Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa akse rrugore të Bashkisë Maliq.
Një ndër dëmtimet më serioze është shembja e një segmenti të rrugës së vjetër Lozhan-Moglicë, e cila ka sjellë izolimin e 8 familjeve në fshatrat Gjinikas dhe Osojë. Për shkak të shembjes, qarkullimi i mjeteve në këtë aks është bërë i pamundur.
Nga ana e bashkisë, ekipet e terrenit kanë nisur menjëherë punën për hapjen e një bypass provizor, me qëllim krijimin e një rruge alternative që do të mundësojë lëvizjen e banorëve deri në rikthimin e plotë të qarkullimit. Punimet po vijojnë me intensitet për të garantuar normalizimin sa më të shpejtë të situatës.
Ndërkohë, reshjet kanë shkaktuar edhe shkarje dherash në rrugën e fshatit Kakaç. Specialistët e bashkisë ndodhen në terren duke kryer inspektime dhe studimin e zonës, pasi janë konstatuar dhe lëvizje të tjera të terrenit që kërkojnë vlerësim të kujdesshëm.
Megjithatë, pavarësisht dëmtimeve, aktualisht aksi mbetet i kalueshëm për mjetet, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të mëtejshme, nëse situata e motit përkeqësohet.
Tag: shiut
-

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
-

Përmbytje masive në Greqi, lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët
Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për pasojë është përballur me përmbytje masive.
Shumë banorë në zona të ndryshme janë evakuuar, ndërsa banesat ndodhen “nën” ujë.
LEXO EDHE: ‘BYRON’ në tërheqje/ Reshjet e shiut zgjasin deri të shtunën pasdite, probleme në disa zona të vendit
Autoritetet evakuuan banorët në Farsalë, për shkak të daljes së lumit nga shtrati.
Ndërsa ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri edhe në pesë zona të tjera.
-

‘BYRON’ në tërheqje/ Reshjet e shiut zgjasin deri të shtunën pasdite, probleme në disa zona të vendit
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pjesët lindore dhe jugore të Greqisë pritet të vazhdojnë deri të shtunën pasdite, sipas përditësimit më të fundit nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik. Megjithatë, stuhia “BYRON” po tregon shenja qetësimi, ndërsa paralajmërimi i kuq është ulur në nivelin portokalli dhe Buletini i Emergjencës është konvertuar në një buletin përkeqësimi të motit.
Sipas të dhënave të fundit, priten shira dhe stuhi të forta lokale në:
Maqedoninë Qendrore (Pieria, Imathia, Halkidiki) – deri në mëngjes
Maqedoninë Lindore – deri në mëngjes
Thesali – deri në mëngjes
Kretë, Egjeun Lindor dhe Dodekanez – deri në mesditë
Reshjet e shiut do të shoqërohen me breshër dhe erëra të fuqishme herë pas here.
Moti i keq shkaktoi probleme të mëdha në Atikë, Lakoni dhe Mesiní. Në Atikë, situata në trafik është përmirësuar, por dy akse rrugore mbeten të mbyllura:
Nea Peramos, Rruga Perama drejt portit (pranë Ag. Triada)
Zona të tilla si Mandra, Nea Peramos dhe Megara u përballën me përmbytje të konsiderueshme.
Sot pritet të zhvillohet një takim në bashkinë e Megarës me pjesëmarrjen e zv.ministrit të Krizave Klimatike, Kostas Katsafados, për koordinimin e regjistrimit të dëmeve dhe nisjen e proceseve të kompensimit.
-

Reshjet e shiut/ Rrëzohet pema në Radhimë, bllokon një kah të rrugës
Reshjet e shiut janë rikthyer sërish në vend këtë të martë.
Si pasojë e këtyre kushteve të paqëndrueshme atmosferike në zonën e Radhimës,Vlorë rrëzimi i një peme ka bllokuar një kah të rrugës.
Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për hapjen e plotë te segmentit rrugor. -

Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti gjatë ditës
Vendi ynë sot do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar.
Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët. -

VIDEO+FOTO/ Moti i keq gjunjëzon Greqinë, stuhitë shkatërrojnë ishullin mitik të Santorinit
Moti i keq nga stuhia “Adel” shkaktoi probleme të konsiderueshme në të gjithë Greqinë dhe veçanërisht vendet ekzotike dhe atraktive turistike, mes tyre edhe ishulli i Santorinit.
Stuhitë, reshjet e dendura të shiut dhe breshërit, si dhe era e fortë, goditën gadishullin grek dhe peleponezet.
“Protothema” informon se në Athinios, pjesë të malit në Santorini, u tërhoqën nga intensiteti i shiut, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe duke bllokuar rrugën për në port.Një pamje e ngjashme vërehet pranë Verarisë Argyros, ku makineritë po përpiqen të heqin tonë me dhe e gurë.
Situata në Emporio ishte dramatike, ku ujërat e rrëmbyeshme përfshiu pesë makina, duke i lënë ato në pjesë të ndryshme të rrugës, disa të dëmtuara, të tjera të mbuluara me baltë dhe mbeturina.Kryqëzimi i njohur “mëkat”, që lidh Pirgosin dhe Emporio-n, u përmbyt përsëri, duke e vështirësuar aksesin dhe duke rritur rrezikun për shoferët.
Në Pyrgos, dëmet ishin po aq serioze, me shembje muresh gjithandej.Nuk munguan as reshjet e forta të breshërit të frikshëm, që krijoi një veshje sikur të kishte rënë dëborë në Pire, Dodekanez dhe Tzoumerka.
-

Reshjet e shiut, përmbyt urën e Shënapremtes në Durrës, ‘pushtohet’ nga mbetjet urbane
Reshjet e shiut dhe mbeturinat kanë përmbytur urën e Shënapremtes në njësinë administrative Katund i Ri, në bashkinë e Durrësit.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se ujërat kanë vërshuar mbi urë duke shkaktuar probleme në qarkullimin e banorëve të zonës.
Lumi Erzen ka prurje dhe ka dalë nga shtrati, ndërsa edhe argjinatura në Vadardh ka rrjedhje dhe po punohet nga ekipet për ta riparuar.
Dyshohet se situata është krijuar nga hapja e portave të rezervuarit të Bovillës. Aktualisht, sipas prefektit të qarkut Emilian Jani ka rënie në nivelin e ujit. Fryrja e Erzenit dhe dalja nga shtrati ka shkaktuar dhe përmbytje tokash.
Top Channel
-

SYRI TV/ Rreshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën Kolonjë-Golem
Një investim rreth 450 mijë euro i qeverisë shqiptare, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vitin 2020, premtonte se jetëgjatësia e mbrojtjes së skarpateve në hyrje të Pogradrecit, do të ishte rreth 100 vjet. Ky premtim shumë i ekzagjeruar u thye shumë shpejt, vetëm 5 vite më pas. Në ditët e fundit të nëntorit 2025, forcat policore të qytetit liqenor u detyruan të bllokojnë për shumë orë qarkullimin në atë aks rrugor, për shkak të rrezikut të rënies së gurëve nga skarpatet, si pasojë e reshjeve të shiut.
SYRI TV
Në qershor të vitit 2020, qeveria e Edi Ramës lëvroi një fond në shumën 43.7 milionë lekë të reja, me qëllim “Sistemim i hyrje daljes dhe stabilizimi i rrëshqitjes në hyrje të qytetit të Pogradecit”. Në dokumentat e tenderit thuhej se projekti parashikonte punime inxhinierike, të cilat kanë jetëgjatësi 100 vjet, sipas standardeve europiane. Në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kryeministri Rama e prezantoi investimin në forcimin e skarpateve në hyrje të Pogradecit si një nga projektet madhore të qeverisë së tij.
Por, 5 vjet më pas, reshjet e shiut tregoi edhe njëherë se premtimet e Ramës mbeten vetëm në kuadrin e fushatave elektorale, ndërkohë që pogradecarët, gjatë orëve të fundit po jetojnë në një lloj ishulli.
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, një ndër më të shtrenjtat, është shndërruar në një aks të rrezikshëm vetëm tre muaj pas përurimit. Masive gurësh kanë bllokuar pjesë të ndryshme të aksit të ri rrugor, duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin e mjeteve në atë zonë. Tashmë, me bllokimin edhe të aksit hyrës të Pogradecit, banorët e qytetit u mbetet vetëm të shpresojnë që shiu të mos zgjasë shumë.
-

Alternime vranësirash dhe reshjesh, parashikimi i motit për këtë të enjte
Kjo e enjte do të sjellë në vendin tonë alternime mes vranësirave dhe reshjeve të shiut.
Reshjet e shiut pritet të jenë lokale, kryesisht këtë mëngjes, por nuk do të mungojnë as gjatë ditës.
Në zonat malore, në lartësitë mbi 900 metër, parashikohet të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 9 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë në vlerat maksimale 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë deri në në 18m/sek, duke krijuar në brigjet detare 4 ballë.
Top Channel
-

“Rikthehen reshjet e shiut, do të vijojnë deri…”/ Paralajmëron meteorologia: Do të rriten prurjet e lumenjve
Prej më shumë se një jave vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar daljen e disa lumenjeve nga shtrati dhe përmbytjen e qindra hektarë tokë bujqësore.
Po si parashikohet moti në ditët në vijim?
Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në një studio televizive tha se gjatë mbrëmjes së sotme do të kemi rikthimin e reshjeve të shiut
“Nga mbrëmja e sotme presim rikthimin e reshjeve me intensitet të shtuar. Në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës reshjet do të jenë shumë intensive. Në qarkun e Kukësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Dibërs reshjet do të jenë intensive, teksa në qarqet e tjera do të jenë në nivel mesatar”, tha Gjoni teksa shtoi se reshjet do të jenë të shoqqruar me shtrëngata.
Gjoni nënvizoi se ky rikthim i reshjeve do të shtojnë edhe prurjet në lumenj.
“Reshjet që do bien sot do të risjellin prurje të lumenjëve Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Reshjet do të vijojnë deri në fund të muajit” tha ajo.
Ndërkohë në zonat malore kryesisht në veri dhe lindje mbi nivelin 1000 metër do të kemi reshje dëbore. Sa i përket zonave bregdetare problematikë paraqitet era e fortë.