Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit Elvis Shkambi që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, do të rikthehet sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Ai kërkon masë më të butë sigurie nga arresti me burg dhe kërkesa e tij do të shqyrtohet sot në orën 10:00 në këtë gjykatë nga gjyqtari Gent Shala.
Pritet që të shqyrtohet gjithashtu edhe ankimimi i bërë nga Banush Koxhaj, punonjësi i sigurisë në këtë gjykatë. Nipi 30-vjeçar, gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 6 tetorit pasi gjyqtari Kalaja dha vendim kundër familjes Shkambi. Në këtë moment, 30-vjeçari ka nxjerrë armën të cilën kishte arritur ta fuste pa problem brenda ambienteve të gjykatës dhe ka qëlluar ndaj gjyqtarit, si dhe ndaj palës kundërshtare, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur
Tag: shkambi
-

Kërkon lirinë/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjon Shkambi rikthehet sot në vendin e krimit në Apelin e Tiranës
-

Vrasja e Astrit Kalasë! Gjon Shkambi rikthehet në vendin e krimit, kërkon lirinë
astrit kalaja-gjon dhe elvis shkembi
TIRANË-Sot do të shqyrtohet ankimimi i Gjon Shkambit, i akuzuar si bashkëpunëtor, për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ankimimi për ndryshimin e masës së sigurisë do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit në Tiranë, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Po në të njëjtën seanca, apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Goxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë, autori i krimit, Elvis Shkambi nuk ka ankimuar masën e “arrestit me burg pa afat”.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë së Tiranës, që kishte kërkuar masën e arrestit me burg për Elvis dhe Gjon Shkambin, autorin dhe xhaxhanë e tij, si dhe për rojen e sigurisë së gjykatës Banush Koxhaj.
Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së Rakip dhe Ervis Kurtajt (babë e bir), 30-vjeçari Elvis Shkambi do të përballet me tre akuza: “Vrasje të funksionarëve publikë”, “Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje e armës”.
Sipas Prokurorisë, xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi dyshohet se kishte dijeni për planin e nipit të tij ndaj palës kundërshtare në procesin gjyqësor dhe se mund të ketë luajtur rol nxitës në tentativën për të vrarë babë e bir, të cilët jetojnë në pronën që ai pretendon në Shkodër. Në të njëjtën kohë, Prokuroria ka ndryshuar kualifikimin fillestar të akuzës, duke hequr nga akuza vrasjen e gjyqtarit.
Ndërkohë, Banush Koxhaj, roja i sigurisë, akuzohet për shpërdorim detyre. Prokuroria thotë se ai nuk ka ndërhyrë pavarësisht se detektorët kanë sinjalizuar praninë e metaleve gjatë hyrjes së Elvis dhe Gjon Shkambit në ambientet e gjykatës.
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks./ZËRI -

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gjon Shkambi rikthehet nesër në vendin e krimit, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit
Në gjykatën e Apelit rikthehet nesër Gjon Shkambi por kësaj here jo për pronat, por si person që kërkon t’i hiqet masa e sigurisë lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit kalaja. Nipi i tij Elvisi nuk e ka ankimuar vendimin e shkallës së parë duke u pajtuar me masën arrest burg pa afat.
Gjon Shkambi kërkon në Gjykatën e Apelit, një masë më të butë sigurie nga arresti me burg. Kërkesa e tij, do të shqyrtohet nesër, në të njëjtën Gjykatë, ku më 6 tetor, nipi i tij, Elvis Shkambi, qëlloi për vdekje me armë gjyqtarin Astrit Kalaja.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00 me gjyqtar relator Gent Shala. Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Me armën që arriti të fusë brenda në sallën e gjyqit, ai plagosi edhe dy persona, babë e bir, nga pala kundërshtare.
Bashkë me Gjon Shkambin Apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Koxhaj, ky i fundit punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i cili u arrestua për shpërdorim detyre.
Gjyqtari Kalaja u vra më 6 tetor, kur Elvis Shkambi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin ku prisnin një vendim sa i takon konflikteve që kishin me 31 familje për çështje pronësie. Pasi gjyqtari Astrit Kalaja vendosi kundër tyre, Elvisi nxjerr nga brezi një armë zjarri dhe qëllon mbi Kalanë duke e lënë të vdekur në vend. -

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shkambi rikthehet të hënën në Gjykatën e Apelit,ja çfarë pritet të ndodhë më 27 tetor
Në gjykatën e Apelit do të rikthehet të hënën më 27 tetor Gjon Shkambi por kësaj radhe si person që kërkon ti hiqet masa e sigurisë të vendosur nga shkalla e parë pasi akuzohet se bashkë me nipin e tij Elvisi vranë gjyqtarin Astrit Kalaja.
Sipas të dhënave seanca pritet të nis në orën 10 me gjyqtar relator Gent Shala.
Autori Elvis Shkambi nuk ka ankimuar vendimin e shkallës së parë duke u pajtuar më masën arrest burg pa afat.
Merr lajme ekskluzive në WhatsappDoni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë mësohet se bashkë me Gjon Shkambin Apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Koxhaj ky i fundit punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në datën 6 tetor ku Elvis Shkambi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin ku prisnin një vendim sa i takon konflikteve që kishin me 31 familje për çështje pronësie.
Pasi gjyqtari Astrit Kalaja vendosi kundër tyre, Elvisi nxjerr nga brezi një armë zjarri dhe qëllon mbi Kalanë duke e lënë të vdekur në vend.
Po me të njëjtën armë ai qëllon edhe në drejtim të palës në proces por që fatmirësisht nuk pësuan dëmtime të mëdha.
Pas krimit ai priti policinë ku dhe dorëzoi armën e zjarrit. Në deklarimet e tija ai ka shprehur pendesë e ndërsa tha se ndaj tij është bërë padrejtësi. -

Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, Shkambi rikthehet të hënën në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë
Të hënën e ardhme, në Gjykatën e Apelit do të rikthehet Gjon Shkambi, por kësaj radhë si person që kërkon ti hiqet masa e sigurisë të vendosur nga Shkalla e Parë pasi akuzohet se bashkë me nipin e tij Elvisi vranë gjyqtarin Astrit Kalaja.
Autori Elvis Shkambi nuk ka ankimuar vendimin e shkallës së parë duke u pajtuar më masën arrest burg pa afat. Ndërkohë mësohet se bashkë me Gjon Shkambin Apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Koxhaj ky i fundit punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në datën 6 tetor, ku Elvis Shkambi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin ku prisnin një vendim sa i takon konflikteve që kishin me 31 familje për çështje pronësie. Pasi gjyqtari Astrit Kalaja vendosi kundër tyre, Elvisi nxjerr nga brezi një armë zjarri dhe qëllon mbi Kalanë duke e lënë të vdekur në vend. -

Gjon Shkambi do të rikthehet në Gjykatën e Apelit, kërkon heqjen e masës së sigurisë
Të hënën, më 27 tetor, në Gjykatën e Apelit, pritet të rikthehet Gjon Shkambi, por këtë herë si person që kërkon t’i hiqet masa e sigurisë e vendosur nga shkalla e parë.
Shkambi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.
Sipas të dhënave, seanca do të nisë në orën 10:00, me gjyqtar relator Genti Shalën.
Ndërkohë, autori i dyshuar Elvis Shkambi nuk e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u pajtuar me masën e “arrestit me burg” pa afat.
Në të njëjtën seancë, Apeli do të shqyrtojë edhe ankimin e paraqitur nga Banush Goxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se vrasja e gjyqtarit ndodhi më 6 tetor kur Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba në sallën e gjyqit ndaj Astrit Kalaja menjëherë sapo ky i fundit dha vendimin kundër familjes Shkambi për një çështje prone.
31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur. -

