Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”. Ngjarja ndodhi rreth mesditës. Ajo ka shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të. Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur pjesërisht, por nuk ka të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Tag: shkaktuar
-

Makina merr flakë në ecje, shpëton mrekullisht shoferi
-

Shkrumbohet nga flakët një makinë në lëvizje në aksin Fier–Roskovec
Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga makina.
Nga informacionet paraprake mësohet se automjeti është djegur totalisht, por nuk ka të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
-

Shkrumbohet makina në aksin Fier-Roskovec, ja cili dyshohet të jetë shkaku
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të.
Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur totalisht, por nuk ka të lënduar.
Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
-

Moti i keq, shkatërrim në jug të Francës! Viktima e të zhdukur/ Goditet dhe Australia
Stuhi të forta dhe përmbytjet që i pasuan, kanë shkaktuar vdekje e shkatërrime në Var të Francës juglindore.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën e dy të tjerë mbeten të zhdukur pas reshjeve të dendura, të cilat kanë sjellë që nga fillim java vërshim ujërash në këtë rajon. Një çift të moshuarish u gjetën të vdekur në makinën e tyre në zonën e Cavalière, raportojnë mediat lokale.
Ujërat e rrëmbyer e morën me vete makinën e tyre, duke mos i lënë mundësi shpëtimi. Një tjetër grua u gjet e pajetë po në automjetin e saj.
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonë, duke bllokuar rrugë e duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Presidenti Emmanuel Macron shkroi në X se forcat e shpëtimit janë angazhuar maksimalisht për të asistuar popullatën lokalë.
Autoritetet në qytetin bregdetar Le Lavandou kanë nisur sakaq përpjekjet e pastrimit dhe hapjes së rrugëve, edhe pse siç thonë, dëmet janë të mëdha e prekin ura, brigje, impiante të trajtimit të ujërave të zeza, e pothuajse të gjithë vijën bregdetare.
Një situatë e ngjashme u regjistrua dhe në një pjesë tjetër të globit, në Australi, me një situate krize në Neë South Ëales, ku vërshimi i ujërave ka marrë disa jetë njerëzish, ka shkaktuar një kaos të transportit e ka nxitur shumë evakuime.
Me 50.000 banorë të izoluar tashmë nga ujërat e përmbytjeve, autoritetet kanë lëshuar 160 paralajmërime, 37 nga të cilat janë në nivel emergjence.Top Channel
-

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë, 3 viktima dhe mijëra të evakuuar
Një përmbytje rekord po vazhdon të godasë Australinë Lindore, duke shkaktuar pasoja të rënda për jetën e banorëve dhe infrastrukturën lokale.
Deri më tani janë konfirmuar të paktën tre viktima, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur, raporton Reuters.
Më shumë se 23 mijë shtëpi janë përmbytur, duke dëmtuar rëndë pasuritë materiale të qytetarëve dhe duke lënë mbi 48,800 persona të izoluar, pa mundësi për të lëvizur apo për të marrë ndihma të menjëhershme.Situata mbetet jashtëzakonisht kritike dhe dinamike. Shërbimet e emergjencës po punojnë pandërprerë me mjete të specializuara si helikopterë, anije shpëtimi dhe dronë për të ndihmuar në evakuimin e banorëve të bllokuar, shumë prej të cilëve janë detyruar të ngjiten mbi çatitë e shtëpive për të shmangur rrezikun.
Ndërhyrjet janë të vështira për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke përkeqësuar më tej situatën. Nivelet e lumenjve janë në rritje të vazhdueshme dhe ka frikë se ato mund të tejkalojnë kufijtë e zakonshëm, duke shkaktuar përmbytje të reja dhe rrëshqitje dherash.
Autoritetet vendore kanë paralajmëruar se më e keqja mund të jetë ende përpara dhe kanë rritur nivelin e gatishmërisë në rajonet më të rrezikuara. -

SHBA pranon një avion luksoz nga Katari, shpërthejnë polemikat në Uashington!
Një dhuratë e pazakontë ka shkaktuar debat në qarqet politike amerikane: Shtetet e Bashkuara kanë pranuar një aeroplan Boeing 747 nga Katari, një veprim që ka ngjallur reagime të forta – madje edhe nga mbështetës të Presidentit Donald Trump.
Lajmin e konfirmoi Pentagoni, ku zëdhënësi Sean Parnell deklaroi se “Sekretari i Mbrojtjes ka pranuar një Boeing 747 nga Katari në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret federale.”
Sipas deklaratës, aeroplani do të modifikohet përpara se të bëhet pjesë e flotës presidenciale Air Force One, që përdoret për transportin ajror zyrtar të presidentit amerikan.
Megjithëse Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se dhurata është e ligjshme dhe në përputhje me ligjin federal, njoftimi për transferimin – i bërë publik një javë më parë – ka shkaktuar kritika të shumta, sidomos mbi çështjen e transparencës dhe marrëdhënieve strategjike me Katarin.
Ky zhvillim vjen në një periudhë të ndjeshme për administratën amerikane, ku çdo lëvizje që përfshin interesat e jashtme dhe marrëveshjet ndërkombëtare po vëzhgohet me vëmendje të madhe nga opinioni publik dhe ligjvënësit.Top Channel
-

Shpërthen në flakë makina në Durrës, dyshohet se…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa mjeti ishte në lëvizje. Sipas burimeve nga vendngjarja, automjeti ishte i pajisur me sistem benzinë-gaz dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë nga automjeti, ku më pas ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe Policia Bashkiake, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. -

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite
Numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në Gaza ka arritur në 103, sipas agjencisë së mbrojtjes civile që drejtohet nga Hamas.
Kjo përfshin 13 persona të cilët humbën jetën në një sulm ajror në kampin e refugjatëve Jabalia. Sulmi goditi një ndërtesë që strehonte një sallë lutjeje dhe një klinikë bamirësie, duke shkaktuar një tragjedi të madhe, shkruan BBC.
Sulmet izraelite vazhdojnë të përkeqësojnë situatën e gjithanshme në Gaza, ku dhuna ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.Top Channel
-

Aksident fatal në Itali/ Vajza 14-vjeçare goditet nga treni, ndërron jetë në vend
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Cesano Maderno, në provincën Monza dhe Brianza, ku një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një tren në kryqëzimin hekurudhor të ish-stacionit të qytetit.
Incidenti ka ndodhur pasi vajza ka tentuar të kalojë shinat, ndërsa barrierat e kalimit ishin të mbyllura. Ajo dyshohet të ketë mbajtur kufje në momentin e kalimit, duke e bërë të pamundur për të dëgjuar arritjen e trenit.
Stafi i urgjencës 118 ndërhyri menjëherë pas ngjarjes, por për fat të keq nuk mundi të bënte asgjë për vajzën, përveç konfirmimit të vdekjes së saj.
Ky aksident ka shkaktuar pasoja serioze në transportin hekurudhor, duke çuar në ndërprerjen e përkohshme të linjës midis Palazzolo Milanese dhe Seveso.
Policia hekurudhore dhe karabinierët e Cesano Maderno janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që ka pasur raporte për aksidente të tjera fatale në të njëjtin vend.
Sipas burimeve lokale, një numër aksidentesh të ngjashme ka ndodhur në këtë zonë, duke shkaktuar shqetësim të madh midis qytetarëve të komunës.
Ndërkohë, një marrëveshje për ndërtimin e një mbikalimi hekurudhor midis Ferrovie Nord dhe administratës komunale të Cesano Maderno u nënshkrua pak më pak se një vit më parë, por ende nuk është realizuar.
Kjo ka shkaktuar polemika dhe shqetësim tek banorët e zonës, të cilët kërkojnë një zgjidhje më të shpejtë për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen.Top Channel
-

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Sot shënohet dita e tretë e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Teksa prej mbrëmjes së të dielës, numëruesit, komisionarët dhe kandidatët janë pozicionuar në KZAZ-të përkatëse, nuk kanë munguar as momentet ‘humoristike’ mes tyre.
Një numërues në njësinë nr. 5 në kryeqytet ka shkaktuar humor, teksa po kalonin në sitë votat preferenciale, pra për deputetët në listë të hapur.
Siç mund të dëgjohet nga videoja, kur vjen puna te emri i Erion Braçes, ai bërtet me zë të lartë.
Një situatë që ka shkaktuar të qeshura jo vetëm tek të pranishmit në KZAZ, por edhe te vetë Braçe.