Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme, ku u ekzekutua në krye të detyrë gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm. Autori i krimit është Elvis Shkambi, i cili e kreu aktin, pasi humbi gjyqin për një çështje pronësie në Shkodër.
Bëhet fjalë për një godinë në lagjen “Skënderbeg” të ndërtuar nga shteti dhe që në vitin 1992 ishin strehuar me vendim të Këshillit Bashkiak 31 familje, por truallin ku ishte ndërtuar godina e fitoi më vonë me vendim gjykate familja Shkambi.
Të dyja palët, fiks më 6 tetor të vitit të kaluar, janë përplasur edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në emisionin “E diell”, ku një fragment është bërë virale në rrjet që tregon se si Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të sotëm, kërcënon publikisht palën tjetër.
Ai thotë se do i hedhë të gjithë në erë, duke e minosur godinën në të katërt qoshet e saj.
“E gjej unë formën si me e liru, se e minoj në të katërta qoshet, se është prona jeme, e kam me dokumente të rregullta, e kam me certifikatë. Të gjithëve në erë do t’iu hedh. Po ju paralajmëroj, të gjithëve në herë kam me ju hedh.” – shprehej Gjon Shkambi.
Tag: shkambi
-

“Do ju hedh të gjithëve në erë”, si e paralajmëroi Gjon Shkambi krimin në media (VIDEO)
-

VIDEO/ U vra pasi dha vendimin kundër familjes Shkambi, kjo është prona që “i mori” jetën gjyqtarit Astrit Kalaja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit.
Autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, është Elvis Shkambi, i cili u fut në ambientet e sallës së gjyqit me armën me vete, e cila nuk u pikas as nga detektori metalik, dhe as nga kontrolli fizik.
30-vjeçari më pas është kthyer nga kundërshtarët e tij në proces Ervis dhe Rakip Kurtaj duke hapur zjarr edhe në drejtim të tyre. Të dy mbetën të plagosur dhe u përcollën me urgjencë drejt spitalit ku ndodhen në gjendje të stabilizuar.
Para bluve 30-vjeçari ka qëndruar i qetë dhe i pa penduar duke pranuar autorësinë e krimit të rëndë me pretendimin se reagoi ndaj padrejtësisë së kryer. Sipas tij familja e kishte trashëguar atë pronë e cila në komunizëm u shtetëzua dhe bashkia ua ka kaluar dhjetëra familjeve. Prona për të cilën bëhet fjalë, është godina që shihni në video, ku stresohen 31 familje në nevojë, me vendim të bashkisë, si pronë shtetërore.Top Channel
-

Vrau me armë në sallën e gjyqit Astrit Kalanë, dërgohen në Drejtorinë e Policisë Tiranë Elvis Shkambi dhe xhaxhai
Elvis Shkambi së bashku me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, janë dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Gjykatën e Apelit, ku Elvis Shkambi vrau me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja.
Kujtojmë se Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin pas përfundimit të seancës gjyqësore për një pronë në Shkodër, në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.
Mësohet se pasi gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij Gjon Shkambi, i cili ishte i pranishëm në seancë, Elvisi nxori armën dhe qëlloi me 3 plumba në gjoks ndaj gjyqtarit dhe plagosi gjithashtu babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces me të cilët Shkambi ishte në gjyq.
Babë e bir ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Ata kanë qenë palë në proces me familjen e Gjon Shkambit, e cila pretendonte pronësinë e ish-shkollës së rezervave në Shkodër dhe kërkonte lirimin e ambienteve nga 31 familje.
Babë dhe bir rezultojnë se e kanë fituar gjyqin kundër Përmbarimit në Shkodër në shkallën e parë, duke bllokuar lirimin e banesave në favor të Shkambit. -

“Kishin debatuar ashpër seancën e kaluar”,Tela zbulon detajin që vrasja e gjyqtarit ishte e parapërgatitur: Autori ka..
Gazetari Andi Tela, duke komentuar ngjarjen e rëndë sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy shtetas të tjerë, u shpreh se autori i krimit, Elvis Shkambi, ishte përgatitur për ngjarjen e sotme, duke shkuar në seancë me armë, sepse në seancën e kaluar pjesëtarët e familjes Shkambi kishin debatuar ashpër me gjyqtarin.
Ndërsa gazetari Ferdinant Dervishi u shpreh se ruajtja e godinës i është besuar një firme private, që i kishte injoruar masat e sigurisë.
Pjesë nga biseda
Ferdinant Dervishi: Është arrestuar shefi i rojeve private. Gjykatat i kemi me roje private. Si problematikë është ngritur pse kemi polici private, jo të shtetit që janë më autoritarë. Aty janë dy hyrje, një për gjyktësit një për popullin. Tani ose nuk ka punuar pajisja, por hajt të kalojë se çelësat ka se ata lëshojnë një tringëllimë si pistoleta, ndaj dhe nuk u është dhënë rëndësi nga rojet. Kështu është kur ka polici private.
Andi Tela: Vrasësi ka hyrë atje me pistoletë dhe i bindur që s’do të kapet dhe që nuk do të kontrollohet. Një seancë me parë ka debatuar me gjyqtarin. Pala që goditi gjyqtarin ka debatuar ashpër me të. Dhe ishte në dijeni se si futesh brenda. Ka ditur se nuk funksionon dedektori. Për të mos folur për sallat e gjyqit që janë ca dhoma të vogla. Ajo godinë që ka qenë Gjykata e Apelit për Tiranën tashmë është për të gjithë Shqipërinë.
Pas vitit ‘45 shteti ndërtoi këto godinat. Njihet në Shkodër si Pallati i Beqarëve. Në 1992 31 familje të pastreha u futën atje me vendim të këshillit bashkiak. Familja Shkambi pretendonte edhe truallin dhe godinat dhe u bënë pronarë. Konflikti nisi në këto momente se ata kanë të drejtën e parablerjes. -

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, autori i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares por..
Detaje të reja kanë dal në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja nga 30- vjeçari Elvis Shkambi, ku shkak dyshohet humbja e gjyqit për pronën e xhaxhait të tij. Raportohet se 31-vjeçari, brenda sallës së gjyqit, i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës, por nuk e qëlloi.
Me të njëjtën armë, Elvis Shkambi qëlloi edhe ndaj 2 personave nga pala kundërshtare që ka bërë edhe padinë në Apel, babë e bir, Ragip Kurtaj 65 vjeç dhe Ervis Kurta, 45 vjeç. Të dy ndodhen jashtë rrezikut në Spitalin e Traumës. Babai me plagë të lehta në kraharor dhe këmbë. Djali me plagë të lehta në dorë. Autori ishte në sallën e gjyqit duke ndjekur seancën për një pronë në Shkodër, ku palë e tretë e interesuar, ishte xhaxhai i tij i pranishëm në sallë, Gjon Shkambi, i cili e pretendonte atë prej shumë vitesh.
Ai e mbante armën pranë vetes. Sapo gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim në favor të paditësve dhe jo xhaxhait të tij, e përdori kundër tij. Elvis Shkambi ndodhet i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës bashkë me personat që ishin në procesin gjyqësor, punonjës të gjykatës, përfshirë dhe rojën e sigurisë. Këtu, lindin edhe pikëpyetjet e mëdha të masave të sigurisë në gjykatë, se si hyri brenda Gjykatës së Apelit në sallë gjyqi një person i armatosur.
30-vjeçari Elvis Shkambi u fut në gjykatë nga dera ku hyjnë qytetarët, të cilët kalojnë përmes një detektori, i njëjtë si në aeroporte. E paqartë ende se si pajisja nuk ka lëshuar sinjal për praninë e një arme dhe plumbat në xhep. Nga Policia e Shtetit saktësohet se efektivët e tyre nuk kanë lidhje me këtë pajisje sigurie detektimi. Edhe burime nga Policia e Burgjeve thonë se nuk janë efektivë të tyre te skaneri. Siguria në gjykatë është e policisë private, por se e kujt është përgjegjësia, kjo pritet të zbardhet në vijim.
Hetimin për vrasjen e gjyqtarit në krye të detyrës brenda sallës së gjyqit sapo dha një vendim, e ka marrë në dorë SPAK. Dy prokurorë të posaçëm, Adnand Xholi dhe Vladimir Mara shkuan edhe në ambientet e Gjykatës së Apelit. Deri më tani vijojnë seancat e marrjes në pyetje, por akoma nuk ka zyrtarisht të ndaluar.
Trupi i pajetë i gjyqtarit, Astrit Kalaja u dërgua në morgun e Tiranës, aty ku do t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore. -

Konfliktit mes 31 familjeve dhe Gjon Shkambit, kjo është godina që i mori jetën gjyqtarit të Apelit (Foto)
Kjo është godina e ish-shkollës së Rezervave në Shkodër, ku jetojnë 31 familje të cilat prej vitit 1992 janë në konflikt me Gjon Shkambin, nipi i të cilit, Elvis Shkambi qëlloi për vdekje në sallën e gjyqit, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja.
Sic shihet nga pamjet, fasada e objektit është e pandryshuar, ndërsa familjet i kanë përshtatur ambientet e ish-shkollës si hyrje. Nga dëshmitë që kanë dhënë sot për News24, banorët thonë se sot gjyqtari Astrit Kalaja vdiq për të drejtën e tyre.“Unë jam Shuke Pepniku, në banesën që jetoj ja kam blerë shtëpinë Gjon Shkambit më 1996, Bashkia ia ka dhënë atij personit më 1993, s’ka nevojë me e çu më gjatë këtë muhabet.
Gjon Shkambi e ka shit vetë dhe kemi qenë 15 vite gjyqeve, edhe pse e ka shitur vetë, jemi të rregullt me drita, ujë dokumente etj.
Jemi shqetësuar shumë për vdekjen e gjyqtarit. Na vjen shumë keq, ngushëllime familjes së tij.”, kanë thënë sot banorët.
Një tjetër banor u shpreh se Bashkia dhe Hipoteka kishin bërë rrëmujë çështjen dhe në mënyrë të gabuar, duke theksuar se ajo ishte pronë shtetërore dhe jo private, kurse familja Shkambi i kishte humbur gjyqet.
“Fitimi i pronës dihet se është bërë në mënyrë të gabuar. Bashkia, hipoteka e kanë bërë këtë rrëmujë. Hipoteka e ka regjistruar.
Pa vendim të Këshillit Bashkiak, si me qenë në hava. Kjo është pronë e shtetit, i kanë bërë me letra kot. Gjyqet i ka humbur ky. Nuk ka dokumente me nxjerr njerëz jashtë, as vendim, ka bërë manovrime. Ne nuk kemi vendim gjykatë me dal jashtë, asnjë lloj vendimi.
Që në 2012 kemi nëpër seanca. Ka ardhur për të hyrë më forcë, por nuk ka mundur të futet. Fajin e ka Bashkia dhe Hipoteka. Konflikti vazhdon edhe sot”.
Familjet shprehen se prej vitit 2012 ata enden gjyqeve për të drejtën e tyre dhe nën rrezikun e nxjerrjes në rrugë, madje edhe nën presione dhe kërcënime të familjes Shkambi. -

Kronikë e një ma*akre/ Ndaj gjyqtarit Kalaja u lëshuan 4 pl*mba! Nga sherri për pronën deri tek dëshmia e autorit
Teksa po jepte vendimin për një sagë të gjatë me procese gjyqësore për një ndërtesë disa katëshe në Shkodër, aty ku jetojnë 31 familje, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, Tiranë. Të plagosur në këtë maskër kanë mbetur edhe babë e bir, Rakip Kurtaj, 65 vjeç dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç. Katër plumba janë lëshuar drejt gjyqtarit Kalaja, menjëherë pasi ai dha vendimin për një çështje pronësie, që ishte kundër familjes së autorit Elvis Shkambi. Autori 30-vjeçar e ka qëlluar me katër plumba brenda sallës sapo ka dhënë vendimin, ndërsa tre prej e kanë kapur gjyqtarin në gjoks.
Autori Elvis Shkambi ka qenë brenda në sallë në seancën gjyqësore që ka nisur rreth orës 14:00, ku vetë ai ishte palë. Gjyqtari ka dhënë vendim në favor të të plagosurve, dhe jo të tij. Pas përfundimit të vendimit gjyqtari është qëlluar nga autori. Ky i fundit menjëherë armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës. Pas kësaj ai ka dalë te dera e gjykatës ku i ka thënë patrullës së policisë që unë jam autori.Një dosje i është paraqitur Gjykatës së Apelit Tiranë, konkretisht gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, nga familja Shkambi, më 27 qershor 2025, ku parashtrojnë ankimimin kundër vendimit të gjykatës së Shkodrës për çështjen në fjalë. Ky parashtrim është bërë dhe nënshkruar nga xhaxhai i autorit të vrasjes, Gjon Shkambi. Ai i drejtohet Gjykatës së Apelit ndër të tjera me argumentimin se vendimi që Gjykata e Shkodrës ka marrë për këtë çështje, është skandaloz, dhe kërkonin rrëzimin në Apel dhe kalimin në favorin e familjes së tij.
Ky konflikt pronësie mes familjes Shkambi kundër 31 familjeve me ndihmë sociale në Shkodër, daton në vitin 2012. Familja Shkambi ka pretenduar në këtë vit se është pronare e disa godinave në Shkodër, ku janë vendosur familjet në nevojë, me të cilat ishte në proces gjyqësor aktualisht. Familjet e tjera deklarojnë se janë vendosur aty që në vitin 1993, me urdhër të bashkisë Shkodër, në prona shtetërore.
Përfaqësuesit e familjeve të godinave ku familja Shkambi pretendon se është pronare, kanë thyer heshtjen. Ata tregojnë se ndër vite familja Shkambi i ka kërcënuar. Ata thonë se të gjithë do të shkojnë në varrimin e gjyqtarit, ndërsa shtojnë se autori i kësaj vrasje është ish-kryebashkiaku Lorenc Luka, i cili sipas tyre i ka shitur në mënyrë të paligjshme pronën familjes. Gjon Shkambi është xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Dy vite më parë atë e kishin denoncuar 31 familje në Shkodër, duke thënë se u kishte marrë shtëpitë. Pas këtyre akuzave ai kishte dalë publikisht me një deklaratë për mediat duke mohuar akuzat.
Por si arriti të futej brenda në sallë autori i armatosur, kur në këtë institucion, si në çdo institucion tjetër, kalohet nëpër disa kontrolle fizike dhe me detektor metalik? Mister mbeten edhe arsyet që çuan në eliminimin fizik të gjyqtarit, dhe plagosjen e dy persona të tjerë që ndodheshin në sallë, babë e bir.
Lajmet për këtë ngjarje
Inspektori i Lartë i Drejtësisë për vr*sjen e gjyqtarit Kalaja: Siguria duhet të jetë prioritet absolut për të gjithë
Delegacioni i BE-së në Shqipëri: Të rritet siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sallat e gjyqit
Vr*sja e gjyqtarit, familjarët që fituan në Apel çështjen e pronësisë kundër familjes Shkambi: Kemi jetuar me kër*ënime
”Gjyqtari u v*a për ne”, preket i moshuari: Sot ka qenë gjyqi i fundit
Unioni i Gjyqtarëve: Në Gjykata mungojnë masat e sigurisë
SPAK: Thirrje urgjente, të rritet siguria në gjykata dhe punonjësit e drejtësisë
FOTO, i riu që vr*u gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit dhe godina e sherrit
Ministri i Drejtësisë: Do të ketë një ashpërsim të dënimit për ar*ëmbajtjen pa leje. Asnjë akt nuk do të frikësojë drejtësinë
Vr*sja e gjyqtarit, Gjykata e Lartë mesazh politikës: Njerëzit e drejtësisë fyen e denigrohen përditë
Vr*sja e gjyqtarit, ministrja Koçiu: Forcat e policisë s’kanë përgjegjësi për sigurinë brenda godinave të Gjykatave
Vr*sja e gjyqtarit, OSBE: Të tronditur! Sulm ndaj shtetit të së drejtës
Vr*u gjyqtarin pasi humbi gjyqin, zbërthehen veprimet e të riut
Rama: Ngushëllime familjes Kalaja, kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë në Gjykata
Vr*tet gjyqtari, PD kërkon dorëheqjen e dy ministrave
Vr*sja e gjyqtarit, presidenti Begaj: Dënoj aktin mak*bër, i gjendem pranë familjes -

“Më mirë të na vriste ne sesa gjyqtarin” – Banorët e godinës ku u përplas Elvis Shkambi reagojnë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja
31 familjet që prej dekadash jetojnë në godinën e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër, të përfshira në një proces të gjatë gjyqësor me familjen Shkambi, kanë reaguar për ngjarjen tronditëse të ndodhur në Apelin e Tiranës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me tre plumba nga Elvis Shkambi, palë në çështje.
Në një deklaratë për mediat, banorët akuzojnë familjen Shkambi për falsifikim të dokumenteve të pronësisë, ndërsa hedhin përgjegjësinë e situatës mbi ish-kryetarin e Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, për të cilin pretendojnë se ka lëshuar vërtetime për privatizim të ndërtesës pa vendim të Këshillit Bashkiak.“Ngushëllime familjes, na ka ardhur shumë keq. E ka vrarë Lorenc Luka, nuk e ka vrarë shteti, as Shkambi. E ka vrarë Lorenc Luka”, – tha një nga banorët, duke theksuar se vendimet gjyqësore të mëparshme kanë konstatuar mungesën e dokumenteve pronësore të familjes Shkambi dhe falsifikime të pretenduara.
Sipas tyre, Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes, kishte shkuar disa kohë më parë i armatosur te godina ku banonin, por policia nuk mori asnjë masë ndëshkuese.
“Gjon Shkambi ka ardhur vjet këtu i armatosur. I kemi thënë policisë, e ka armën në makinë, nuk e kanë çarë kokën. Fajin e ka shteti!”
Një tjetër banor, gjithashtu i prekur nga çështja, tha se bashkia i kishte strehuar ata në objekt dhe më pas ia kishte shitur të njëjtin objekt familjes Shkambi, duke i futur në një kalvar gjyqesh prej 33 vitesh.
“Na ka futur nëpër gjyqe. Kemi qëndruar në tension prej 33 vitesh. Të gjitha fajet i ka shteti. Më mirë të na vriste ne sesa të vriste gjyqtarin pa faj. Shteti na e dha neve, pastaj ia shiti atij.”
Në vitin 2012, kur u firmos kontrata e privatizimit të godinës, kryetar i Bashkisë së Shkodrës ishte Lorenc Luka. Sipas banorëve, ai ka lëshuar një vërtetim në emër të familjes Shkambi pa miratim të Këshillit Bashkiak, gjë që më vonë është konstatuar si problematike edhe në vendime gjyqësore.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të premte në Gjykatën e Apelit në Tiranë, kur Elvis Shkambi qëlloi me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja, menjëherë pas shpalljes së vendimit në favor të palës kundërshtare. Kalaja humbi jetën nga plagët, ndërsa dy persona të tjerë – babë e bir, gjithashtu pjesë e 31 familjeve – mbetën të plagosur.
