Tag: shkaktuar

  • Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

    Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

    Qarku është i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar disa problematika.
    Mbrojtja Civile e Prefekturës raporton se ka përmbytje banesash në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel, ndërsa lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati dhe per pasoje rrezikon permbytjejen e 1/3 se territorit te qytetit.
    Në njësitë administrative Bushat dhe Melgushë, si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe fryrjes së përroskave, është shënuar prani e ujit në disa segmente rrugore, si dhe në disa sipërfaqe tokash bujqësore.
    Në njësinë administrative Gur i Zi (qendër) në Shkodër raportohet se po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika. Ndërkohë, në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore.

  • I keni ditur? Këto janë ushqimet që shkaktojnë erën e keqe të gojës

    I keni ditur? Këto janë ushqimet që shkaktojnë erën e keqe të gojës

    Në të vërtetë, disa nga ushqimet më të mira mund të shkaktojnë erë të keqe të gojës.
    Ushqimet që Shkaktojnë Erën e Keqe të Gojës – Si ta Largoni atë

    Sigurisht që kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni së ngrëni këto prodhime të shëndetshme.

    Por thjesht të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë, në mënyrë që të mund të merrni masat e duhura.
    Mishi
    Bakteret e duan proteinën që mishi përmban. Ndërkohë që ju konsumoni mish, përbërjet e amoniakut çlirohen duke shkaktuar erë të keqe.
    Peshku
    Peshku dhe varietetet e konservuara të tij përmbajnë shumë proteina, të cilat siç tashmë e dimë, mund të shkaktojnë një erë të pakëndëshme.
    Një tjetër faktor mund të jetë edhe përbërja e quajtur trimetilamina, e cila mund të qëndrojnë në gojë duke shkaktuar aromë të pakëndëshme.
    Bulmeti
    Bakteret që gjenden në gojën tuaj, ushqehen me aminoacidet që qumështi dhe djathi përmbajnë, duke shkaktuar erën e keqe të gojës.
    Kafeja
    Përmbajtja e lartë e acidit në kafe, shkakton shtimin e baktereve të këqija në gojë, përgjegjëse për aromën e pakëndëshme.
    Githashtu, pijet me kafeinë ju thajnë gojën dhe kur keni më pak pështymë, krijohet një ambient ideal, ku bakteret dhe kërpudhat me erë të keqe rriten.
    Agrumet
    Njësoj si me kafenë, nivelet e larta të acidit tek agrumet janë një terren shumimi për bakteret.
    Për më tepër, frutat përmbajnë sheqer, me të cilin bakteret e këqija ushqehen dhe shtohen.
    Si ta shmangni erën e keqe të gojës
    Nëse jeni duke përjetuar erë të keqe të gojës pasi keni ngrënë këto ushqime, mënyra më e mirë për ta luftuar është pastrimi i dhëmbëve.
    Pastroni dhëmbët me pe për të hequr mbeturinat e ushqimit dhe më pas lajini ato me pastë dhëmbësh.
    Gjithashtu, shpëlarja me solucion larës për gojën ose shpëlarja me ujë mund t’ju ndihmojnë përkohësisht.
    Përtypja e çamçakëzit pa sheqer, mund të stimulojë prodhimin e pështymës, e cila pastron grimcat e ushqimit.
    Ju mund të konsumoni edhe ushqime krokante (karota ose mollë), të cilat mund të gjenerojë më shumë pështymë.

  • ‘Çmendet’ moti/ Stuhi e fuqishme  godasin këtë vend, rrëzojnë pemët

    ‘Çmendet’ moti/ Stuhi e fuqishme godasin këtë vend, rrëzojnë pemët

    Moti i keq që ka përfshirë Greqinë dhe ekspertët flasin për disa ditë me stuhi të fuqishme që do godasin vendin.
    Më problematike situata paraqitet në zonën e Zakynthos për ditën e sotme, ku që nga mëngjesi janë shkaktuar probleme serioze. Shumica e vështirësive janë hasur në rrjetin rrugor të ishullit.
    Konkretisht, për shkak të akumulimit të ujit dhe mbeturinave, probleme janë regjistruar në rrugët që lidhin fshatrat Agios Kirikas me Kallipados, si dhe Sarakinado me Agios Kirikas. Përmbytje po ndodhin edhe në fshatin Romyrio, ndërsa rrëshqitje të vogla shkëmbinjsh janë shkaktuar në Lithakia, informon “Protothema”.
    Në të njëjtën kohë, në Agios Leontas, një pemë e madhe është rrëzuar dhe ka bllokuar plotësisht trafikun, me ekipet që përpiqen ta heqin atë.
    Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur drejtojnë automjete në zonat e prekura.

  • Moti i keq përfshin Greqinë, stuhitë e shiut përmbytin ishullin dhe rrëzojnë pemët

    Moti i keq përfshin Greqinë, stuhitë e shiut përmbytin ishullin dhe rrëzojnë pemët

    Moti i keq që ka përfshirë Greqinë. Sipas ekspertëve stuhia e fuqishme do godasë vendin për disa ditë.
    Më problematike situata paraqitet në zonën e Zakynthos për ditën e sotme, ku që nga mëngjesi janë shkaktuar probleme serioze. Shumica e vështirësive janë hasur në rrjetin rrugor të ishullit.
    Konkretisht, për shkak të akumulimit të ujit dhe mbeturinave, probleme janë regjistruar në rrugët që lidhin fshatrat Agios Kirikas me Kallipados, si dhe Sarakinado me Agios Kirikas. Përmbytje po ndodhin edhe në fshatin Romyrio, ndërsa rrëshqitje të vogla shkëmbinjsh janë shkaktuar në Lithakia, shkruan “Protothema”.

    Në të njëjtën kohë, në Agios Leontas, një pemë e madhe është rrëzuar dhe ka bllokuar plotësisht trafikun, me ekipet që përpiqen ta heqin atë.
    Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur drejtojnë automjete në zonat e prekura.
     

  • ‘Çmendet’ moti/ Stuhitë e shiut përmbytin ishullin e Zakynthos, rrëzojnë pemët

    ‘Çmendet’ moti/ Stuhitë e shiut përmbytin ishullin e Zakynthos, rrëzojnë pemët

    Moti i keq që ka përfshirë Greqinë dhe ekspertët flasin për disa ditë me stuhi të fuqishme që do godasin vendin.
    Më problematike situata paraqitet në zonën e Zakynthos për ditën e sotme, ku që nga mëngjesi janë shkaktuar probleme serioze. Shumica e vështirësive janë hasur në rrjetin rrugor të ishullit.
    Konkretisht, për shkak të akumulimit të ujit dhe mbeturinave, probleme janë regjistruar në rrugët që lidhin fshatrat Agios Kirikas me Kallipados, si dhe Sarakinado me Agios Kirikas. Përmbytje po ndodhin edhe në fshatin Romyrio, ndërsa rrëshqitje të vogla shkëmbinjsh janë shkaktuar në Lithakia, informon “Protothema”.
    Në të njëjtën kohë, në Agios Leontas, një pemë e madhe është rrëzuar dhe ka bllokuar plotësisht trafikun, me ekipet që përpiqen ta heqin atë.
    Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur drejtojnë automjete në zonat e prekura.

  • Ushqimet që shkaktojnë erën e keqe të gojës!

    Ushqimet që shkaktojnë erën e keqe të gojës!

    Në të vërtetë, disa nga ushqimet më të mira mund të shkaktojnë erë të keqe të gojës.
    Ushqimet që Shkaktojnë Erën e Keqe të Gojës – Si ta Largoni atë
    Sigurisht që kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni së ngrëni këto prodhime të shëndetshme.

    Por thjesht të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë, në mënyrë që të mund të merrni masat e duhura.
    Mishi
    Bakteret e duan proteinën që mishi përmban. Ndërkohë që ju konsumoni mish, përbërjet e amoniakut çlirohen duke shkaktuar erë të keqe.
    Peshku
    Peshku dhe varietetet e konservuara të tij përmbajnë shumë proteina, të cilat siç tashmë e dimë, mund të shkaktojnë një erë të pakëndëshme.
    Një tjetër faktor mund të jetë edhe përbërja e quajtur trimetilamina, e cila mund të qëndrojnë në gojë duke shkaktuar aromë të pakëndëshme.
    Bulmeti
    Bakteret që gjenden në gojën tuaj, ushqehen me aminoacidet që qumështi dhe djathi përmbajnë, duke shkaktuar erën e keqe të gojës.
    Kafeja
    Përmbajtja e lartë e acidit në kafe, shkakton shtimin e baktereve të këqija në gojë, përgjegjëse për aromën e pakëndëshme.
    Githashtu, pijet me kafeinë ju thajnë gojën dhe kur keni më pak pështymë, krijohet një ambient ideal, ku bakteret dhe kërpudhat me erë të keqe rriten.
    Agrumet
    Njësoj si me kafenë, nivelet e larta të acidit tek agrumet janë një terren shumimi për bakteret.
    Për më tepër, frutat përmbajnë sheqer, me të cilin bakteret e këqija ushqehen dhe shtohen.
    Si ta shmangni erën e keqe të gojës
    Nëse jeni duke përjetuar erë të keqe të gojës pasi keni ngrënë këto ushqime, mënyra më e mirë për ta luftuar është pastrimi i dhëmbëve.
    Pastroni dhëmbët me pe për të hequr mbeturinat e ushqimit dhe më pas lajini ato me pastë dhëmbësh.
    Gjithashtu, shpëlarja me solucion larës për gojën ose shpëlarja me ujë mund t’ju ndihmojnë përkohësisht.
    Përtypja e çamçakëzit pa sheqer, mund të stimulojë prodhimin e pështymës, e cila pastron grimcat e ushqimit.
    Ju mund të konsumoni edhe ushqime krokante (karota ose mollë), të cilat mund të gjenerojë më shumë pështymë.

  • Problem global me internetin, preken miliona përdorues në të gjithë botën

    Problem global me internetin, preken miliona përdorues në të gjithë botën

    Një ndërprerje e madhe në Amazon Web Services ka shkaktuar kaos global, duke lënë miliona përdorues pa akses në aplikacione si Snapchat, Fortnite, Duolingo, si dhe në shërbime bankare dhe vetë platformat e Amazon, përfshirë Alexa, Prime Video dhe Ring.
    Sipas faqes DownDetector, problemet nisën rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës britanike, me mijëra raportime nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Shkaku kryesor mendohet të jetë një defekt në qendrën e të dhënave të Amazon në North Virginia, një nyje kritike e infrastrukturës globale të internetit.
    Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se deri më tani nuk ka prova për sulm kibernetik, por më shumë gjasa për një gabim të brendshëm teknik që ka shkaktuar një “dështim zinxhir” në sisteme të ndërlidhura.
    Ndërprerja ka prekur edhe bankat britanike Lloyds dhe Halifax, si dhe faqen qeveritare GOV.UK.
    AWS, që mban rreth 30% të tregut global të “cloud”-it, ka deklaruar se inxhinierët po punojnë për zgjidhjen e problemit dhe hetimin e shkaqeve.

  • Rey Manaj bëhet ikonë në mur – Mitrovica e nderon për golin ndaj Serbisë

    Rey Manaj bëhet ikonë në mur – Mitrovica e nderon për golin ndaj Serbisë

    Pas golit vendimtar që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, Rey Manaj është nderuar në Mitrovicë me një grafit në mur.
    Artistët lokalë kanë përzgjedhur momentin kur sulmuesi bën simbolin e shqiponjës për të nderuar performancën e tij dhe emocionin që i dhuroi tifozërisë shqiptare.
    Grafiti ka shndërruar zonën në një atraksion për banorët dhe tifozët, të cilët ndalen për të bërë foto me portretin e Manajt.
    Në ndeshjen e zhvilluar në transfertë, Shqipëria fitoi me rezultatin 0:1, duke shkaktuar humbjen e Serbisë në stadiumin e tyre dhe duke i shkaktuar shqetësime trajnerit Stojkoviç.

  • “U qëllua nga një distancë 2-5 cm”/ Seanca gjyqësore për vrasjen e Ademajt, mjeku ligjor rrëfen detaje tronditëse

    “U qëllua nga një distancë 2-5 cm”/ Seanca gjyqësore për vrasjen e Ademajt, mjeku ligjor rrëfen detaje tronditëse

    Të hënën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka dëshmuar Naim Uka, mjeku ligjor që kreu autopsinë e Lirdona Ademajt. Ekspertiza e tij ka treguar se Liridona u vra nga një distancë 2-5 centimetra.
    “Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes të cilët kanë shkaktuar djegien lëkurore me prezencë të grimcave të barutit dhe në bazë të këtyre provave mjekoligjore është konstatuar se distanca e qitje sillet prej 2 deri në 5 cm”, ka deklaruar mjeku ligjor, që po ashtu ka përjashtuar çdo mundësi të vetëvrasjes.
    Eksperti ka treguar se gjatë autopsisë Liridona kishte hematomë në krahun e majtë të saj, të shkaktuar të minimalisht tre orë para vrasjes. Megjithatë, mjeku ligjor nuk ka përcaktuar mjetin me të cilin është shkaktuar lëndimi.
    “Po. Dora është një nga mjetet e cila nuk mund të përjashtohet si mjet përmes të cilit është shkaktuar ky dëmtim trupor”, shtoi më tej Uka.
    Ai u mor në pyetje edhe nga i akuzuari, Naim Murseli.
    “Në kushte normale unë nuk kam nevojë as me bo pyetje sepse nuk besoj që një shenjë një dorë mund të shkaktohet nga dikush që nuk ka qenë prezent. Por prokurorja pohon se kjo shenjë është shkaktuar nga unë sepse sipas saj kam mbajtur bashkëshorten time për mos të iu shmangur plumbit. A e thotë raporti këtë? Që unë e kam mbajtë gruan time në momentin e vrasjes?”, pyeti Murseli.
    Mjeku ligjor tregoi se nuk mund të bëjë pohime të tilla në raport të autopsisë. Tutje, Murseli e pyeti edhe për kohën e shkaktimit të hematomës në trupin e Liridona Ademajt.
    “Ju në raportin tuaj tregoni që dëmtimi është shkaktuar jo më gjatë se një orë para vdekjes, që d.m.th. ka mund të ndodhë 59 minuta para vdekjes ose 10sec para vdekjes”, pyeti i akuzuari.
    Mjeku ligjor ka sqaruar kohën e shkaktimit të hematomës.
    “Kjo ka mund të shkojë deri në tri orë prej 0 deri në 3 orë para momentit të vdekjes, pasi që siç e theksova edhe më herët pasi e ndjera ka qenë obeze dhe për këtë arsye variablat e periudhës kohore të shkaktimit të këtij dëmtimi, zgjerohen”, deklaroi eksperti, i cili përsëri u pyet nga Murseli. I akuzuari pyeti nëse hematoma do të mund të shkaktohej nga vetëlëndimi.
    “A përjashtohet mundësia e vetëlëndimit në tentativë për të ikë?”, pyeti Murseli. Vetëlëndimin nuk e përjashtoi mjeku ligjore, porse kur u pyet nga gjyqtarja, Naim Ukaj tregoi se në vendin e ngjarjes, në veturën ku u vra Liridona Ademaj, nuk kishte objekt që mund të shkaktonte atë hematomë.

  • Bie zjarr në Shën Andrea të Vlorës, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje

    Bie zjarr në Shën Andrea të Vlorës, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje

    Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Shën Andreas në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe rrezik për përhapje të mëtejshme. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve.
    Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk ka ende të dhëna mbi shkakun e zjarrit apo përmasat e dëmit të shkaktuar. Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.