gjon dhe elvis shkambi dhe gjyqtari Kalaja
TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës, ka vendosur që të zbusë masën e sigurisë për Banush Koxhajn,, i cili shërbente si punonjës sigurie pranë kësaj gjykate, ditën kur u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Koxhaj, i cili ndodhej nën masën e arrestit me burg, tashmë do të qëndrojë i izoluar në banesë.
Gazetari Elton Qyno raporton se shkak për zbutjen e masës së sigurisë, ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e Banush Koxhaj, i cili prej disa kohësh vuan nga sëmundja e diabetit, gjë të cilën e kishte deklaruar që në momentin e arrestimit.
Koxhaj ishte punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe menjëherë pasi u vra gjyqtari Kalaja, ai u arrestua nga policia e Tiranës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kishte ushtruar kontroll fizik ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët hynë të armatosur në sallën e gjyqit.
Dedektori i skanerit të gjykatës dhe sinjal të kuq për prezencën e sendeve metalike, por punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj, megjithëse ndodhej aty nuk ka ushtruar kontroll fizik ndaj dy personave, por ka vijuar të qëndrojë i ulur në karrike.
Kjo solli që Elvis Shkambi, të kalojë perimetrin e sigurisë, duke hyrë i armatosur në sallën e gjyqit. Sapo gjyqtari, Astrit Kalaja, ka dhënë vendimin, Elvis Shkambi, ka qëlluar drejt tij me një pistoletë prodhim gjerman, “Welt Waffen Browning”, duke e lënë të vdekur në vend.
Me të njëtën armë, Elvis Shkambi ka qëlluar dhe babë e bir, Ragip Kurtaj dhe Elvis Kurtaj, që shoqëronte babain atë ditë në gjyq. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 1 plumb i vetëm, ka plagosur babain dhe djalin.
Ndërkohë dy personat e tjerë të shoqëruar për këtë ngjarje të paprecedentë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, vijojnë të qëndrojnë në burg pasi akuzohen për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj gjyqtarit” krye në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seance gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t’i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI