Tag: shkallës

  • I premtoi 50 mijë lekë dhe i mori kartën e identitetit, arrestohet në flagrancë një person në Lushnje për krim zgjedhor

    I premtoi 50 mijë lekë dhe i mori kartën e identitetit, arrestohet në flagrancë një person në Lushnje për krim zgjedhor

    Një person është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Lushnje. I arrestuari me inicialet M.L u vendos në pranga për ‘Korrupsion aktiv në zgjedhje’. Prokuroria e Fierit ka arritur të dokumentojnë se i arrestuari i ka kërkuar dhe marrë shtetasit M.T., kartën e identitetit.

    Më tej bëhet me dije se ai kundrejt kartës së ID-së i ka premtuar një shume prej 50 mijë lek me qëllim për të favorizuar një subjekt politik në zgjedhje. Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme procedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme.

    Njoftimi i plotë:

    Tentoi t’i marrë kartën e identitetit për të favorizuar një subjekt politik në zgjedhje, Prokuroria Fier procedon penalisht për ‘Korrupsion aktiv në zgjedhje’ shtetasin M.L. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.485, datë 13.04.2025, për veprën penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, mbi bazën e informacioneve të marrë nga Komisariati i Policisë Lushnjë.

    Pas informacionit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, Prokuroria Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të këtij komisariati, si dhe në koordinim të vazhdueshëm dhe efektiv me Prokurorinë e Posaçme kundër Koorupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, duke përdorur edhe metoda proaktive të hetimit, kanë arritur të dokumentojnë se, shtetasi M.L., i ka kërkuar dhe marrë shtetasit M.T., kartën e identitetit kundrejt premtimit të një shume prej 50’000 (pesëdhjetëmijë) lek, me qëllim për të favorizuar një subjekt politik në zgjedhje.

    Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia gjyqësore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka kryer arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesa për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e cila është miratur nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

    Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme procedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike.

  • Dyshohet se bleu vota për PD-në në Lushnjë! Prokuroria nis hetimin ndaj 38-vjeçarit, akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje

    Dyshohet se bleu vota për PD-në në Lushnjë! Prokuroria nis hetimin ndaj 38-vjeçarit, akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.485, datë 13.04.2025, për veprën penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, mbi bazën e informacioneve të marrë nga Komisariati i Policisë Lushnjë.
    Pas informacionit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, Prokuroria Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të këtij komisariati, si dhe në koordinim të vazhdueshëm dhe efektiv me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, duke përdorur edhe metoda proaktive të hetimit, kanë arritur të dokumentojnë se, shtetasi M.L., i ka kërkuar dhe marrë shtetasit M.T., kartën e identitetit kundrejt premtimit të një shume prej 50’000 (pesëdhjetëmijë) lek, me qëllim për të favorizuar një subjekt politik në zgjedhje.
    Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia gjyqësore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka kryer arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesa për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e cila është miratuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
    Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme procedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike.
     

    Top Channel

  • Marin Leka premtoi 500 euro për një votë/ Krimi zgjedhor i dy ditëve më parë në Lushnje kalon në nën kompetencën e SPAK

    Marin Leka premtoi 500 euro për një votë/ Krimi zgjedhor i dy ditëve më parë në Lushnje kalon në nën kompetencën e SPAK

    Dy ditë më parë u identifikua nga ana e organeve përkatëse ligjore, një rast ku u tentua blerja e votës. Një mbështetës i Partisë Demokratike është ndaluar në Lushnje, pasi ofroi para për të marrë kartën e identitetit të një personi me qëllim blerjen e votës.
    38-vjeçari i identifikuar si Marin Leka ka rënë në prangat e bluve pasi i kishte premtuar 500 euro një qytetari në këmbim të votës për Partinë Demokratike të Sali Berishës.
    Ndërkohë, pasi janë kryer të gjitha proçedurat nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, çështja ka kaluar nën kompetençën e SPAK.
    “Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesa për vleftësimin e arrestit dhe çaktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e çila është miratur nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
    Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme proçedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetençë lëndore Prokurorisë së Posaçme.“, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

  • Dosja ‘Toyota Yaris’/ SPAK kërkon 4 vite burg për ish-drejtuesin e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarkën

    Dosja ‘Toyota Yaris’/ SPAK kërkon 4 vite burg për ish-drejtuesin e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarkën

    SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite dhe 3 muaj burg për Aurel Zarkën, ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës.

