Tag: shkallës

  • Operacioni “Ura”, lihen në burg Genti Ndërjaku dhe Ervis Deti, do ekstradohen në Itali

    Operacioni “Ura”, lihen në burg Genti Ndërjaku dhe Ervis Deti, do ekstradohen në Itali

    Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e autoriteteve italiane për nisjen e procedurave të ekstradimit për Genti Ndërjakun (i njohur edhe si Ekil Ndërjaku) dhe Ervis Detin, të arrestuar gjatë operacionit “Ura”, i cili synonte goditjen e një organizate kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.
    Pas kërkesës së prokurorit Endrit Bimi, gjykata vendosi masën e arrestit në burg për të dy të arrestuarit deri në mbërritjen e dokumentacionit për ekstradim nga autoritetet italiane.
    Për më tepër, Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë dhe e kaloi çështjen në Gjykatën e Durrësit, e cila do të merret me vendimmarrjen për ekstradimin e tyre, pasi dy të arrestuarit janë banorë të këtij qyteti.
    NJOFTIM PËR SHTYP
    Referuar interesit të shfaqur nga disa gazetarë, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:
    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, sot më datë 22.05.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, në praninë e palëve ndërgjyqëse, kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, për shtetasit: G. N. alias E. N. dhe E.D, kërkesën me objekt: “Për miratimin e arrestimit të përkohshëm për qëllime ekstradimi dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”.
    Gjykata pasi administroi provat shkresore, shqyrtoi ato në tërësi, si dëgjoi konkluzionet përfundimtare
    PËR KËTO ARSYE;
    Gjykata duke u bazuar në nenet 493 e vijues të K.Pr.Penale
    V E N D O S I:
    1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit për qëllime ekstradimi të shtetasve G. N. (alias E. N.), i biri i . dhe i ., lindur më .dhe E. D., i biri i B. dhe i N., lindur më . të kryer nga policia gjyqësore në bazë të “Procesverbal për arrestin ndërkombëtar 21.05.2025 ora 10:00”.
    2. Caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave në kërkim G. N. (alias E. N.) dhe E. D.
    3. Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
    4. Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
    5. Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
    6. Kundra këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    U shpall në Tiranë, sot më datë 22.05.2025. (

  • Tërmet i fortë në shtetin fqinj të Shqipërisë

    Tërmet i fortë në shtetin fqinj të Shqipërisë

    Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së enjtes zonën pranë Neapolis, në prefekturën e Lasithit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të Kretës dhe përtej saj.
    Lëkundjet u ndjenë qartë edhe në rajonin e Atikës, përfshirë Athinën.

    Sipas mediave lokale, shumë banorë janë zgjuar të alarmuar, duke dalë jashtë banesave të tyre për siguri. Dëshmitarët raportuan një gjëmim të fuqishëm pas lëkundjeve, ndërsa pamjet filmike tregojnë kabllot elektrike dhe makinat duke u dridhur gjatë tërmetit.
    Në disa supermarkete, produkte ranë nga raftet, duke shkaktuar dëme materiale të vogla.
    Pasgoditjet nuk kanë munguar – janë regjistruar nëntë lëkundje të tjera, me magnitudë që varion nga 2.5 deri në 3.5 ballë të shkallës Rihter.

  • Tërmet 6.4 ballë të shkallës rihter godet Papuan Guinenë e Re

    Tërmet 6.4 ballë të shkallës rihter godet Papuan Guinenë e Re

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot brigjet veriperëndimore të Papua Guinesë së Re, pranë zonës së Angoramit, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

    Epiqendra e tërmetit u regjistrua rreth 80 kilometra në verilindje të Angoramit, në një thellësi fokale prej 10 kilometrash, që konsiderohet relativisht e cekët dhe që mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj lëkundjeve në sipërfaqe.

    Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk janë raportuar viktima apo dëme të mëdha materiale. Megjithatë, autoritetet vendase dhe organizatat ndërkombëtare të emergjencës janë në gatishmëri, duke monitoruar situatën dhe mundësinë e pasgoditjeve.

    Papua Guinea e Re ndodhet në një nga zonat më aktive sizmike në botë, ‘Unaza e Zjarrit’ e Oqeanit Paqësor, ku përplasjet e vazhdueshme të pllakave tektonike shkaktojnë shpesh tërmete dhe shpërthime vullkanike. Syri.net-Protothema

  • Florenc Çapja kërkoi leje që të votojë/ Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e refuzon: Është dënuar për krim të organizuar

    Florenc Çapja kërkoi leje që të votojë/ Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e refuzon: Është dënuar për krim të organizuar

    Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, janë paraqitur gjithsej 159 kërkesa për “lejim votimi,” nga të cilat 137 janë pranuar.
    Të gatshëm për t’i shqyrtuar këto kërkesa kanë qenë të gjithë gjyqtarët e Dhomës Civile të kësaj gjykate, përveç atyre që kanë raporte mjekësore ose janë në leje të miratuar paraprakisht nga Kryetari.
    Në mesin e kërkuesve ishte edhe Florenc Çapja, i cili kërkoi leje për të votuar. Megjithatë, kërkesa e tij u rrëzua, pasi ai është i dënuar për krim të organizuar, çka e përjashton nga mundësia për të marrë leje për të ushtruar të drejtat e tij zgjedhore.

