Tag: shkaktuar

  • VIDEO-Shtëpia përfshihet nga flakët në Pogradec, ndodhej afër banesave të tjera. Dyshohet..

    VIDEO-Shtëpia përfshihet nga flakët në Pogradec, ndodhej afër banesave të tjera. Dyshohet..

    Një banesë në fshatin Gurras të Pogradecit është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik tek familjarët dhe banorët e zonës.
    Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkaku mund të jetë ardhur nga soba e ngrohjes me dru, por nuk përjashtohet edhe mundësia që zjarri të ketë nisur nga një bombul gazi.Flakët kanë përfshirë të gjithë katin e parë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
    Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesë kanë qenë disa prej anëtarëve të familjes, të cilët për fat të mirë kanë arritur të dalin jashtë pa u lënduar. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

     

  • Arrest në Itali: Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit

    Arrest në Itali: Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit

    Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga karabinierët në rajonin e Torinos.
    Fundjavën e kaluar, ai u ndoq dhe u rrah nga qytetarët pas një vjedhjeje me thyerje në një shtëpi në Arnad të Aostës, duke marrë prej aty të paktën 5 mijë euro mall, kryesisht bizhuteri floriri dhe sende me vlerë.
    Banorët e goditën edhe me një mjet bujqësor, kazmë, duke i shkaktuar dëmtime me kohë rikuperimi shëndetësor një muaj.
    “TGR Valle d’Aosta”, raportoi se arrestimi i 40-vjeçarit është konfirmuar dhe vepra e tij e provuar tashmë, teksa Gjykata e la në qeli.
    Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, e gjetën burrin shqiptar duke vuajtur nga lëndime të shumta. Ata thirrën shërbimet e urgjencës mjekësore, ku emigranti u diagnostikua me një frakturë të legenit të shkaktuar nga një rënie, ndërsa po përpiqej të ngjitej mbi një gardh privat, por edhe goditje nga banorët.
    Gjykatësi në Gjykatën e Aostës ka vendosur që emigranti duhet të mbetet në burg dhe do të transferohet atje pasi të dalë nga reparti i spitalit ku ende po kurohet.
    Shqiptari shfrytëzoi të drejtën e tij për të heshtur, duke deklaruar vetëm se ishte kuzhinier në Shqipëri. Gjykimi i shpejtë është caktuar për 19 dhjetor.
    Karabinierët raportuan se “në kohën e arrestimit të tij, atij iu gjetën 500 euro në para të gatshme, një çantë luksoze dhe objekte të çmuara, me një vlerë totale të vjedhur prej afërsisht 5 mijë eurosh”.
    Sipas atyre që drejtojnë hetimin, “kjo nuk është një vjedhje e qëllimshme, por një nga shumë përpjekje për të sulmuar shtëpitë në zonë”. Vjedhja me forcë duket se ka ndodhur përmes një dere me rrjetë që ishte shqyer.
    Për këtë arsye, akuza është vjedhje e rëndë, e cila mbart një dënim prej 4 deri në 7 vjet burg, informon media italiane.
    Por për shkak të kartelës penale të pastër, pasi është pa precedentë, shqiptari mund të shpëtojë me më pak se 4 vite dënim, arrest shtëpiak dhe ndalim qëndrimi në Luginën e Aostës.
    Nuk ka asnjë gjurmë të bashkëpunëtorëve, një ose ndoshta dy, që janë arratisur. Hetimet për ta po vijojnë ende
    Policia tha se po kërkon edhe tre qytetarët që dyshohet se e goditën hajdutin e dyshuar me një kazmë, duke i shkaktuar plagë që besohet se do të shërohen brenda 30 ditësh.

  • 26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

    26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

    Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se e ka dhunuar motrën e tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.Kjo shtetase është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
    Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. T., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë varësen e floririt një shtetaseje të mitur, 15 vjeçe.
    Po ashtu në Kurbin, më datë 06.12.2025, shtetasi P. F., 51 vjeç, banues në fshatin Fushë-Milot dhe rezident në Itali, ka njoftuar Sallën Operative se persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën në Fushë-Milot disa vegla pune dhe orendi. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

    Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

    Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa akse rrugore të Bashkisë Maliq.
    Një ndër dëmtimet më serioze është shembja e një segmenti të rrugës së vjetër Lozhan-Moglicë, e cila ka sjellë izolimin e 8 familjeve në fshatrat Gjinikas dhe Osojë. Për shkak të shembjes, qarkullimi i mjeteve në këtë aks është bërë i pamundur.
    Nga ana e bashkisë, ekipet e terrenit kanë nisur menjëherë punën për hapjen e një bypass provizor, me qëllim krijimin e një rruge alternative që do të mundësojë lëvizjen e banorëve deri në rikthimin e plotë të qarkullimit. Punimet po vijojnë me intensitet për të garantuar normalizimin sa më të shpejtë të situatës.
    Ndërkohë, reshjet kanë shkaktuar edhe shkarje dherash në rrugën e fshatit Kakaç. Specialistët e bashkisë ndodhen në terren duke kryer inspektime dhe studimin e zonës, pasi janë konstatuar dhe lëvizje të tjera të terrenit që kërkojnë vlerësim të kujdesshëm.
    Megjithatë, pavarësisht dëmtimeve, aktualisht aksi mbetet i kalueshëm për mjetet, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të mëtejshme, nëse situata e motit përkeqësohet.

  • “Gjysmë të prapambetur”, kush është ministri i BiH që ofendoi eurodeputeten kroate

    “Gjysmë të prapambetur”, kush është ministri i BiH që ofendoi eurodeputeten kroate

    Ukan Helez, Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, ka shkaktuar disa reagime të ashpra pas disa deklaratave të tij kontroverse, përfshirë fyerje ndaj eurodeputetes kroate Željana Zovko, të cilën e quajti “gjysmë të prapambetur”.
    Helez, i lindur në 1964 në Kupres, është anëtar i SDP-së dhe ka pasur një karrierë të gjatë politike, duke shërbyer si mësues dhe përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai gjithashtu ka mbajtur disa poste në administratën e luftës dhe ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes që nga pranvera e vitit 2023. Një nga incidentet që tërhoqi vëmendjen ishte pjesëmarrja e tij në një dasmë në Livno ku këndoi këngën e këngëtarit kroat Thompson, i njohur për lidhjet e tij me ideologjinë ustashe. Kjo shkaktoi kritika të forta, veçanërisht nga SDA dhe mediat e Republikës Srpska, që e akuzuan Helezin për promovimin e këngëtarëve që nxisin urrejtje. Ai e mbrojti veten, duke thënë se kënga ishte patriotike dhe nuk ofendonte ndjenjat fetare ose kombëtare. Përveç kësaj, Helez është i njohur për përfshirjen e tij në incidente fizike.
    Një ngjarje e tillë ndodhi në vitin 2013, kur ai u përfshi në një përleshje në një kafene në Bugojno, duke shkaktuar plagosjen e pronarit të lokalit. Për këtë incident, ai u dënua me burgim me kusht dhe për dëshminë e rreme në gjykatë. Deklaratat e tij kanë shkaktuar gjithashtu reagime të forta. Në vitin 2024, Helez njoftoi se kishin shpërthyer kampe paraushtarake të mbështetura nga Rusia në Republikën Srpska, një deklaratë që u mohua nga autoritetet serbo-boshnjake dhe e konsideruan si përhapje gënjeshtrash.

  • Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, akuzohet se i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

    Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, akuzohet se i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

    Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
    “Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Kroaci, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit: Emin Shabani, 55 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut”, tha Policia.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    Shabani akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë. Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë.
    Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

  • Humb jetën 19-vjeçarja, shkak mpiksja e rrallë e gjakut si pasojë e pilulës kontraceptive që përdorte

    Humb jetën 19-vjeçarja, shkak mpiksja e rrallë e gjakut si pasojë e pilulës kontraceptive që përdorte

    Një adoleshente ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një mpiksje gjaku, e shkaktuar nga marrja e një pilule kontraceptive.

    Sipas britanikes The Sun, Áine Rose Hurst, 19 vjeç, u dërgua në spital pa ndjenja, ndërsa mjekët zbuluan se mpiksja ia ënjti trurin për vdekje.
    Áine kishte marrë pilulën kontraceptive që nga viti 2020, ndërsa ndërroi jetë në mars të këtij vitit. Tashmë çështja është hetuar, dhe sipas autoriteteve është dalë në përfundim pasa hetimeve se mpiksja e gjakut i është shkaktuar nga pila e caktuar që po merrte.
    Ndërkohë në hetim thuhet se një vit më parë një infermiere i kishte sugjeruar të resë që të ndalonte marrjen e kontraceptivëve pasi kishte vënë re një rritje të tensionit.
    Mjeku ligjor i Boltonit, Peter Sigee, tha se ilaçet kishin efekte anësore për “një në 10,000” dhe se Femodette kontribuoi drejtpërdrejt në vdekjen e Áine.
    Ai arriti në përfundimin se kjo ishte shkaktuar nga një “ndërlikim i rrallë i ilaçeve të përshkruara siç duhet”.
    Një deklaratë nga familja e saj i bëri homazh ‘vajzës më të bukur, më të kujdesshme, më qesharake dhe më të ndjeshme’.
     
     

    Top Channel

  • Festat e dhjetorit dhe alergjitë/ Si pemët dhe dekorimet mund të përkeqësojnë simptomat

    Festat e dhjetorit dhe alergjitë/ Si pemët dhe dekorimet mund të përkeqësojnë simptomat

    Krishtlindjet nuk sjellin pushim për personat me alergji. Pemët e vërteta mund të lëshojnë spore myku që aktivizohen në shtëpi të ngrohta, duke shkaktuar teshtima, kruajtje të syve dhe probleme në frymëmarrje. Dekorimet e ruajtura gjatë vitit dhe prezenca e kafshëve shtëpiake rrisin gjithashtu ekspozimin ndaj alergenëve.
    Dr. Victoria Nguyen një alergologe dhe imunologe në Qendrën Mjekësore Wexner të Universitetit Shtetëror të Ohajos shpjegon se kalimi i gjatë në ambiente të mbyllura gjatë dimrit favorizon reagime alergjike, duke përfshirë edhe “rinitin joalergjik” të shkaktuar nga ajri i ftohtë.
    Për lehtësim, rekomandohen pastrimi i pemëve dhe dekorimeve, përdorimi i pastruesve të ajrit dhe ilaçe antihistaminike. Për një zgjidhje afatgjatë, imunoterapia mund të ndihmojë, por kërkon disa vite trajtim për efekt të plotë.

  • FDA: Vaksinat anti-COVID shkaktuan vdekjen e 10 fëmijëve

    FDA: Vaksinat anti-COVID shkaktuan vdekjen e 10 fëmijëve

    Vaksinimi anti-COVID dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e të paktën 10 fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.
    Dyshimet hidhen nga vetë agjencia amerikane për kontrollin e barnave dhe ushqimeve, FDA, në një raport të brendshëm jo publik, që ka rënë në duart e New York Times. Raporti konstaton se këto raste vdekjesh me shumë gjasa mund të jenë shkaktuar nga probleme të rënda shëndetësore si miokarditi, pasojë e injektimit të vaksinave.
    Nuk bëhen të ditura detaje mbi identitetet e fëmijëve apo llojet e vaksinave shkaktare. Departamenti i Shëndetësisë, prej të cilit varet kjo agjenci, nuk ka bërë deri më tani asnjë koment.
    Vetë FDA gjatë pandemisë së koronavirusit, nën administratën Biden, aprovoi për injektim te miliona njerëz në SHBA vaksina inovative si Moderna dhe Pfizer.
    Shefi i ri i shëndetësisë amerikane, Robert Kennedy, ka ndryshuar politikat federale duke kufizuar qasjen në vaksina vetëm për personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje të tjera, ndërsa ka urdhëruar zgjerimin e testeve të detyrueshme klinike për to.
    Kenedi njihet si aktivist kundër vaksinimit në përgjithësi dhe synon që imunizimi i popullsisë të mos bëhet me to, por me metoda të tjera.