Tag: shiut

  • Stuhi me shi e breshër në Belsh, përmbytje dhe kaos në rrugët e qytetit

    Stuhi me shi e breshër në Belsh, përmbytje dhe kaos në rrugët e qytetit

    Pamje nga Belshi

    ELBASAN- Pasditen e sotme, Belshi dhe e gjithë zona e Dumresë është përfshirë nga një stuhi e pazakontë, e shoqëruar edhe me reshje breshëri. Sasia e shtuar e reshjeve të shiut dhe breshërit ka shkaktuar edhe pasoja në infrastrukturë, duke paralizuar disa akse kryesore të qytetit.
    Disa zona u përmbytën, ndërsa nga reshjet e shiut dhe breshërit, pati shumë dëme edhe në të mbjellat e zonës. Lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e shiut, pati një reagim edhe nga Bashkia e Belshit.
    “Pas disa orësh me stuhi intensive, reshje dhe erëra të forta që përfshinë Belshin, strukturat e Agjencisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencat Civile u mobilizuan menjëherë në terren për të eliminuar pasojat dhe për të rikthyer normalitetin në zonat e prekura. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të ekipeve në terren, u bë e mundur pastrimi i rrugëve, largimi i mbetjeve të pemëve të thyera nga era, zhbllokimi i kolektorëve dhe sigurimi i kalueshmërisë në segmentet kryesore,”- thuhet në postim.
    Po ashtu, strukturat e emergjencave në Belsh janë në gatishmëri dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet për çdo ndërhyrje të nevojshme./ZËRI

  • Stuhia e shiut bënë namin në këtë qytet, pjesa tjetër e Shqipërisë nën temperatura ‘përveluese’

    Stuhia e shiut bënë namin në këtë qytet, pjesa tjetër e Shqipërisë nën temperatura ‘përveluese’

    Reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër dhe stuhi ere kanë përfshirë pasditen e sotme zonën e Dardhasit dhe të gjitha fshatrat e njësisë administrative të Pogradecit, duke krijuar situata problematike në disa akse rurale.
    Për shkak të motit të keq është shkëputur përkohësisht furnizimi me energji elektrike në Dardhas, ndërsa rrugët janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. Sasia e madhe e reshjeve për një kohë të shkurtër ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që lëkundjet e erës kanë dëmtuar zona te ndryshme.
    Sipas informacioneve paraprake, grupet e emergjencës civile janë në gadishmëri, të vendosura në disa pika të zonës, për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të situatës ose për të ndihmuar banorët në nevojë.
    Autoritetet lokale bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

  • Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për këtë të martë

    Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për këtë të martë

    Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat përgjatë reliveve malore të vendit do të pasohen me reshje shiu.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

    Top Channel

  • Stuhi të forta në Gjermani! Vendi “pushtohet” nga reshjet e shiut! Rrugët kthehen në “lumenj”, ndërpriten linjat e trenave

    Stuhi të forta në Gjermani! Vendi “pushtohet” nga reshjet e shiut! Rrugët kthehen në “lumenj”, ndërpriten linjat e trenave

    Stuhitë e forta të shiut goditën perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje në transportin publik.Reklama në FieriWeb

    Zonat më të prekura janë Euskirchen, Bonn dhe rrethi Rhein-Sieg, ku u përmbytën rrugë dhe bodrume. Në Rheinland-Pfalz, linjat hekurudhore RB62, RB63, RB64 dhe RB67 u ndërprenë për shkak të pemëve të rrëzuara mbi shina.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) paralajmëron stuhi dhe përmbytje të mëtejshme, me reshje të dendura shiu dhe breshër deri në 3 cm diametër, sidomos në zonat jugore të North Rhine-Westphalia, Saarland, Frankfurt/Main dhe veri të Baden-Wurttemberg.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Temperaturat e larta dhe lagështia e madhe rrisin rrezikun, ndërsa autoritetet kërkojnë që qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë. /BILDReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Stuhi të forta në Gjermani, vendi “pushtohet” nga reshjet e shiut

    Stuhi të forta në Gjermani, vendi “pushtohet” nga reshjet e shiut

    Bota E Shtunë, 31 Maj 2025 20:37
    Stuhitë e forta të shiut goditën perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje në transportin publik.
    Zonat më të prekura janë Euskirchen, Bonn dhe rrethi Rhein-Sieg, ku u përmbytën rrugë dhe bodrume. Në Rheinland-Pfalz, linjat hekurudhore RB62, RB63, RB64 dhe RB67 u ndërprenë për shkak të pemëve të rrëzuara mbi shina.

    Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) paralajmëron stuhi dhe përmbytje të mëtejshme, me reshje të dendura shiu dhe breshër deri në 3 cm diametër, sidomos në zonat jugore të North Rhine-Westphalia, Saarland, Frankfurt/Main dhe veri të Baden-Wurttemberg.
    Temperaturat e larta dhe lagështia e madhe rrisin rrezikun, ndërsa autoritetet kërkojnë që qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë.

  • Kushtet atmosferike, reshjet e shiut krijojnë probleme në rrugë/ Gurë dhe rrëshqitje dheu në aksin Burrel-Rrëshen

    Kushtet atmosferike, reshjet e shiut krijojnë probleme në rrugë/ Gurë dhe rrëshqitje dheu në aksin Burrel-Rrëshen

    Si pasojë e shiut të vazhdueshëm në këtë aks rrugor, Burrel-Rrëshen ka patur rënie të gurëve duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të automjeteve.
    Reshjet e pa ndërprera të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel – Rrëshen.
    Gurët dhe copat e shkëmbinjëve kanë rënë në afërsi të fshatit Urakë ku është edhe segmenti më i dëmtuar i kësaj rrugë.

  • Edi mos…! Rama i serviloset deri në neveri Melonit, i ulet sërish në gjunjë në mes të shiut

    Edi mos…! Rama i serviloset deri në neveri Melonit, i ulet sërish në gjunjë në mes të shiut

    Georgia Meloni ka mbërritur në tapetin e kuq, ku kryeministri Edi Rama po pret liderët e BE në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
    Kreu i qeverisë ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen, duke hequr çadrën pavarësisht shiut që binte, dhe duke u ulur në gjunjë përpara kryeministres italiane Meloni, ndërkohë që në fytyrën e saj shihet teksa e kap sikleti.
    “Edi stop… E bën këtë që të jetë i gjatë njësoj me mua,” tha Meloni, për ta kaluar situatën me shaka.
    Ashtu si edhe në samitin për Klimën COP 29, që u mbajt në nëntor në Baku të Azerbajxhanit, edhe ditën e sotme Edi Rama nuk ka nguruar që t’i ulet sërish në gjunjë për servilosje kryeministres italiane
    Nuk është hera e parë që kreu i qeverisë shqiptare për të rënë në sy dhe për tu bërë subjekt bën skena të tilla. Herë ulet ne gjunjë, herë përqafon apo puth dikë. Atletet nuk i ndan nga vetja.
    Pasi masakroi zgjedhjet parlamentare te 11 majit duke grabitur e vjedhur votat, duke i cilësuar qytetarët e tij si çyrykë,  tani vijon rolin e tij të preferuar të servilit. Qesharak deri ne fund.

  • Moti i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, nuk do mungojnë as reshjet e shiut

    Moti i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, nuk do mungojnë as reshjet e shiut

    Vranësirat dhe kthjellimet e herëpashershme do vijojnë të na shoqërojnë edhe gjatë kësaj fundjave në të gjithë territorin e vendit tonë.

    Gjatë fundjavës nuk do të mungojnë as reshjet e shiut kryesisht në zonat malore.

    Edhe java që vjen do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme dhe temperatura që do të pësojnë luhatje të lehta, si edhe me temperatura të cilat nuk do ti kalojnë vlerën e 26 gradë.

  • Mot i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, reshjet e shiut përfshijnë të gjithë territorin e vendit

    Mot i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, reshjet e shiut përfshijnë të gjithë territorin e vendit

    Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të karakterizojë fundjavën në të gjithë territorin e vendit.

    Paraditet dhe pasditet do të dominohen nga alternime mes vranësirave të dendura dhe periudhave të shkurtra me kthjellime, ndërkohë që reshjet e shiut do të jenë të pranishme në mënyrë të herëpashershme në pjesën më të madhe të qarqeve.

    Depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore do të na shoqërojnë edhe gjatë fundjavës duke sjellë mot kryesisht të vranët, sidomos gjatë ditës së shtunë, si dhe reshje të herëpashershme shiu. Që në orët e para të mëngjesit, reshjet do të jenë prezente fillimisht gjatë Ultësirës Perëndimore dhe gradualisht në gjithë territorin me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash, ku hera-herës gjatë relieve malore, kryesisht në zonën lindore të vendit, do të shoqërohet me shkarkesa dhe breshër,” thotë nëntogerja Eneida Doçi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

    E diela do të sjellë një panoramë të ngjashme meteorologjike, ku kushtet atmosferike do të mbeten të paqëndrueshme.

    Reshjet e shiut do të vazhdojnë të shoqëruara me intervale të shkurtra kthjellimesh, ndërsa temperaturat pritet të qëndrojnë nën mesataren sezonale, duke mos e kaluar pragun e 20 gradëve Celsius.

    Edhe për ditën e diel, moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm. Fillimisht moti parashikohet me kthjellime dhe gradualisht me vranësira, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditëve në vijim do të kemi sërish rritje në të dyja vlerat, rritje graduale dhe të ndjeshme,” shprehet nëntogerja Doçi.

    Sa i përket fillimit të javës që vjen, ndryshimi do të jetë i ndjeshëm.

    Duke nisur nga dita e martë, moti pritet të përmirësohet. Stabiliteti atmosferik do të rikthehet në pjesën më të madhe të vendit, duke sjellë kthjellime të zgjatura dhe rritje graduale të temperaturave, të cilat do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius në disa zona.

    Stylish GIF
  • Përfitimet shëndetësore që i sjell ecja në shi

    Përfitimet shëndetësore që i sjell ecja në shi

    Ecja nëpër shi, ndonëse shpesh shihet si e pakëndshme, mund të ketë disa përfitime interesante – si për trupin ashtu edhe për mendjen

    Shumë njerëzve iu pëlqen zëri i shiut që bie, shumë njerëzve iu duket romantik e i kënaqshëm, e disa tjerëve era e shiut ju duket relaks për nervat.

    Ecja në shi mund të jetë përvojë shëruese sepse e qetëson mendje dhe i liron emocionet e mendimet e shtypura.

    Era e shiut madje e ka edhe në emër të veçantë, “Petrichor”, të cilin ia kanë lënë dy shkencëtarë australianë në vitet e 1960’ta.

    Ditët me shi janë ideale për ju nëse jeni të stresuar, ndiheni të mërzitur ose thjesht ju nevojitet pak kohë të relaksoheni dhe ta shijoni momentin.

    Më poshtë i keni disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell ecja në shi:

    ▪ Era e shiut e freskon mendjen

    ▪ Lagështia e madhe e mban lëkurën e flokët të hidratuara, prandaj shiu është i mirë për skalpin dhe lëkurën

    ▪ Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar se aktivitetet fizike që bëhen në mot të ftohtë e me shi ndikojnë që të digjni më shumë kalori e yndyrë

    ▪ Të ecësh në kushte të lagështa kërkon më shumë vëmendje dhe përqendrim muskulor, duke ndihmuar në ekuilibër dhe koordinim.

    ▪ Shiu ndikon në pastrimin e ajrit duke e absorbuar pluhurin dhe mikrobet, prandaj ju do të jeni më të shëndetshëm

    ▪ Shëtitja në shi iu ndihmon njerëzve t’i shohin problemet nga një perspektivë tjetër.

    ▪ Trupi djeg më shumë kalori për të ruajtur temperaturën në kushte më të ftohta.

    ▪ Shiu shpesh nxit emocione të thella, që ndihmojnë në shprehjen artistike (shkrim, muzikë, mendime reflektive).

    ▪ Ndihmon në rikthimin e ndjenjës së thjeshtësisë dhe lidhjes me botën natyrore, që shpesh mungon në përditshmëri.