Tag: shkaktuar

  • Përfshihet nga flakët autobusi në Kukës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

    Përfshihet nga flakët autobusi në Kukës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

    Një autobus është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Kukësit, pasi u përfshi nga flakët. Policia bën me dije se mjeti ishte në pronësi të një 62-vjeçari nga Tirana.

    Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e një sasie benzine në automjet. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    “Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Ekzekutimi në Tepelenë/ Biznesmeni italian u godit fillimisht me dru, më pas me armë zjarri

    Ekzekutimi në Tepelenë/ Biznesmeni italian u godit fillimisht me dru, më pas me armë zjarri

    Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit italian, 44-vjeçar Edoardo Sarchi, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet pa shenja jete, rreth orës 00:30 në anë të rrugës në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, në Tepelenë.
    Në trupin e viktimës, në pjesën e këmbës është konstatuar një plagë plumbi, në arterien kryesore, ku gjakderdhja dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.
    Por, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 44-vjeçari, nga ekspertiza mjeko-ligjore, nuk është vrarë menjëherë me armë zjarri, siç dyshohej fillimisht.
    Dyshohet se se para se të qëllohej me armë zjarri në këmbë, viktima është goditur me një mjet të fortë, dyshohet dru ose shufër, në pjesën e kokës. Goditja i ka shkaktuar humbje të menjëhershme të ndjenjave, duke e lënë pa ndihmë në tokë.
    Pasi ka humbur ndjenjat, autori (apo autorët) e kanë qëlluar më pas me armë zjarri në këmbë. Edhe pse plumbi nuk ishte i menjëhershëm për jetën, gjakderdhja e madhe ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen viktimës disa minuta më vonë.
    Burime bëjnë me dije se një nga pistat kryesore ku po heton Policia lidhet me një konflikt të mundshëm pronësor apo financiar, për të cilin italianit mund t’i jetë bërë pritë.
    Kujtojm se Edoardo Sarchi ndodhej për gjueti së bashku me Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe, si dhe me një person të katërt. Në vendin e ngjarjes uniformat blu gjetën dy automjete, ku një prej tyre ishte e viktimës.
    Burime bëjnë me dije se Daniel, Gazmend dhe Eqerem Braçe janë marrë 4 herë në pyetje, fillimisht nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, Prokuroria, Specialistët e Krimeve të Rënda e në fund përsëri nga OPGJ. Kjo marrje në pyetje është bërë për shkak se të tre këta persona kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëri-tjetrin.

  • Stuhia e fuqishme godet Azinë, Kina në prag të katastrofës/ 14 të vdekur dhe qindra të zhdukur në Tajvan

    Stuhia e fuqishme godet Azinë, Kina në prag të katastrofës/ 14 të vdekur dhe qindra të zhdukur në Tajvan

    Gati dy milionë njerëz janë zhvendosur nga qytetet gjigante në jug të Kinës, ndërsa një tajfun i fuqishëm po përplaset në njërën nga bregdetet më të populluara në botë, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që shkaktoi në Tajvan, ku mbi 100 persona figurojnë ende të zhdukur. 
    Tajfuni Ragasa, që vetëm disa ditë më parë ishte stuhia më e fuqishme në Tokë për këtë vit, paralizoi qendrën financiare Hong Kong dhe pjesë të mëdha të Kinës jugore të mërkurën, pasi kishte goditur më herët Filipinet dhe rajonet malore të Tajvanit. 
    Me erëra të fuqishme sa një uragan, tajfuni ka shkaktuar rrëshqitje dheu, dallgë gjigante dhe dëme të mëdha, ndërsa tani po godet provincën Guangdong, ku ndodhen qytete të mëdha si Shenzhen dhe Guangzhou. 
    Në Tajvan, të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë 129 të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur, pasi u shemb një digë natyrore që mbante një liqen të sapoformuar, duke shkaktuar përmbytjen e komunës Guangfu me 68 milionë tonë ujë. 
    Pamjet nga vendi tregojnë rrugë të përmbytura, makina të marra nga rrjedha dhe banorë që strehohen në katet e sipërme të shtëpive, pasi katet e para janë zhytur në ujë. 
    Diga ishte formuar nga mbeturinat e një rrëshqitjeje dheu në korrik, dhe autoritetet kishin paralajmëruar për javë të tëra se mund të shembej deri në tetor. Megjithatë, reshjet e dendura dhe tajfuni përshpejtuan ndjeshëm këtë proces. Një urë e madhe në Hualien u shemb gjithashtu për shkak të përmbytjes. 
    Kina jugore në alarm të plotë 
    Filipinet, Tajvani dhe Kina jugore përballen shpesh me tajfune, por kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu i ka bërë stuhitë më të paparashikueshme dhe më ekstreme. 
    Të mërkurën në mëngjes, stuhia goditi Hong Kongun me erëra deri në 168 km/h, duke rrëzuar pemë, dëmtuar skelat dhe shkaktuar dallgë të fuqishme që përplasnin shëtitoren pranë portit. Një hotel luksoz në bregdet u përmbyt, por fatmirësisht pa të lënduar. Në Makao, qyteti më i dendur në popullsi në botë, uji i përmbytjeve arriti deri në bel nëpër rrugë. Autoritetet në Hong Kong dhe Makao ngritën alarmin maksimal për tajfunin dhe mbyllën shkollat, bizneset dhe aeroportin. 
    Në provincën Guangdong, mbi 1.89 milionë njerëz u evakuuan deri të martën në mbrëmje. Më shumë se 10,000 anije u zhvendosën në ujëra të sigurta dhe mbi 38,000 zjarrfikës janë në gatishmëri. Pamjet nga qyteti Shenzhen tregojnë dallgë gjigante që përplasen në parqe bregdetare, ndërsa era arriti deri në 181 km/h. 
    Për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj stuhive, këto qytete kanë ndërtuar infrastrukturë të avancuar për përballimin e fatkeqësive natyrore. Hong Kongu ka investuar 3.8 miliardë dollarë në një rrjet kullimi që ka shpëtuar qytetin nga përmbytjet që dikur shkaktonin dëme të mëdha. 
    Kjo është tashmë tajfuni i 9-të në Hong Kong për këtë vit, ndërkohë që mesatarisht përjeton rreth 6 në vit. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin jo vetëm numrin, por edhe fuqinë e tajfuneve. Eksperti i atmosferës Johnny Chan thekson se me ngrohjen globale, atmosfera përmban më shumë lagështi dhe detet janë më të ngrohta – duke i dhënë më shumë energji stuhive. 
    Ai paralajmëron se qytetet në Azi duhet të përditësojnë kodet e ndërtimit për t’u përshtatur me këto kushte të reja ekstreme. 
    Filipinet përballen me pasojat e tajfunit 
    Në Filipine, ku tajfuni arriti fuqinë e një uragani të kategorisë 5 të hënën, po vazhdojnë përpjekjet për pastrim dhe rindërtim. Të paktën 7 peshkatarë humbën jetën kur varka e tyre u përmbys në brigjet e Luzonit. Ndërkohë, një tjetër stuhi tropikale me emrin Opong është duke u intensifikuar, ndërsa sezoni i tajfuneve është ende larg përfundimit. 
     
