Tag: shkallët

  • Nga Champions-i te ndeshjet e Kombëtareve, arbitret shqiptare po ngjisin shkallët e karrierës në Europë

    Nga Champions-i te ndeshjet e Kombëtareve, arbitret shqiptare po ngjisin shkallët e karrierës në Europë

    Emanuela Rusta vazhdon të ngjisë shkallët në karrierën e saj të arbitrimit. Gjyqtarja shqiptare do të marrë përsëri përsipër të vendosë drejtësinë në fushën e lojës në arenën ndërkombëtare. Pasi arbitroi përballjen mes Lionit dhe St. Poltenit në Ligën e Kampionëve për femra, Rustën e pret një tjetër detyrë e rëndësishme.
    Këtë të premte, duke nisur nga ora 17:30, ajo do të arbitrojë sfidën mes ekipeve kombëtare të femrave të Çekisë dhe Austrisë. Një përballje kjo që është e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në ndihmë të Emanuela Rustës do të jenë edhe Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu në rolin e arbitreve të anësore. Gjyqtare e 4-t e takimit do të jetë Rita Verhapi./Sport Ekspres/

  • VIDEO / Incident në Asamblenë e OKB, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur, çifti Trump i ngjit duke ecur

    VIDEO / Incident në Asamblenë e OKB, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur, çifti Trump i ngjit duke ecur

    Organizatorët e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së nuk do të dëshironin që të ndodhte ajo që ndodhi pak para fjalimit të Donald Trump mbi armikun e tyre më të keq.
    Dhe ndërsa FBI-ja dhe shërbimet sekrete mund të kenë arritur të shpëtojnë telekomunikacionin dhe internetin nga kolapsi pas sulmeve të programeve kompjuterike dashakeqe, ata nuk ishin në gjendje të…rregullonin shkallët lëvizëse.
    Presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij, Melania, u gjendën në një moment të sikletshëm me mbërritjen e tyre, pasi pikërisht kur po përgatiteshin të ngjiteshin, shkallët lëvizëse u ndalën papritur, duke e detyruar çiftin Trump të vazhdonin të ngjiteshin shkallëve në këmbë.

    Udhëheqësi amerikan buzëqeshi dhe tregoi me gisht nga mekanizmi i bllokuar ndërsa gazetarët i bënin pyetje. Ai nuk iu përgjigj asnjërës prej pyetjeve, përfshirë ato në lidhje me bisedën e tij me Volodymyr Zelenskyn.
    Trump më pas e filloi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme duke akuzuar OKB-në për mosveprim në zgjidhjen e konflikteve globale. Ndërsa udhëheqësi amerikan e filloi fjalimin e tij, mikrofoni i tij ishte i fikur.
    “E tëra çfarë mora nga OKB-ja ishte një transmetues i prishur dhe një shkallë lëvizëse”, – komentoi Trump me një dozë humori dhe vazhdoi duke theksuar gjendjen e mirë fizike të Melanias: “Për fat të mirë, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara është në gjendje të shkëlqyer fizike. Ajo nuk pati problem të ngjitej shkallëve. Përveç kësaj, ajo ka duruar shumë më tepër gjatë gjithë kësaj kohe që unë kam qenë përsëri në qeverinë amerikane.”

  • Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump

    Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump

    Një moment i sikletshëm ndodhi pak para fjalimit të presidentit, Donald Trump, në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kur një defekt teknik ndaloi papritur shkallët lëvizëse në hyrje të ndërtesës.

    Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, sapo kishin mbërritur dhe po përgatiteshin të ngjiteshin, kur shkallët elektrike u ndalën pa paralajmërim. Çifti u detyrua të vazhdonte ngjitjen në këmbë, ndërsa stafi i sigurisë dhe pjesëmarrësit u përpoqën të menaxhonin situatën
    Ngjarja ndodhi në një kohë kur shërbimet sekrete amerikane dhe FBI-ja kishin qenë në gatishmëri të lartë, pas disa sulmeve kibernetike që, sipas raportimeve, kishin vënë në rrezik sistemet e telekomunikacionit dhe internetit të Asamblesë.

    NOW – Escalator at UN headquarters immediately stops as Trump and Melania step on it shortly after arriving. pic.twitter.com/8nlUkDoQxm
    — Disclose.tv (@disclosetv) September 23, 2025

    Ndërhyrja e shpejtë e ekipeve teknike shmangu kolapsin e sistemit informatik, por incidenti me shkallët mbeti një detaj i pazakontë në një ditë me tension të lartë sigurie. Udhëheqësi amerikan buzëqeshi dhe tregoi me gisht nga mekanizmi i bllokuar ndërsa gazetarët i bënin pyetje. Ai nuk iu përgjigj asnjërës prej pyetjeve, përfshirë ato në lidhje me bisedën e tij me Volodymyr Zelenskyn.

    Top Channel

  • Në pritje të ministrave, Kryeministria shtron tapetin e kuq. Pas betimit i pret fotoja familjare

    Në pritje të ministrave, Kryeministria shtron tapetin e kuq. Pas betimit i pret fotoja familjare

    Në shkallët e kryeministrisë është shtruar tapeti i kuq për të pritur të gjithë ministrat e kabinetit të qeverisë ‘Rama 4’, të cilët do të mblidhen në kryeministri për mbledhjen e parë qeveritare pas betimit përpara kreut të shtetit, presidenti Bajram Begaj. 
    Siç e do tradita, skuadra ‘Rama 4’ do të zhvillojë dhe foton familjare në shkallët e Kryeministrisë.  
     

  • Aksident tragjik që u mori jetën dy të rinjve në Peqin, banorët: Dëgjuam kërcitje

    Aksident tragjik që u mori jetën dy të rinjve në Peqin, banorët: Dëgjuam kërcitje

    Përplasja e makinës me shkallët e një banese të ndërtuara keq në trotuar ishte fatale për dy të rinj nga Peqini. Goditja e fortë me betonin u mori atyre jetën në vend.
    “Automjeti tip ‘Golf’ me të cilin ata udhëtonin, është përplasur me shkallët e kësaj banese që ndodhet pas shpinës sime. Edhe pse janë transportuar në qendrën spitalore të Elbasanit, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë”, raporton gazetari Fatos Salliu.
    Viktimat janë D.K., dhe G.L., ky i fundit drejtuesi i makinës tip ‘Golf’. Ngjarja ndodhi në rrugën në hyrje të qytetit të Peqinit. Makina ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe ka përfunduar në këto shkallë betoni të kësaj shtëpie që kanë zënë të gjithë trotuarin dhe nuk u kanë lënë mundësi shpëtimi dy të rinjve. Banorë të zonës thonë se dëgjuan një zhurmë të madhe pas aksidentit.
    “Ishin mu këtu, se kush ishin nuk e dinim ne, por vetëm që kërciti dhe bërtiti.”
    Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 2 të mëngjesit të kësaj të diele. Autoritetet policore vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet.
    Tv Klan

  • Aksident që u mori jetën dy të rinjve në Peqin, banorët: Dëgjuam kërcitje dhe ulërima…

    Aksident që u mori jetën dy të rinjve në Peqin, banorët: Dëgjuam kërcitje dhe ulërima…

    Përplasja e makinës me shkallët e një banese të ndërtuara keq në trotuar ishte fatale për dy të rinj nga Peqini. Goditja e fortë me betonin u mori atyre jetën në vend.
    “Automjeti tip ‘Golf’ me të cilin ata udhëtonin, është përplasur me shkallët e kësaj banese që ndodhet pas shpinës sime. Edhe pse janë transportuar në qendrën spitalore të Elbasanit, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë”, raporton gazetari Fatos Salliu.
    Viktimat janë D.K., dhe G.L., ky i fundit drejtuesi i makinës tip ‘Golf’. Ngjarja ndodhi në rrugën në hyrje të qytetit të Peqinit. Makina ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe ka përfunduar në këto shkallë betoni të kësaj shtëpie që kanë zënë të gjithë trotuarin dhe nuk u kanë lënë mundësi shpëtimi dy të rinjve. Banorë të zonës thonë se dëgjuan një zhurmë të madhe pas aksidentit.
    “Ishin mu këtu, se kush ishin nuk e dinim ne, por vetëm që kërciti dhe bërtiti.”
    Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 2 të mëngjesit të kësaj të diele. Autoritetet policore vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet.