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjon Shkambi rikthehet në vendin e krimit, ankimon masën e sigurisë
astrit kalaja-elvis shkambi-gjon shkambi
TIRANË- Gjon Shkambi, i akuzuar si bashkëpunëtor, për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ka ankimuar masën e sigurisë. Seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë do të mbahet të hënën, në orën 10, me gjyqtar relator Gent Shala. Po në të njëjtën seanca, apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Goxhaj, punonjës sigurië në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë, autori i krimit, Elvis Shkambi nuk ka ankimuar masën e “arrestit me burg pa afat”.
Dy javë më parë Gjykata e Tiranës la në burg 3 të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë së Tiranës, që kishte kërkuar masën e arrestit me burg për Elvis dhe Gjon Shkambin, autorin dhe xhaxhanë e tij, si dhe për rojen e sigurisë së gjykatës Banush Koxhaj.Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së Rakip dhe Ervis Kurtajt (babë e bir), 30-vjeçari Elvis Shkambi do të përballet me tre akuza: “Vrasje të funksionarëve publikë”, “Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje e armës”.
Sipas Prokurorisë, xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi dyshohet se kishte dijeni për planin e nipit të tij ndaj palës kundërshtare në procesin gjyqësor dhe se mund të ketë luajtur rol nxitës në tentativën për të vrarë babë e bir, të cilët jetojnë në pronën që ai pretendon në Shkodër. Në të njëjtën kohë, Prokuroria ka ndryshuar kualifikimin fillestar të akuzës, duke hequr nga akuza vrasjen e gjyqtarit.
Ndërkohë, Banush Koxhaj, roja i sigurisë, akuzohet për shpërdorim detyre. Prokuroria thotë se ai nuk ka ndërhyrë pavarësisht se detektorët kanë sinjalizuar praninë e metaleve gjatë hyrjes së Elvis dhe Gjon Shkambit në ambientet e gjykatës.
Si ndodhi ngjarja?
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t’i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI -

“Na fike!”, sekondat që e kthyen sallën e Gjykatës së Apelit në skenë krimi
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës Penale në Tiranë, lidhur me vrasjen e bujshme të gjyqtarit Astrit Kalaja, mesditën e 6 tetorit 2025, ku sqarohet gjithë dinamika.
Tre ditë pas ngjarjes, 9 tetor, kjo gjykatë vendosi masën e “arrestit me burg” për autorin e vrasjes, Elvis Shkambi dhe dy persona të tjerë.
Sekretarja rrëfen tmerrin, çastet e fundit të gjyqtarit
E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat, sekretarja gjyqësore në Apel, ka deklaruar se gjyqtari i ndjerë ka bërë thirrje për hapjen e seancës gjyqësore për shpallje vendimi, rreth orës 15:35-15:40 të asaj dite.
“Ka thirrur të gjitha palët në proces me mikrofon, dhe janë paraqitur vetëm katër persona, paditësi R.K., dhe një person që është prezantuar si djali i tij, si dhe dy persona nga pala e paditur, Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi, i cili e shoqëronte. Palët janë ulur dhe gjyqtari ka çelur seancën gjyqësore. Fillimisht qjyqtari ka pyetur paditësin se kush është dhe i ka kërkuar të dorëzojë kartën ID. Ka ndërhyrë djali i tij, por gjyqtari i ka thënë se ishte dëgjues dhe zotëria mund të fliste vetë. Direkt pas kësaj gjyqtari ka shpallur vendimin ku është shprehur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ka cituar dhe afatet e rekursit në Gjykatën e Lartë dhe më pas seancën e ka deklaruar të mbyllur”, thuhet në shkresën e vendimit zyrtar, bazuar në dëshminë e sekretares.
(Theksojmë se paditësi dhe djali i tij mbetën të plagosur atë ditë, por jashtë rrezikut për jetën)
Me shpalljen e vendimit, paditësi dhe djali i tij kanë dalë jashtë sallës nr.3.
Në këtë moment gjyqtari Kalaja është ngritur për të shkuar drejt Dhomës së Këshillimit. Elvis Shkambi është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe ka gjuajtur me pistoletë.
Siç ka rrëfyer para hetuesve sekretarja, në atë moment tronditës, ajo është çuar në këmbë dhe ka vendosur duart në kraharor. 30 vjeçari i ka thënë se “nuk ka gjë me të” dhe është kthyer përsëri duke gjuajtur me armë zjarri drejt gjyqtarit.
“Pasi ka gjuajtur herën e dytë ndaj gjyqtarit ajo është ulur poshtë tavolinës ka dëgjuar gjyqtarin i cilin rënkonte, ku po në ato momente ka dëgjuar se është afruar një nëpunës i gjykatës, i cili ka funksionin roje salle, por jo i sallës së tyre, i cili ka pyetur “çfarë ka ndodhur”. Ajo është ngritur në këmbë dhe ka thënë se kanë vrarë gjyqtarin dhe ka parë gjyqtarin të shtrirë dhe ka dalë në korridor ka bërtitur “njoftoni ambulance”, ndërkohë i është afruar një punonjës gjykatës dhe bashkë janë futur tek dhoma e këshillimit. Kjo punonjëse ka shkuar ka marrë një peshqir dhe ka ardhur përsëri ku me atë peshqir i kanë shtypur plagën gjyqtarit”, thuhet më tej në shkresë.
31 fishekë në makinën e Gjon Shkambit
Pikërisht nëpunësi gjyqësor që ka shkuar i pari në sallë për të parë se ç’kishte ndodhur, është personi të cilit Shkambi i ka dorëzuar armën e krimit.
Në atë moment, ai e ka futur armën në xhep dhe ka tentuar të kërkojë ndihmë. Me mbërritjen e tyre, forcat “Shqiponja” kanë tentuar ta prangosin, por ai u ka thënë se është punonjës i gjykatës dhe u ka treguar armën që i kishte dorëzuar vrasësi i gjyqtarit.
Në shkresë përmendet edhe automjeti tip “Mercedez Benz” i xhaxhai të autorit, Gjon Shkambi, që ishte parkuar te Xhamia e Namazgjasë. Në të, policia ka gjetur 31 fishekë, në dukje fishekë manovër, të kalibrit 9 mm. Sende të paligjshme janë gjetur edhe në banesën e autorit në Shkodër.
Armën e kishte prej 10 vitesh, e shkrepi atë ditë për herë të parë autori, Elvis Shkambi
Ndërkohë i pyetur nga hetuesit, 30 vjeçari ka pranuar çdo veprim që ka kryer me detaje, por ka hedhur poshtë teorinë e bashkëpunimit me xhaxhain e tij, të cilin po e ndihmonte dhe asistonte në këto procese gjyqësore prej 1 viti e 8 muajsh.
Ajo që është e çuditshme në gjithë dinamikën, është fakti se Elvisi me xhaxhain e tij, nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë, shikim apo provokim me palën tjetër me të cilin ishin në proces, pra babë e bir që në fund mbetën të plagosur.
Autori ka thënë se në momentin e shpalljes së vendimit, është tronditur dhe se nuk e duroi më padrejtësinë pas zvarritjes së këtij gjyqi.
Kështu, ka nxjerrë armën nga brezi, të cilën e posedonte prej 10 vitesh pa leje, por që s’e kishte përdorur asnjëherë. Megjithatë e kishte pasur me vetë në çdo seancë gjyqësore dhe në çdo institucion ku kishte shkuar për të kërkuar të drejtën e tij
“Nuk doja të përfundonte kështu”“Mbaj mend që kam qëlluar edhe një herë në drejtim të gjyqtarit dhe mesa kujtoj e kam drejtuar armën në drejtim të derës në mënyrë të pavetëdijshme, edhe një herë në drejtim të derës së sallës”, ka rrëfyer i riu, duke thënë se babë e bir i ka plagosur pa dashur, pasi me ta nuk kishte asnjë lloj problemi.
Pasi ka dorëzuar armën dhe ka dalë në oborrin e Gjykatës, bashkë me xhaxhain, i ka dhënë çelësat e makinës dhe sipas tij, në atë moment i ka thënë se “e vrau gjyqtarin”.
Xhaxhai i tij, i shokuar, i ka thënë “na fike”.
“Jam penduar për çfarë ndodhi, nuk doja të përfundonte kështu”, mësohet të ketë thënë autori. /klan/ -

EMRI – Arrestohet 56- vjeçari nga Mali i Jushit, dëmtoi me kosore një 39- vjeçar që përfundoi në spital…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit ka pasur një konflikt për motive të dobëta, ku shtetasi Besnik Shkambi kishte goditur me mjet prerës (kosore) një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Shkambi, 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se shtetasi P. V., 39 vjeç, është dëmtuar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka pësuar frakturë (thyerje) në krahun e djathtë, pasi është goditur me mjet prerës (kosore) nga shtetasi Besnik Shkambi, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Mjeti prerës (kosore) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi P. V. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Njeriu që goditi shtetin, trondit sërish/ Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë
Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak.
Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për ta mbrojtur nga plumbat. Në këtë moment, autori ul armën, nuk qëllon më. Drejtohet drejt rojës së sigurisë dhe ia dorëzon atij pistoletën i qetë, sikur të mos kishte bërë asgjë.
“Vazhdova të qëlloja sërish. Nuk i kam harxhuar të gjitha plumbat, më kishin mbetur edhe 3 plumba të tjerë. Në momentin që po qëlloja, kuptova atë çfarë po bëja, aty ndalova së qëlluari dhe shkova dorëzova pistoletën te roja e sigurisë, dola jashtë dhe prita të vinte policia që të dorëzohesha”, u shpreh Shkambi.
Patrulla e parë mbërriti në vendngjarje 6 minuta më pas. Elvis Shkambi ndodhej ende në oborr, në këmbë, duke pritur uniformat blu. Jo vetëm që nuk bëri rezistencë, por u thërriste policëve të çorientuar ta arrestonin, pasi ishte pikërisht ai autori i krimit.
Ai u prangos së bashku me xhaxhain Gjonin, që në ato momente fliste në telefon me dikë.Dëshmitarët okularë tregojnë se pas të shtënave çdo gjë u kthye në kaos, ku asnjë s’po kuptonte çfarë kishte ndodhur.
Njeriu që goditi shtetin, trondit sërish/ Elvis Shkambi: Nuk ishte
Sipas dëshmitarëve, në ambientet e ngushta të koridorit, avokatë, palë në procese të tjera, por edhe punonjës të administratës, të terrorizuar, dolën jashtë gjykatës. Të tjerë u futën në dhomën e pritjeve.
Dëshmia e autorit të aktit të rëndë përpara oficerëve të policisë gjyqësore Tiranë është tronditëse. I pyetur për armën e krimit, ai ka treguar se e mbante me vete prej kohësh. Më tronditës është fakti që ai nuk e ka pasur për herë të parë që ka hyrë në gjykatë i armatosur.
“Pistoletën e mbaj prej kohësh. E mbaj sepse ashtu kam disa punë të mijat. Unë kam hyrë edhe herë të tjera në ambientet e gjykatës i armatosur, kjo nuk është hera e parë. Në shumicën e rasteve e kam pasur armën me vete”, tha Shkambi në dëshminë e tij.
Në fillim, ngjarja u duk si një shpërthim i papritur zemërimi, një reagim emocional ndaj një vendimi gjyqësor. Por hetimi që pasoi zbuloi një zinxhir dështimesh dhe përgjegjësish që çuan deri te akti ekstrem. Jo ndaj gjyqtarit të ndjerë, por ndaj sistemit. Ai ishte viktima e pafat e sistemit. Në atë sallë nuk ishte vetëm një autor. Ishte një sistem i tërë që nuk funksionoi.
“Në shënjestër, unë jam i bindur, ka qenë sistemi, frustrimi që ai mund të ketë prodhuar. Mendoj se edhe ndaj gjykatës u drejtua kjo armë, sepse ekzekutimi u realizua në momentin më solemn. Kur gjykata flet, palët duhet të heshtin. Nuk heshtën, por goditën me plumb dhe morën një jetë, një jetë që sakrifikohet për mëkatet e të gjithë sistemit”, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.
“Kjo histori neglizhence tregon se krimi dhe lënia në mëshirë të fatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është një histori e re që zbulohet tani që u vra Astrit Kalaja, i cili nga e gjithë dinamika e zbardhur, tregon se sistemi i kontrollit për të hyrë kishte dështuar, për sa kohë që edhe vetë drejtësia e pranoi dy vite më parë se kishte probleme”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.
Sipas hetimeve të prokurorisë, Elvis Shkambi nuk hyri rastësisht me armë në gjykatë.
Fakti që autori kishte hyrë edhe herë të tjera në atë gjykatë i armatosur e çon në dyshimin e arsyeshëm se çdo gjë ka qenë e planifikuar, bashkë me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, i cili është edhe përfaqësuesi i familjes Shkambi në të gjitha proceset gjyqësore.
Gjoni, i cili ishte gjithashtu prezent në seancë, akuzohet për bashkëpunim në ngjarje. Ai po hetohet për vrasje të funksionarëve publikë në bashkëpunim dhe për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.