  • Stuhia e fuqishme godet Azinë/ 14 të vdekur dhe qindra të zhdukur në Tajvan, Kina evakuon 2 mln banorë

    Stuhia e fuqishme godet Azinë/ 14 të vdekur dhe qindra të zhdukur në Tajvan, Kina evakuon 2 mln banorë

    Top Channel

  • “Ujku i Lushnjës” bën masakër në Lushnje: Vret më shumë se 40 krerë

    “Ujku i Lushnjës” bën masakër në Lushnje: Vret më shumë se 40 krerë

    Ujku ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë në Karbunarë të Vogël në Lushnje.Ujku ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë në Karbunarë të Vogël në Lushnje.Nga 80 kokë dhi edhe dele, 40 i ka ngrënë ujku, ndërsa pjesa tjetër janë pjesërisht të plagosur. Sipas blegtorit, sulmi ka ndodhur rreth orës 3,30 të mëngjesit. Namik Sinani mendoi se në vathë kishin hyrë hajdutët, por kur shkoi tek bagëtitë ka parë ujkun i cili po i mbyste .
    Vëllai dhe bashkëshortja e Namikut tregojnë se kopetë e ujqërve prej kohësh janë parë në fshat. Dy javë më parë ujku ka mbytur edhe njëthundrakët.
    Blegtori kërkon ndihmë nga shteti për kompesimin e tufës së bagëtive. Sipas tij, tufa pjesërisht është e matrikulluar dhe pjesa tjetër ishte shtesë e kohëve të fundit
    Banorët e Karbunarës i tremben sulmit të kopeve të ujqërve pasi ato prej kohësh hyjnë natën në qendrat e banuara. Pylli i “Zgjanës” pranë fshatit është streha e ujqërve, numri i të cilëve është shtuar shumë vitet e fundit.

  • Mbi 60 të vdekur në 24 orë nga sulmet izraelite në Gaza

    Mbi 60 të vdekur në 24 orë nga sulmet izraelite në Gaza

    Të paktën katër palestinezë u vranë në një sulm të ri ajror të ushtrisë izraelite mbi Gaza, raporton Al Jazeera. Sulmi ka goditur një ndërtesë banimi ku ndodheshin civilë.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, operacionet ushtarake izraelite në Gaza dhe zonat përreth kanë shkaktuar mbi 60 viktima dhe më shumë se 200 të plagosur.

    Sulmet vijnë në një klimë të tensionuar mes Izraelit dhe Palestinës, ku përplasjet e fundit kanë intensifikuar dhunën në Rripin e Gazës.

    Qeveria izraelite thotë se sulmet synojnë objektiva të militantëve, por shumë ndërtesa banimi dhe zona civile janë prekur, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Organizatat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim për rritjen e civilëve të pafajshëm të prekur nga konfliktet.

    Kujtojmë se sot, 21 shtator, pritet që Britania e Madhe të shpallë zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës.

    Vendimi historik vjen pas muajsh debatesh të brendshme dhe presioni të fortë politik, si nga deputetët laburistë ashtu edhe nga komunitetet me ndikim të drejtpërdrejtë nga lufta në Gaza.

  • 60 të vdekur për 24 orë, nuk ndalen bombardimet në Gaza

    60 të vdekur për 24 orë, nuk ndalen bombardimet në Gaza

    Të paktën katër palestinezë u vranë në një sulm të ri ajror të ushtrisë izraelite mbi Gaza, raporton Al Jazeera. Sulmi ka goditur një ndërtesë banimi ku ndodheshin civilë.
    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, operacionet ushtarake izraelite në Gaza dhe zonat përreth kanë shkaktuar mbi 60 viktima dhe më shumë se 200 të plagosur.
    Sulmet vijnë në një klimë të tensionuar mes Izraelit dhe Palestinës, ku përplasjet e fundit kanë intensifikuar dhunën në Rripin e Gazës.
    Qeveria izraelite thotë se sulmet synojnë objektiva të militantëve, por shumë ndërtesa banimi dhe zona civile janë prekur, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Organizatat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim për rritjen e civilëve të pafajshëm të prekur nga konfliktet.
    Kujtojmë se sot, 21 shtator, pritet që Britania e Madhe të shpallë zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës.
    Vendimi historik vjen pas muajsh debatesh të brendshme dhe presioni të fortë politik, si nga deputetët laburistë ashtu edhe nga komunitetet me ndikim të drejtpërdrejtë nga lufta në Gaza.