Kjo ngjarje ka ngritur alarmin mbi sigurinë në gjykata dhe mungesën e reagimit institucional në çështje të tensionuara me konflikt pronësie. -

“U vra për të drejtën tonë”/ Vrasja e gjyqtarit, flasin familjet që fituan: Gjon Shkambi dhe nipi të dënohen përjetë
Familjet që ishin në konflikt pronësie me Gjon Shkambin janë tronditur sot nga lajmi i vrasjes së gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja.
Dhimbja e tyre bëhet më e madhe për faktin se magjistrati u vra teksa lexonte vendimin gjyqësor në favor të tyre, duke u dhënë të drejtë të jetonin në godinat që pretendonte si pronësi familja Shkambi.
Dhe bashkë me lajmin e mirë për fitimin e procesit gjyqësor të mbi 30 familjeve, ka ardhur edhe ai i kobshëm se magjistrati Kalaja u qëllua për vdekje për shkak të verdiktit që dha, pra për shkak të këtyre familjeve shkodrane, qytet nga i cili ishte edhe vetë.
Por çfarë thonë vetë banorët? Ata kërkojnë dënimin maksimal për Gjon Shkambin dhe nipin e tij, teksa përloten për gjyqtarin Kalaja, duke vënë në dukje se u vra për ta dhe për të vendosur drejtësi, që të mos mbeteshin rrugëve.
Ndërsa shprehin ngushëllimet për familjen Kalaja, ata thonë se do të dëshironin të ishin edhe në varrim. Gjithashtu tregojnë kalvarin 15 vjeçar të gjyqeve, edhe pse për shtëpitë kishin dokumentacione të rregullta.
“Sot ishte gjyqi i Apelit, i fundit, gjyqi na ka dhënë ne të drejtë, tani u bë si u bë… për të gjithë ka qenë vendimi, për të gjithë. Vendimin e mori, janë 30 e ca familje. A më vjen keq për gjyqtarin? Sigurisht, ka vdekur për ne (përlotet). Se është edhe shkodran. Nuk ka vdek për veten, ka vdek pë të drejtën që ka pasur ai dhe për të drejtën tonë dhe s’na la që të na nxirrnin jashtë, se na ka lejuar shteti”, thotë një prej banorëve i përlotur për rastin
Kurse Shuke Pepniku rrëfen ehe kalvarin e gjatë të vuajtjeve e gjyqeve nga familja Shkambi, duke nënvizuar se mund të kishte qenë edhe burri i saj që të kishte mbetur viktimë në atë sallë.
Ajo kërkon dënimin me të gjithë forcën e ligjit të xhaxhait dhe nipit autor.
Rrëfimi i plotë i banores:
“Unë jam Shuke Pepniku, në banesën që jetoj ja kam blerë shtëpinë Gjon Shkambit më 1996, Bashkia ia ka dhënë atij personit më 1993, s’ka nevojë me e çu më gjatë këtë muhabet. Gjon Shkambi e ka shit vetë dhe kemi qenë 15 vite gjyqeve, edhe pse e ka shitur vetë, jemi të rregullt me drita, ujë dokumente etj. Rëndësi ka që jemi shqetësuar shumë për vdekjen e gjyqtarit. Na vjen shumë keq, ngushëllime familjes së tij. Na vjen keq për komshitë që ndodhën aty e u plagosën, mund të ndodhej edhe burri im ay, sepse herën e kaluar bashkë me avokatin por këtë herë nuk shkoi dot sepse kishte disa probleme me fadromën që ka qenë këtu.
Dëshira jonë është me marrë pjesë edhe në varrimin e tij, edhe pse s’na e kishte borxh dhe na ka dhënë vendimin që e di se është i drejtë, jo se është për ne. Gjon Shkambi meriton burg përjetë, bashkë me nipin, për atë që ka bërë, se e ka vrarë ai apo nipi, të dy e kanë bërë.Është e vështirë me hy brena me armë Gjoni, se si hyri brenda. Me vjen shumë keq për gjyqtarin se i shkoi jeta, edhe për familjen e tij dhe komshinë tonë. Ishalla drejtësia dhe zoti dënojnë Gjon Shkambin se na ka bërë për mos me na dal kush para syve”.
Një tjetër banor u shpreh se Bashkia dhe Hipoteka kishin bërë rrëmujë çështjen dhe në mënyrë të gabuar, duke theksuar se ajo ishte pronë shtetërore dhe jo private, kurse familja Shkambi i kishte humbur gjyqet.
“Fitimi i pronës dihet se është bërë në mënyrë të gabuar. Bashkia, hipoteka e kanë bërë këtë rrëmujë. Hipoteka e ka regjistruar. Pa vendim të Këshillit Bashkiak, si me qenë në hava. Kjo është pronë e shtetit, i kanë bërë me letra kot. Gjyqet i ka humbur ky. Nuk ka dokumente me nxjerr njerëz jashtë, as vendim, ka bërë manovrime. Ne nuk kemi vendim gjykatë me dal jashtë, asnjë lloj vendimi. Që në 2012 kemi nëpër seanca. Ka ardhur për të hyrë më forcë, por nuk ka mundur të futet. Fajin e ka Bashkia dhe Hipoteka. Konflikti vazhdon edhe sot”.
Familjet shprehen se prej vitit 2012 ata enden gjyqeve për të drejtën e tyre dhe nën rrezikun e nxjerrjes në rrugë, madje edhe nën presione dhe kërcënime të familjes Shkambi.
“Që nga 2012 na ka çuar nëpër gjyqe. Na ka bërë presione, kemi këtu që prej 30 vitesh. Të gjitha fajet i ka shteti. Shteti na i ka dhënë ne, ia ka dhënë edhe atij. Shteti i ka fajet”, thotë një tjetër banor. -

Ekzekutohet gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi e qëlloi tri herë pas humbjes së gjyqit për pronat. Plagosen edhe dy të tjerë
Drejtësia shqiptare u trondit nga ekzekutimi brenda gjykatës i gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Ai u qëllua me pistoletë tre herë.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda Apelit të Përgjithshëm menjëherë sapo gjykatësi Kalaja shpalli vendimin për të rikthyer në shkallën e parë një dosje për çështje pronësie.
Ky është momenti kur i ndjeri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda që mori.Personi që qëlloi me pistoletë për vdekje, gjyqtarin Astrit Kalaja, është Elvis Shkambi, pasi xhaxhai i tij, Gjon Shkambi humbi gjyqin.
Por jo vetëm kaq. Autori mbushi armën brenda gjykatës e më pas qëlloi edhe ndaj dy personave, babë e bir, që ishin palët kundërshtuese në procesin gjyqësor dhe që fituan të drejtën nga apeli mbi pronësinë, Rakip dhe Ervis Kurtaj.
Menjëherë autori doli nga gjykata dhe armën e krimit ia dorëzoi rojes së sigurisë, ndërsa u vetëdeklarua fajtor.
Shkak i konfliktit që çoi deri në krimin tronditës, është bërë një pronë në qytetin e Shkodrës. Përplasja ka nisur rreth 15 vjet më parë, mes Gjon Shkambit që humbi gjyqin, xhaxhai i autorit, dhe 31 familjeve që jetojnë në shkollën e dikurshme të Rezervave në Shkodër. Secila palë pretendon se gëzon pronësinë mbi objektin ndaj prej vitesh çështja ka mbetur pa zgjidhje në dyert e gjykatave.
Kjo ka shërbyer si motiv që Elvis Shkambi t’i merrte jetën gjyqtarit prej 32 vitesh pjesë e drejtësisë shqiptare, Astrit Kalaja. Ky i fundit ka një karrierë të gjatë dhe së fundmi kishte kaluar me sukses procesin e vetingut, duke shërbyer në apelin e juridiksionit të përgjithshëm.
Ndërkohë, mësohet se dy të plagosurit e tjerë, babë e bir, kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rezikut për jetën. /vizionplus.tv