Tag: shkambi

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

    “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

    Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga paraburgimi, në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë.
    Shkambi kishte apeluar masën e sigurisë, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur brenda sallës së gjyqit, ku nipi i tij, Elvis Shkambi, qëlloi me armë sapo gjyqtari shpalli vendimin për një çështje pronësie ku xhaxhai i tij ishte palë.
    Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, Gjon Shkambi deklaroi se nuk kishte pasur dijeni për veprimet e nipit të tij, duke u përpjekur të bindte autoritetet për pafajësinë e tij. Megjithatë, Apeli ka rrëzuar ankimimin, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim.
    Ndërkohë, nipi i tij Elvis Shkambi, i cili mbetet gjithashtu në paraburgim, nuk ka apeluar vendimin për të ndryshuar masën e sigurisë. Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë e tretë në të njëjtën çështje gjyqësore.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Nuk kisha dijeni që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

    “Nuk kisha dijeni që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

    Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për dalë nga paraburgimi.

    Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë.
    Gjon Shkambi pretendon se nuk la pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.
    Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
    Ditën e djeshme, Shkambi ndau një letër nga qelia ku shprehte pendesë për krimin, ndërsa rrëfente kalvarin që ka kaluar në polici, prokurori e gjykata për të marrë pronën që pretendonte se e kishte të trashëguar.

    Top Channel

  • Gjykata e Apelit, rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit, për lirimin nga burgu

    Gjykata e Apelit, rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit, për lirimin nga burgu

    Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë, ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia.
    Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg të caktuar nga Shkalla e Parë.
    Gjon Shkambi pretendon se nuk kishte dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.
    Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

  • “Keqardhje për fëmijët e gjyqtarit”/  Elvis Shkambi, vrasësi i Astrit Kalasë, letër nga burgu: Deri sa të kem frymë, ai…

    “Keqardhje për fëmijët e gjyqtarit”/ Elvis Shkambi, vrasësi i Astrit Kalasë, letër nga burgu: Deri sa të kem frymë, ai…

