Tag: shkaktuar

  • Përfshihet nga flakët transformatori në fshatin Ibë, zjarri dhe tymi i zi mbulojnë zonën

    Përfshihet nga flakët transformatori në fshatin Ibë, zjarri dhe tymi i zi mbulojnë zonën

    Një transformator elektrik në fshatin Ibë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar zjarr dhe tym të zi që mbulojnë zonën përreth. Ngjarja ka alarmuar banorët dhe ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lagje të fshatit.

    Vijon…
     

  • Tragjedi në Bangladesh! Aeroplan ushtarak bie mbi një shkollë në kryeqytet, të paktën 19 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

    Tragjedi në Bangladesh! Aeroplan ushtarak bie mbi një shkollë në kryeqytet, të paktën 19 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

    Një aksident i rëndë ajror ka tronditur kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, ku një avion stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar mbi kampusin e një shkolle, duke shkaktuar të paktën 19 viktima dhe mbi 100 të plagosur.

    Ngjarja ndodhi në zonën veriore të qytetit, në lagjen Uttara, ku avioni tip F-7 BGI u përplas mbi Milestone School and College, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe një shtëllungë të dendur tymi që pushtoi zonën, shkruan BBC.
    Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë kaotike, me ndërhyrje të menjëhershme të zjarrfikësve dhe ambulancave për të shpëtuar të mbijetuarit. Më shumë se 50 persona – përfshirë fëmijë dhe të rritur – janë dërguar me urgjencë në Institutin Kombëtar të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike, ku ndodhen nën trajtim për djegie të rënda, sipas një mjeku që foli për mediat lokale.
    Forcat e Armatosura të Bangladeshit konfirmuan se avioni kishte ngritur fluturimin në orën 13:06 sipas orës lokale dhe u përplas pak minuta më vonë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
    Kryeministri i përkohshëm i Bangladeshit, Muhammad Yunus, deklaroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të hetuar ngjarjen dhe për të ndihmuar të prekurit. “Do të sigurojmë çdo ndihmë të mundshme për familjet e viktimave dhe të plagosurit,” tha ai.
    Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionet e kërkimit dhe mbështetjes në zonë.

    Top Channel

  • Tragjedi në Bangladesh! Aeroplan ushtarak bie mbi një shkollë në kryeqytet, të paktën 16 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

    Tragjedi në Bangladesh! Aeroplan ushtarak bie mbi një shkollë në kryeqytet, të paktën 16 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

    Një aksident i rëndë ajror ka tronditur kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, ku një avion stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar mbi kampusin e një shkolle, duke shkaktuar të paktën 16 viktima dhe mbi 100 të plagosur.Ngjarja ndodhi në zonën veriore të qytetit, në lagjen Uttara, ku avioni tip F-7 BGI u përplas mbi Milestone School and College, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe një shtëllungë të dendur tymi që pushtoi zonën, shkruan BBC.Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë kaotike, me ndërhyrje të menjëhershme të zjarrfikësve dhe ambulancave për të shpëtuar të mbijetuarit. Më shumë se 50 persona – përfshirë fëmijë dhe të rritur – janë dërguar me urgjencë në Institutin Kombëtar të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike, ku ndodhen nën trajtim për djegie të rënda, sipas një mjeku që foli për mediat lokale.

    Forcat e Armatosura të Bangladeshit konfirmuan se avioni kishte ngritur fluturimin në orën 13:06 sipas orës lokale dhe u përplas pak minuta më vonë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.Kryeministri i përkohshëm i Bangladeshit, Muhammad Yunus, deklaroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të hetuar ngjarjen dhe për të ndihmuar të prekurit. “Do të sigurojmë çdo ndihmë të mundshme për familjet e viktimave dhe të plagosurit,” tha ai.Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionet e kërkimit dhe mbështetjes në zonë.

