Tag: shkaktuar

  • Alarm në Greqi/ Stuhia “Adel” godet vendin, ja zonat më të rrezikuara

    Alarm në Greqi/ Stuhia “Adel” godet vendin, ja zonat më të rrezikuara

    Një stuhi e fuqishme e quajtur “Adel” ka goditur Greqinë, ditën e sotme duke shkaktuar dëme të mëdha, raportojnë mediat greke.
    Sipas raportimeve stuhia ka goditur Greqinë perëndimore dhe veriperëndimore duke përmbytur rrugë dhe shtëpi, si dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe mbyllje rrugësh.
    Shërbimi meteorologjik EMY ka ngritur alarmin se shiu do të prekë pjesën më të madhe të vendit edhe në 48 orët e ardhshme. 
    Duke filluar nga kjo pasdite, parashikohen stuhi me bubullima dhe breshër lokal në Epir, Etoli-Akarnani, Peloponezin perëndimor dhe jugor, Maqedoninë lindore, Traki dhe në njësitë rajonale të Halkidikisë, Seresit, Kilkisit dhe Selanikut.
    Të premten, shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi do të përhapen në Greqinë veriore, ishujt e Egjeut Lindor nga mesdita dhe në Dodekanezë nga mbrëmja.

  • Përmbytet nga plehrat urbane ura e Shënapremtes në Durrës, reshjet sjellin mbeturina

    Përmbytet nga plehrat urbane ura e Shënapremtes në Durrës, reshjet sjellin mbeturina

    Reshjet e shiut dhe mbeturinat kanë përmbytur urën e Shënapremtes në njësinë administrative Katund i Ri, në bashkinë e Durrësit. Ujërat kanë vërshuar mbi urë duke shkaktuar probleme në qarkullimin e banorëve të zonës.
    Lumi Erzen ka prurje dhe ka dalë nga shtrati, ndërsa edhe argjinatura në Vadardh ka rrjedhje dhe po punohet nga ekipet për ta riparuar.
    Dyshohet se situata është krijuar nga hapja e portave të rezervuarit të Bovillës. Aktualisht, sipas prefektit të qarkut Emilian Jani ka rënie në nivelin e ujit. Fryrja e Erzenit dhe dalja nga shtrati ka shkaktuar dhe përmbytje tokash. /TCH

  • Reshjet e shiut, përmbyt urën e Shënapremtes në Durrës, ‘pushtohet’ nga mbetjet urbane   

    Reshjet e shiut, përmbyt urën e Shënapremtes në Durrës, ‘pushtohet’ nga mbetjet urbane  

    Reshjet e shiut dhe mbeturinat kanë përmbytur urën e Shënapremtes në njësinë administrative Katund i Ri, në bashkinë e Durrësit.

    Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se ujërat kanë vërshuar mbi urë duke shkaktuar probleme në qarkullimin e banorëve të zonës.
    Lumi Erzen ka prurje dhe ka dalë nga shtrati, ndërsa edhe argjinatura në Vadardh ka rrjedhje dhe po punohet nga ekipet për ta riparuar.
    Dyshohet se situata është krijuar nga hapja e portave të rezervuarit të Bovillës. Aktualisht, sipas prefektit të qarkut Emilian Jani ka rënie në nivelin e ujit. Fryrja e Erzenit dhe dalja nga shtrati ka shkaktuar dhe përmbytje tokash.
     

    Top Channel

  • Flet Mjeku: Fëmija i plagosur me thikë pranë zemrës është i intubuar dhe në gjendje kritike

    Flet Mjeku: Fëmija i plagosur me thikë pranë zemrës është i intubuar dhe në gjendje kritike

    Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 14:54
    Mjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të një 15-vjeçari, i cili u plagos rëndë mëngjesin e sotëm në Durrës gjatë një konflikti mes disa gjimnazistëve.
    Sipas mjekut, i mituri mbërriti në urgjencë me katër plagë në zonën e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte deri pranë zemrës, duke shkaktuar gjendje kritike.

    “Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, katër në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar. Për momentin ndodhet në Reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë,” tha mjeku Shini.

    Ai shtoi se gjatë trajtimit, pacienti ka marrë tre flakone gjak dhe se situata mbetet serioze, por shpreson që në 24-48 orët e ardhshme gjendja e të miturit të stabilizohet dhe ai të dalë nga Reanimacioni.

    “Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet. Ekipi ynë po monitoron vazhdimisht pacientin dhe po ofron trajtimin më të mirë të mundshëm,” u shpreh më tej mjeku.
    Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion shtesë për shkaqet e konfliktit dhe masat e ndërmarra ndaj të miturve të tjerë të përfshirë.

