Tag: shkaktuar

  • Gjirokastra pa drita, dhjetëra fshatra pa energji elektrike nga moti i keq

    Gjirokastra pa drita, dhjetëra fshatra pa energji elektrike nga moti i keq

    Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

    Kjo si pasojë e problemeve me motin, çka ka shkaktuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zona të shumta, kryesisht malore. Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar edhe dëme në fiderët që lidhin fshatrat me rrjetin energjetik.
    Mungesa e energjisë nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastrës, ku në orët e mbrëmjes, duke vijuar edhe sot, ka mungesë të energjisë në lagjet e sipërme.
    Ndërkaq, situata paraqitet problematike, pasi disa zona janë pa energji elektrike për më shumë se 12 orë, si njësitë administrative të Lopësit dhe Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës dhe Qesaratit në Memaliaj, si edhe të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokastër.
    Grupet e OSHEE ndodhen në terren për të rikuperuar dëmet e shumta që kanë shkaktuar shkarkesat atmosferike në sistemin e shpërndarjes.

    Top Channel

  • Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër prej 12 orësh pa energji

    Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër prej 12 orësh pa energji

    Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin çka ka shkaktuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zona të shumta e kryesisht malore. Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar dhe dëme në fidrat që lidhin fshatra me rrjetin energjetik.
    Raportohet se mungesa e energjisë nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastrës ku në orët e mbrëmjes duke vazhduar edhe sot, ka mungesë të korrentit në lagjet e sipërme.
    Ndërkaq situata paraqitet problematike dhe pa energji elektrike për më shumë se 12 orë në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagories, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxhërisë në Gjirokastër.
    Grupet e OSHEE ndodhen në terren për të rikuperuar dëmet e shumta që kanë shkaktuar shkarkesat atmosferike në sistemin e shpërndarjes.

  • Kush shkakton aksidente paguan më shumë siguracion

    Kush shkakton aksidente paguan më shumë siguracion

    Të gjithë ata që kanë bërë shkelje të rënda të qarkullimit rrugor gjatë vitit 2025, vitin e ardhshëm do të paguajnë më shumë për sigurimin e automjetit.
    Gjithçka do të përcaktohet në bazë të një sistemi digjital që do të bëjë llogaritjen e primit dhe vlerën e shtuar për shkak të shkeljeve.
    “Kjo do funksionojë për 2026 e në vazhdim, ku është marrë database vetëm për 2025. Pra ata që kanë bërë aksidente në 2025 do kenë atë shtesën që parashikon ligji. Ndërsa të tjerët që nuk kanë bërë aksidente dhe nuk kanë shkaktuar probleme do e paguajnë të plotë. Ai që nuk ka bërë asnjë shkelje do paguajë policën e plotë që shënon kompania“, u shpreh Gëzim Hoxha, specialist i Sigurisë Rrugore.
    Por sistemi bonus malus shpërblen edhe ata drejtues mjetesh që nuk kanë shkaktuar asnjë dëm në rrugë. Por kjo do të nisë pas vitit 2027, ku për tre vite do të shihet historiku i drejtuesit të mjetit në rrugë.
    “Në 2027 të gjithë fitojnë bonus ata që nuk kanë shkaktuar aksidente“, shtoi Hoxha.
    Ekspertë të sigurisë rrugore thonë se ky sistem bonus malus për sigurimin e mjeteve do të ndikojë edhe në uljen e aksidenteve rrugore në vend.
    “Do të rritet shkalla e përgjegjësisë dhe ndikon për mirë në aksidentet rrugore“, tha eksperti.
    Aksidentet rrugore në Shqipëri vijojnë të marrin jetë njerëzish. Në 91,2 % të rasteve, ato ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve./Tv Klan

  • Përmbytje shkatërrimtare në Itali, dy të zhdukur/ Uji merr para shtëpinë

    Përmbytje shkatërrimtare në Itali, dy të zhdukur/ Uji merr para shtëpinë

    Dy persona rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitje toke në Gorizia të Italisë, mes shirave të rrëmbyer që goditën gjatë natës rajonin, ku u shkatërrua edhe një shtëpi.