    elvis shkambi-astrit kalaja

    TIRANË- Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ka reaguar përmes një letre publike të shkruar nga ai nga ambientet e paraburgimit, ku ndodhet që prej datës 6 tetor. Në letrën prej 8 faqesh, të shkruar me datë 3 nëntor, Shkambi ka shpjeguar arsyet pse kreu veprim ekstrem. Shkambi shpreh keqardhje dhe ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit, ndërsa sqaron se heshtja e tij gjatë kësaj kohe, ka qenë pikërisht për respekt të familjes Kalaja. 
    Ajo se çfarë ndodhi ditën e ngjarjes, sipas Shkambit, ishte një reagim skandaloz, i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm. Në letër, Shkambi ka vënë dhe një pjesë nga poezia e tij, ku teksa tregon versionin e tij për ditën e ngjarje, mes rreshtave kërkon falje qytetarëve, punonjësve të gjykatës dhe fëmijëve të të ndjerit.
    LETRA E PLOTË:
    Letër drejtuar qytetarëve të vendit
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë:
    Një muaj më parë, në datë 6.10.2025 mbarë vendi u trondit nga një incident i rëndë që ndodhi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
    Si pasojë e këtij incidenti, një person me funksion gjyqtar në këtë gjykatë, fatkeqësisht humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa dy të tjerë fatmirësisht shpëtuan me dëmtime të lehta.
    Gjatë kësaj periudhe, unë nuk kam bërë ndonjë deklaratë publike dhe u kam kërkuar edhe familjarëve të mi të mos e bëjnë një të tillë, si dhe i kam sugjeruar mbrojtësit tim ligjor të tregohet sa më i rezervuar lidhur me këtë ngjarje në daljet e tij në televizion në respekt të dhimbjes së familjes së të ndjerit.
    Sot personalisht po I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Ndjej keqardhje shumë të madhe për dhimbjen që u kam shkaaktuar sidomos në raport me 3 fëmijët e tij, për të cilët, besoj ai ka qenë njeriu më i mirë dhe më i dashur në botë.
    Ndjej një keqardhje shumë të madhe për familjen time, të afërmit, miqtë, kolegët dhe ish kolegët, të cilët me veprimet e kryera atë ditë fatkeqe i kam tronditur, mërzitur padyshim, zhgënjyer.
    Ajo që ndodhi atë ditë ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm. Do e them dhe do e përsëris sa do të kem frymë, që ai vendim ishte më shumë se sa skandaloz. Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë sisutatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.
    Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sisstemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.
    Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e republikës së shqipërisë.
    Çdo jurist që ka një nivel optimal të integritetit moral e profesional mund t’jua konfirmojë një gjë të tillë. Ky nivel padrejtësie, a e justifikon veprimin tim? Jo nuk e justifikon! Të kundërshtosh një padrejtësi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, përveçse moralisht e drejtë është diçka shumë burrërore dhe fisnike, por jo cdo mënyrë reagimi ndaj padrejtësisë është e duhura, apo justifikohet. E kështu, atë ditë duke qenë I vetëdijshëm që kam kryer një krim, kam pritur në oborrin e gjykatës derisa kanë mbërritur organet ligjzbatuese, të cilave u jam dorëzuar për t’i dhënë shtetit llogari për shkeljet e kryera.
    Më lejoni të ndaj me ju një varg të një poezie të cilën e kam shkruar këtu në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale Jordan misja…”Dhe kur në olimpin e padrejtësive mbjell frikë, ata bëjnë një tjetër komplot djallëzor me gënjeshtra, shpifje dhe çdo intrigë. Që përpara botës të dalësh ti fajtor.
    Jam mëse I sigurt që mijëra qytetarë të këtij vendi kanë qenë subjekte të padrejtësisë ekstreme në gjykata, sidomos në procese civile, prandaj po ju inkurajoj që të mos hiqni kurrë dorë nga të drejtat tuaja dhe të mbroni interesat tuaja të ligjshme, por bëjeni këtë gjë në formën e duhur, duke mos kaluar vijën e kuqe, sepse nga viktimë do të ktheheni në agresorë e pastaj përpara botës do të dilni ju fajtorë.
    Në Shqipëri ka plot magjistratë të aftë dhe të ndershëm, por ka edhe shumë të ligj, e këta të fundit nuk kanë fe, as atdhe, as pikë morali njerëzor. Këto specie mizore përdorin çekiçin e drejtësisë për të thyer kokën e të drejtit dhe e kanë kthyer peshoren e drejtësisë në një gjë thuajse abstrakte, e cila vetëm shihet, as nuk preket, as nuk ndihet.
    Në mbyllje dua t’u them atyre që prej datës 6.10.2025 më kanë sulmuar dhe etiketuar me lloj-lloj epitetesh, pa më njohur kurrë më parë, uroj që realisht ta bindin veten e tyre që unë jam e keqja më e madhe e këtij vendi dhe duke e ditur që kjo e keqe e madhe është pas hekurave, shpirti i tyre të gjejë qetësinë e munguar.
    Punonjësve të gjykatës së apelit të juridiksionit të përgjithshëmm tiranë u them që më vjen keq, sidomos pë rata që kam njohur nga afër, sepse kam parë trishtim në sytë e tyre, por shpresoj të më mbajnë mend për atë që isha para datës 6.10.2025.
    Gjithashtu, po u drejtohem sërish fëmijëve të të ndjerit, paralelisht me urrejtjen që kultivoni ndaj meje, kërkoni për të vërtetën! Ata që shtynë babain tuaj të marrë një vendim totalisht të paderrejtë, janë po aq fajtorë sa unë që ai nuk është sot me ju.
    Unë kam shumë për të treguar dhe do të tregoj kur të vijë momenti. Unë dhe shteti shqiptar e njohim mirë njëri-tjetrin dhe jam besimplotë që do i japim llogari njëri-tjetrit për dëmet dhe padrejtësitë që i kemi bërë njëri-tjetrit.
    Zoti i bekoftë dhe I nderoftë gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë.
    Si ndodhi ngjarja?
    Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t’i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI

  • “Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar”/ Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu (FOTO)

    “Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar”/ Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu (FOTO)

    Elvis Shakmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar.
    “Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.
    Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.
    Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së Shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Shkambi.

     
     

  • Vrau gjyqtarin Kalaja, autori letër nga qelia: Ndjej keqardhje, por vendimi ishte skandaloz

    Vrau gjyqtarin Kalaja, autori letër nga qelia: Ndjej keqardhje, por vendimi ishte skandaloz

    Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ka reaguar për qytetarët përmes një letre të shkruar nga ai nga ambientet e paraburgimit.
    Letra, është shkruar me datë 3 nëntor.
    Në letrën e shkruar prej 8 faqesh, Shkambi cilëson fillimisht se heshtja e tij për ngjarjen, ka ardhur në respekt të familjes Kalaja për humbjen e tyre. Ai shprehet se ndjen keqardhje për dhimbjen e shkaktuar në familjen Kalaja, ashtu sikurse dhe për familjen, shoqërinë dhe të afërmit e tij për shkak të veprimit të kryer nga ana e tij.
    Pjesë nga letra
    Shkambi shkruan se ajo se çfarë bëri ai atë ditë, ishte një veprim i palogjikshëm, por cilëson se vendimi i gjyqtarit Kalaja ishte po aq i palogjikshëm dhe “skandaloz”.

    PJESË NGA LETRA:
    “Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.
    Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.
    Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së Shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Shkambi.

  • Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar

    Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar

    Elvis Shakmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar.