    Zarka akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm në tri raste dhe për korrupsion pasiv.

    Seanca e radhës është caktuar nga Gjykata për më 5 maj, në orën 09:00, ku do të zhvillohet mbrojtja dhe pas kësaj do të shpallet vendimi përfundimtar.

    Dosja “Toyota Yaris”

    Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit, një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

    Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve. Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje.

    AKUZAT

    Ndaj prokurorit Zarka rëndon akuza “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021), “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

    Cështjet ku ndërhyri prokurori sipas SPAK

    Zarka u arrestua më 29 korrik 2024 me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO. 

    Sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penal, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris” që kur dosja ishte te Prokuroria e Krimeve te Rënda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.  

    Gjithçka është zbuluar nga komunikimet ne SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn, edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi. Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme.

    1 -Procedimin penal nr.130, të vitit 2018, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 287/1, 333/a/1 e (2) dhe 334/1 të Kodit Penal;

    2- Procedimin penal nr.71, të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 të Kodit Penal, duke përfshirë seancën gjyqësore të rivlersimit/zëvendësimit të masave të sigurimit të datës 17.01.2020 të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, fazën e hetimeve paraprake, fazën e caktimit të gjyqtarit të seancës paraprake dhe zhvillimin e seancës paraprake në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë;

    3- Ekzekutimin e disa kërkesave për ndihmë juridike të dërguara nga autoritetet belge të drejtësisë, konkretisht nga gjyqtari i hetimeve paraprake pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, ndaj procedimit penal në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi, etj, të ekzekutuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, si dhe nga Prokuroria e Posaçme;

    4- Procedimin pasuror nr.1, datë 20.12.2019, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të zhvilluar në bazë të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për pasuritë në zotërim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri;

    5- Procedimi pasuror nr.24, datë 19.02.2020, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të zhvilluar në bazë të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Suel Cela alias Marius Lulaj;

    6- Çështjen penale në ngarkim të shtetases Xh. M., e akuzuar për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 134/1 dhe 22 të Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë;

    7- Mosfillimin e procedimit penal për referimin penal nr.669, datë 26.03.2020, të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;

    8- Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.

  • Trafikonin vepra arti, dërgohen në gjyq dy autorët në Fier

    Trafikonin vepra arti, dërgohen në gjyq dy autorët në Fier

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier merr të pandehur dhe dërgon në gjyq shtetasit Sh.K. dhe P.P. për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’ parashikuar nga neni 138/a pg.2 i Kodit Penal.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1926 të vitti 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, dërgoi çështjen në gjyq pasi nëpërmjet metodave speciale të hetimit u arrit të provohej se, i pandehuri P.P. ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tregtimin në datë 18.12.2023, tek agjentët nën mbulim, të objekteve të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale, pa qenë i licencuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore), sikurse kërkon neni 116 i ligjit nr.27/2018, i ndryshuar.
    Në kryerjen e këtij aktiviteti të paligjshëm, i pandehuri P.P. është ndihmuar nga i pandehuri tjetër, Sh.K. Të pandehurit P.P. i janë sekuestruar pasuri kulturore materiale të luajtshme:
    Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale;
    Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine;
    Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës;
    Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal.
    Në përfundim të gjykimit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurve P.P. dhe Sh.K. për akuzat që u atribuoheshin.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër pasurisë dhe trashëgimisë kulturore.

    Top Channel

  • Arrest në burg për Adriatik Bodini, 55 -vjeçarin që goditi me thikë bashkëshorten

    Arrest në burg për Adriatik Bodini, 55 -vjeçarin që goditi me thikë bashkëshorten

    U zhvillua sot seanca për vlerësimin e masës për 55 – vjeçarin Adriatik Bodini, i ndaluar nga policia e Sarandës për goditje me thikë të bashkëshortes së tij Mirjana Bodini,  ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë në shtëpinë e tyre në lagjen nr.4. të qytetit. 