    Zjarrfikësit arritën të nxirrnin një person të gjallë nga rrënojat, por ende nuk dihet asgjë mbi fatin e një 35-vjeçari dhe një gruaje të moshuar të cilën ai kishte tentuar ta ndihmonte.
    Moti ekstrem ka shkaktuar gjithashtu përmbytje, dëme të mëdha e vështirësi qarkullimi në pjesë të tjera të Friuli Venezia Giulia, një ndër gjashtë zonat e vëna në gatishmëri për shkak të stuhive, së bashku me Emilia Romagnan, Ligurian, Lombardinë, Toskanën e Umbrian.
    Moti i keq goditi rëndë sidomos zonën midis Palmanova dhe provincës së Gorizias, me dëmet më të mëdha të regjistruara në Cormons, ku vetëm në gjashtë orë ranë 152 milimetra shi.
    Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë, po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e nxehtësisë, thatësirat, stuhitë e mbingarkuara dhe përmbytjet e befasishme.
    Edhe pse janë të shumtë shkaktarët e garave serrë, nxitësi kryesor i tyre konsiderohen lëndë e djegshme fosile si nafta, gazi dhe qymyri, shitja e të cilave gjeneron fitime të mëdha për gjigantët e energjisë në botë.

    Top Channel

  • Irani thotë se ka filluar operacionet e ‘mbjelljes’ së reve për të shkaktuar shi mes thatësirës së rëndë

    Irani thotë se ka filluar operacionet e ‘mbjelljes’ së reve për të shkaktuar shi mes thatësirës së rëndë

    Autoritetet iraniane kanë nisur operacionet e mbjelljes së reve për të shkaktuar reshje shiu, ndërsa vendi përballet me thatësirën më të keqe në dekada, raportuan mediat shtetërore.

    “Sot, një fluturim mbjelljeje resh u krye në pellgun e liqenit Urmia për herë të parë”, i cili filloi në shtator, tha agjencia zyrtare e lajmeve IRNA të shtunën vonë.

    Urmia, në veriperëndim, është liqeni më i madh i Iranit, por është tharë kryesisht dhe është shndërruar në një shtrat të gjerë kripe për shkak të thatësirës.
    IRNA shtoi se operacione të mëtejshme do të kryhen në provincat e Azerbajxhanit Lindor dhe Perëndimor.

    Mbjellja e reve përfshin spërkatjen e grimcave si jodur argjendi dhe kripa në re nga avionët për të shkaktuar shi.

    Vitin e kaluar, Irani njoftoi se kishte zhvilluar teknologjinë e vet për këtë praktikë, transmeton Telegrafi.
    Të shtunën, IRNA raportoi se shiu kishte rënë në Ilam, Kermanshah, Kurdistan dhe Lorestan në perëndim, si dhe në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit Perëndimor.

    Ajo citoi organizatën meteorologjike të vendit të thoshte se reshjet kishin rënë me rreth 89 përqind këtë vit krahasuar me mesataren afatgjatë.
    “Aktualisht po përjetojmë vjeshtën më të thatë që vendi ka përjetuar në 50 vjet”, shtoi ajo.

    Media shtetërore ka treguar pamje të rënies së borës në malin dhe resortin e skive Tochal, të vendosur në zonën e Teheranit në vargmalin Alborz, për herë të parë këtë vit.

    Irani, një vend kryesisht i thatë, ka vuajtur prej vitesh nga periudha kronike thatësire dhe valë të nxehta që pritet të përkeqësohen me ndryshimet klimatike.
    Reshjet në kryeqytetin Teheran kanë qenë në nivelin e tyre më të ulët në një shekull, sipas zyrtarëve lokalë, dhe gjysma e provincave të Iranit nuk kanë parë asnjë pikë shiu prej muajsh.

    Nivelet e ujit në rezervuarët që furnizojnë shumë provinca kanë rënë në nivele rekord.
    Më parë këtë muaj, presidenti Masoud Pezeshkian paralajmëroi se pa shi para dimrit, Teherani mund të përballet me evakuim, megjithëse nuk dha hollësi.