  • Moti i keq në Dropull/ Dëmtohet këmba e urës, banorët të izoluar

    Moti i keq në Dropull/ Dëmtohet këmba e urës, banorët të izoluar

    Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtimin e këmbës së një ure në Glinë të Dropullit, duke bllokuar qarkullimin.

    Kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e banorëve. Një nga këmbët mbajtëse të urës është dëmtuar, duke e bërë kalimin të pasigurt për qarkullim.
    Në pamjet e siguruara nga TCH, shihet se këmba e urës është dëmtuar, ndërsa niveli i ujit mbetet i lartë.
    Bashkia Dropull po shqyrton hapjen e një rruge dytësore të përkohshme për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin me produkte të nevojshme.

    Top Channel

  • Çahen argjinaturat në Sarandë, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës! Shtëpitë nën ujë, ngordhin qindra bagëti, në terren Ushtria

    Çahen argjinaturat në Sarandë, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës! Shtëpitë nën ujë, ngordhin qindra bagëti, në terren Ushtria

    Argjinaturat mbrojtëse në Saranda janë çarë gjatë natës si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe prurjeve të mëdha të ujit, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në fshatrat Çukë, Konispol dhe Shalës.
    Siç shihet edhe nga pamjet, fushat janë të gjitha nën ujë dhe rrezikohen shtëpitë, ndërkohë që dëmi në bujqësi e blegtori është shumë i madh.
    Argjinaturat kanë çeduar duke u shkatërruar njëra pas tjetër dhe për pasojë përmbytjet e orëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të pashembullt emergjence në jug të vendit. Zona të gjera nga Çuka e Sarandës, Metoqi dhe fushat e Konispolit janë kthyer në gjol.
    Agjencia online e jugut “Saranda Web” njofton se argjinatura e Bistricës në Çukë është çarë gjatë natës, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në blegtori. Më shumë se 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha janë mbytur, ndërsa stalla të tëra janë shkatërruar.

  • Moti i keq shkakton përmbytje, prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

    Moti i keq shkakton përmbytje, prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

    Prurjet e shumta të ujërave të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e HC të Moglicës të hapë portën e parë të emergjencës në Moglicë.

    Prej katër ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, që ka shkaktuar përmbytje duke shkaktuar dëme për banorët e zonave të prekura.

    Top Channel

  • Argjinaturat çahen, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës – VIDEO

    Argjinaturat çahen, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës – VIDEO

    Përmbytjet e orëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të pashembullt emergjence në jug të vendit, ku argjinaturat janë shkatërruar njëra pas tjetrës, duke vënë në rrezik banesa, blegtori dhe prodhimin bujqësor. Zona të gjera nga Çuka e Sarandës, Metoqi dhe fushat e Konispolit janë përfshirë nga ujërat që kanë dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme ekonomike.
     

     
    Çarja e argjinaturës së lumit Bistricë në Çukë – Bagëti të mbytura, stalla të shkatërruara, banesa nën ujë
     
    Argjinatura e Bistricës në Çukë është çarë gjatë natës, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në blegtori. Më shumë se 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha janë mbytur, ndërsa stalla të tëra janë shkatërruar.
    Uji ka përfshirë me shpejtësi fermat dhe magazinat bujqësore, duke shkatërruar qindra tonë misër, ushqim për bagëti, lëndë ushqimore të depozituara dhe pajisje të fermave. Për shkak të prurjeve të mëdha, pesë banesa janë përmbytur, duke detyruar familje të largohet përkohësisht.
    Katër barinj u izoluan për orë të tëra brenda një stalle me dhjetëra dele, ndërsa vetëm ndërhyrja me vonesë e emergjencave civile shmangu humbje të tjera njerëzore.
     

     
    Operacion i ushtrisë për shpëtimin e deleve – Ndërhyrje me mjete speciale në Çukë
     
    Për herë të parë pas shumë vitesh, forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile u angazhuan në një operacion të drejtpërdrejtë evakuimi të kafshëve të bllokuara. Ushtarët hynë në ujë deri në 1 metër lartësi, dhe me mjete të posaçme tërhoqën delet nga stalla e rrethuar nga uji.
    Ndërkohë, një pulari në Çukë ka pësuar dëme të rënda, ku uji ka shkatërruar ushqimin e shpendëve, inkubatorë, pajisje elektrike dhe një pjesë të prodhimit.
     

    Pavlla del nga shtrati – 6 fshatra të Markatit të izoluar
     
    Situata është kritike edhe në Konispol, ku lumi Pavëll ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke izoluar 6 fshatra të Njësisë Administrative Markat:Markat, Dishat, Ninat, Janjar, Shalës dhe Vërvë
     
    Rruga mbeti për disa orë e pakalueshme. Banorët thonë se mungesa e pastrimit të kanaleve dhe investimeve serioze në argjinatura ka sjellë përhapjen e ujit drejt zonave të banuara dhe fushave bujqësore.
     

     

    Mandarinat nën ujë – Dëme të rënda në Çiflik, Shkallë, Musi, Xarrë dhe Vrina
     
    Fushat e Konispolit, zona me prodhimin më të madh të mandarinave në Shqipëri, janë plotësisht të përmbytura. Parcela të tëra me mandarina në Çiflik, Shkallë, Musi, Xarrë dhe Vrinë ndodhen nën ujë në momentin e korrjes.
    Fermerët paralajmërojnë se:
    “Nëse uji qëndron edhe dy ditë, pemët do të humbasin prodhimin dhe mund të thahen edhe për vitet e ardhshme.”
    Dëmet ekonomike në mandarina, perime dhe foragjere mund të shkojnë në miliona euro, duke goditur qindra familje që jetojnë vetëm nga bujqësia.
     

    Bamatat – Shembet argjinatura pak ditë pas vizitës së ministrit
     
    Në Bamatat të Delvinës, argjinatura është shembur vetëm pak ditë pasi u vizitua publikisht nga Ministri i Bujqësisë dhe deputetët Ardit Bido dhe Vasil Llajo, të cilët e prezantuan si një investim “strategjik” për mbrojtjen e fermerëve nga përmbytjet.
    Pas shirave, strukturat e sapo ndërtuara nuk i rezistuan dot prurjeve të lumit. Banorët kërkojnë hetim të punimeve dhe ndëshkim për përgjegjësit, duke e cilësuar projektin si “punim të dobët dhe pa cilësi”.
     
    Thirrjet e banorëve: “Të shpallet gjendja e emergjencës!”
     
    Banorët e të gjithë zonave të prekura kërkojnë shpallje të gjendjes së emergjencës, dëmshpërblim dhe ndërhyrje të menjëhershme në argjinatura, kanale dhe rrugë.
    “Nëse shteti nuk ndërhyn tani, nesër nuk do të mbetet as një pemë, as një lopë, as një familje këtu.”
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Rrugë të bllokuara dhe argjinatura e çarë në Çukë të Sarandës, mjeti zjarrfikës nën ujë

    Rrugë të bllokuara dhe argjinatura e çarë në Çukë të Sarandës, mjeti zjarrfikës nën ujë

    Reshjet e dendura të natës kanë shkaktuar probleme serioze në disa bashki të nënprefekturës Sarandë, duke vështirësuar qarkullimin dhe shkaktuar dëmtime në infrastrukturë.

    Rruga Delvinë–Kardhiq ishte e pakalueshme për disa orë për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe dherave, por pas ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës është bërë e mundur hapja e saj.
    Situata paraqitet e rënduar edhe në Çukë, ku argjinatura është çarë gjatë natës dhe uji ka vërshuar në fushat përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
    Në Delvinë vijojnë prurjet e dherave dhe gurëve, të cilat po krijojnë probleme të reja përgjatë akseve rrugore. Vështirësi të shumta janë raportuar edhe në bashkinë Konispol, ku brenda qytetit ka rënie dherash dhe gurësh. Në aksin Shkallë–Konispol–Qafë Botë, situata është rënduar aq sa rruga është bërë e pakalueshme.
    Ndërkohë, lumi Pavllo ka dalë nga shtrati në zonën e quajtur Vilë, duke bllokuar rrugën nacionale. Ura që lidh fshatin Shalës me fshatrat Markat, Ninat dhe Janjar është shembur, duke izoluar zonën dhe duke krijuar emergjencë për lëvizjen e banorëve.
    Autoritetet ndodhen në terren, por reshjet e vazhdueshme po e bëjnë situatën gjithnjë e më të vështirë.

    Top Channel

  • Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë të Sarandës, përmbyten disa banesa

    Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë të Sarandës, përmbyten disa banesa

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 08:56
    Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në argjinaturën e lumit Bistrica në zonën e Çukës, duke sjellë përmbytjen e qindra hektarëve tokë bujqësore dhe disa shtëpive.
    Uji ka dalë nga shtrati dhe ka pushtuar tokat përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.

    Situata paraqitet e rënduar edhe në Konispol dhe Shalës, ku përmbytjet kanë krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për banesat pranë zonave të ekspozuara.

    Ndërkohë, si pasojë e reshjeve intensive, gjashtë fshatra të njësisë administrative Markat në Sarandë janë izoluar. Rrugët hyrëse janë bllokuar nga prurjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin e banorëve dhe të mjeteve.