    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë në seancën e ditës së sotme drejtuar nga gjyqtar Mexhit Doçi ka  vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të dhënë nga prokurorja Esmeralda Basho. dhe caktimin si masë “ Arrest në burg”parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Adriatik Bodini.

    Më datë 04.04.2025, në përfundim të gjykimit brenda afatit ligjor, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, gjyqtari i hetimeve paraprake Mexhit

    Doçi ka vendosur:

    Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Adritik Bodini i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88/2 i K. Penal dhe caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj shtetasit Adriatik Bodini atë  të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

    Në seancën e sotme 55 vjeçari është paraqitur i pandehur për veprimin e kryer prej tij duke u shprehur se gjithëçks ndodhi pas një grindjeje në familje. 55 vjeçari është punëtor ndërtimi dhe kohët e fundit ishte duke punuar në Piqeras. 

    51 vjeçarja Mirjana Bodini, me profesion mësuese ndodhet ende në spitalin e Vlorës. 

    Çifti Bodini janë prindër  të një djali.

  • Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu

    Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu

    Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu do të qendrojë në burg.
    Njoftimi i GJKKO:
    GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
    NJOFTIM PËR MEDIAT
    1. Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi: 1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah. 2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës. Tiranë, më datë 01.04.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

  • Familja e kryeministrit në ankth, Gjykata e Tiranës ia kalon SPAK-ut dosjen për aferën me pronat të Linda Ramës…

    Familja e kryeministrit në ankth, Gjykata e Tiranës ia kalon SPAK-ut dosjen për aferën me pronat të Linda Ramës…