    Vende të tjera në rajon, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë përdorur gjithashtu mbjelljen e reve për të prodhuar artificialisht shi.

  • Kukësi zgjohet pa drita, shkak amortizimi i rrjetit elektrik

    Kukësi zgjohet pa drita, shkak amortizimi i rrjetit elektrik

    Reshjet e shiut që përfshinë rajonin e Kukësit gjatë natës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit. Banorët janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën zhurmën e gjeneratorëve, të cilët po përdoren nga bizneset e vogla për të siguruar furnizimin me energji. Mungesa e mirëmbajtjes së rrjetit elektrik bën që defektet të përsëriten sa herë që ka mot të keq.
    Sipas autoriteteve lokale, reshjet kanë shkaktuar gjithashtu rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në disa segmente rrugore rurale, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë me mjetet e saj për pastrimin dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara, me synimin për të rikthyer qarkullimin normal dhe për të shmangur izolimin e zonave periferike.
    Megjithatë, reshjet e fundit kanë pasur edhe ndikim pozitiv, duke rritur ndjeshëm nivelin e ujit në Liqenin e Kukësit dhe duke përmirësuar prurjet drejt hidrocentralit të Fierzës. Ky fakt ka ndihmuar në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike, por njëkohësisht ka sjellë edhe shtim të mbeturinave në sipërfaqen e liqenit, duke shkaktuar shqetësime mjedisore për ndotjen e ujërave.

  • Përsëritet situata, reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

    Përsëritet situata, reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

    Reshjet e shiut që kanë përfshirë rajonin e Kukësit gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit. Banorët e zonës janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën zhurmën e gjeneratorëve, të cilët po përdoren nga bizneset e vogla për të siguruar furnizimin me energji.
    Sipas banorëve, ndërprerjet e energjisë elektrike janë një problem i përsëritur, që shfaqet sa herë bie shi, për shkak të mungesës së riparimeve në rrjetin e amortizuar elektrik.
    Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se moti i keq ka shkaktuar gjithashtu rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore rurale.
    Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë me mjetet e saj për pastrimin dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal në këto zona.
    Ndërkohë, reshjet e fundit kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e rezervave ujore në Liqenin e Kukësit. Prej dy javësh, niveli i ujit në basenin e liqenit është në rritje të vazhdueshme, duke sjellë shtim të prurjeve në hidrocentralin e Fierzës dhe përmirësim të prodhimit të energjisë elektrike. Megjithatë, me shtimin e prurjeve janë rritur edhe mbeturinat në liqen, duke shkaktuar ndotje të sipërfaqes ujore dhe shqetësime mjedisore.
     

  • “Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar”/ Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu (FOTO)

    “Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar”/ Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu (FOTO)

    Elvis Shakmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar.
    “Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.
    Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.
    Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së Shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Shkambi.

     
     

  • Virologu i OBSH-së paralajmëron : Virusi i gripit të shpendëve ka ‘gjithçka që duhet për të shkaktuar një pandemi’

    Virologu i OBSH-së paralajmëron : Virusi i gripit të shpendëve ka ‘gjithçka që duhet për të shkaktuar një pandemi’

    Një numër gjithnjë e më i madh fermash në Gjermani po preken nga gripi i shpendëve (H5N1), ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e një pandemie të mundshme.
    Sipas Institutit Friedrich Loeffler (FLI), që nga fillimi i shtatorit janë regjistruar 31 shpërthime në blegtori dhe 131 raste tek shpendët e egër. Vetëm në javët e fundit, mbi 500 mijë pula, rosa, pata dhe gjela deti janë asgjësuar për të frenuar përhapjen e virusit.

    FLI raportoi se përhapja këtë vjeshtë është jashtëzakonisht e hershme dhe e shpejtë, duke shënuar një valë të fortë në Gjermaninë Lindore dhe Saksoninë e Poshtme. Instituti e ka kategorizuar rrezikun si “të lartë”, duke paralajmëruar për përhapje të mëtejshme për shkak të migrimit sezonal të shpendëve.

