Tag: shkaktuar

  • IHMK-ja paralajmëron rrezik nga vërshimet në disa rajone të Kosovës

    IHMK-ja paralajmëron rrezik nga vërshimet në disa rajone të Kosovës

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar se reshjet e shiut që kanë rënë ditët e fundit kanë shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve, duke rritur rrezikun e vërshimeve në disa zona të vendit.
    Sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara janë disa vendbanime në Han të Elezit, Kaçanik, Dragash, Pejë, Deçan dhe pellgu i Moravës së Binçës.
    “Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme meteorologjike, sidomos ditëve të fundit, e përcjellë me reshje shiu, të cilat në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet nga i ulët deri mesatar dhe me kohëzgjatje relativisht të gjatë, kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenj, sidomos atyre me karakter malor. Kështu situata më e rënduar është në pellgun e Lepencit, Morava e Binçës, Bistrica e Pejës, Bistrica e Prizrenit, Bistrica e Deçanit, ku nivelet aktualisht janë në ngritje të cilat mund të shkaktojnë vërshime gjegjësisht përmbytje”, thuhet në njoftim.
    Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim, duke përkeqësuar situatën.
    IHMK-ja ka paralajmëruar se në disa pjesë të vendit reshjet mund të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, duke shkaktuar vërshime të shpejta.
    “Kërkohet vëmendje e shtuar, sidomos në zonat/komunat e lartcekura. Edhe gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu, në disa pjesë të vendit me intensitet nga mesatar deri të lartë, të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta”, thuhet në njoftim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Pamjet virale, Gjesti pështyn Eglin në fytyrë (Video)

    Pamjet virale, Gjesti pështyn Eglin në fytyrë (Video)

    Një situatë e papritur mes Gjesti dhe Eglit ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke shkaktuar debat mes ndjekësve të “Big Brother VIP Albania”.
    Teksa dy banorët ndodheshin së bashku në dush, një veprim i Gjestit i ka lënë të gjithë të habitur.
    Në një moment, ai e ka pështyrë Eglin në fytyrë, duke shkaktuar reagime të ndryshme.
    Sipas ndjekësve, veprimi i tij ka qenë më shumë në formë shakaje, pasi ai kishte mbushur gojën me ujin e dushit dhe më pas ia kishte hedhur Eglit në fytyrë.