    Më 2 shtator 2024, Adriana Kalaja, kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, ka depozituar një kallëzim penal pranë SPAK kundër Kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, Lindita Rama. Kallëzimi përfshin akuza për disa vepra penale, si falsifikim dokumentesh, ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pastrim i produkteve të veprës penale dhe krijim të një grupi të strukturuar kriminal.
    Gjithashtu, është kërkuar vendosja e sekuestros preventive mbi pronën në fjalë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Pas këtij kallëzimi, më 11 shtator 2024, SPAK e ka transferuar çështjen për kompetencë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Më 2 dhjetor 2024, kjo prokurori ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e bërë. Në përgjigje, Adriana Kalaja ka paraqitur një ankimim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, duke argumentuar se vendimi është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe se çështja duhej trajtuar nga SPAK, duke pasur parasysh subjektet e përfshira dhe natyrën e akuzave.
    Më 20 shkurt 2025, gjyqtari Edvan Velçani ka vendosur shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Shkallës së Parë dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke e konsideruar këtë të fundit si gjykatën kompetente për trajtimin e kësaj çështjeje. Ky vendim është përshëndetur nga Partia Demokratike, e cila ka theksuar rëndësinë e ndjekjes së ligjit dhe rikthimit të shtetit të së drejtës. Aktualisht, pritet që SPAK të marrë në shqyrtim çështjen dhe të vendosë për hapat e mëtejshëm në hetimin e akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama.
    Ja reagimi i plotë i avokates
    “Në emër të PD më 2 shtator 2024, kam depozituar një kallëzim penal pranë SPAK: KUNDËR:– Edi Rama, me cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Lindita Rama, me cilësinë e bashkëshortes së Kryeministrit dhe ish anëtares së Bordit Drejtues të Bankës Amerikane të Investimeve etj. OBJEKTI: 1. Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar, të cilët sipas dokumentacionit të administruar bashkëlidhur këtij kallëzimi, rezulton se personalisht apo në bashkëpunim me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të funksioneve apo përgjegjësive të tyre, ekziston dyshimi i bazuar në prova se, kanë konsumuar këto vepra penale: “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; Vepra penale këto të kryera në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal. 2.
    Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi këtë pronë, deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje. Ky kallëzim i është vënë në dijeni edhe Altin Dumani me cilësinë e drejtuesit të SPAK. Sipas shkresës datë 11.09.2024 me Nr. K 1062/1/1 Prot., informohemi se dërgohet për kompetencë lëndore dhe tokësore ky kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Pasi u vura në dijeni të kësaj shkrese, prita që Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ta rikthente sërish në SPAK, për shkak se subjekte dhe objekt i këtij kallëzimi janë kompetencë e SPAK, më datë 03.01.2025 kam paraqitur një kërkesë pranë kësaj prokurorie me objekt:
    Shpallje moskompetence lëndore dhe tokësore për kallëzimin penal bërë nga unë dhe dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë sipas shkresës Nr K 1062/1 datë 11.09.2024 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në ditët e para të janarit, jam vënë në dijeni të faktit se më datë 31.12.2024, posta më ka dërguar pranë zyrës, vendimi e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm datë 02.12.2024, lidhur me procedimin penal nr. 12614 datë 27.09.2024. Sipas vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm datë 02.12.2024, lidhur me procedimin penal nr. 12614 datë 27.09.2024, është vendosur: Mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin nr. 12614 datë 27.09.2024.
    Problemet
    Pasi u vumë në dijeni të këtij vendimi i cili është katërcipërisht në kundërshtim me dispozitat ligjore, paraqitëm një ankim pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ngritëm tre probleme të rëndësishme:
    1. Së pari, ky vendim është në shkelje të procedurave të parashikuara nga ligji penal, pasi nuk jemi përpara afateve ligjore të mosfillimit, për sa kohë që kjo dosje ka ardhur nga SPAK dhe kanë kaluar 6 muaj (ligji thotë 15 ditë).
    2. Po kështu, fakti se kjo dosje as nuk është lexuar kjo me hetuar, vërtetohet edhe referuar të dhënave dhe provave të depozituara nga unë bashkë me kallëzimin penal, ku rezulton se vendimi Nr. 13 datë 14.01.2021 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, i cili ka vendosur: Pushimin e gjykimit të padisë administrative bazuar në kërkesën për heqjen dorë nga padia nga ana e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (dokumenti 47, 48 dhe 49 në kallëzim), është dhënë nga gjyqtare Arbena Ahmetaj, e cila është edhe bashkëshortja e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke e bërë në konflikt të hapur interesi hetimin nga kjo prokurori.
    3. Nga ana tjetër, edhe vetë vendimi i SPAK, është në shkelje të plotë të dispozitave ligjore dhe praktikës së konsoliduar gjyqësore, pasi nga ana e SPAK, nuk është marrë në konsideratë regjimi martesor, ku 50 % e çdo prone është edhe e Kryeministrit Rama, i cili është subjekt i SPAK (kjo nisur edhe nga precedent Xhaçka por edhe sipas deklarimeve në ILDKPKI të të kallëzuarve prej meje) si dhe akuzat e ngritura dhe të vërtetuara përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, vërteton se nga të kallëzuarit prej meje, veprat penale të konsumuara janë objekt i kompetencave të SPAK, kjo në mbështetje të nenit 75/a e Kodit të procedurës penale.
    Ndërkohë, gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Edvan Velçani ndaj të ciolit shprehim gjithë mirënjohjen tonë, u ngrit në lartësinë e detyrës duke vendosur në vendimin nr. 1937 Regj. Them datë 20.02.2025: Të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për gjykimin e kërkesës penale nr. 1937 Regj. Them datë 20.02.2025 dhe dërgimin e akteve Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si Gjykata kompetente. Ndaj themi se sot, qëndron sfida ndaj “heronjve” të fëmijëve tanë të degdisur rrugëve të botës se: A do e amnistojnë sërish “arkitektin” dhe pagatorin e reformës dhe vetë SPAK? Apo do ngrihen në lartësinë e detyrës dhe Kushtetutës? Në çdo rast, PD do vijojë luftën për rikthimin e Shtetit Ligjor të së Drejtës.”