Tag: shkambi

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagojnë familjarët që fituan në Apel çështjen e pronësisë kundër familjes Shkambi: Kemi jetuar nën kërcënim

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagojnë familjarët që fituan në Apel çështjen e pronësisë kundër familjes Shkambi: Kemi jetuar nën kërcënim

    Përfaqësuesit e familjeve të godinave ku familja Shkambi pretendon se është pronare, kanë thyer heshtjen. Ata tregojnë se ndër vite familja Shkambi i ka kërcënuar.

    Ata thonë se të gjithë do të shkojnë në varrimin e gjyqtarit, ndërsa shtojnë se autori i kësaj vrasje është ish-kryebashkiaku Lorenc Luka, i cili sipas tyre i ka shitur në mënyrë të paligjshme pronën familjes.
    “Ne na ka strehuar bashkia në ’93. Kemi ndenjur, e më pas në 2012 kanë ardhur Shkambi kanë thënë është ndërtesa ime. Na kanë nxjerrë nëpër gjyqe, kemi punuar e kemi derdhur para për këtë ndërtesë. Tani na kanë bërë presion që të lëshojmë shtëpinë. Kemi nejtur në tension, fajet i ka bashkia që na ka dhënë ne e më pas ia ka shitur edhe atij. Ne na e ka dhënë e më pas atij ia ka shitur. Njehemi shumë keq, më zi nuk ka më. Më mirë kishim dalë në rrugë të madhe se sa të kishin vrarë gjyqtarin. Më mirë të na kishin vrarë ne”, tha njëri prej banorëve në konflikt me Shkambajt.
    Familjarët të cilët kanë folur për Top Channel janë vendosur aty me një urdhër të Bashkisë Shkodër në prona që sipas tyre janë të qeverisë.
    Pastaj në vitin 2012 është shfaqur familja Shkambi si pronare e godinave shtetërore me një vendim që mban firmën e ish-kryebashkiakut Lorenc Luka.
    Banoret thonë se ai e ka marrë me letra falso pasi nuk ka asnjë akt trashëgimie të pronës nga të parët siç pretendojnë pasardhësit.
     

    Top Channel

  • Ekzekutimi i gjyqtarit në sallën e Apelit/ Top Channel zbardh dosjen, cili ishte konflikti i pronësisë së familjes së autorit? Xhaxhai i 30-vjeçarit: Vendimi skandaloz do të….

    Ekzekutimi i gjyqtarit në sallën e Apelit/ Top Channel zbardh dosjen, cili ishte konflikti i pronësisë së familjes së autorit? Xhaxhai i 30-vjeçarit: Vendimi skandaloz do të….

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme kryeqytetin, ku brenda në sallën e Gjykatës së Apelit Tiranë, menjëherë pasi dha vendimin për një çështje pronësie, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me tre plumba në kraharor nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.

    Ky i fundit dhe familja e tij, ishin në një proces gjyqësor me disa familje të tjera, për një çështje prone në Shkodër, e cila sot në Apel kaloi në favorin e palës tjetër dhe jo familjes Shkambi.
    Autori pasi plagosi për vdekje gjyqtarin, plagosi po brenda Gjykatës së Apelit edhe babë e bir, që ishin pala tjetër në proces.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar dosjen që i është paraqitur Gjykatës së Apelit Tiranë, konkretisht gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, nga familja Shkambi, më 27 qershor 2025, ku parashtrojnë ankimimin kundër vendimit të gjykatës së Shkodrës për çështjen në fjalë.
    Ky parashtrim është bërë dhe nënshkruar nga xhaxhai i autorit të vrasjes, Gjon Shkambi.
    Ai i drejtohet Gjykatës së Apelit ndër të tjera me argumentimin se vendimi që Gjykata e Shkodrës ka marrë për këtë çështje, është skandaloz, dhe kërkonin rrëzimin në Apel dhe kalimin në favorin e familjes së tij.
    Ky konflikt pronësie mes familjes Shkambi kundër disa familjeve të tjera në Shkodër, daton në vitin 2012.
    Familja Shkambi ka pretenduar në këtë vit se është pronare e disa godinave në Shkodër, ku janë vendosur disa familje të tjera, me të cilat ishte në proces gjyqësor aktualisht. Familjet e tjera deklarojnë se janë vendosur aty me urdhër të bashkisë Shkodër, në prona shtetërore.
    Pjesë nga parashtrimi i Gjon Shkambit, në ankimimin e vendimit të Gjykatës së Shkodrës, drejtuar Apelit të Tiranës:
    Ky ligj është bërë për ish pronarët dhe ka mbrojtur të drejtat e tyre. Çdo interpretim tjetër që i bëhet vendimeve të gjykatës dhe urdhrit të ekzekutimit, është joligjor dhe keqdashës.
    Në vendimin me nr. 618 (3341), datë 11.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër nuk ka treguar as minimumin e integritetit moral, as profesional, duke marrë një vendim tërësisht të pabazuar në ligj e fakte.
    Në fillim të arsyetimit, Gjykata shprehet se objekt i gjykimit është mënyra dhe ligjshmëria e zhvillimit të procesit të ekzekutimit të titullit ekzekutiv. Më tej, Gjykata shprehet se janë paditësit ata që duhet të provojnë se veprimet apo mosveprimet e kryera nga përmbaruesi gjyqësor kanë cenuar të drejtat dhe interesat e tyre të ligjshme.
    Pas kësaj pjese të arsyetimit, në dukje objektive dhe profesionale, Gjykata, papritur, fillon të bëjë interpretimin e titullit ekzekutiv.
    Ndonëse më herët Gjykata u shpreh se paditësit duhet të provonin se veprimet e përmbaruesit cenonin interesat e tyre të ligjshme, ajo dështoi të identifikonte këto të drejta. Në asnjë moment, Gjykata, pavarësisht se konstatoi faktin se paditësit (të cilët, sipas ligjit duhet të ishin “ankues”) “zaptues”, nuk përmendi ndonjë nen, apo ligj të veçantë që mbron personat që mbajnë forcërisht pronën e dikujt tjetër.
    Gjykata shton se vendimet e gjykatës në favorin tim janë “deklarative” dhe “njohëse”, duke harruar që për to është lëshuar një urdhër ekzekutimi, i cili mban një të drejtë të përfshirë në të.
    Gjykata ka pranuar si provë të pakundërshtueshme “pohimin gjyqësor” të paditësve, të cilët, sipas saj, janë vendosur që në vitin 1993 në objektin që është në pronësinë time, gjë që është e pavërtetë dhe lehtësisht e provueshme për personat e gjobitur: Pal Rrethaj, Pashko Pepniku, Gjelosh Sufaj dhe Mirash Pepaj.
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka injoruar krejtësisht vendimet e formës së prerë, të cilat kanë lënë në fuqi veprimet përmbarimore të Zyrës Përmbarimore Shkodër.
    Kështu, me vendimin nr. 618 (3341), datë 11.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka synuar zhvlerësimin e të paktën 5 vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjë që e bën këtë vendim të pashoq, pasi një vendim gjykate ndryshohet vetëm nga një gjykatë më e lartë.
    Më herët, Zyra Përmbarimore Shkodër më kishte dorëzuar dy banesa, përkatësisht më datë 20.06.2023 dhe 29.06.2023, banesa të cilat kanë qenë në posedimin e paligjshëm të shtetasve Mark Colaj dhe Fran Mema.
    Vendimi i Gjykatës përmendur më sipër është dhënë me qëllim intimidimin e Kryetarit të Zyrës Përmbarimore Shkodër, pasi, nëse dorëzimi i banesave do të ishte bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe vendimet e gjykatës, siç nënkuptohet në këtë vendim, ai do të mbahej përgjegjës para ligjit.
    Ky vendim skandaloz, i gërshetuar me forma të ndryshme presioni, do të sillte më vonë pezullimin e ekzekutimit të urdhrit të ekzekutimit.
    Vlen të theksohet se të njëjtat pretendime që janë shtruar nga personat e gjobitur që mbajnë forcërisht pronën time në këtë proces gjyqësor, janë shtruar edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në gjyqin e kundërshtimit të gjobës përmbarimore.
     

    Top Channel

  • FOTO, i riu që vr*u gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit dhe godina e sherrit

    FOTO, i riu që vr*u gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit dhe godina e sherrit

    Astrit Kalaja u vra nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili këtë të hënë u fut me armë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe qëlloi gjyqtarin pasi xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën.
    Godina e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër është burimi i konfliktit mes disa palëve. Në këtë godinë strehohen 31 familje. Ndërsa familja Shkambi pretendon pronësinë e të gjithë godinës.

    Në vitin 1992, 31 familjet familje me vendim të Bashkisë së Shkodrës u vendosën në godinën e ish-Shkollës së Rezervave të ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara. Në gjyqin e sotëm, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dha vendim jo në favor të autorit dhe familjes së tij.

  • Del fotografia e autorit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja me tre plumba brenda gjykatës

    Del fotografia e autorit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja me tre plumba brenda gjykatës

    Del fotografia e autorit që qëlloi me tre plumba gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, brenda ambienteve të gjykatës. Imazhi që përhapet në rrjetet sociale dhe mediat tashmë ka ndezur debate mbi sigurinë në institucionet e drejtësisë dhe përgjegjësitë e kontrolleve të brendshme.
     Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin pas përfundimit të seancës gjyqësore në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.
    Elvis Shkambi ishte në një proces gjyqësor për një pronë në Shkodër, teksa çështja kishte kaluar në Apelin e Tiranës.
    Mësohet se pasi gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij i pranishëm në seancë, Gjon Shkambi, Elvisi nxori armën dhe qëlloi me 3 plumba në gjoks ndaj gjyqtarit dhe plagosi gjithashtu babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces me të cilët Shkambi ishte në gjyq.
    Babë e bir ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

  • Qëllon gjyqtarin, mësohet se kush është autori i vrasjes

    Qëllon gjyqtarin, mësohet se kush është autori i vrasjes

    Elvis Shkambi është autori vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjyqtari i Gjykatës i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, pasi u sulmua me armë në sallën e gjyqit.
    Ai ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.  “E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar ai në Komisariatin Numër 1.

    Deri në tani është mësuar se familja e autorit të vrasjes së gjykatësit Kalaja, ishte në një kalvar gjyqesh për pronën e saj të uzurpuar, që ishte ish-shkolla e rezervave në Shkodër.

    Një familjar i autorit, i quajtur Gjon Shkambi është ankuar vazhdimisht në media, pasi rezultonte pronari i godinave ku jetonin 31 familje dhe pronat i kishte me dokumentacion të rregullt që i kishte fituar përmes proceseve gjyqësore. Por në Apel disa dokumenta i kishin humbur, duke e rikthyer çështjen në shkallën e parë.

    Familja Shkambi kërkonte nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të saj, ndërkohë që njerëzit që i kishin uzurpuar i jepnin me qira.
    Zbardhet dëshmia e parë e Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja. Ngjarja tronditëse ndodhi brenda sallës së gjyqit.
    Para grupit hetimor, Shkambi mësohet të ketë pranuar autorësinë e krimit.
    “Jam unë autori”, është përgjigjur ai para Policisë. “Gjyqtari dha vendim në favor të palës tjetër”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera ai.
    Pas përfundimit të leximit të vendimit, autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me plumb në zemër.
    Elvis Shkambi nuk është mjaftuar me keq. Ai ka hapur zjarr edhe ndaj babë e bir të cilët ishin pala kundërshtare në procesin gjyqësor.
    Por duket se vendimi i sotëm nuk i ka pëlqyer autorit të vrasjes.
    VIDEO/ Vritet gjyqtari, arrestohet autori. U qëllua në mes të gjyqit me armë

    Vr*tet gjyqtari, PD kërkon dorëheqjen e dy ministrave

  • “Kemi pronësinë e ish-Shkollës së Rezervave”, çfarë thoshte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja

    “Kemi pronësinë e ish-Shkollës së Rezervave”, çfarë thoshte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja

    Ndryshim të dinamikës në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit.
    Mësohet se autori i ngjarjes nuk është Gjon Shkambi, por djali i tij, Elvis Shkambi.
    Babai i autorit, Gjon Shkambi, pak vite më parë në një reagim për mediat kishte deklaruar se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër.
    Ai thotë se është pronari i godinave ku jetonin 31 familje dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt që i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.
    Shkëmbi kërkonte nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij.
    Në vitin 1992, 31 familjet me vendim të bashkisë Shkodër u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit.