Tag: shkallës

  • Tërmeti i sotëm, reagon IGJEUM: Epiqendra në Fushë-Krujë, magnituda 4 e shkallës Rihter

    Tërmeti i sotëm, reagon IGJEUM: Epiqendra në Fushë-Krujë, magnituda 4 e shkallës Rihter

    Dy lëkundje tërmeti kanë goditur vendin tonë ditën e sotme (27 qershor). Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit me magnitudë 3.9 dhe 4 të shkallës Rihter ka qenë Fushë-Kruja.
    Thellësia e lëkundjeve ka qenë 10 kilometër, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe nga qytetarët.
    Deri në këto momente nuk është raportuar për dëme. Këto lëkundje, pasojë tërmetin 4.2 të shkallës Rihter që ra tre ditë më parë në Fushë-Krujë dhe u pasua nga një sërë pasgoditjesh në Durrës, Pukë, Mal të Zi, duke shkaktuar panik te qytetarët.

  • Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri

    Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri

    Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë.
    Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit.

    Thellësia e tërmetit është përllogaritur në vetëm 5 kilometra, çka e bën atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm nga banorët e zonës.
    Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, veçanërisht në Fier, Patos dhe Ballsh.
    Në Shqipëri janë ndjerë disa lëkundje tërmeti gjatë ditëve të fundit, me më të fortën pranë zonës së Fushë Krujës me magnitudë 4,2 i shkallës rihter.

  • Nuk ka qetësi/ Tërmeti ‘shkund’ sërish vendin tonë, ja epiqendra dhe magnituda

    Nuk ka qetësi/ Tërmeti ‘shkund’ sërish vendin tonë, ja epiqendra dhe magnituda

    Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit.
    Thellësia e tërmetit është përllogaritur në vetëm 5 kilometra, çka e bën atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm nga banorët e zonës. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, veçanërisht në Fier, Patos dhe Ballsh. Në Shqipëri janë ndjerë disa lëkundje tërmeti gjatë ditëve të fundit, me më të fortën pranë zonës së Fushë Krujës me magnitudë 4,2 i shkallës Rihter.

  • Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

    Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

    Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë.

    Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit.

    Thellësia e tërmetit është përllogaritur në vetëm 5 kilometra, çka e bën atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm nga banorët e zonës. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, veçanërisht në Fier, Patos dhe Ballsh.

    Në Shqipëri janë ndjerë disa lëkundje tërmeti gjatë ditëve të fundit, me më të fortën pranë zonës së Fushë Krujës me magnitudë 4,2 i shkallës rihter. 

  • GJKKO e dënoi me 6 muaj burg, Apeli jep 100 orë punë publike për ish-gjyqtarin e njohur

    GJKKO e dënoi me 6 muaj burg, Apeli jep 100 orë punë publike për ish-gjyqtarin e njohur

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 26 qershor 2025, la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë ndaj ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, i dënuar për deklarim të rremë të pasurisë.
    Por, dënimi me 6 muaj burg u pezullua dhe u zëvendësua me kryerjen e 100 orëve punë në interes publik brenda 6 muajve, nën monitorimin e Zyrës së Shërbimit të Provës në Tiranë. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të dënuarit, ndërsa kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kishte shpallur më parë fajësinë e Zenelajt dhe e kishte dënuar me 6 muaj burg, gjysmën e masës së kërkuar nga prokurorja. Dënimi u pezullua dhe u caktua shërbim prove për 1 vit me kusht moskryerjen e veprave të tjera penale.
    Zenelaj u dërgua për gjykim në vitin 2022 për deklarim të rremë pasurie. Në tetor 2023, SPAK mori vendim për konfiskimin e pasurive të tij, përfshirë një tokë në Porto Palermo dhe pasuri të tjera në Ishull-Shëngjin. Ai u largua nga sistemi gjyqësor në 2017, së bashku me disa anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë, duke refuzuar procesin e rivlerësimit dhe pozicionet në Apel. Bazuar në këtë refuzim, KPK e ndaloi rikthimin e tyre në drejtësi për 15 vjet.

  • Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

    Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

    Sërish mbrëmjen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në kryeqytet, këtë herë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, 12 km nga Tirana.
    Kujtojmë se në orën 05:03 të mëngjesit, vendi u trondit nga një tjetër tërmet, më i fortë, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte në veriperëndim të Kamzës, pranë Tiranës.
    Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

  • Pse është koha e përsosur për të qenë një kompani e madhe?

    Pse është koha e përsosur për të qenë një kompani e madhe?

    Ekonomitë e reja të shkallës. Ndryshimet e sjella nga Inteligjenca Artificiale dhe Trump favorizojnë gjigantët e korporatave, tani për tani, shkruan The Economist Pavarësisht vështirësive, ekonomia e shkallës ka sjellë gjithmonë përfitime të mëdha për bizneset. Kostot fikse vendosen kundrejt më shumë të ardhurave, duke rritur fitimet dhe duke mbështetur investimet. Pesha në treg sjell fuqi …

  • U lirua në 2023/ Apeli i GJKKO kthen në burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

    U lirua në 2023/ Apeli i GJKKO kthen në burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

    Sali Hasa

    TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, duke ndryshuar kështu vendimin e Shkallës së Parë. Ish-prokurori u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për korrupsion në maj të 2022-it. Dënimi iu konvertua me 4 vite shërbim prove, duke çuar në lirimin e Hasës (në 2023-in), i cili gjithashtu u përjashtua për 5 vite nga funksionet publike.
    Apeli i Posaçëm ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë të 31 majit 2022, dhe tashmë Hasa do të duhet të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit në qeli.
    Hasa dyshohet se mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një personi që prokurori kishte nën hetim, duke i pushuar më pas çështjen. Motër e vëlla u gjetën fajtor gjithashtu për korrupsion. Sali Hasa, shënon edhe rastin e parë kur një prokuror u përball me procesin e vettingut ndërkohë që ndodhej me masë sigurie “arrest me burg”.
    Njoftimi i gjykatës: 
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare),  më datë 18.06.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 19 akti, datë 18.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, datë 23.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me të pandehurin S.H. – disponuar mbi ankimet e paraqitur ndaj vendimit nr. 36, datë 31.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
    1.      Lënien në fuqi të vendimit nr. 36, datë 31.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurin S.H. lidhur me deklarimin e tij fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e  parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, si dhe llojin dhe masën e dënimit për këtë vepër penale;
    2.      Në zbatim të nenit 55, paragrafi 2, të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri S.H. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim;
    3.      Në zbatim të nenit 406, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.H. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim;
    4.      Ndryshimin e vendimit nr. 36, datë 31.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër, në këtë mënyrë:
    –          Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin S.H.;
    –          Bazuar në nenin 190, pika 1, shkronja “a”, të Kodit të Procedurës Penale, e lidhur me nenin 36, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit Penal, provat materiale, kartëmonedhat në vlerën 1,000 (një mijë) euro, të sekuestruara me procesverbalin e datës 19.06.2021, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit;
    –          Bazuar ne nenin 190, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale, kartëmonedhat në vlerën 1,070,000 (një milion e shtatëdhjetë mijë) lekë dhe 1,000 (një mijë) euro, të sekuestruara me procesverbalin e datës 19.06.2021, t’i kthehen të pandehurit S.H.;  
    5.      Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;
    6.      Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij;
    7.      U shpall në Tiranë, sot më datë 18.06.2025.

  • U lirua në 2023-Apeli i GJKKO kthen në burg Iish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

    U lirua në 2023-Apeli i GJKKO kthen në burg Iish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

  • Sekuestrim apartamentit që SPAK dyshon se është i Erion Veliajt! Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

    Sekuestrim apartamentit që SPAK dyshon se është i Erion Veliajt! Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

    Gjykata e posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e apartamentit që ishte në pronësi të një kompanie dhe që dyshohet nga SPAK se përdorej nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

    Ndërkohë, në SPAK ka mbërritur avokati i kryebashkiakut të Tiranës, për gjyqin me dyer të mbyllura, ku Prokuroria e Posaçme do të japë informacionin dy mujor sipas parashikimeve ligjore.

    Top Channel