  • Sulmi kibernetik paralizon disa aeroporte evropiane, qindra fluturime të anuluara e të vonuara

    Sulmi kibernetik paralizon disa aeroporte evropiane, qindra fluturime të anuluara e të vonuara

    Një sulm kibernetik ka shkaktuar kaos në disa nga aeroportet më të mëdha të Evropës, duke prekur sot funksionimin normal të fluturimeve. Mes aeroporteve të goditura janë London Heathrow, Brukseli dhe Berlini, ku qindra udhëtime u vonuan ose u anuluan.
    Në shënjestër ka qenë softueri i Collins Aerospace, kompani e grupit RTX që furnizon sisteme regjistrimi dhe udhëtimi për shumë linja ajrore. Për shkak të ndërprerjeve, regjistrimi i pasagjerëve u krye manualisht, duke shkaktuar pritje të gjata dhe vonesa të mëdha.

    Vetëm në Bruksel, deri në mesditë u raportuan 10 anulime dhe 15 vonesa mbi tre orë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se gjysma e fluturimeve të së dielës, 21 shtator, do të anulohen për të shmangur radhët e gjata. Situata pritet të normalizohet disi vetëm të hënën në mëngjes.

    Ndërkohë, Eurocontrol, agjencia evropiane e trafikut ajror, u ka kërkuar linjave ajrore të kufizojnë gjysmën e nisjeve nga Brukseli gjatë fundjavës. Në Heathrow në Londër qindra fluturime janë prekur nga ndërprerjet.

    Kompania mëmë RTX ka konfirmuar se bëhet fjalë për një “ndërprerje të lidhur me një sulm kibernetik”, pa dhënë detaje për aeroportet e goditura. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkallën dhe origjinën e sulmit.

  • FOTO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm

    FOTO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

    Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shihet dëmi i shkaktuar në murin rrethues.
    “Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
    Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Studimi: Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu shkaktoi dy në tre vdekje nga nxehtësia në Evropë këtë verë

    Studimi: Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu shkaktoi dy në tre vdekje nga nxehtësia në Evropë këtë verë

    Bota E Mërkurë, 17 Shtator 2025 11:33
    Ngrohja globale e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor ka qenë përgjegjëse për dy në çdo tre vdekje nga nxehtësia gjatë verës së sivjetme në Evropë, sipas një analize të re të publikuar nga studiuesit në Imperial College London.
    Ekspertët zbuluan se nxehtësia e shtuar e ka bërë klimën mesatarisht 2.2°C më të nxehtë në qytetet evropiane gjatë verës, duke rritur ndjeshëm vdekshmërinë.

    “Zinxhiri shkakësor nga djegia e lëndëve djegëse fosile deri te rritja e nxehtësisë dhe vdekshmëria është i pamohueshëm”, tha Friederike Otto, shkencëtare e klimës dhe bashkautore e studimit.

    Nga analiza rezultoi se 68% e vdekjeve nga nxehtësia mund t’i atribuohen ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu.

    Grupet më të prekura janë të moshuarit dhe punëtorët
    Shumë vdekje ndodhën në shtëpi ose në spitale, ku njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese nuk mund të përballojnë temperaturat ekstreme.
    “Nxehtësia shpesh nuk përmendet fare në certifikatat e vdekjes”, tha Garyfallos Konstantinoudis, epidemiolog dhe bashkautor i studimit.
    Qytetet nuk janë gati për të ardhmen
    Edhe pse Evropa ka bërë përparim që prej valës së madhe të të nxehtit në 2003, strukturat e shëndetit publik ende nuk janë të përgatitura plotësisht për përballimin e temperaturave gjithnjë e më ekstreme dhe të një popullsie në plakje.
    Mjekët dhe shkencëtarët po bëjnë thirrje për:• Plane veprimi lokale për valët e të nxehtit,• Hapësira të gjelbra në qytete,• Kondicionerë për grupet vulnerabël, si banorët e shtëpive të të moshuarve.