Tag: shkalla

  • Pse po rritet shkalla e rasteve të fëmijëve me autizëm?

    Pse po rritet shkalla e rasteve të fëmijëve me autizëm?

    Reuters
    Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhëna e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve me autizëm te fëmijët amerikanë shënoi rritje rekorde në vitin 2022.

    Autizmi është çrregullim neurologjik dhe zhvillimor, i karakterizuar nga ndërprerje në sinjalizimin e trurit, të cilat shkaktojnë sjellje, komunikim, ndërveprim dhe të mësuar të mënyra të pazakonshme.
    Numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm në SHBA është rritur ndjeshëm që nga viti 2000. Kjo ka shtuar shqetësimin publik se çfarë po e shkakton përhapjen e tij.
    Si diagnostikohet autizmi?
    Nuk ka mjete objektive për diagnostikimin e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit (ASD), siç njihet autizmi me emër mjekësor, siç janë analizat gjaku apo skanimi i trurit në rëntgen. Në vend të tyre, diagnozat bëhen bazuar në vëzhgime dhe intervista.
    Termi “spektër” pasqyron gamën e gjerë të manifestimeve të mundshme. Disa persona me ASD mund të kenë aftësi të mira për bisedë, ndërsa të tjerë mund të jenë jokomunikues. Disa mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj zërave, prekjes apo stimujve të tjerë. Të tjerë mund të kenë sjellje ose interesa të kufizuara apo të përsëritura. Disa mund të kenë nevojë për ndihmë në jetën e përditshme, ndërsa të tjerë shumë pak ose fare.
    Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon që të gjithë fëmijët të kontrollohen për autizëm në muajt 18 dhe 24, kur shumica e tyre fillojnë të shfaqin simptoma. Megjithatë, mosha mesatare e diagnozës mbetet afër 4 vjeç në SHBA dhe 5 vjeç globalisht.
    Sa i zakonshëm është autizmi?
    Në vitin 2022, shkalla e diagnostikimit me autizëm te 8-vjeçarët në SHBA ishte 1 në 31, ose 3.2 për qind, nga 2.77 për qind në vitin 2020, 2.27 për qind në vitin 2018 dhe 0.66 për qind në vitin 2000, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
    Një studim në Angli në vitin 2021 gjeti se shkalla e autizmit te fëmijët atje u rrit në 1.76 për qind, nga 1.57 për qind në vitin 2009.
    Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se përhapja globale te fëmijët është 1 për qind, nga 0.62 për qind në 2012, me vërejtjen se shumë vende nuk kanë burime për t’i identifikuar dhe raportuar rastet.
    Çka e shkakton autizmin?
    Shkaqet e autizmit nuk janë të qarta.
    Shkencëtarët mendojnë se karakteristikat neurologjike mund të zhvillohen gjatë shtatzënisë, kur truri i fetusit është duke u formësuar. Studimet e lidhin autizmin me faktorë gjatë shtatzënisë, dhe disa kërkime sugjerojnë një lidhje me komplikimet gjatë lindjes dhe kohën e lindjes.
    Faktorët gjenetikë përbëjnë rreth 80 për qind të rrezikut për zhvillimin e autizmit, sipas studimeve.
    Një fushë kërkimi në rritje është epigjenetika – ndërveprimi midis faktorëve gjenetikë dhe atyre mjedisorë. Një teori sugjeron se ekspozimi i një gruaje ndaj ndotjes së ajrit ose substancave të dëmshme para ose gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një mutacion gjenetik që çon në autizëm te fëmija.
    Variacionet gjenetike te disa persona me autizëm forcojnë provat për një komponent gjenetik. Disa çrregullime gjenetike të lidhura me rrezik më të lartë për autizëm përfshijnë sindromën Fragile X, kompleksin sklerozë tuberoz, sindromën Phelan-McDermid dhe sindromën Prader-Willi.
    Faktorë të tjerë të mundshëm përfshijnë peshën shumë të ulët në lindje, verdhëzën te të porsalindurit, komplikimet gjatë shtatzënisë ose lindjes, probleme me florën bakteriale të zorrëve, çrregullime të sistemit imunitar, të pasurit një vëlla ose motër me autizëm, dhe faktorë prindërorë si mosha, obeziteti dhe diabeti.
    Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy, Jr. dhe figura të tjera publike kanë promovuar një teori – në kundërshtim me provat shkencore – se vaksinat e fëmijërisë shkaktojnë autizëm.
    Ideja rrjedh nga një studim i rrëzuar më parë i studiuesit britanik, Andrew Wakefield, në fund të viteve ‘90 që e lidhi rritjen rasteve me autizëm me përdorimin e madh të vaksinës së fruthit.
    Asnjë studim serioz nuk ka gjetur lidhje midis autizmit dhe vaksinave apo përbërësve të tyre si timerosali apo formaldehidi. Shkalla e vaksinimit ka rënë ndërkohë që rastet me autizëm janë rritur.
    Pse po rriten rastet me autizëm?
    Studiuesit ia atribuojnë kryesisht rritjen e rasteve me autizëm skanimit më të madh dhe përfshirjes së një game më të gjerë sjelljesh në përkufizimin e çrregullimit. Historikisht, përkufizimi i autizmit përfshinte vetëm aftësi të kufizuara intelektuale të moderuara, deri në të rënda. Sot, mjekët njohin se format më të rënda përbëjnë vetëm rreth 25 për qind të rasteve.
    Në vitin 2013, ekspertët e shëndetit mendor kombinuan tri diagnoza të ndara – çrregullimi autistik, çrregullimi i Aspergerit dhe çrregullimi zhvillimor gjithëpërfshirës – nën ombrellën e çrregullimit të spektrit të autizmit.
    Një studim i tetorit 2024 mbi të dhënat e sigurimeve shëndetësore në SHBA gjeti rritjet më të mëdha të diagnozave në grupe që më parë kishin norma të ulëta zbulimi, përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët nga disa grupe racore ose etnike.
    Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se disa faktorë rreziku janë bërë më të zakonshëm, si lindja e parakohshme apo lindja nga prindër të moshuar.
    Diagnozat e formave më të rënda të çrregullimit, të njohura si autizëm i thellë, nuk janë rritur ndjeshëm sa format më të lehta të autizmit, raportoi CDC.
    Kennedy ka deklaruar, pa prova shkencore, se faktorët mjedisorë janë përgjegjës për rritjen e madhe të rasteve të autizmit dhe se ai planifikon të financojë hulumtime për t’i identifikuar ato.
    A ka tretman?
    Nuk ka tretman apo shërbim për autizmin. Megjithatë, ekspertët pajtohen se diagnoza e hershme është thelbësore. Ndërhyrjet mbështetëse – idealisht para moshës trevjeçare – janë vendimtare për përmirësimin e aftësive kognitive, sociale dhe të komunikimit.
    Këto masa mund të përfshijnë terapi për të folurit, terapi profesionale, trajnime për t’u shoqëruar, terapi për integrimin ndijor, ndihma vizuale, rutina të strukturuara, plane arsimore individuale, terapi familjare dhe ofrim të një mjedisi të qetë dhe të parashikueshëm.
    Përgatiti: Ekrem Idrizi

  • Përplasen dy automjete te “Shkalla e Tujanit”, humb jetën një 29-vjeçar

    Përplasen dy automjete te “Shkalla e Tujanit”, humb jetën një 29-vjeçar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Sipas njoftimit të policisë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.Njoftimi i plotë:
    Tiranë/Informacion paraprakRreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.
    Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
     

  • Aksident tragjik te Shkalla e Tujanit, vdes shoferi 29 vjeçar

    Aksident tragjik te Shkalla e Tujanit, vdes shoferi 29 vjeçar

    Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme te Shkalla e Tujanit. Sipas policisë, janë përplasur dy makina e për pasojë ka ndërruar jetë njëri nga shoferët, 29 vjeç. Është lënduar edhe pasagjeri që ndodhej në makinë me të, i cili aktualisht ndodhet në spital.
    “Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë Policia.

  • U godit nga treni i mallrave, plagoset rëndë 68-vjeçari në Levan

    U godit nga treni i mallrave, plagoset rëndë 68-vjeçari në Levan

    Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të hënë, pasi është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë.
    Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në Levan, ku shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa F.M. po ecte në këmbë.
    “Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policisë.

  • Papunësia në Kosovë mbetet 10,7%, sikurse në vitin 2023

    Papunësia në Kosovë mbetet 10,7%, sikurse në vitin 2023

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e dytë të vitit 2024. Situata nuk ka ndryshuar fare që nga viti 2023, duke mbetur e njëjta shkalla e papunësisë në 10,7%. Kosova vazhdon të përballet me sfida të mëdha në tregun punës, e karakterizuar një shkallë të lartë të papunësisë, ekonomia joformale e konsiderueshme dhe pabarazia në politikat dhe praktikat e punës.Ndërkohë, shifrat e punësimit në Kosovë vazhdojnë të jenë shqetësuese, me shifrat që tregojnë ende një shkallë të lartë të papunësisë dhe një pabarazi gjinore të theksuar.Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin e fundit ka treguar se në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla papunësisë në Kosovë ishte 10,7%, kjo përqindje nuk ka ndryshuar fare në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2023.“Shkalla e papunësisë ishte 10,7%, identike sikurse në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse tek të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte 21,2% (5,0% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë (57,0 %), mirëpo vërehet një rënie e përqindjes (-2,8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar (75,0%), krahasuar me meshkujt (39,1%):, thuhet në raportin e ASK-së.Agjencia e Statistikave ka treguar se rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë (1 074 704) janë popullsi në moshë pune (85 960 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).Persona aktivë ishin 461 675 (8 862 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).Persona joaktivë ishin 613 029 (87 536 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).Persona të punësuar ishin 412 482 (7 668 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).Persona të papunësuar ishin 49 194 (1 193 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).Sipas këtij raporti rritje në punësime ka pasur më shumë tek meshkujt se sa tek femrat.“Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 55,9% (2,8% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Kurse përqindja e femrave të punësuara ishte 20,8% (1,2% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Shkalla e punësimit ishte 38,4% (2,5% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak)”.ASK thotë se tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim në Kosovë.“Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim vazhdojnë të jenë: tregtia me 20,2%, ndërtimtaria 11,9%, prodhimi me 11,4%, arsimi me 9,2%, administrata publike dhe mbrojtja me 7,9%, etj. Femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e tregtisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor me 51,2% të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 47,5%.Papunësia mbetet një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Kosovës.Në Pulsin Publik të UNDP-së, në anketën e muajit maj 2024, thuhet se varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet thelbësore (12.7). %) janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova.Paga mesatare e tyre sillet në rreth 570 euro. Në fund të tetorit vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori vendim për rritjen e pagave në sektorin publik – për 55 euro nga janari i vitit të ardhshëm dhe për 55 euro të tjera nga korriku.Paraprakisht, në fund të gushtit, Qeveria e Kurtit vendosi edhe për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Me vite, ajo ishte 130-170 euro.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.