  • “Keqkuptim i shkaktuar nga një shpifje e pastër”/ Lirohet Noizy: Tani gjithçka është pas krahëve

    “Keqkuptim i shkaktuar nga një shpifje e pastër”/ Lirohet Noizy: Tani gjithçka është pas krahëve

    Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka postuar një foto në rrjetet sociale, kur tregon se ka rifituar lirinë pak ditë pas arrestimit në Zvicër.

    Artisti pretendon se prangosja e tij ishte pasojë e një shpifjeje, ndërsa shton se autori do të përballet me pasoja ligjore.
    “Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje. Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve“, shkruan reperi në “Instagram”.
    Noizy, u arrestua të shtunën në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri. Sipas autoriteteve zvicerane, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda me dhunë, por detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende publike.

  • Zjarr në një banesë dykatëshe në Çeligrad të Fierit – Dyshohet shkëndijë elektrike

    Zjarr në një banesë dykatëshe në Çeligrad të Fierit – Dyshohet shkëndijë elektrike

    Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në fshatin Çeligrad të Fierit, duke shkaktuar panik tek familjarët dhe banorët e zonës përreth.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në vendngjarje kanë mbërritur në kohë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë me efikasitet dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e sipërme të banesës. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e saktë të shkaqeve të rënies së zjarrit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Zjarr në fshatrat e Gramshit dhe Belshit! Djegie masive ullinjsh, shkak mbeturinat dhe defekte elektrike

    Zjarr në fshatrat e Gramshit dhe Belshit! Djegie masive ullinjsh, shkak mbeturinat dhe defekte elektrike

    Mbetjet urbane dhe shkëndija elektrike i vënë zjarrin sipërfaqeve të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme tek banorët në fshatrat Gjyralë, Lokalitet dhe Fierzë.
    Të trija rastet dyshohet se kanë ndodhur në rrethana aksidentale, por hetimet janë ende aktive, teksa në një prej tyre shkak u bë defekti elektrik i një mjeti që shpërtheu në flakë ditën e djeshme, duke rrezikuar edhe anëtarët e një familjeje që udhëtonte në të.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për zjarrin e rënë në rrethana që dyshohen aksidentale në fshatin Gjyralë, ku për shkak të mbetjeve urbane të grumbulluara në këtë zonë, ra vatra e zjarrit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të banorëve A. Ll. dhe F. B.;
    Kurse në fshatin Fierzë të Belshit dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike të shkaktuar nga kontakti i pemëve me telat e energjisë elektrike, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj, në pronësi të E. I.
    Ngjarja e tretë ka ndodhur në aksin rrugor Lokalitet-Belsh, ku dyshohet se për shkak të një defekti elektrik, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin E. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në automjet dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit M. Ç.
    Për të tre rastet materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Sulmet ruse në Ukrainë, dy të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe shkatërrime të mëdha

    Sulmet ruse në Ukrainë, dy të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe shkatërrime të mëdha

    Një sulm rus në Kiev ka shkaktuar dy viktima dhe 13 të plagosur. Gjithashtu edhe dëme të mëdha materiale në ndërtesa banimi dhe objekte publike.

    Sipas autoriteteve lokale, sulmet ndodhën në gjashtë lagje të qytetit, përfshirë Shevchenkivskyi dhe Podilsky. Mbetje të dronëve goditën çatitë e ndërtesave, automjete dhe depo, duke shkaktuar zjarre masive dhe shpërthime të fuqishme.
    “Ndërtesa banimi, automjete, depo, ndërtesa zyrash dhe jo-banesore po digjen,” deklaroi Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, përmes një postimi në Telegram.

    “Fatkeqësisht, kemi dy të vdekur. Këta njerëz u vranë nga rusët. Kjo është një humbje e tmerrshme”, shtoi ai.
    Në lagjen Podilsky, një qendër e kujdesit shëndetësor parësor është raportuar si “gati tërësisht e shkatërruar”, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko.
    Qytetarëve u është kërkuar të strehohen deri në përfundimin e alarmit ajror dhe të mbajnë dritaret e mbyllura për shkak të përhapjes së tymit toksik në shumë zona të Kievit.
    Ky sulm vjen vetëm pak ditë pasi Ukraina raportoi sulmin ajror më të madh ndonjëherë  me 728 dronë dhe 13 raketa balistike të lëshuara nga Rusia në një seri valësh të njëpasnjëshme që goditën qytete të shumta.
    Sulmi ndodhi ndërkohë që SHBA rifilloi dërgesat e disa armëve mbrojtëse drejt Ukrainës, pasi një ndërprerje e përkohshme e ndihmës kishte shkaktuar shqetësime në Kiev.

  • Kievi nën sulm të ri vdekjeprurës me dronë rusë! Dy të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe shkatërrime të mëdha

    Kievi nën sulm të ri vdekjeprurës me dronë rusë! Dy të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe shkatërrime të mëdha

    Një tjetër sulm masiv me dronë rusë goditi kryeqytetin ukrainas, Kiev, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, duke shkaktuar dy viktima dhe 13 të plagosur.

    Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në ndërtesa banimi dhe objekte publike.
    Sipas autoriteteve lokale, sulmet ndodhën në gjashtë lagje të qytetit, përfshirë Shevchenkivskyi dhe Podilsky. Mbetje të dronëve goditën çatitë e ndërtesave, automjete dhe depo, duke shkaktuar zjarre masive dhe shpërthime të fuqishme.
    “Ndërtesa banimi, automjete, depo, ndërtesa zyrash dhe jo-banesore po digjen,” deklaroi Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, përmes një postimi në Telegram.
    “Fatkeqësisht, kemi dy të vdekur. Këta njerëz u vranë nga rusët. Kjo është një humbje e tmerrshme.”
    Në lagjen Podilsky, një qendër e kujdesit shëndetësor parësor është raportuar si “gati tërësisht e shkatërruar”, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko.
    Qytetarëve u është kërkuar të strehohen deri në përfundimin e alarmit ajror dhe të mbajnë dritaret e mbyllura për shkak të përhapjes së tymit toksik në shumë zona të Kievit.
    Ky sulm vjen vetëm pak ditë pasi Ukraina raportoi sulmin ajror më të madh ndonjëherë – me 728 dronë dhe 13 raketa balistike të lëshuara nga Rusia në një seri valësh të njëpasnjëshme që goditën qytete të shumta.
    Sulmi ndodhi ndërkohë që SHBA rifilloi dërgesat e disa armëve mbrojtëse drejt Ukrainës, pasi një ndërprerje e përkohshme e ndihmës kishte shkaktuar shqetësime në Kiev.

    Top Channel

  • Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët

    Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët

    Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve.
    Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate dhe është vënë re fillimisht nga familjarët dhe fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur.

    Zjarri ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht të gjithë ambientin e restorantit. Sipas dëshmive të pronarëve, ndërhyrja e zjarrfikëses ka ardhur me vonesë, ç’ka ka vështirësuar kontrollin e situatës.
    Për shkak të rrezikut që flakët të përfshinin edhe strukturën ngjitur, gjatë natës është bërë evakuimi i dhjetëra turistëve që ishin të akomoduar në bujtinë.
    Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Pronari i restorantit shprehet se vetëm ekspertiza do të përcaktojë nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt elektrik apo bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.

  • Shkrumbohet nga zjarri restoranti në Theth

    Shkrumbohet nga zjarri restoranti në Theth

    Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve.
    Restoranti mësohet se është në pronësi të shtetasit Petrit Gjeçaj.
    Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate dhe është vënë re fillimisht nga familjarët dhe fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur.

    Zjarri ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht të gjithë ambientin e restorantit. Sipas dëshmive të pronarëve, ndërhyrja e zjarrfikëses ka ardhur me vonesë, ç’ka ka vështirësuar kontrollin e situatës.
    Për shkak të rrezikut që flakët të përfshinin edhe strukturën ngjitur, gjatë natës është bërë evakuimi i dhjetëra turistëve që ishin të akomoduar në bujtinë.
    Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Pronari i restorantit shprehet se vetëm ekspertiza do të përcaktojë nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt elektrik apo bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.