    Po ashtu ai shpreh ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
    Ai shprehet se ajo çfarë ndodhi në ditën e ngjarjes ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm.
    “Do e them dhe do e përsëris sa të kem frymë, vendimi ishte më shumë se skandaloz”, thekson ai.
    “Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.
    Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.
    Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së Shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Shkambi.

    Top Channel

  • E PLOTË/ Vrau gjyqtarin Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Prej vitesh ishim kthyer në eksperiment njerëzor

    E PLOTË/ Vrau gjyqtarin Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Prej vitesh ishim kthyer në eksperiment njerëzor

    Shqipëria u trondit pak kohë më parë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

    Gjyqtari u qëllua me tre plumba nga Elvis Shkambi që ishte palë në një proces gjyqësor.
    Së fundmi Elvis Shkambi që tani ndodhet në burg ka reguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë.

    Elvis Shkambi ka dërguar një letër për mediat, siguruar per Syri-n nga gazetari Elton Qyno.

    Nga burgu 313 ai ka treguar për peripecitë për pronat dhe proceset gjyqësore.

    Kjo është letra e dërguar nga Elvis Shkambi:

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

    Dy aparatet telefonike të sekuestruara të Gjon dhe Elvis Shkambit, janë çuar për ekspertim në laboratorin e ekspertizës kompjuterike në prokurorinë e posaçme SPAK. Kërkesa për asistencën kompjuterike me qëllim kryerjen e një ekspertize të avancuar në SPAK të dy telefonave, është bërë nga prokuroria e Tiranës, e cila kërkon të përftojë të dhënat mbi komunikimet telefonike që kanë pasur dy protagonistët e këtij krimi të rëndë të ndodhur në sallën e gjyqit të Apelit.
    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se prokuroria e Tiranës që po ndjek rastin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkon të depërtojë në komunikimet, që kanë pasur para vrasjes xhaxhai dhe nipi, pasi deri në këtë fazë, është qartësuar se autori kryesor që ka qëlluar mbi gjyqtarin Kalaja, është pikërisht, Elvis Shkambi. Ndërsa ende nuk është qartësuar me saktësi roli që ka pasur Gjon Shkambi në këtë vrasje. Dyshimet e deritanishme të grupit të hetimit flasin se Gjon Shkambi ka qenë shtytësi i nipit për të kryer vrasjen. Dhe duke u nisur nga këto dyshime, prokuroria kërkon të gjejë prova përmes ekspertimit në SPAK të dy aparateve celulare të sekuestruara. SPAK gëzon logjistikën teknologjike dhe ekspertizë të mirë në ekspertimin kompjuterik të telefonave, për shkak se ka kontraktuar dy kompani të njohura në këtë fushë, izraelitët e “Cellebrite DI Ltd” dhe kroatët e “INsig2 d.o.o”.
    Tashmë pjesa më e madhe e veprimeve hetimore që çojnë në dinamikën e plotë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja është përmbyllur, por prokuroria e Tiranës po pret të njihet me aktet e ekspertimit të dy aparateve telefonike, që pritet të kryhen në laboratorin e SPAK. Gjyqtari Kalaja, u vra në 6 Tetor 2025 në sallën e gjyqit teksa po shqyrtonte një çështje me karakter civil. Vetëm pak minuta pas vrasjes, Elvis Shkambi, u vetëdorëzua pranë policisë në oborrin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

  • A u planifikua vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja? Telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

    A u planifikua vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja? Telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

    Elvis Shkambi dhe Astrit Kalaja

    TIRANË-Zhvillime të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e 6 tetorit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra gjatë një seanca gjyqësore. Dy telefonat e sekuestruar, njëri i autorit, Elvis Shkambi dhe tjetri i xhaxhait të tij, Gjon Shkambi janë çuar për ekspertim në laboratorin e ekspertizës kompjuterike në prokurorinë e posaçme SPAK.
    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se prokuroria e Tiranës që po ndjek rastin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkon të depërtojë në komunikimet, që kanë pasur para vrasjes xhaxhai dhe nipi. Kjo pasi ende nuk është qartësuar me saktësi roli që ka pasur Gjon Shkambi në këtë vrasje. Dyshimet e deritanishme të grupit të hetimit flasin se Gjon Shkambi ka qenë personi që shtyu nipin për të kryer vrasjen.
    Para kolegëve të gjyqtarit të vrarë, në Gjykatën e Apelit, Gjoni ka shprehur keqardhjen, ndërsa ka deklaruar se po ta dinte do ta kishte parandaluar. Sipas Prokurorisë, xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi dyshohet se kishte dijeni për planin e nipit të tij, Elvis Shkambi ndaj palës kundërshtare në procesin gjyqësor dhe se mund të ketë luajtur rol nxitës në tentativën për të vrarë babë e bir.
    Si ndodhi ngjarja?
    Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t’i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI