Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.
Aktualisht në këtë segment rrugor ka patur dhe bllokim të rrugës.
Tag: shkalla
-

Aksident i rëndë/ Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, shoferi raportohet me plagë të rënda
-

Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi
Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.
Aktualisht në këtë segment rrugor ka patur dhe bllokim të rrugës.
-

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars
Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti më parë, për shkak të rënies së fortë të punësimit në sektorin e bujqësisë. Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58,3 %. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2024 në tremujorin e parë 2025, është ulur me 0,8 %.
Në terma vjetorë, punësimi është ulur me 9,3 % në sektorin e bujqësisë, ndërsa është rritur me 0,1 % në sektorin e industrisë dhe me 6,4 % në sektorin e shërbimeve. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2025, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 0,3 %. Punësimi ulet me 2,7 % në sektorin e bujqësisë dhe me 0,8 % në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 3,3 % në sektorin e shërbimeve.
Shkalla zyrtare e punësimit për popullsinë 15–64 vjeç është 69,5 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 1,2 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e katërt 2024, rritja është 1,1 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,7 %. Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje si në tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,7 % në tremujorin e parë 2025.
Ky tregues është rritur me 1,2 pikë përqindje si në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e katërt 2024. Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,9 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,8 %.
Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,0 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 1,5 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,9 pikë përqindje. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 54,5 %.
Ky tregues është ulur me 0,5 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ndërsa është rritur me 0,9 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e katërt 2024. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,0 %. Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 75,8 %, ndërsa për gratë është 63,3 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,4 pikë përqindje dhe për gratë me 1,0 pikë përqindje.
Në tremujorin e parë të vitit 2025 shkalla e punësimit të të rinjve është 44,8 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, shkalla e punësimit të të rinjve është rritur me 0,9 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e katërt 2024 ështe rritur me 1,4 pikë përqindje. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e punësimit është 78,6 %. Në tremujorin e parë të vitit 2025, shkalla zyrtare e papunësisë është 7,6 % për burrat dhe 9,8 % për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 0,4 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,6 pikë përqindje për burrat.
Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15–29 vjeç është 17,9 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 2,4 pikë përqindje, dhe në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024 është ulur me 1,3 pikë përqindje. Për grupmoshën 30–64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,5 %. Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024 është rritur me 0,3 pikë përqindje.
Popullsia ekonomikisht jo-aktive Në tremujorin e parë të vitit 2025, 17,2 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune (15–64 vjeç) është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake, 12,3 % është në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 15,2 % është në paaftësi të përhershme për punë.
Gjithashtu, 2,5 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në këtë grupmoshë deklaron se nuk po kërkon punë pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,7 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 1,1 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,0 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe./ Monitor -

Ekonomia po rritet, por punësimi ishte me rënie janar-mars 2025
Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti më parë, për shkak të rënies së fortë të punësimit në sektorin e bujqësisë.Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58,3 %. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2024 në tremujorin e parë 2025, është ulur me 0,8 %.Në terma vjetorë, punësimi është ulur me 9,3 % në sektorin e bujqësisë, ndërsa është rritur me 0,1 % në sektorin e industrisë dhe me 6,4 % në sektorin e shërbimeve.Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2025, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 0,3 %. Punësimi ulet me 2,7 % në sektorin e bujqësisë dhe me 0,8 % në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 3,3 % në sektorin e shërbimeve.Shkalla zyrtare e punësimit për popullsinë 15–64 vjeç është 69,5 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 1,2 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e katërt 2024, rritja është 1,1 pikë përqindje.Shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,7 %. Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje si në tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,7 % në tremujorin e parë 2025.Ky tregues është rritur me 1,2 pikë përqindje si në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e katërt 2024.Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,9 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,8 %.Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,0 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 1,5 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,9 pikë përqindje.Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 54,5 %.Ky tregues është ulur me 0,5 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ndërsa është rritur me 0,9 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e katërt 2024. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,0 %.Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 75,8 %, ndërsa për gratë është 63,3 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,4 pikë përqindje dhe për gratë me 1,0 pikë përqindje.Në tremujorin e parë të vitit 2025 shkalla e punësimit të të rinjve është 44,8 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, shkalla e punësimit të të rinjve është rritur me 0,9 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e katërt 2024 ështe rritur me 1,4 pikë përqindje. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e punësimit është 78,6 %.Në tremujorin e parë të vitit 2025, shkalla zyrtare e papunësisë është 7,6 % për burrat dhe 9,8 % për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 0,4 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,6 pikë përqindje për burrat.Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15–29 vjeç është 17,9 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 2,4 pikë përqindje, dhe në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024 është ulur me 1,3 pikë përqindje.Për grupmoshën 30–64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,5 %. Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024 është rritur me 0,3 pikë përqindje.Popullsia ekonomikisht jo-aktive Në tremujorin e parë të vitit 2025, 17,2 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune (15–64 vjeç) është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake, 12,3 % është në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 15,2 % është në paaftësi të përhershme për punë.Gjithashtu, 2,5 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në këtë grupmoshë deklaron se nuk po kërkon punë pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,7 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 1,1 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,0 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe. Burim: INSTAT Burim: INSTAT Burim: INSTAT Burim: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy makina, plagosen tre persona
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të marte te “Shkalla e Tujanit” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake dy makina janë përplasur dhe se njëra prej tyre është përmbysur.
Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona. -

Përplasen dy makina te ‘Shkalla e Tujanit’, një nga automjetet kthehet përmbys
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” në Rugën e Arbrit.
Dy automjete raportohet se janë përplasur më njëra-tjetrën, ndërsa një prej tyre është kthyer përmbys. Ende nuk dihet nëse ka apo jo persona të lënduar nga aksidenti.
Pak ditë më parë, dy të rinj humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në këtë aks rrugor. Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe Olsi Lila 18-vjeçar, kanë mbetur viktimë kur motori me të cilin udhëtonin u përplas nga automjeti me drejtues Olsido Cami. Ky i fundit u arrestua nga policia. -

Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, dy të rinj humbin jetën
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar orët e para të mengjesit në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’, në periferi të Tiranës.
Një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit 23-vjeç dhe pasagjeri 18-vjeç.
Viktimat janë Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe Olsi Lila 18 vjeç.
“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.”, njoftoi policia.
Njënhetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. -

Aksident tragjik te ‘Shkalla e Tujanit’, nderrojnë jetë dy të rinj, arrestohet shoferi i makinës
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’.
Një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit 23-vjeç dhe pasagjeri 18-vjeç.
“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, informoi sot policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. -

Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm?
Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhëna e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve me autizëm te fëmijët amerikanë shënoi rritje rekorde në vitin 2022.Autizmi është çrregullim neurologjik dhe zhvillimor, i karakterizuar nga ndërprerje në sinjalizimin e trurit, të cilat shkaktojnë sjellje, komunikim, ndërveprim dhe të mësuar të mënyra të pazakonshme.
Numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm në SHBA është rritur ndjeshëm që nga viti 2000. Kjo ka shtuar shqetësimin publik se çfarë po e shkakton përhapjen e tij.Si diagnostikohet autizmi?
Nuk ka mjete objektive për diagnostikimin e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit (ASD), siç njihet autizmi me emër mjekësor, siç janë analizat gjaku apo skanimi i trurit në rëntgen. Në vend të tyre, diagnozat bëhen bazuar në vëzhgime dhe intervista.
Termi “spektër” pasqyron gamën e gjerë të manifestimeve të mundshme. Disa persona me ASD mund të kenë aftësi të mira për bisedë, ndërsa të tjerë mund të jenë jokomunikues. Disa mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj zërave, prekjes apo stimujve të tjerë. Të tjerë mund të kenë sjellje ose interesa të kufizuara apo të përsëritura. Disa mund të kenë nevojë për ndihmë në jetën e përditshme, ndërsa të tjerë shumë pak ose fare.
Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon që të gjithë fëmijët të kontrollohen për autizëm në muajt 18 dhe 24, kur shumica e tyre fillojnë të shfaqin simptoma. Megjithatë, mosha mesatare e diagnozës mbetet afër 4 vjeç në SHBA dhe 5 vjeç globalisht.
Sa i zakonshëm është autizmi?
Në vitin 2022, shkalla e diagnostikimit me autizëm te 8-vjeçarët në SHBA ishte 1 në 31, ose 3.2 për qind, nga 2.77 për qind në vitin 2020, 2.27 për qind në vitin 2018 dhe 0.66 për qind në vitin 2000, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Një studim në Angli në vitin 2021 gjeti se shkalla e autizmit te fëmijët atje u rrit në 1.76 për qind, nga 1.57 për qind në vitin 2009.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se përhapja globale te fëmijët është 1 për qind, nga 0.62 për qind në 2012, me vërejtjen se shumë vende nuk kanë burime për t’i identifikuar dhe raportuar rastet.
Çka e shkakton autizmin?
Shkaqet e autizmit nuk janë të qarta.
Shkencëtarët mendojnë se karakteristikat neurologjike mund të zhvillohen gjatë shtatzënisë, kur truri i fetusit është duke u formësuar. Studimet e lidhin autizmin me faktorë gjatë shtatzënisë, dhe disa kërkime sugjerojnë një lidhje me komplikimet gjatë lindjes dhe kohën e lindjes.
Faktorët gjenetikë përbëjnë rreth 80 për qind të rrezikut për zhvillimin e autizmit, sipas studimeve.
Një fushë kërkimi në rritje është epigjenetika – ndërveprimi midis faktorëve gjenetikë dhe atyre mjedisorë. Një teori sugjeron se ekspozimi i një gruaje ndaj ndotjes së ajrit ose substancave të dëmshme para ose gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një mutacion gjenetik që çon në autizëm te fëmija.
Variacionet gjenetike te disa persona me autizëm forcojnë provat për një komponent gjenetik. Disa çrregullime gjenetike të lidhura me rrezik më të lartë për autizëm përfshijnë sindromën Fragile X, kompleksin sklerozë tuberoz, sindromën Phelan-McDermid dhe sindromën Prader-Willi.
Faktorë të tjerë të mundshëm përfshijnë peshën shumë të ulët në lindje, verdhëzën te të porsalindurit, komplikimet gjatë shtatzënisë ose lindjes, probleme me florën bakteriale të zorrëve, çrregullime të sistemit imunitar, të pasurit një vëlla ose motër me autizëm, dhe faktorë prindërorë si mosha, obeziteti dhe diabeti.
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy, Jr. dhe figura të tjera publike kanë promovuar një teori – në kundërshtim me provat shkencore – se vaksinat e fëmijërisë shkaktojnë autizëm.
Ideja rrjedh nga një studim i rrëzuar më parë i studiuesit britanik, Andrew Wakefield, në fund të viteve ‘90 që e lidhi rritjen rasteve me autizëm me përdorimin e madh të vaksinës së fruthit.
Asnjë studim serioz nuk ka gjetur lidhje midis autizmit dhe vaksinave apo përbërësve të tyre si timerosali apo formaldehidi. Shkalla e vaksinimit ka rënë ndërkohë që rastet me autizëm janë rritur.
Pse po rriten rastet me autizëm?
Studiuesit ia atribuojnë kryesisht rritjen e rasteve me autizëm skanimit më të madh dhe përfshirjes së një game më të gjerë sjelljesh në përkufizimin e çrregullimit. Historikisht, përkufizimi i autizmit përfshinte vetëm aftësi të kufizuara intelektuale të moderuara, deri në të rënda. Sot, mjekët njohin se format më të rënda përbëjnë vetëm rreth 25 për qind të rasteve.
Në vitin 2013, ekspertët e shëndetit mendor kombinuan tri diagnoza të ndara – çrregullimi autistik, çrregullimi i Aspergerit dhe çrregullimi zhvillimor gjithëpërfshirës – nën ombrellën e çrregullimit të spektrit të autizmit.
Një studim i tetorit 2024 mbi të dhënat e sigurimeve shëndetësore në SHBA gjeti rritjet më të mëdha të diagnozave në grupe që më parë kishin norma të ulëta zbulimi, përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët nga disa grupe racore ose etnike.
Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se disa faktorë rreziku janë bërë më të zakonshëm, si lindja e parakohshme apo lindja nga prindër të moshuar.
Diagnozat e formave më të rënda të çrregullimit, të njohura si autizëm i thellë, nuk janë rritur ndjeshëm sa format më të lehta të autizmit, raportoi CDC.
Kennedy ka deklaruar, pa prova shkencore, se faktorët mjedisorë janë përgjegjës për rritjen e madhe të rasteve të autizmit dhe se ai planifikon të financojë hulumtime për t’i identifikuar ato.
A ka tretman?
Nuk ka tretman apo shërbim për autizmin. Megjithatë, ekspertët pajtohen se diagnoza e hershme është thelbësore. Ndërhyrjet mbështetëse – idealisht para moshës trevjeçare – janë vendimtare për përmirësimin e aftësive kognitive, sociale dhe të komunikimit.
Këto masa mund të përfshijnë terapi për të folurit, terapi profesionale, trajnime për t’u shoqëruar, terapi për integrimin ndijor, ndihma vizuale, rutina të strukturuara, plane arsimore individuale, terapi familjare dhe ofrim të një mjedisi të qetë dhe të parashikueshëm./REL -

Shkalla e autizmit te fëmijët amerikanë, rritje rekord! Çfarë e shkakton dhe si diagnostikohet
Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhëna e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve me autizëm te fëmijët amerikanë shënoi rritje rekorde në vitin 2022.
Autizmi është çrregullim neurologjik dhe zhvillimor, i karakterizuar nga ndërprerje në sinjalizimin e trurit, të cilat shkaktojnë sjellje, komunikim, ndërveprim dhe të mësuar të mënyra të pazakonshme.
Numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm në SHBA është rritur ndjeshëm që nga viti 2000. Kjo ka shtuar shqetësimin publik se çfarë po e shkakton përhapjen e tij.
Si diagnostikohet autizmi?
Nuk ka mjete objektive për diagnostikimin e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit (ASD), siç njihet autizmi me emër mjekësor, siç janë analizat gjaku apo skanimi i trurit në rëntgen. Në vend të tyre, diagnozat bëhen bazuar në vëzhgime dhe intervista.Termi “spektër” pasqyron gamën e gjerë të manifestimeve të mundshme. Disa persona me ASD mund të kenë aftësi të mira për bisedë, ndërsa të tjerë mund të jenë jokomunikues. Disa mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj zërave, prekjes apo stimujve të tjerë. Të tjerë mund të kenë sjellje ose interesa të kufizuara apo të përsëritura. Disa mund të kenë nevojë për ndihmë në jetën e përditshme, ndërsa të tjerë shumë pak ose fare.
Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon që të gjithë fëmijët të kontrollohen për autizëm në muajt 18 dhe 24, kur shumica e tyre fillojnë të shfaqin simptoma. Megjithatë, mosha mesatare e diagnozës mbetet afër 4 vjeç në SHBA dhe 5 vjeç globalisht.
Sa i zakonshëm është autizmi?
Në vitin 2022, shkalla e diagnostikimit me autizëm te 8-vjeçarët në SHBA ishte 1 në 31, ose 3.2 për qind, nga 2.77 për qind në vitin 2020, 2.27 për qind në vitin 2018 dhe 0.66 për qind në vitin 2000, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).Një studim në Angli në vitin 2021 gjeti se shkalla e autizmit te fëmijët atje u rrit në 1.76 për qind, nga 1.57 për qind në vitin 2009.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se përhapja globale te fëmijët është 1 për qind, nga 0.62 për qind në 2012, me vërejtjen se shumë vende nuk kanë burime për t’i identifikuar dhe raportuar rastet.
Çfarë e shkakton autizmin?
Shkaqet e autizmit nuk janë të qarta.Shkencëtarët mendojnë se karakteristikat neurologjike mund të zhvillohen gjatë shtatzënisë, kur truri i fetusit është duke u formësuar. Studimet e lidhin autizmin me faktorë gjatë shtatzënisë, dhe disa kërkime sugjerojnë një lidhje me komplikimet gjatë lindjes dhe kohën e lindjes.
Faktorët gjenetikë përbëjnë rreth 80 për qind të rrezikut për zhvillimin e autizmit, sipas studimeve.
Një fushë kërkimi në rritje është epigjenetika – ndërveprimi midis faktorëve gjenetikë dhe atyre mjedisorë. Një teori sugjeron se ekspozimi i një gruaje ndaj ndotjes së ajrit ose substancave të dëmshme para ose gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një mutacion gjenetik që çon në autizëm te fëmija.
Variacionet gjenetike te disa persona me autizëm forcojnë provat për një komponent gjenetik. Disa çrregullime gjenetike të lidhura me rrezik më të lartë për autizëm përfshijnë sindromën Fragile X, kompleksin sklerozë tuberoz, sindromën Phelan-McDermid dhe sindromën Prader-Willi.
Faktorë të tjerë të mundshëm përfshijnë peshën shumë të ulët në lindje, verdhëzën te të porsalindurit, komplikimet gjatë shtatzënisë ose lindjes, probleme me florën bakteriale të zorrëve, çrregullime të sistemit imunitar, të pasurit një vëlla ose motër me autizëm, dhe faktorë prindërorë si mosha, obeziteti dhe diabeti.
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy, Jr. dhe figura të tjera publike kanë promovuar një teori – në kundërshtim me provat shkencore – se vaksinat e fëmijërisë shkaktojnë autizëm.
Ideja rrjedh nga një studim i rrëzuar më parë i studiuesit britanik, Andrew Wakefield, në fund të viteve ‘90 që e lidhi rritjen rasteve me autizëm me përdorimin e madh të vaksinës së fruthit.
Asnjë studim serioz nuk ka gjetur lidhje midis autizmit dhe vaksinave apo përbërësve të tyre si timerosali apo formaldehidi. Shkalla e vaksinimit ka rënë ndërkohë që rastet me autizëm janë rritur.
Pse po rriten rastet me autizëm?
Studiuesit ia atribuojnë kryesisht rritjen e rasteve me autizëm skanimit më të madh dhe përfshirjes së një game më të gjerë sjelljesh në përkufizimin e çrregullimit. Historikisht, përkufizimi i autizmit përfshinte vetëm aftësi të kufizuara intelektuale të moderuara, deri në të rënda. Sot, mjekët njohin se format më të rënda përbëjnë vetëm rreth 25 për qind të rasteve.Në vitin 2013, ekspertët e shëndetit mendor kombinuan tri diagnoza të ndara – çrregullimi autistik, çrregullimi i Aspergerit dhe çrregullimi zhvillimor gjithëpërfshirës – nën ombrellën e çrregullimit të spektrit të autizmit.
Një studim i tetorit 2024 mbi të dhënat e sigurimeve shëndetësore në SHBA gjeti rritjet më të mëdha të diagnozave në grupe që më parë kishin norma të ulëta zbulimi, përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët nga disa grupe racore ose etnike.
Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se disa faktorë rreziku janë bërë më të zakonshëm, si lindja e parakohshme apo lindja nga prindër të moshuar.
Diagnozat e formave më të rënda të çrregullimit, të njohura si autizëm i thellë, nuk janë rritur ndjeshëm sa format më të lehta të autizmit, raportoi CDC.
Kennedy ka deklaruar, pa prova shkencore, se faktorët mjedisorë janë përgjegjës për rritjen e madhe të rasteve të autizmit dhe se ai planifikon të financojë hulumtime për t’i identifikuar ato.
Nuk ka shërbim për autizmin. Megjithatë, ekspertët pajtohen se diagnoza e hershme është thelbësore. Ndërhyrjet mbështetëse – idealisht para moshës trevjeçare – janë vendimtare për përmirësimin e aftësive kognitive, sociale dhe të komunikimit.Këto masa mund të përfshijnë terapi për të folurit, terapi profesionale, trajnime për t’u shoqëruar, terapi për integrimin ndijor, ndihma vizuale, rutina të strukturuara, plane arsimore individuale, terapi familjare dhe ofrim të një mjedisi të qetë dhe të parashikueshëm./REL