dhe dhe dikush aksesorë të ndryshëm metalikë.
Roja e sigurisë, Banush Koxhaj, nuk kreu kontroll fizik, edhe pse sinjalizimi dritor tregoi prezencën e metaleve, pa e menduar se Elvisi në brez nuk kishte vendosur vetëm rripin, por edhe një pistoletë berreta.
Në sallë ndodheshin rreth 10 persona: gjyqtari i ndjerë Kalaja, palët në proces, përfaqësuesit ligjorë dhe përmbaruesja.
Pas prezencës së palëve, rreth orës 15:30, gjyqtari Astrit Kalaja shpalli vendimin paraprak për rrëzimin e kërkesës së Shkambëve për pezullim të ekzekutimit.
Ishte një vendim teknik, i përkohshëm. Në thelb, nuk ishte vendim që vendoste për pronën. Por, për familjen Shkambi ishte sinonim i humbjes dhe vijimit të kalvarit. Në çastin kur gjyqtari po lexonte arsyetimin, Elvis Shkambi, i ulur në bankën e prapme, vendosi dorën në brez. Askush nuk e vuri re. Në një moment, ai u ngrit dhe eci përpara, sikur donte të fliste. Pasi u afrua 3 hapa, u dëgjua krisma e parë. Një plumb e goditi gjyqtarin në anën e majtë të gjoksit.
Në momentin që u shpall vendimi u ndjeva keq, mu errën sytë. Nxorra pistoletën që kisha me vete dhe qëllova. Më ishte sosur durimi. Ky ishte akti i fundit pas padrejtësive që po kryeheshin me pronën që unë dhe familja ime zotëronim. -

“Ishin të mbytur në borxhe”, flet i afërmi i familjes Shkambi: Nuk e donim vrasjen e gjyqatrit, fajet ua ka…
Gjyqtari Astrit Kalaja, një emër me mbi 25 vite karrierë në sistemin e drejtësisë, mbeti i vrarë në vendin që do të duhej të ishte më i sigurt, në sallën e gjyqit.
Salla numër 3 e Gjykatës së Apelit, ku pritej të zhvillohej një proces civil për çështje pronësie u shndërrua në një tragjedi.
Ajo që do të duhej të ishte një seancë e zakonshme, nxorri edhe njëherë në sipërfaqe, mesazhin e fortë antisistem në Shqipërinë e zhytur në koma nga konfliktet e pronësisë. Një vendim gjyqësor u mbyll me krisma.
Çështja që po shqyrtohej ishte një dosje që vinte nga saga e pronës të ashtuquajtur “Skënderbeg” në Shkodër. Një histori që kishte mbartur tensione për dekada, vendime të kundërta, përmbarues të kërcënuar, palë të gjobitura, institucione që nuk gjenin dot fundin e së drejtës.
Në atë seancë, ku palët ishin paditësit Rakip dhe Ervis Kurtaj, kundër përmbarueses gjyqësore të Shkodrës. Si palë të treta ishin regjistruar Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, dhe Elvis Shkambi, 30-vjeçari që do të vuloste me plumba fundin e një kapitulli tragjik.
“Në radhë të parë u shpreh ngushëllime familjarëve të Astrit Kalasë. Nuk e donim si ngjarje. Elvisi dhe Gjoni kanë qenë në hallet e veta. Kanë qenë të mytur në borxhe. Kanë blerë godinën në truallin e tyre. Fajet ua ka Lorenc Luka, ish-kryetari i Bashkisë, i cili u ka shit godinën në një prone të kthyer në vitin 1996. Ai ua ka të gjitha fajet. Nuk e kanë konsultuar krimin me askënd” deklaroi Pal Shkambi, familjari i Elvis dhe Gjon Shkambit’ -

“Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë”, trondit Elvis Shkambi: Atë ditë kisha edhe tre plumba, por…
Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak.Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për ta mbrojtur nga plumbat. Në këtë moment, autori ul armën, nuk qëllon më. Drejtohet drejt rojës së sigurisë dhe ia dorëzon atij pistoletën i qetë, sikur të mos kishte bërë asgjë.
“Vazhdova të qëlloja sërish. Nuk i kam harxhuar të gjitha plumbat, më kishin mbetur edhe 3 plumba të tjerë. Në momentin që po qëlloja, kuptova atë çfarë po bëja, aty ndalova së qëlluari dhe shkova dorëzova pistoletën te roja e sigurisë, dola jashtë dhe prita të vinte policia që të dorëzohesha”, u shpreh Shkambi.
Patrulla e parë mbërriti në vendngjarje 6 minuta më pas. Elvis Shkambi ndodhej ende në oborr, në këmbë, duke pritur uniformat blu. Jo vetëm që nuk bëri rezistencë, por u thërriste policëve të çorientuar ta arrestonin, pasi ishte pikërisht ai autori i krimit.
Ai u prangos së bashku me xhaxhain Gjonin, që në ato momente fliste në telefon me dikë.Dëshmitarët okularë tregojnë se pas të shtënave çdo gjë u kthye në kaos, ku asnjë s’po kuptonte çfarë kishte ndodhur.
Sipas dëshmitarëve, në ambientet e ngushta të koridorit, avokatë, palë në procese të tjera, por edhe punonjës të administratës, të terrorizuar, dolën jashtë gjykatës. Të tjerë u futën në dhomën e pritjeve.
Dëshmia e autorit të aktit të rëndë përpara oficerëve të policisë gjyqësore Tiranë është tronditëse. I pyetur për armën e krimit, ai ka treguar se e mbante me vete prej kohësh. Më tronditës është fakti që ai nuk e ka pasur për herë të parë që ka hyrë në gjykatë i armatosur.
“Pistoletën e mbaj prej kohësh. E mbaj sepse ashtu kam disa punë të mijat. Unë kam hyrë edhe herë të tjera në ambientet e gjykatës i armatosur, kjo nuk është hera e parë. Në shumicën e rasteve e kam pasur armën me vete”, tha Shkambi në dëshminë e tij.
Në fillim, ngjarja u duk si një shpërthim i papritur zemërimi, një reagim emocional ndaj një vendimi gjyqësor. Por hetimi që pasoi zbuloi një zinxhir dështimesh dhe përgjegjësish që çuan deri te akti ekstrem. Jo ndaj gjyqtarit të ndjerë, por ndaj sistemit. Ai ishte viktima e pafat e sistemit. Në atë sallë nuk ishte vetëm një autor. Ishte një sistem i tërë që nuk funksionoi.
“Në shënjestër, unë jam i bindur, ka qenë sistemi, frustrimi që ai mund të ketë prodhuar. Mendoj se edhe ndaj gjykatës u drejtua kjo armë, sepse ekzekutimi u realizua në momentin më solemn. Kur gjykata flet, palët duhet të heshtin. Nuk heshtën, por goditën me plumb dhe morën një jetë, një jetë që sakrifikohet për mëkatet e të gjithë sistemit”, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.
“Kjo histori neglizhence tregon se krimi dhe lënia në mëshirë të fatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është një histori e re që zbulohet tani që u vra Astrit Kalaja, i cili nga e gjithë dinamika e zbardhur, tregon se sistemi i kontrollit për të hyrë kishte dështuar, për sa kohë që edhe vetë drejtësia e pranoi dy vite më parë se kishte probleme”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.
Sipas hetimeve të prokurorisë, Elvis Shkambi nuk hyri rastësisht me armë në gjykatë.
Fakti që autori kishte hyrë edhe herë të tjera në atë gjykatë i armatosur e çon në dyshimin e arsyeshëm se çdo gjë ka qenë e planifikuar, bashkë me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, i cili është edhe përfaqësuesi i familjes Shkambi në të gjitha proceset gjyqësore.
Gjoni, i cili ishte gjithashtu prezent në seancë, akuzohet për bashkëpunim në ngjarje. Ai po hetohet për vrasje të funksionarëve publikë në bashkëpunim dhe për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. -

Kalaja u vra në sy të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin: Ia shtypa plagën me peshqir, por mu afrua autori dhe…
astrit kalaja
TIRANË- Sekretarja e Gjykatës së Apelit ka rrëfyer momentet e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, mesditën e 6 tetorit. Ajo ka rrëfyer me detaje vrasjen, kur Kalaja sapo ishte ngritur për të shkuar drejt dhomës së këshillimit, pas shpalljes se vendimit. Ky është momenti, kur autori Elvis Shkambi i është afruar te podiumi dhe e ka qëlluar me pistoletë gjyqtarin, ndërsa vetë ajo ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë Kalasë duke shtypur plagën me peshqir, por ai nuk reagoi. Por, në atë moment autori ka qëlluar sërish ndaj gjyqtarit, ndërsa sekretares i ka thënë: “S’kam punë me ty”.
“Sapo shpalli vendimin gjyqtari u ngrit dhe u kthye në krahun e tij të djathtë për të shkuar drejt dhomës së këshillimit. Në këtë moment Elvis Shkambi, është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe e gjuajti me pistoletë. Unë u ngrita në këmbë dhe vendosa duart në kraharor. Ky person u kthye nga unë dhe më tha: Nuk kam gjë më ty! Ai gjuajti përsëri ndaj gjyqtarit”, ka dëshmuar sekretarja e Apelit.
Një tjetër dëshmitar ka rrëfyer ngjarjen brenda mureve të Apelit. Bëhet fjalë për nëpunësin gjyqësor Bledar Panariti, të cilit i la armën teksa dilte në oborr, autori 30-vjeçar Elvis Shkambi. Ai vetë ndodhej në sallën nr.4, por kur dëgjoi krismat që vinin nga salla nr3, është afruar aty, por ajo çfarë pa ishte vetëm autori që i la pistoletën në dorë. Më pas, Panariti është larguar për të kërkuar ndihmë.
“Ndodhesha në sallën nr.4 të gjykatës në pritje të shpalljes së një vendimi kur dëgjova mbi tre të shtëna arme zjarri që mu duk sikur vinin nga brenda ambientit të gjykatës. Pashë njerëz që nisën të dilnin nga salla numër tre dhe prej andej dëgjova të bërtitura si zëra femrash. U afrova të dera e sallës numër 3 ku prej andej doli një person me shtat të shkurtër, me fytyrë rrumbullake, racë e bardhë, rreth moshës 45-50 vjeç. Ai u afrua më la në dorë një pistoletë dhe u largua prej aty. Instinktivisht pistoletën e ka futa në xhepin e pantallonave. Nuk hyra në sallën 3 por kam lëvizur duke kërkuar ndihmë”, shpjegon dëshmitari.
Më tej, dëshmitari shpjegoi se në një moment tensioni menjëherë pas ngjarje, kur asgjë nuk ishte e qartë, forcat Shqiponja kishin tentuar ta arrestonin. Por, drejtuesi i tyre iu ka treguar se kishin të bënin me një punonjës të gjykatës.
“Forcat Shqiponja më kërkuan të kthehesha pas dhe të mos lëvizja, me qëllim që të më arrestonin. Drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. U prezantova si punonjës i gjykatës dhe iu tregova punonjësve të policisë bexhën dhe iu thashë që armën e kisha futur në xhep”, tregon më tej ai.
Ndërkohë, për herë të parë janë bërë publike edhe fjalët që janë konsumuar në sallë pak çaste para krimit.“Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra per ty që ti je ….”-Kjo është fjalia që Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, iu drejtua gjyqtarit Astriti Kalaja sapo ky i fundit dha vendimin kundër familjes së tij.
Pas kësaj, gjyqtari Astrit Kalaja i është përgjigjur: “Vazhdo ti, vazhdo…”
Ky ka qenë momenti që ‘vulosi’ vendimin jo vetëm të çëshjes, por edhe atë të Elvis Shkambit, nipi i Gjon Shkambit, i cili menjehërë ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar disa herë drejt gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend.
Si ndodhi ngjarja?
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t’i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI -

“GoFoundMe” për Elvis Shkambin/ Flet avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Llogaria u hap për…
Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibraj ka four për herë të parë për hapjen e një llogarie ‘GoFoundMe’ për klientin e tij.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live“ në Top Channel, ai tha se nuk ka folur me Elvis Shkambin në lidhje me këtë gjë, ndërsa shtoi se beson që llogaria është hapur për të ndihmuar familjen Shkambi në përditshmërinë e tyre dhe detyrimet që kanë.
Keni kërkuar informacion për GoFund që është hapur për klientin tuaj?
Ibraj: Nuk kam asnjë dijeni për këtë pjesë, i përket familjarëve të tij. Gjëja e fundit që më ka rënë në mendje është ajo e interesit financiar. Familja Shkambi nuk është në kushte të mira ekonomike, se po të ishte, mbase nuk do të kishte ndodhur kjo që ndodhi. Besoj se GoFund u hap për të ndihmuar familjen Shkambi në përditshmërinë e tyre, detyrimet. Mos harrojmë që kanë djalin, xhaxhain në burg, si dhe xhaxhin tjetër.
Nga ana personale, është e vështirë të jeni avokat i një personi që ka qëlluar mbi drejtësinë?
Ibraj: Për hir të së vërtetës ka shumë ngarkesë të madhe emocionale, është shumë e rëndë. Ne përballemi përditë me prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët ne punojmë në gjykata. Është një ngjarje e pajustifikueshme, por është një rast me ngarkesë të madhe emocionale. Opinioni publik ndahet në dy pjesë për këtë ngjarje.
-

“GoFoundMe” për Elvis Shkambin, avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Llogaria u hap për…
Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibraj ka four për herë të parë për hapjen e një llogarie ‘GoFoundMe’ për klientin e tij.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live“ në Top Channel, ai tha se nuk ka folur me Elvis Shkambin në lidhje me këtë gjë, ndërsa shtoi se beson që llogaria është hapur për të ndihmuar familjen Shkambi në përditshmërinë e tyre dhe detyrimet që kanë.
Keni kërkuar informacion për GoFund që është hapur për klientin tuaj?
Ibraj: Nuk kam asnjë dijeni për këtë pjesë, i përket familjarëve të tij. Gjëja e fundit që më ka rënë në mendje është ajo e interesit financiar. Familja Shkambi nuk është në kushte të mira ekonomike, se po të ishte, mbase nuk do të kishte ndodhur kjo që ndodhi. Besoj se GoFund u hap për të ndihmuar familjen Shkambi në përditshmërinë e tyre, detyrimet. Mos harrojmë që kanë djalin, xhaxhain në burg, si dhe xhaxhin tjetër.
Nga ana personale, është e vështirë të jeni avokat i një personi që ka qëlluar mbi drejtësinë?
Ibraj: Për hir të së vërtetës ka shumë ngarkesë të madhe emocionale, është shumë e rëndë. Ne përballemi përditë me prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët ne punojmë në gjykata. Është një ngjarje e pajustifikueshme, por është një rast me ngarkesë të madhe emocionale. Opinioni publik ndahet në dy pjesë për këtë ngjarje.Top Channel
-

Vrasja e Astrit Kalasë/ Avokati i autorit për “Shqipëria Live”: Mes Elvis Shkambit dhe gjyqtarit ka pasur debat në seancën e mëparshme
Avokati i Elvis Shakmbit, Kujtim Ibraj, në një lidhje të drejtpërdrejte për “Shqipëria Live” zbardhi detaje nga dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.
Ai zbuloi se mes Shkambit dhe gjyqtarit të ndjerë ka pasur debat në seancën e mëparshme (para se të ndodhte krimi).
Më tej ai shtoi se çdo gjë është kryer në kushte të vështira emocionale për shkak të kalvarit të gjyqeve, borxheve dhe vështirësive ekonomike.
Në lidhje me akuzat ndaj Elvis Shkambit, Ibraj tha se klienti i tij akuzohet për vrasje të funksionarëve të lartë dhe për armëmbajtje pa leje.
“Elvis Shkambi ka sqaruar gjithë dinamikën edhe në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë. Që nga momenti që kanë ardhur në Tiranë, kanë ndaluar në disa vende, kanë shkuar në një rast vdekjeje, pastaj kanë dorëzuar një kërkesë në një gjykatë.
Arma nuk ishte me leje. Për xhaxhain, ka thënë që nuk kishte dijeni që mund të bënte një veprim të tillë apo se kishte armë me vete. Ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe gjithçka ka ndodhur në sekonda.
Gjyqtari edhe në seancën e mëparshme ka bërë një debat me Gjon dhe Elvis Shkambin. I ndjeri Kalaja u ka tërhequr vëmendjen për qetësinë në sallë. Ka qenë një polemikë e lehtë.
Elvis Shkambi më ka deklaruar se çdo gjë ka qenë emocionale, në kushte të tronditjes së lartë psikike, borxheve. Kishte arritur një pikë vlimi ku familja e tyre kishte arritur në kushte të vështira ekonomike.
31 fishekët që u gjetën nuk i përkasin Elvis Shkambit, ato janë gjetur në makinën e xhaxhait. Pasi kreu vrasjen, Elvisi i tha xhaxhait: “Ti mund të ikësh, nuk ke punë, mund të marrësh makinën dhe të shikosh punën tënde.” Në atë moment Gjon Shkambi nuk ka lëvizur, ka pritur policinë derisa të arrestohej nipi i tij. Nuk ka pasur një bashkëpunim. Ishin fishekë manovër, jo luftarakë.
Elvis Shkambi ka shfaqur pendesë dhe i ka kërkuar falje familjes së Kalasë. Për sa i përket akuzave, ai akuzohet për vrasjen e funksionarëve të lartë publikë dhe armëmbajtje pa leje. Gjakrat janë ende të nxehta, por ata kanë shprehur pendesë, duke krijuar një ambient sa më të qetë në marrëdhëniet ndërfamiljare.”, u shpreh avokati.Top Channel
-

Vrasja e Gjyqtarit Kalaja/ Gjon Shkambi: Po më merni më qafë, s’kam vrarë askënd. ‘…unë jam viktimë…’
Nga Elton Qyno – Syri
Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, ka zgjedhur të heshtë në polici, duke mos dhënë asnjë shpjegim mbi rrethanat dhe dinamikën e krimit.
Pavarësisht heshtjes në polici dhe qetësisë olimpike në sallën e gjyqit, ku u vra gjyqtari Kalaja, Gjon Shkambi është cilësuar nga prokuroria si shtytësi kryesor i kësaj ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik dhe mbarë drejtësinë Shqiptare.
Vetë Shkambi, gjatë marjes në pyetje është shprehur se në këtë rast ai nuk është autori i krimit por viktima e veprës penale që ka kryer nipi i tij.
Ai ka deklaruar se nuk pranon të japi shpjegime për rrethanat e ngjarjes, duke shtuar se policia dhe prokuroria, janë duke e marrë më qafë.
“…Unë jam një viktimë në këtë rast, pasi nuk kam vrarë askënd, jam viktimë veç pa plagë në trup, unë nuk kam ditur çfarë do të ndodhte sot…”-ka treguar Gjon Shkambi gjatë seancës së marjes në pyetje në policinë e Tiranës.
Sipas tij, Elvis Shkambi është djali i vëllait të tij dhe kanë një pronë të përbashkët, për të cilën ishin dhe në gjyq dhe nuk ka gjë tjetër për të treguar.
Ndaj Gjon Shkambit, policia dhe prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “Vrasjes ndaj funksionarit publik” gjyqtarit Astrit Kalaja dhe “Vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj babë e bir, Ragip dhe Elvis Kurtaj.