  • Aksident fatal, pas mesnate/ Makina del nga rruga dhe përplaset me shkallët e një banese, humbin jetën 2 të rinj

    Aksident fatal, pas mesnate/ Makina del nga rruga dhe përplaset me shkallët e një banese, humbin jetën 2 të rinj

    Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e 2 të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.
    Mësohet se automjeti tip “Volkswagen Golf”, me targë AB433PE, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Teqes” dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.me të cilin udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie.
    Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj, të dy 23 vjeç. Viktimat janë Gabriel Agron Lluca, 24 vjeç, banues në Peqin dhe drejtues i mjetit, si dhe Denis Zeqir Korbi, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 02;00 në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur një aksident mjeti tip W Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin.
    Të plagosurit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen.
    Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

  • Tmerr në Korçë/ Gruaja dhe djali gjejnë 60-vjeçarin të vdekur në shkallët e pallatit

    Tmerr në Korçë/ Gruaja dhe djali gjejnë 60-vjeçarin të vdekur në shkallët e pallatit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen afër spitalit të qytetit juglindor, teksa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale. Sipas policisë, dyshohet se 60-vjeçari ka qenë duke shkuar për në banesë, ndërsa ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit. Ka qenë bashkëshortja me djalin e saj personat të cilët e kanë gjetur të pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
    Sipas informacioneve, viktima vuante nga tensioni por nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Trupi do të dërgohet në morg për ekspertizën mjekoligjore për të zbardhur ngjarjen.

  • E rëndë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë në shkallët e pallatit, dyshohet se vuante nga…

    E rëndë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë në shkallët e pallatit, dyshohet se vuante nga…

    Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë pranë banesës së tij, në një lagje afër spitalit.
    Sipas burimeve paraprake, viktima ishte duke u kthyer në shtëpi kur ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit. Ka qenë bashkëshortja dhe djali i tij që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë.
    Mësohet se i ndjeri vuante nga tensioni i lartë, por shkaqet e vdekjes nuk janë konfirmuar ende. Trupi është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e plota të ngjarjes.
    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit.

  • Nëntë të lënduar në shkallët e metrosë pas koncertit të Beyonces, gjithçka nisi… nga një insekt

    Nëntë të lënduar në shkallët e metrosë pas koncertit të Beyonces, gjithçka nisi… nga një insekt

    Një incident i pazakontë ndodhi në Atlanta të Georgia-s, pas koncertit të Beyonce në një stadium, ku nëntë persona u lënduan pasi u përplasën me njëri-tjetrin në shkallët lëvizëse të një stacioni metroje.

    Ngjarja ndodhi pas mesnate, në stacionin Vine City, vetëm pak minuta pasi turma e fansave të njohur si “BeyHive” po largoheshin nga koncerti “Coëboy Carter”.
    Sipas autoriteteve, një person pësoi thyerje të kyçit të këmbës, shtatë të tjerë u dërguan në spital me lëndime të lehta si prerje dhe gërvishtje, ndërsa një tjetër refuzoi ndihmën mjekësore.
    Dyshohet se gjithçka mund të ketë nisur nga paniku që përjetoi një vajzë, kur u pickua nga një insekt dhe nisi të bërtasë. Sipas oficerëve, ky moment shkaktoi panik masiv dhe njerëzit u rrëzuan nëpër shkallë.
    “Një dëshmitar tha se britma erdhi nga një vajzë që pa një insekt. Në video që po qarkullojnë në TikTok, përmendet një vajzë 10-vjeçare që u tremb kur pa një buburrec ose insekt të madh”, thuhet në një deklaratë të policisë.
    Ndërkohë, autoritetet nuk raportuan për ndonjë kërcënim të qëllimshëm dhe stacioni i metrosë është rihapur pas ngjarjes.

    Top Channel