    “Ka gjithçka që duhet për të shkaktuar një pandemi”

    Virologu i njohur Klaus Stöhr, ish-drejtues i programit të gripit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deklaroi për agjencinë dpa se virusi H5N1 “në parim ka gjithçka që i duhet për të shkaktuar një pandemi”.
    Megjithatë, ai theksoi se rreziku aktual për njerëzit mbetet shumë i ulët. “Kushdo që has kafshë të ngordhura nuk duhet t’i prekë ato, të mbajë distancë dhe të njoftojë menjëherë autoritetet veterinare”, shtoi Stöhr.

    Kërcënim për industrinë e vezëve dhe mishit të shpendëve

    Sipas Shoqatës Qendrore të Industrisë Gjermane të Shpendëve (ZDG), përhapja e virusit mund të shkaktojë vështirësi në furnizimin me vezë dhe mish shpendësh.
    Presidenti i shoqatës, Hans-Peter Goldnick, i bëri thirrje autoriteteve federale dhe shtetërore të ndërhyjnë menjëherë:

    “Jemi në një fazë të hershme, por të fortë të shpërthimit. Pritja nuk është një opsion.”

    Masat parandaluese dhe vaksinimi

    Ministria Federale e Bujqësisë po kërkon bashkëpunim të ngushtë midis niveleve të qeverisë dhe një rritje të tavanit të kompensimit për fermerët nga 50 në 110 euro për kafshë të asgjësuar.
    Ndërkohë, Komiteti i Përhershëm për Vaksinimin (Stiko) rekomandon vaksinimin kundër gripit sezonal për personat që punojnë ose kanë kontakt të drejtpërdrejtë me shpendë, zogj të egër, derrat apo fokat, për të shmangur një infeksion të dyfishtë që mund të favorizojë shfaqjen e një varianti të ri të H5N1.

    Sipas Shoqatës Federale të Farmacistëve Gjermanë, gjatë sezonit të vaksinimit 2024/2025 janë kryer 122,000 vaksinime kundër gripit dhe 80,000 kundër COVID-19, shifra rekord krahasuar me vitet e kaluara.

    Paralajmërim për muajt në vijim

    Ekspertët parashikojnë që kulmi i migrimit të shpendëve ende nuk ka arritur, duke shtuar gjasat për përhapje të mëtejshme të virusit.
    FLI i bën apel fermave që të respektojnë me përpikëri rregullat e higjienës dhe mbrojtjes, ndërsa opinioni publik këshillohet të shmangë çdo kontakt me shpendë të sëmurë apo të ngordhur.

  • Grabitje spektakolare në Angli, ja si e përdorën eskavatorin autorët për të nxjerrë bankomatin nga supermarketi

    Grabitje spektakolare në Angli, ja si e përdorën eskavatorin autorët për të nxjerrë bankomatin nga supermarketi

    Skena të pabesueshme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në një qytet të Anglisë, ku disa hajdutë të maskuar kanë vjedhur një bankomat (ATM) duke përdorur një eskavator për ta nxjerrë nga muri i një supermarketi.

    Ngjarja ndodhi në Milton Keynes, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Londrës.

    Në videon e xhiruar nga banorët e tronditur, shihet eskavatori që shkatërron fasadën e ndërtesës, nxjerr bankomatin nga muri dhe e tërheq jashtë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë.

    Më pas, hajdutët e mbuluar me kapuçë ngarkojnë bankomatin në karrocën e një kamioni dhe largohen me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas policisë, bankomati u braktis më vonë në rrugë, ndërsa autorët janë ende në arrati.

    Policia ka nisur një hetim për vjedhjen dhe u ka bërë thirrje dëshmitarëve që të ndihmojnë me informacion. Ndërkohë, videoja e ngjarjes është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar habi dhe ironi mes përdoruesve.

    Disa komentues në platformën X (ish-Twitter) kanë theksuar guximin e jashtëzakonshëm të hajdutëve, ndërsa të tjerë kanë kujtuar se shumë bankomate janë të pajisura me sisteme sigurie që spërkasin me bojë paratë, në mënyrë që të mos mund të përdoren nga grabitësit.