Tag: shkallës

  • Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë, TCH siguron foton e avokatit të Monika Kryemadhit

    Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë, TCH siguron foton e avokatit të Monika Kryemadhit

    Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga avokati Redi Llanaj.

    Korrespodenti i Top Channel, Mikel Marsi ka siguruar foton e avokatit Llanaj, avokat i Monika Kryemadhit.
    Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.
    Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbaje rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë.
    “Nuk më njeh mua, unë kaloj çdo ditë këtu”-është shprehur avokati.
    Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.
    Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen

     

    Top Channel

  • Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë, TCH siguron foton e avokatit

    Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë, TCH siguron foton e avokatit

    Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga avokati Redi Llanaj.

    Korrespodenti i Top Channel, Mikel Marsi ka siguruar foton e avokatit Llanaj.
    Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.
    Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbaje rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë.
    “Nuk më njeh mua, unë kaloj çdo ditë këtu”-është shprehur avokati.
    Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.
    Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen

     

    Top Channel

  • Sistemi i drejtësisë në zi, Gjykata e Vlorës pezullon të gjitha proceset gjyqësore pas vrasjes së Kalasë

    Sistemi i drejtësisë në zi, Gjykata e Vlorës pezullon të gjitha proceset gjyqësore pas vrasjes së Kalasë

    Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur të pezullojë të gjitha proceset gjyqësore gjatë kësaj të marte, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë.
    Sipas njoftimit zyrtar, përjashtim nga pezullimi bëjnë vetëm masat e sigurisë, të cilat do të zhvillohen sipas afateve ligjore.
    Burime nga gjykata bëjnë të ditur se pezullimi i proceseve gjyqësore do të vazhdojë deri më datë 10 tetor, ndërsa aktiviteti normal pritet të rifillojë pas kësaj date.
    Ky është informacioni më i fundit që vjen nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, pas vendimit për ndërprerjen e përkohshme të seancave gjyqësore.
    Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka shprehur dhimbje të thellë dhe solidaritet me familjen, kolegët dhe mbarë trupën gjyqësore për humbjen tragjike të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Astrit Kalaja.
    Në reagimin e gjykatës thuhet se kjo ngjarje e rëndë ka tronditur gjithë sistemin e drejtësisë dhe shërben si kujtesë e dhimbshme për nevojën urgjente për të garantuar sigurinë, dinjitetin dhe mbrojtjen e çdo gjyqtari në ushtrimin e detyrës.
    “Gjyqtarët janë në shërbim të shtetit të së drejtës dhe të qytetarëve, duke marrë çdo ditë vendime të vështira që kërkojnë integritet, guxim dhe përkushtim. Këto vlera kërkojnë respekt dhe mbështetje nga institucionet dhe nga shoqëria, jo cenim apo rrezikim”, thuhet në deklaratë.
    Gjykata thekson gjithashtu se shteti ka detyrimin moral dhe ligjor për të krijuar kushte të sigurta për ushtrimin e detyrës së gjyqtarit, në mënyrë që ai të veprojë i pavarur dhe i mbrojtur nga çdo formë presioni apo kërcënimi.
    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së gjyqtarit dhe kolegëve të tij për këtë humbje të rëndë.

  • GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

    GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

    Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet për ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-nënkryetarin Arbjan Mazniku.
    Hetimet ndaj Erion Veliajt dhe ish-vartësit të tij lidhen me prishjen e ndërtesave tek zona e “5 Majit”.
    Kallëzimi i ngritur ndaj ish-kryebashkiakut dhe Arbjan Maznikut për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” është pushuar nga Prokuroria e Tiranës.
    Njoftimi
    Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 08.09.2025 është regjistruar kërkesa me nr. 140 regj.them., dërguar për kompetencë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me kërkues Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me objekt: “Pushimin e çështjes penale me nr. 1782 të vitit 2022, të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për shkak se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”.
    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 128, 128/a pika 1 shkronja “b”, 329 dhe 329/b e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 140, datë 30.09.2025, vendosi:
    Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 14.04.2023, me objekt: “Pushimin e çështjes penale me nr. 1782 të vitit 2022, të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për shkak se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”.
    Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.Tiranë, më datë 02.10.2025
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

  • Prishja e ndërtimeve te “5 Maji”, GJKKO urdhëron SPAK-un që të hetojë Veliajn e Maznikun

    Prishja e ndërtimeve te “5 Maji”, GJKKO urdhëron SPAK-un që të hetojë Veliajn e Maznikun

    Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet për ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-nënkryetarin Arbjan Mazniku.
    Hetimet ndaj Erion Veliajt dhe ish-vartësit të tij lidhen me prishjen e ndërtesave tek zona e “5 Majit”.
    Kallëzimi i ngritur ndaj ish-kryebashkiakut dhe Arbjan Maznikut për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” është pushuar nga Prokuroria e Tiranës.
    Ndërkohë gjyqtarja e posaçme, Rudina Palloj vendosi:“Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 14.04.2023, me objekt: “Pushimin e çështjes penale me nr. 1782 të vitit 2022, të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për shkak se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”.”
    “Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në vendim.
    NJOFTIM PËR MEDIAT

    Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 08.09.2025 është regjistruar kërkesa me nr. 140 regj.them., dërguar për kompetencë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me kërkues Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me objekt: “Pushimin e çështjes penale me nr. 1782 të vitit 2022, të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për shkak se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”.
    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 128, 128/a pika 1 shkronja “b”, 329 dhe 329/b e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 140, datë 30.09.2025, vendosi:
    Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 14.04.2023, me objekt: “Pushimin e çështjes penale me nr. 1782 të vitit 2022, të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për shkak se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”.
    Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Tiranë, më datë 02.10.2025
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

  • I ulen 5 vite, Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

    I ulen 5 vite, Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

    Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë në aplikim të nenit 55 që parashikon bashkimin e dënimeve.
    Treshja e Apelit që mori vendimin ishte e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, të cilët ndryshuan pjesërisht vendimin për një pjesë të dënimit.
    Ishin avokatët e Becchettit ata të cilët iu drejtuan Apelit, pas vendimit të Shkallës së Parë që e dënoi biznesmenin italian me 17 vite burg, nën akuzën se ai, përmes kompanive të tij, kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
    Becchetti u akuzua për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
    I akuzuari tjetër në këtë proces, Mouro de Renzis u dënua përfundimisht me 12 vite burg, nga 16 vjet burg që e dënoi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.
    Ndërsa në fuqi u la dënimi për Eriona Troplinin dhe Liliana Condimitti, të dënuara me nga 8 vite burg secila.

  • Një figurë e re në drejtësinë e Elbasanit/ Emërohet zv.kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë (Emri)

    Një figurë e re në drejtësinë e Elbasanit/ Emërohet zv.kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë (Emri)

    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve ka zgjedhur Elis Dinen në postin e Zëvendës Kryetarit të kwsaj gjykate.
    Dine vjen në këtë detyrë me një përvojë të konsiderueshme në sistemin gjyqësor dhe angazhim të vazhdueshëm në përmbushjen e parimeve të drejtësisë, integritetit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
    Kolegët e tij në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i uruan suksese në ushtrimin e përgjegjësive të reja dhe garantimin e një administrimi gjyqësor transparent, efikas dhe të pavarur.

  • Trafikuan vajza nga Uganda me qëllim shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria e Fierit arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët

    Trafikuan vajza nga Uganda me qëllim shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria e Fierit arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët

    Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë, u arrestuan pesë persona, dy shtetase nga Uganda, ‘tutori’ dhe bashkëpunëtorët e tyre për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” kryer në bashkëpunim dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor” të parashikuar nga nenet 110/a/2, 115 dhe 25, 114/1 301 dhe 25, 279/2 dhe 25, 180/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
    Pas një hetimi proaktiv disa mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, dokumentoi veprimtarinë e jashtëligjshme të trafikimit të personave të rritur organizuar nga shtetasi O.P. administruar nga shtetësja K.H.
    Vajzat e trafikuara së fundmi ishin nga Uganda, të cilat kishin hyrë në vendin tonë në muajin mars 2024. Ato rekrutohen fillimisht si kërcimtare “strip dance” dhe më pas duke përfituar nga kushtet ekonomike dhe sociale pranonin kryerjen e shërbimeve seksuale në zonën “prive” të lokalit. O.P., duke patur si qëllim të pengojë zbulimin e së vërtetës, gjatë periudhës së hetimeve pasi ka mbyllur për disa kohë lokalin, ka përdorur shtetasen O.G. si qerramarëse dhe administratore fiktive.
    Edhe në këtë rast, shtetasi O.P. përdor një person vulnerabël, një vajzë me probleme familjare e sociale. Bashkëpunëtorja e tij K.H. menaxhonte lokalin, vajzat e punësuara ndërsa paratë e fituara ia dorëzonte organizatorit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 611,000 Lekë, shuma parash në monedha të tjera dhe dy doreza përforcuese grushti metalike.
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Fier miratoi kërkesat e Prokurorit dhe caktoi masat e sigurimit “arrest në burg” për organizatorin O.P. dhe bashkëpunëtoren K.H., “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” për O.G. Për vajzat e huaja u caktua “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

    Top Channel

  • U kap me fermë kanabisi në Britani/ ‘Më shkatërrohet martesa nëse kthehem në vendlindje’, shqiptari i shpëton deportimit

    U kap me fermë kanabisi në Britani/ ‘Më shkatërrohet martesa nëse kthehem në vendlindje’, shqiptari i shpëton deportimit

    Një shqiptar, trafikant droge, arriti t’i shpëtonte për momentin deportimit në Sqhipëri, falë pezullimit të vendimit të gjykatës së shkallës së parë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila kishte vendosur riathesimin e tij në vendlindje.

    Në vendimin e Gjykatës, thuhej se marrëdhënia e shqiptarit me gruan e tij do të dëmtohej, nëse ai do të dëbohej nga Mbretëria e Bashkuar.

    Roland Matranxhi u dënua me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Kurorës së Mançesterit në vitin 2023, për përfshirjen e tij në një fermë të madhe të kanabisit me një bande droge.

    Ministria e Brendshme u përpoq ta deportonte atë, por shqiptari apeloi në një gjykatë më të ulët për imigracionin.

    Partnerja e tij portugeze i tha gjykatës se nuk do të zhvendosej në Shqipëri, pasi nuk donte të largohej nga motra e saj, e cila jeton me të në Mbretërinë e Bashkuar.

    Gjykatësi tha se kjo do të thoshte që marrëdhënia e tyre “e dashur” do të “ftohej”, dhe vendosi që Matranxhi mund të qëndronte në vend, pasi ai arriti të bindte gjykatën për të mos u deportuar.

    Megjithatë, vendimi i shkallës së parë u rrëzua nga gjykata për imigracionin, e cila kishte vendosur se Matranxhi kishte dhënë arsye “qartësisht të pamjaftueshme” dhe ishte e gabuar që ta lejonte të qëndronte.

    Matranxhi hyri në Mbretërinë e Bashkuar në rrugë “klandestine” në qershor 2018, përpara se të aplikonte dhe t’i jepej statusi i paracaktuar sipas skemës së vendosjes së BE-së.

    Megjithatë, në qershor 2023, ai u dënua për vepra penale që lidhen me drogën, pasi ai dhe të bashkëpandehurit e tjerë u “kapën në flagrancë duke ngritur një fermë kanabisi”, në një pronë në Bolton.

    U gjetën çanta të mëdha me kanabis, me një vlerë të vlerësuar midis 100,000 dhe 200,000 paund, së bashku me 11,000 paund para të fshehura brenda një kutie këpucësh dhe disa fletore, që përmbanin lista blerjesh që lidheshin me kultivimin e kanabisit.

    Pasi u burgos, atij iu tha se përballej me deportim. Megjithatë, ai apeloi në një gjykatë më të ulët, ku gruaja e tij tha se kishte ndërmend të mbante “një marrëdhënie të dashur” me Matranxhin, pavarësisht sjelljes së tij kriminale.

    Gjykata dëgjoi se gruaja e tij ishte e rregulluar financiarisht në Mbretërinë e Bashkuar, me  “punësim të rregullt dhe profesional”.

    Ajo nuk fliste shqip dhe nuk do të zhvendosej, pasi kjo do të kishte një “ndikim të rëndësishëm” në marrëdhënien e çiftit.

    Gjykatësi i shkallës së parë tha: “Ka shumë të ngjarë që, qoftë me qëllime të mira, marrëdhënia të përkeqësohet pa asnjë faj të [gruas së tij]. Ajo nuk ka lidhje të vërteta në Shqipëri përveç [Matranxhit], nuk e flet gjuhën dhe nuk është e integruar kulturorisht apo shoqërisht.”

    Gjykatësi tha se do të kishte “pengesa të konsiderueshme,” nëse ajo do të zhvendosej në Shqipëri dhe se kjo do të ishte “jashtëzakonisht e ashpër”.

    Gjykatësi Clive Lane tha: “Shkurt, faktet thjesht nuk e justifikuan rezultatin e arritur nga gjyqtari i gjykatës së shkallës së parë.”

    “Nuk e pranoj që [ai] ka treguar ekzistencën e rrethanave shumë bindëse, që tejkalojnë interesin e fortë publik në dëbimin e tij.

    “E anuloj vendimin e gjykatës së shkallës së parë. E ripërcaktoj vendimin që rrëzoi apelin [e Matranxhit] për arsye të të drejtave të njeriut.”/ The Telegraph.

  • Rikthehet në burg Vangjush Dako, GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

    Rikthehet në burg Vangjush Dako, GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

    Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të rikthehet sërish në qeli pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar ndaj Dakos nga shkalla e parë.
    Vendimi u shpall më 16 shtator 2025 dhe i jep fund ankimit të paraqitur nga Vangjush Dako dhe bashkëpandehurit e tij Fiqiri Faruku dhe Ardian BUlku, të cilët kundërshtuan vendimin nr. 70 të dhënë më 25 nëntor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Ky zhvillim rikthen në burg Vangjush Dakon, i cili një vit më parë kishte kaluar në masën “arrest shtëpie”, pas një hetimi të gjatë nga SPAK mbi çështje të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Durrësit.
    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues V.D., F.F., A.B., ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
    1. Mospranimin e ankimit të të pandehurit F.F. ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.