Përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq kanë detyruar evakuimin e 25 familjeve në fshatin Çukë të Sarandës.
Familjet do të akomodohen përkohësisht në çadra, ndërsa banorëve të tjerë u janë shpërndarë ndihma emergjente.
Evakuimi u bë pas çarjes së argjinaturës një ditë më parë.
Tag: shkaktuara
-

Dëmet e shkaktuara nga zjarret, ministri Vengu tregon si do të bëhet kompensimi i banesave, bizneseve dhe kulturave bujqësore
Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.
Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa më herët u lajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama.
“Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare. Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile”, shkruan Vengu.Top Channel
-

Zjarret, ministrja Denaj: Autoritetet në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj informon se Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Agjencitë Rajonale të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AREB) janë të angazhuara në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga zjarret në të gjitha vatrat e përfshira.
Ministrja Denaj theksoi se këto ekipe po punojnë intensivisht për vlerësimin e humbjeve të shkaktuara tek fermerët, si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe në atë të blegtorisë.“Në terren janë ekipet e AKVMB-së dhe AREB-ve, të angazhuara për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori”, u shpreh ajo. Ministrja u bëri apel fermerëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve në terren, për të shmangur çdo fatkeqësi të mundshme. Ajo i ftoi ata të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri, në mënyrë që të ndërhyhet me shpejtësi dhe të minimizohen pasojat e shkaktuara.
-

Zjarret në vend, qeveria ofron paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave të zjarrit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se do të ketë rritje të gatishmërisë për muajin gusht dhe shtoi se do të mobilizohen strukturat përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.
“Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit”, shkruan Rama në Facebook. -

Pas zjarrit në Kaninë/ Pamje tronditëse nga droni, zbulohen dëmet e shkaktuara
Pas shuarjes së flakëve në fshatin Kaninë, ditën e sotme janë filmuar pamje ajrore të realizuara me dron, të cilat tregojnë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri.
Zona e prekur shfaqet e djegur në një sipërfaqe të gjerë, ku bimësia është shkrumbuar pothuajse tërësisht. Terreni i zi dhe pemët e dëmtuara janë dëshmi e fuqisë shkatërruese të flakëve që përfshinë këtë pjesë të Vlorës një ditë më parë.
Autoritetet janë duke vlerësuar pasojat konkrete dhe evidentimin e plotë të dëmeve, ndërsa banorët e zonës kërkojnë masa parandaluese për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla.
