Tag: shkak

  • Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Ballukun dhe vartësit e saj: Rrezikojnë prishjen e provave dhe largimin nga vendi

    Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Ballukun dhe vartësit e saj: Rrezikojnë prishjen e provave dhe largimin nga vendi

    belinda balluku

    TIRANË- Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme, në lidhje me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, dhe njëherësh ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas vendimit të siguruar nga ZËRI, mes të tjerave thuhet se nëse Balluku do të vijojë të qëndrojë në detyrë, mund të ndikojë në prishjen e provave. Po ashtu thuhet se e pandehura Balluku dhe dy vartësit e saj mund të rrezikojnë që të largohen nga vendi, nëse ndaj tyre nuk vendoset masa e ndalimit.
    “Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy here dhe në bashkëpunim”, thuhet në vendimin e GJKKO.
    Në lidhje me rrezikun që për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet, Gjykata vlerëson se, “në rastin konkret për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve të sipërcituar, duke qenë në ushtrimin e funksioneve respektive të tyre për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë”.
    Në lidhje me ekzistencën e shkaqeve të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës Gjykata vlerëson se, “në rastin konkret ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. pasi për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku. (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës). por dhe të pandehurit e tjerë Gentian Gjyli, (aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Frald Elezi, (me detyrën e Administratorit të Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare SH.A). ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet”.
    Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet në drejtim të numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku, për të cilën Gjykata vendosi dkemasën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit. Përveç saj Gjykata e Posaçme miratoi dhe masën e arrestit të shtëpisë për drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kreun e Korportatës Energjitike Shqiptare Erald Elezi. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se përveç tenderit për tunelin e Llogarasë, Balluku dhe vartësit e saj janë marrë nën hetim dhe për tenderin e lotit të katërt të Unazës së Madhe në Tiranë. Ky tender me vlerë 19 milionë euro, është fituar nga bashkimi i operatorëve “Alko Impleks General Construction” shpk dhe “2 T” shpk.
    GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për të pezulluar Ballukun nga ushtrimi i funksioneve publike, për shkak se mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban.
    Balluku mund të dalë jashtë vendit vetëm me një leje të veçantë që prek rastet e familjarëve dhe të rënda shëndetësore. /ZËRI 

  • “Rrezikon të prishë provat dhe të arratiset”, zbardhet vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun

    “Rrezikon të prishë provat dhe të arratiset”, zbardhet vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun

    Është zbardhur vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra si zv kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ju bllokua pashaporta.
    Në vendimin e gjykatës sqarohet se dy masat janë caktuar pasi Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave.  Gjykata sqaron se ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje.
    Po ashtu, sipas vendimit të GJKKO, ekziston rreziku i largimit të të pandehurve, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale.
    “Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy here dhe në bashkëpunim.
    Në rastin konkret për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve të sipërcituar, duke qenë në ushtrimin e funksioneve respektive të tyre për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë.
    Në rastin konkret ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. pasi për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku. (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës). por dhe të pandehurit e tjerë Gentian Gjyli, (aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Frald Elezi, (me detyrën e Administratorit të Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare SH.A) ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet”,- sqarohet në vendimin e GJKKO.

  • Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun e Vlorës

    Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun e Vlorës

    Jugu vijon të mbetet i përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu.
    Në qarkun e Vlorës, ka pasur përmbytje të banesave, por edhe problematika në akse rrugore.
    Njoftimi
    Në qarkun Vlorë si rezultat i reshjeve të shumta kemi këtë situatë:
    Në Sarandë në vendin e quajtur Shkallë Qafë Botë dhe nga Karburanti në qendër të Konispolit rruga për shkak të inerteve që bien nga mali është e bllokuar dhe nuk kalohet.Në vendë janë shërbimet e policisë të Postës së Konispolit.
    Në Ksamil për shkak të reshjeve të shiut është përmbytur kati përdhe I banesës së shtetasit Qani Sinani banor i Ksamilit. Nga shërbimi zjarrfikës ështe bërë e mundur largimi I ujit nga banesa.
    Në fshatin Vrion Bashkia Finiq ështe përmbytur banesa e shtetasit Dilaver Hyraj, kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse të Bashkia Finiq të cilët sqarojnë se ështe e pamundur largimi I ujit nga banesa pasi banesa ështe në një nivel me ujin, personat janë larguar nga banesa.
    Në fshatin Metoq Bashkia Sarandë është përmbytur banesa e shtetasit Vaso Çipa.Nga shërbimi zjarrfikës ështe bërë e mundur largimi I ujit nga banesa.
    Në aksi rrugor Sarandë – Shijan ështe bllokuar rruga në fshatin Shelegar, pasi lumi Kalase ka dalur nga shtrati dhe kalimi I mjeteve behet nga aksi rrugor Vrio – Finiq – Shijan.
    Në fshatin Çukë Bashkia Sarande për shkak të reshjeve ështe dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë dhe uji ështe afruar banesave, nuk ka persona të lënduar.
    Pritet që edhe tuneli i Llogorasë për shkak të një defekti elektrik të mbylket përkohësisht.Nga komunikimi me inxhinierin e Ost Fier, reulton se linja që furnizon tunelin e Llogaras nga nënstacioni i Tragjasit deri te tuneli është me difekt dhe nuk ka furnizim me energji të tunelit. Është lajmëruar grupi i eleminimit të avarive.
    Mirmengjes situata ne konispol eshte si me poshte Rruga konispol postobllok e bllokuar me inerte te ardhura nga mali rruga shkalle bogaz eshte e bllokuar eshte shembur mali dhe ka rene ne xbade energjia ka ikur strukturat e bashkise jane ne teren emergjenca civile zjarrfiksat puntoret po punohet per stabilizimin e situates per cdo gje do tju informoj

  • A mund të jetë PDK e Hamzës më bashkëpunuese me LVV-në?

    A mund të jetë PDK e Hamzës më bashkëpunuese me LVV-në?

    Kosova po i mban zgjedhjet e radhës më 28 dhjetor. Dallimi i vetëm i madh deri më tani, në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, është që në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) – subjektit të dytë më të madh politik në vend – është një figurë tjetër, që deklaron se s’ka vija të kuqe për askënd. Ngjitja e Bedri Hamzës në këtë pozitë është duartrokitur edhe nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti. A po i çojnë ata sinjale njëri-tjetrit?
    Sido që të jetë, ky është tashmë realitet definitiv për Kosovën, pas vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për shpërndarje të Kuvendit dhe caktimit të 28 dhjetorit si datë për mbajtjen e procesit të ri zgjedhor.
    Partitë që patën vende në Kuvend e panë të pamundshme arritjen e një koalicioni për të qeverisur me vendin dhe për t’i çuar përpara të paktën disa projektligje shumë të rëndësishme: buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, apo ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej mbi 200 milionë eurosh.
    Për disa muaj rresht, partitë e fajësuan njëra-tjetra për këto dhe shumë ngecje tjera. A do t’i jepet fund kësaj qasjeje, pas zgjedhjeve të reja?
    Ndoshta gjërat edhe mund të ndryshojnë, tani që Bedri Hamza është në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
    Për dallim nga paraardhësi i tij, Hamza e përsëriti dy herë brenda pak ditësh që vija të kuqe s’ka për askënd, dhe që do të synojë bashkëpunim për të mirën e vendit.
    I befasishëm për disa ishte edhe urimi që pati për të kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë që fitoi më së shumti vota më 9 shkurt.
    Për Artan Muhaxhirin, analist politik, këto dy parti nuk janë të gatshme t’i bëjnë disa kompromise të mëdha për të hyrë në ndonjë koalicion paszgjedhor, ani pse përmend që sistemi politik në Kosovë e imponon bashkëpunimin.
    “Urimi i zotit Kurti është një sinjal për imazh, është më shumë një veprim simbolik sesa që ka ndonjë peshë kualitative, sepse dihet mirë qasja e zotit Kurti ndaj aleatëve potencialë politikë. Nuk besoj që me gjithë këtë animozitet dhe hendek, që ushqehet nga Kurti dhe LVV-ja në drejtim të PDK-së, të ketë ndonjë gjasë reale për një rikthim 180 shkallësh dhe për një bashkëpunim të frytshëm në mes të këtyre dy partive”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).
    Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), vlerëson se një koalicion i madh i duhet Kosovës, dhe se një i tillë mund të jetë mes këtyre dy partive.
    “Bashkëpunimi potencial normalisht se do t’i trondiste bastionet tradicionale të PDK-së. Mirëpo, në PDK e kemi parë që ka pasur një përballje të fortë të bastionit tradicional, votuesit tradicional të PDK-së dhe krahut progresiv, që e ka pasur për qëllim zhvillimin e saj në Prishtinë”, shprehet ajo për REL-in.
    Por, sipas saj, në çdo negociatë, do të diskutohet edhe pozita e presidentit, meqë Osmanit i skadon mandati në prillin e 2026-tës.
    “Nuk kemi kohë për të humbur, siç e kemi humbur komplet vitin 2025, prandaj ky bashkëpunim mund të jetë komplet i natyrshëm. Situata politike është shumë e paqartë, varet se si do të sillen partitë me njëra-tjetrën gjatë fushatës, sepse aty mund ta shohim se ku ka favorizime potenciale”.
    Në anën tjetër, Emini rikujton edhe që PDK-ja po llogarit vazhdimisht në skenarin e rikthimit potencial të Hashim Thaçit, pas përfundimit të procesit në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i mohon.
    “Kjo ende nuk dihet, por mund të jetë ndër ekuacionet potenciale që duhet ta kemi parasysh”.
    Çfarë e pret Bedri Hamzën?
    Për politologun Dritëro Arifi, kreu i ri i PDK-së ka barrë të madhe mbi supe.
    Ai beson se Hamza ka shumë punë, për shkak së fërkimeve të brendshme që ekzistojnë brenda partisë.
    “Bedri Hamza është parë si person që mund t’i unifikojë pakënaqësitë e grupeve, pra t’i kanalizojë në mënyra të ndryshme për shkak të aftësive të tij menaxheriale. Kjo mund të ketë qenë rruga e tretë, që të mos krijohen fërkime edhe më të thella në prag të zgjedhjeve nacionale”, thotë ai për REL-in.
    Për Muhaxhirin, sfida e tij më e madhe është te rifreskimi i figurave brenda partisë.
    “Ai duhet medoemos ta fuqizojë autoritetin e tij vendimmarrës përbrenda partisë, të dëshmojë se mund të marrë të vendime në mënyrë autonome, që ka një ide dhe që të kërkojë resurse njerëzore përbrenda strukturave të PDK-së, që në aspektin kualitativ dhe vizual ta rifreskojë prezencën e PDK-së në opinionin publik, pasi nëse vazhdon me strukturat e vjetra nuk do të ketë sukses”.
    Në Konventën e PDK-së, të mbajtur më 17 nëntor, Hamza nuk pati kundërkandidat.
    Kundërshtimet për 28 dhjetorin
    Hamza, sikur edhe krerët e disa partive tjera të mëdha shqiptare, thanë se e parapëlqejnë 21 dhjetorin si datë për mbajtje të zgjedhjeve të reja.
    Por, për presidenten Osmani, 21 dhjetori ishte datë e pamundshme, për shkak të daljes së KQZ-së nga procesi i zgjedhjeve lokale dhe procedurave tjera tenderuese.
    LVV-ja ka thënë më herët se preferon 28 dhjetorin, ashtu sikurse Faton Peci nga Guxo, parti në koalicion me LVV-në.
    Për Arifin, presidentja nuk do të duhej të dilte kundër vullnetit të partive të mëdha shqiptare.
    Muhaxhiri, ndërkaq, thotë se 28 dhjetori mund ta deformojë vullnetin e qytetarëve, qoftë për shkak të udhëtimeve, qoftë për shkak të gjithë kontekstit festiv.
    Për asnjërin, zgjedhjet nuk janë ideale, por janë të pashmangshme në situatën e krijuar.
    Ata nuk presin risi në programet partiake, dhe as inkuadrime të reja nëpër parti./ REL

  • Reshjet intensive, ja si paraqitet gjendja më e fundit në rang vendi

    Reshjet intensive, ja si paraqitet gjendja më e fundit në rang vendi

    Gjatë orëve të fundit, situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit është më e qetë, për shkak edhe të qetësimit të reshjeve të shiut. Megjithatë strukturat e Mbrojtjes Civile, bashkitë, OSHEE, ujësjellës-kanalizime dhe Forcat e Armatosura kanë vijuar punën në terren, duke shtuar masat për të parandaluar pasojat e mundshme nga shtimi i reshjeve të parashikuara në orët në vijim. Monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura.
    Qarku Lezhë – Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave. Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda. Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale. Lumi Drin me tendencë rënie; Lumi Mat pa probleme. Ndërsa furnizimi me ujë është normal.
    Qarku Durrës – Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli. Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes. Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin. Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore.
    Qarku Fier – Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytje në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk. Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa. Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. Po monitorohet situate në argjinaturën e Mbrostarit.
    Qarku Vlorë – Edhe në Vlorë situate paraqitet më e stabilizuar. Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa. Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse. Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës. Sarandë: situata e stabilizuar, të gjitha rrugët të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq. Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko. Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë.
    Qarku Dibër – Ekipet e emergjencave në terren po punojnë prej orësh punën për riparimin e dëmve të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë. Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e Ri. Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve. Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit, në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj. FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat. Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme.
    Qarku Shkodër – Me vëmendje maksimale po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve. Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.
    Qarku Berat – Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës. Në Poliçan ujërat janë tërhequr. Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik. Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore.
    Qarku Korçë – Situata në përmirësim. Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie; ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara. Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.
    Qarku Gjirokastër – Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet. Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme. Fiormat kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.
    Qarku Elbasan – Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje.
    Qarku Tiranë – Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situate është drejt stabilizimit.
    Qarku Kukës – Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm.

  • Moti i keq, çahet argjinatura e Vainit

    Moti i keq, çahet argjinatura e Vainit

    Për shkak të motit të keq dhe prurjeve të shumta të ujit ka çarje në argjinaturën e lagunës së Vainit ku sasi të mëdha uji po derdhen drejt kanalit kullues.
    Pamjet me dronë tregojnë dëmtimet dhe përmbytjen e dhjetëra hektarëve tokë bujqësore.
    Autoritet thonë se po merren masa ndërsa banorët të alarmuar tregojnë se rrezikohen edhe zona e banuar e Bregut të Matës.

    Ekipet emergjente ndodhen në terren dhe po hedhin inerte për të frenuar rrjedhjen e ujit.

  • Gëlltiti të gjithë hamburgerin e papërtypur për shkak të një sfide, 22-vjeçari vdes pas 7 ditësh në spital

    Gëlltiti të gjithë hamburgerin e papërtypur për shkak të një sfide, 22-vjeçari vdes pas 7 ditësh në spital

    Një 22-vjeçar, i cili gëlltiti një hamburger të papërtypur për shkak të një sfide të rrezikshme ka ndërruar jetë pas 7 ditësh në spital.
    Ngjarja ka ndodhur në Athinë, Greqi.
    Sipas mediave vendase, 22-vjeçari u mbyt pasi rrugët e frymëmarrjes iu bllokuan.

    Ai u transportua menjëherë në spital dhe u shtrua i intubuar në kujdesin intensiv, në gjendje jashtëzakonisht kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ia doli.

  • 14 ditë burg për sulmuesin norvegjez, ja arsyeja

    14 ditë burg për sulmuesin norvegjez, ja arsyeja

    Andreas Shjelderup ka kaluar nga entuziazmi i madh, te dëshpërimi brenda pak ditës. Sulmuesi 21-vjeçar norvegjez, do të jetë i detyruar të kalojë dy javë pas hekurave për shkak të një dënimi që i është dhënë nga një gjykatë në Danimarkë.
    Futbollisti i Benfikës, i cili ishte pjesë e Norvegjisë në ndeshjet që sollën kualifikimin historik në Botëror, është dënuar sot nga një gjykatë në Kopenhagë me 14 ditë heqje lirie dhe një vit liri me kusht për shkak se ka shpërndarë një video me përmbajtje seksuale ku përfshiheshin minorenë.
    Lojtari, i cili është dënuar për ngjarjen që kishte ndodhur kur ai ishte pjesë e Nordsjelland, ka pranuar se ka shpërndarë një klip prej 27 sekondash në Snapchat te 4 miq të tij, para se të kuptonte gabimin dhe ta fshinte atë. Shjelderup ka pranuar fajin.

  • Moti i keq shkaktoi bllokimin e akseve rrugore në Shkodër, ekipet e emergjencave ndalojnë punën për shkak të errësirës

    Moti i keq shkaktoi bllokimin e akseve rrugore në Shkodër, ekipet e emergjencave ndalojnë punën për shkak të errësirës

    Në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut me intensitet kryesisht mesatar dhe herë pas here të lartë.

    Në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, të Bashkisë Shkodër, puna për zhbllokimin e rruges Theth – Breg Lumi është ndaluar për shkak të errësirës, ndërsa efektivet e FA janë tërhequr dhe pritet që puna për rehabilitimin e këtij aksi rrugor të rifillojë ditën nesërme.
    Nga ana tjetër, në Bashkinë e Malësisë së Madhe, raportohet për një shtyllë të energjisë elektrike të dëmtuar, ndërsa bazamenti i saj është gërryer si pasojë e reshjeve dhe po punohet për riparimin e shtyllës nga ekipet e OSHEE.

    Top Channel

  • ‘Paralizohet’ vendi/ Përmbytje në Kurbin e Milot, prani uji në 62 banesa, lumi Droje del nga shtrati

    ‘Paralizohet’ vendi/ Përmbytje në Kurbin e Milot, prani uji në 62 banesa, lumi Droje del nga shtrati

    Kushtet e përkeqësuara atmosferike prekën më së shumti Kurbinin. Në këtë bashki, vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit.50 banesa në fshatrat e Kurbinit ndërsa 12 të tjera në Milot vijojnë nën prezencën e ujit.
    Në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati.
    Ne Bashkine e Lezhes si pasoje e situates nga rreshjet dhe prurjeve te perrenjve malore eshte dashur nderhyrja e emergjencave civile te Bashkise Lezhe dhe jane evakuar 4 familje qe jane strehuar ne konviktin e shkolles profesionale ne qytetin e Lezhes. Edhe Ne Kurbin eshte avakuuar nje familje ne fshatin Gjorm. Situata mbetet kritike edhe ne Njesine Administrative Kallmet pasi rezervuari ka arritur piken kritike si pasoje e prurjeve te shumta.
    Ne vlore ekipet e emergjencave janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe për ta ngritur mbi nivel. Nderhyrja po kryhet ne ato pjese ku ka patur demtime te argjinatures per te nderhyre ne kohe dhe per te mos patur rrezik.
    Vlora deri diten e enjte ne mengjes ne baze te parashikimeve cilesohet me risk nga rreshjet e pritshme intesive teksa zona e Novoseles edhe per shkak te lumit vjose dhe prurjeve te mundshme mbetet me shume e rrexikuar.
    Vështirësi qarkullimi pati në aksin Skuraj-Burrel, për shkak të rënieve të gurëve në rrugë dhe dherat që binin nga malet. Në Shkodër, rruga Theth Breg Lumi mbetet ende e bllokuar për shkak të shembjes së një masivi inertesh një ditë më parë.