Tag: shkaktuar

  • Indi-Pakistan, “prag shpërthimi”: Shkëmbime sulmesh artilerie në kufi!

    Indi-Pakistan, “prag shpërthimi”: Shkëmbime sulmesh artilerie në kufi!

    Në një tjetër episod që shton gjasat e një përplasjeje të rrezikshme të plotë mes Indisë dhe Pakistanit, ushtarë të të dy krahëve shkëmbyen sulme të forta artilerie përgjatë kufirit në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë civilëve.

    Banorët e zonave kufitare pohuan se të shtënat vazhduan shumë gjatë. “Jemi mësuar me shkëmbime zjarri në kufi, por ajo që ndodhi gjatë natës ishte jashtë çdo norme”, pohoi një prej tyre.
    Përshkallëzimi i tensioneve mes dy vendeve fqinje, të cilat janë njëkohësisht kombe me armë bërthamorë, vjen pas sulmit ndaj turistëve në pjesën e kontrolluar nga India në Kashmir.
    Në anën indiane, zyrtarë ushtarakë thanë se trupat pakistaneze i bombarduan me artileri, mortaja dhe armë zjarri postet e tyre në disa zona. Forcat indiane u kundërpërgjigjën me intensitet, duke shkaktuar përplasje të ashpra deri në agim.
    Në sektorin Uri të Indisë, një grua humbi jetën dhe dy civilë të tjerë u plagosën, sipas policisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave civile në Indi në 17 që nga dita e mërkurë. Islamabadi ka vazhduar ta mohojë përfshirjen në sulmin e 22 prillit, ku humbën jetën 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India.
    Megjithatë qeveria e Indisë nuk bindet, por vazhdon ta fajësojë për ngjarjen e rëndë, e një ditë më parë ndërmori sulme ajrore ndaj disa objektivave në territorin pakistanez, që i cilësoi si strehë të militantëve.
     

    Top Channel

  • Përleshje mes vajzash në Korçë, lëndohet njëra prej tyre

    Përleshje mes vajzash në Korçë, lëndohet njëra prej tyre

    Një konflikt fizik mes disa vajzave ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të një lokali në bulevardin “Republika”, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve. Sipas informacioneve paraprake, sherri mes të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit, duke lënë të plagosur një vajzë.
    E dëmtuara është, e njohur për publikimin e materialeve komprometuese në një faqe në Instagram, ku denigroheshin vajza dhe djem minorenë nga zona e juglindjes së vendit. Dyshohet se përplasja ka pasur si motiv pikërisht aktivitetin e saj në rrjetet sociale, që ka shkaktuar reagime të forta në komunitet.
    Menjëherë pas incidentit, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar në komisariat dy vajza dhe një djalë të përfshirë në përleshje. Ndërkohë, e plagosura është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës ku po merr trajtim mjekësor dhe pritet të merret në pyetje sapo gjendja shëndetësore ta lejojë.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale të personave të përfshirë. Burime policore bëjnë me dije se janë sekuestruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë në zonë, që pritet të ndihmojnë hetimin.
    Njoftimi:
    Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen “nr. 2” Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
    Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D.

  • Drejtonte në gjendje të dehur ambulancën, AMP: Arrestohet punonjësi i policisë

    Drejtonte në gjendje të dehur ambulancën, AMP: Arrestohet punonjësi i policisë

    Policia ka arrestuar një punonjës policie, pasi teksa drejtonte në gjendje të dehur ambulancën, ka shkaktuar dëme materiale në tre automjete.
    Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme ai ka humbur kontrollin e ambulancës dhe si pasojë ka shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara në anë të rrugës.
    Sipas njoftimit të AMP, punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
    ”Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Vlorë – Gjirokastër  ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë S. GJ., me detyrë shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit  (Akademia e Sigurisë).
    Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit (ambulancë) tip Volsvagen dhe si pasojë ka shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara në anë të rrugës.
    Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.16 mg/l dhe 1.14 mg”, thuhet në njoftim.
    Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

  • Stuhia e breshërit përfshin Elbasanin/ Fermerët: Humbëm çdo gjë në 30 minuta

    Stuhia e breshërit përfshin Elbasanin/ Fermerët: Humbëm çdo gjë në 30 minuta

    Stuhia e breshërit ka përfshirë zonën fushore të Elbasanit duke shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët në të mbjella dhe pemëtari.
    Zonat më të prekura janë fshatrat Bathës dhe Llixhë.
    Stuhia e breshërit ka zgjatur më shumë se gjysmë ore ndërsa të moshuarit thonë se nuk e mbajmë mend një stuhi të tillë më parë.
    Edhe pse dëmi është shkaktuar nga fenomen natyror, fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti pasi nuk kanë të ardhura të tjera.

  • VIDEO/ Tërmeti në Stamboll, spikerja në panik nga lëkundjet

    VIDEO/ Tërmeti në Stamboll, spikerja në panik nga lëkundjet

    Tërmeti në Stamboll me magnitudë 6.2 ka shkaktuar lëkundje shumë të forta.
    Kjo krijuar shumë panik te qytetarët. Por ka nga ata që kanë qenë edhe në krye të detyrës, si kjo spikere në videon më poshtë.
    Ajo ka qenë në punë duke biseduar me një të ftuar live kur nisën dridhjet e tokës. Mjafton të shikosh mimikën e saj që nga momenti kur kupton që po bie tërmet, e deri kur nis të tronditet e gjithë studioja për të kuptuar panikun që është shkaktuar.
    Deri më tani nga tërmeti nuk raportohet për dëmtime apo të lënduar. Pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.2 ka ndodhur edhe pasgoditje të tjera, më i forti, me magnitudë 4.4.
     

    ⚡️⚡️Istanbul was hit with 3.9, 6.2 and 4.4 magnitudes earthquakes consecutively. No reports on lives lost yet.#deprem pic.twitter.com/mr0I4WhLRe
    — World Watcher (@World__Watcher_) April 23, 2025

  • “Alarm i kuq” në Itali/ Moti i keq godet pjesën veriperëndimore, rrugët kthehen në “liqene”

    “Alarm i kuq” në Itali/ Moti i keq godet pjesën veriperëndimore, rrugët kthehen në “liqene”

    Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë përmbytjet ekstreme në rrugët e Italisë teksa është lëshuar një alarm i kuq për mot të keq. Veriu i vendit është goditur nga stuhitë, duke shkaktuar rrëshqitje dherash.

    Raportohet se rajoni i Piemonte, në veriperëndim të Italisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten pasi po përballej me motin e tmerrshëm. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e pamëshirshme goditën zonën, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje masive trafiku dhe shërbimet hekurudhore. Torino mbylli aksesin në zonat e brigjeve të lumit si masë sigurie dhe një stacion hekurudhor.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

  • Spanjë, përmbytje në ishujt Kanarie

    Spanjë, përmbytje në ishujt Kanarie

    Shirat e fuqishëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Lanzarote në Ishujt Kanarie. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë rrugët të kthyera në lumenj dhe makinat shihen të braktisura në zona të ndryshme.Zyrtarët në ishullin, i cili është i njohur për turistët kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Qyteti i Arrecife, në bregun jugor të Lanzarote është më i godituri ku edhe dëmet janë më të mëdha. Në Costa Teguise, shiu i madh shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe në tunelet nëntokësore.
    Në disa zona thuhet se ranë rreth 60 mililitra ujë për metër katror në vetëm dy orë, më shumë se vlera mesatare e një muaji të reshjeve në Mbretërinë e Bashkuar.Njerëzit në ishull janë këshilluar të shmangin të gjitha udhëtimet e panevojshme dhe të marrin masa paraprake nëse dalin jashtë. Ndërkohë autoritetet kanë këshilluar pushuesit që planifikojnë të vizitojnë ditët e ardhshme duhet të kontrollojnë fluturimet dhe të kërkojnë potencialisht alternativa.
    Nuk është e qartë se sa kohë do t’i duhet ishullit për t’u rikuperuar nga përmbytjet që kanë shkaktuar dëme në rrugë dhe ndërtesa. Përmbytjet vijnë pasi stuhia Olivier goditi ishullin në fillim të javës.

  • Kukësi ‘mbërthehet’ nga dëbora dhe ngrica, temperaturat shkojnë në minus katër

    Kukësi ‘mbërthehet’ nga dëbora dhe ngrica, temperaturat shkojnë në minus katër

    Kukësi zgjohet i ngrirë nga temperaturat e ulta. Pas dëborës, sot temperaturat në mëngjes në Kukës kanë zbritur në minus 4 gradë celsius, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica. Reshjet e borës në lartësi mbi 600 metër kanë shkuar deri në 20 cm. Luhatja e temperaturave shoqëruar me dëborë e ngrica mendohet të ketë shkaktuar mjaft probleme në frutikultur.
    Në këtë periudhë shumica e drurëve frutorë janë në periudhën e lulëzimit apo edhe të mbylljes se këtij cikli, sipas specialistëve, këto ngrica kanë shkatërruar frutat e lidhura, veçanërisht të kumbullës, qershisë, dardhës, kajsisë, pjeshkës etj, duke sjellë dëme të mëdha tek fermerët.

  • Përfshihet nga flakët një pallat në Astir

    Përfshihet nga flakët një pallat në Astir

    Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e Astirit, duke shkaktuar panik te banorët. Nga ngjarja nuk raportohet pr persona t lnduar.
    Dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një paketë elektrike.
    “Rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njoftoi policia.

  • Panik në Tiranë/ Zjarri në pallat bllokon banorët në dalje nga shtëpitë e tyre

    Panik në Tiranë/ Zjarri në pallat bllokon banorët në dalje nga shtëpitë e tyre

    Një zjarr ka shpërthyer në një pallat në zonën e Astirit, duke shkaktuar panik në banorët e tij.
    Sipas informacioneve fillestare, zjarrin e ka shkaktuar një paketë elektrike që ka ndjerë problem. Banorët, për shkak të tymit të dendur, kanë hasur vështirësi për të dalë nga banesat e tyre.
    Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të ndihmuar banorët e bllokuar.