  • Gjykata e Fierit e dënoi ne 1 vit Burg. Apelit i Tiranës eshpall të pafajshëm Luiz Ejllin për falsifikim dokumentesh

    Gjykata e Fierit e dënoi ne 1 vit Burg. Apelit i Tiranës eshpall të pafajshëm Luiz Ejllin për falsifikim dokumentesh

    Gjykata e Apelit e Tiranës ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, i cili ishte bashkëpandehur në çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh. Ky vendim ka ardhur pas ankimimit të bërë nga avokatët e të pandehurve, Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila kishte shpallur fajtor Luiz Ejllin dhe e kishte dënuar me një vit burg për akuzat e falsifikimit të dokumenteve.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP 2”, kishte përdorur vulën e një noteri, ndërsa vetë ai nuk ishte noter dhe kishte kryer një akt të falsifikuar. Akti i falsifikuar kishte të bënte me një marrëveshje që kishte përfshirë shumën prej 210 mijë eurosh, për të cilën ishte ngritur akuza për justifikim të një pasurie të paligjshme.

    Pas ankimimit të avokatëve, Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë vendimin e Shkallës së Parë dhe të shpallë të pafajshëm të pandehurit, duke pranuar se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzën e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të shumës së përmendur. Gjykata e Apelit ka arsyetuar se veprimet e Luiz Ejllit dhe Fatmir Avdurramanit nuk përbëjnë një shkelje të ligjit sipas provave të paraqitura në gjykatën e shkallës së parë.

    Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik, sidomos pas dënimit të mëparshëm të këngëtarit të njohur, që ishte një nga momentet më të diskutueshme të vitit në botën e showbiz-it shqiptar. Tashmë, vendimi i Apelit ka mbyllur çështjen dhe ka shpallur të pafajshëm Luiz Ejllin dhe bashkëpandehurin e tij. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

  • Djali rekrutonte vajza për prostitucion drejt Italisë, me paratë e pista blinte prona në emër të të atit! Sekuestrohen pasuritë

    Djali rekrutonte vajza për prostitucion drejt Italisë, me paratë e pista blinte prona në emër të të atit! Sekuestrohen pasuritë

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Gj., një apartament dhe dy makina, si person i lidhur me shtetasin I.Gj, i cili është subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’.
    Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror nr.81, viti 2020, mbi shtetasin I.Gj., i dënuar dhe arrestuar për veprën penale ‘Trafikim i personave të rritur’ parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal, ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme.
    Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, caktoi masën e sigurimit ‘Arrest në burg’.
    Nga hetimet e shtrira tek personat e lidhur me të, rezultoi se i ati i tij, shtetasi A.Gj., me balancë negative në banka, nuk justifikon me të ardhurat blerjen e një apartamenti dhe dy makinave në pronësi të tij. Këto pasuri të paluajtshme, dyshohet se janë fituar nga personi i lidhur A.Gj., si rezultat i përfshirjes së djalit të tij të dënuar I.Gj. nga aktiviteti kriminal në ‘Trafikimin e personave të rritur”.
    Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive në emër të shtetasit A.Gj si më poshtë:
    1. Pasuri e paluajtshme, apartament nr. 3 me sip 117.78 m,2, Pallatet “SANDY” Sh.P.K, Tiranë;2. Pasuri e luajtshme, automjet tip “Renault Scenic”; dhe3. Pasuri e luajtshme, automjet tip “Lancia Musa”.

    Top Channel

  • Tërmeti në Stamboll, regjistrohen 284 pasgoditje, banorët e kalojnë natën në qiell të hapur

    Tërmeti në Stamboll, regjistrohen 284 pasgoditje, banorët e kalojnë natën në qiell të hapur

    Mëngjesin e sotëm, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mori pjesë në një takim të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Stamboll, ku u shqyrtuan masat që duhen marrë në lidhje me tërmetin 6.2 të shkallës Rihter, i cili u regjistrua ditën e djeshme në brigjet e Silivrit, në Detin Marmara.
    Pas takimit, presidenti Erdogan deklaroi se në takim u vlerësuan masat që po ndërmerren për minimizimin e efekteve të tërmetit.Lexo edhe :Related Posts
    “Falë Zotit, nuk kemi asnjë humbje jete. Ne si shtet jemi në gatishmëri gjatë gjithë kohës”, theksoi ai.

    Më pas, Erdogan u takua me qytetarët në një kafene në lagjen Kiyağıthane, në qendër të Stambollit.
    Pasgoditjet pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter vazhdojnë.  Të paktën 284 pasgoditje janë raportuar deri më tani.
    Pasgoditja e fundit ka ndodhur në orën 7:19 të mëngjesit me intensitet 4.1 të shkallës Rihter, sipas AFAD.
    Disa banorë, kryesisht në periferitë perëndimore të Stambollit, Avcilar, Esenyurt, Yeni Bosna, Bahçelievler, Beylikduzu, zgjodhën të kalonin natën në çadra dhe makina në hapësira të hapura dhe parqe. Megjithatë, shumica e banorëve të Stambollit e kaluan natën në shtëpitë e tyre./vizionplus.tv

  • Mbështetësi i PD tentoi blerjen e votës, çështja kalon nën kompetencën e SPAK

    Mbështetësi i PD tentoi blerjen e votës, çështja kalon nën kompetencën e SPAK

    Dy ditë më parë u identifikua nga ana e organeve përkatëse ligjore, një rast ku u tentua blerja e votës. Një mbështetës i Partisë Demokratike është ndaluar në Lushnje, pasi ofroi para për të marrë kartën e identitetit të një personi me qëllim blerjen e votës.
    38-vjeçari i identifikuar si Marin Leka ka rënë në prangat e bluve pasi i kishte premtuar 500 euro një qytetari në këmbim të votës për Partinë Demokratike të Sali Berishës.
    Ndërkohë, pasi janë kryer të gjitha proçedurat nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, çështja ka kaluar nën kompetençën e SPAK.
    “Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesa për vleftësimin e arrestit dhe çaktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e çila është miratur nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
    Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme proçedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetençë lëndore Prokurorisë së Posaçme.“, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

  • Fier/ I premtoi 50 mijë lekë dhe i mori kartën e identitetit, arrestohet në flagrancë për krim zgjedhor dhe çështja kalon në SPAK

    Fier/ I premtoi 50 mijë lekë dhe i mori kartën e identitetit, arrestohet në flagrancë për krim zgjedhor dhe çështja kalon në SPAK

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 485, datë 13.04.2025, ndaj shtetasit Marin Leka, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, e parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

    Sipas të dhënave zyrtare, hetimet u iniciuan pas informacionit të referuar nga Komisariati i Policisë Lushnjë. Në bashkëpunim me policinë gjyqësore dhe nën koordinimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, janë përdorur metoda proaktive për dokumentimin e ngjarjes. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Rezulton se shtetasi M.L. i ka kërkuar dhe marrë kartën e identitetit shtetasit M.T., kundrejt një premtimi për pagesë prej 50 mijë lekësh, me qëllim favorizimin e një subjekti politik në procesin zgjedhor.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Pas veprimeve të para hetimore, M.L. është arrestuar në flagrancë, ndërsa Prokuroria e Fierit ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal, kërkesë që është miratuar nga Gjykata.

    Çështja tashmë i është kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që Prokuroria e Fierit shpreh angazhimin për hetimin e plotë të këtij rasti dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cënon zgjedhjet e lira dhe demokratike.

    Njoftim i Prokurorisë Fier:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË 

    TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIER 

    Tentoi t’i marrë kartën e identitetit për të favorizuar një subjekt politik në zgjedhje, Prokuroria Fier procedon penalisht për ‘Korrupsion aktiv në zgjedhje’ shtetasin M.L.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.485, datë 13.04.2025, për veprën penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, mbi bazën e informacioneve të marrë nga Komisariati i Policisë Lushnjë. 

    Pas informacionit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, Prokuroria Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të këtij komisariati, si dhe në koordinim të vazhdueshëm dhe efektiv me Prokurorinë e Posaçme kundër Koorupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, duke përdorur edhe metoda proaktive të hetimit, kanë arritur të dokumentojnë se, shtetasi M.L., i ka kërkuar dhe marrë shtetasit M.T., kartën e identitetit kundrejt premtimit të një shume prej 50’000 (pesëdhjetëmijë) lek, me qëllim për të favorizuar një subjekt politik në zgjedhje. 

    Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia gjyqësore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka kryer arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesa për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e cila është miratur nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. 

    Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme procedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike.

  • U arrestua për shitblerje vote, 38-vjeçari do hetohet nga SPAK

    U arrestua për shitblerje vote, 38-vjeçari do hetohet nga SPAK

    38-vjeçari M. Leka që u arrestua të hënën nga policia e Lushnjës teksa tentonte të blinte vota në favor të një subjekti politik pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit do hetohet nga SPAK.Prokuroria e Fierit i ka kaluar çështjen penale në ngarkim të tij SPAK.
    38-vjeçari u kap teksa i kërkonte një qytetari në Lushnje kartat e identitetit në këmbim të një shume prej 50 mijë lekësh, me qëllim blerjen e disa votave.Njoftimi:
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.485, datë 13.04.2025, për veprën penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, mbi bazën e informacioneve të marrë nga Komisariati i Policisë Lushnjë.
    Pas informacionit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, Prokuroria Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të këtij komisariati, si dhe në koordinim të vazhdueshëm dhe efektiv me Prokurorinë e Posaçme kundër Koorupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, duke përdorur edhe metoda proaktive të hetimit, kanë arritur të dokumentojnë se, shtetasi M.L., i ka kërkuar dhe marrë shtetasit M.T., kartën e identitetit kundrejt premtimit të një shume prej 50’000 (pesëdhjetëmijë) lek, me qëllim për të favorizuar një subjekt politik në zgjedhje.
    Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia gjyqësore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka kryer arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesa për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e cila është miratur nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
    Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme procedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike.