Tag: shitjen

  • SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë

    SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen për Italinë të Raketave të Përbashkëta Ajër-Sipërfaqe me Rreze të Zgjeruar (JASSM-ER) dhe pajisjeve përkatëse për një kosto të vlerësuar prej 301 milionë dollarësh.
    Agjencia Amerikane e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen ka njoftuar Kongresin për dritën jeshile.
    Raketat prodhohen nga Lockheed Martin. Shitja e mundshme, sipas një deklarate nga Departamenti Amerikan i Shtetit, “do të mbështesë politikën e jashtme të SHBA-së dhe objektivat e sigurisë kombëtare duke rritur sigurinë e një aleati të NATO-s që është një forcë për stabilitet politik dhe përparim ekonomik në Evropë”.

    Për më tepër, theksohet se “do të përmirësojë aftësinë e Italisë për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ofruar sisteme të përparuara goditjesh me rreze të gjatë veprimi për përdorim në avionët luftarakë italianë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, F-35”.

  • Trafikonin automjete të vjedhura me qëllim shitjen në Shqipëri, sekuestrohen 2 makina me vlerë rreth 105 mijë euro

    Trafikonin automjete të vjedhura me qëllim shitjen në Shqipëri, sekuestrohen 2 makina me vlerë rreth 105 mijë euro

    Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia, pasi akuzohen se trafikonin automjete të vjedhura me qëllim shitjen në Shqipëri.
    Uniformat blu njoftojnë se kanë sekuestruar 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.
    Në kërkim janë shpallur shtetasit:
    -V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani.
    -J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari.
    Njoftimi i policisë
    Tiranë-Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.
    Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.
    Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
    -V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
    -J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;
    Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.
    Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

    SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

    Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e parë të armëve Tajvanit që nga rikthimi i presidentit Donald Trump në pushtet në janar, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Tajvanit.
    Uashingtoni mbetet mbështetja më e fortë e Tajvanit, ndërsa Kina pretendon sovranitet mbi të.
    Pekini pohon se ishulli është pjesë e territorit dhe ka kërcënuar të përdorë forcën për ta rikthyer atë nën kontrollin e tij.
    “Kjo është hera e parë që administrata e re e presidentit Trump ka njoftuar një shitje armësh Tajvanit”, deklaroi ministria, pasi Departamenti i Shtetit i amerikan miratoi shitjen e armëve.
    “Tajvani kishte kërkuar komponentë jostandardë, pjesë këmbimi dhe aksesorë si dhe mbështetje për riparimin dhe kthimin e avionëve ‘F-16’, ‘C-130’ dhe ‘Indigenous Defense Fighter’ (IDF)”, sipas një deklarate të publikuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.
    Presidenti tajvanez, Lai Ching-te është zotuar të rrisë shpenzimet ushtarake, ndërsa Kina vazhdon presionin e saj ushtarak rreth ishullit.

  • Brad Pitt padit Angelina Jolie-n për 35 milionë dollarë!

    Brad Pitt padit Angelina Jolie-n për 35 milionë dollarë!

    Beteja ligjore mes ish-çiftit të njohur të Hollywood-it, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, për pronësinë e vreshtarisë së famshme franceze Château Miraval, ka marrë një kthesë të re. Dokumente të dorëzuara në gjykatë në fund të tetorit tregojnë se Pitt po kërkon nga Jolie një kompensim prej rreth 30 milionë dollarësh, në lidhje me shitjen e aksioneve të saj në pronë.
    Në dosjen e re gjyqësore janë përfshirë edhe komunikime elektronike mes përfaqësuesve ligjorë të të dy palëve, që lidhen me shitjen e pjesës së Jolie në vitin 2021. Një prej email-eve të përfshira në dosje tregon se avokatët e aktores e akuzojnë Pitt për “krijimin e vështirësive të panevojshme” në proces, duke theksuar se kërkesa e tij për dëmshpërblim është “produkt i veprimeve të tij”.
    Në një tjetër korrespondencë thuhet se Pitt ka kërkuar “kompensim të përhershëm” për dëmet që, sipas tij, i janë shkaktuar biznesit të Miraval. Nga ana tjetër, ekipi ligjor i Jolie pretendon se aktori ka refuzuar të dorëzojë dokumente që lidhen me arsyet e insistimit të tij për një marrëveshje konfidencialiteti katërvjeçare, të cilën ata e konsiderojnë të rëndësishme për zbardhjen e plotë të çështjes.
    Procesi ligjor nisi në vitin 2022, kur Pitt paditi Jolie për shitjen e pjesës së saj pa miratimin e tij. Aktorja e mohoi ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë dhe e akuzoi ish-bashkëshortin se po e përdor gjykatën për “motive hakmarrjeje personale”.

  • Drogë dhe armë, aksion në Elbasan

    Drogë dhe armë, aksion në Elbasan

    Katër persona u arrestuan dhe dy të tjerë u proceduan penalisht nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit.Operacioni i koduar “Terreni”, i finalizuar sot, goditi grupin e të rinjve që ishte dedikuar kryesisht në shitjen e hashashit në doza, teksa si provë përveç drogës u sekuestrua edhe një armë e ftohtë.
    Policia vendore tha se aksioni u nda në tre raste të ndryshme të goditjes së aktivitetit të paligjshëm.
    Në rastin e parë u arrestuan O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen “5 Maji”, u gjet sasi kanabisi e ndarë në doza dhe gati për shitje.
    I katërti u prangos G. M., 36 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 33 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, në lagjen “Beqir Dardha”, të arrestuarit iu gjet 1 armë e ftohtë thikë, që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen, si dhe një sasi hashashi.
    I fundit u procedua në gjendje të lirë S. S., 36 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte në lagjen “Partizani”, u gjet një sasi kanabisi.

  • Liverpool bën gati shitjen e radhës, në janar ose verë! Pranon edhe huazimin

    Liverpool bën gati shitjen e radhës, në janar ose verë! Pranon edhe huazimin

    24 Tetor 2025

    15:57

    Telesport

    Federico Chiesa, i cili u transferua te Liverpool gjatë verës së vitit 2024 me pritshmëri të larta, po kalon një periudhë të vështirë nën drejtimin e Arne Slot.
    Mesfushori ofensiv italian ka luajtur vetëm 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe rrallëherë ka qenë titullar, pasi trajneri holandez ka preferuar alternativa të tjera në repartin ofensiv. Edhe pse Chiesa ka treguar efikasitet të mirë në raport me minutat e luajtura, nuk ka arritur të përshtatet plotësisht me kërkesat taktike të skuadrës.
    Liverpool po shqyrton mundësinë e largimit të tij në janar ose verën e ardhshme, në formë huazimi ose transferimi të plotë, për të liruar hapësirë dhe shmangur humbje financiare.
    Mungesa e përshtatjes me futbollin anglez dhe konkurrenca e madhe në sulm kanë ndikuar në rënien e rolit të italianit, duke e bërë të paqartë të ardhmen e tij në Anfield.

  • Siguronte dhe shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

    Siguronte dhe shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

    Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31-vjeçar për shitjen e lëndëve narkotikëve. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Jashar Çepele, banues në Roskovec.
    Në operacionin e koduar “Casus” u sekuestruan 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë.
    “Si rezultat i menaxhimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë policore, për një shtetas të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Roskovec, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Forcës Operacionale, finalizuan operacionin “Casus”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., 31 vjeç, banues në Roskovec. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale:
    -në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis (një pjesë, e ndarë në doza);
    -1 peshore elektronike;
    -një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike;
    -2 celularë”, njofton Policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Kishte fshehur në banesë mbi 7 kg kanabis me qëllim shitjen, pranga 62-vjeçarit me precedentë penale në Lezhë

    Kishte fshehur në banesë mbi 7 kg kanabis me qëllim shitjen, pranga 62-vjeçarit me precedentë penale në Lezhë

    Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
    Kishte fshehur në banesën e tij, në fshatin Vinjoll, 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, arrestohet 62-vjeçari. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza.
    I arrestuari, me precedent për disa vepra penale.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Streha”.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Z., në fshatin Vinjoll, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në doza.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasi B. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • EMRAT/ Zbulohet një rrjet trafiku armësh drejt Londrës, bisedat Biseda për shitjen e një snajperi dhe armëve të ndyshme

    EMRAT/ Zbulohet një rrjet trafiku armësh drejt Londrës, bisedat Biseda për shitjen e një snajperi dhe armëve të ndyshme

    Arrestimi I Roseljo Arifit, Jurgen Sucës dhe Segest Meti dy javë më parë po e çon policinë e shtetit në zbulimin e një grupi kriminal qe merret me trafikun e armëve të zjarrit.

    Burimet për “Ora news” bëjnë më dije se nga ana e hetuesve është bërë e mundur hapja e telefonit ku janë zbuluar disa biseda në rrjetin Signal.

    Efektivët e policisë kanë zbuluar se bisedat kishin të bënin me shitjen e armëve të zjarrit nga pistoleta turke dëri të një armë e kalibrit të madh siç është snjaper.

    I njejtin burim policor bën më dije se kominikimi ishte kryer nga nje prej personave të arrestuar me një shtetas për te cilën e kishte të shënuar me germen N. Ky I fundit interesohet për shitjen e snjaperit me vlerën e 12 mije euro.

    N: A po flet me ken me hek i sniper 10 mije euro thuju, 12 ti, 10 ma japin mu

    x……Po pyes Naken, A kena naj foto a gja me ja tregu

    “N” Po e pys..

    Burime nga policia bëjnë me dije se janë gjetur edhe video të ndryshme të armëve për të cilën shpërndahen me qëllim për ta tregtuar.

    Deri më tani sipas burimeve po hetohen kontakte që janë gjetur në bisedat telefonike.

    Grupi në fjalë u godit dy javë më parë ku nëpërmjet linjës së autobuseve po tentonin të trafikonin një armë pistoletë e cila ishte cmontuar dhe future brenda një televizori.

    Sipas burimeve dyshimet u krijuan ngavetë shoferi I autobusit e ndërsa besohet së për rrugën e tij deri në londer do të paguhej 100 paund.Ndërkohë po punohet edhe me autoritetet e britanisë së madhe më qëllim zbulimin e porositësit për të cilën policia shqiptare ka arritur në identifikim e tij paraprak

  • Biseda për shitjen e snajperit: Telefonat e sekuestruar çojnë policinë te grupi i trafikut të armëve

    Biseda për shitjen e snajperit: Telefonat e sekuestruar çojnë policinë te grupi i trafikut të armëve

    Arrestimi i Roseljo Arifit, Jurgen Sucës dhe Segest Meti dy javë më parë po e çon policinë e shtetit në zbulimin e një grupi kriminal qe merret me trafikun e armëve të zjarrit. 
    Burimet për “Ora news” bëjnë më dije se nga ana e hetuesve është bërë e mundur hapja e telefonit ku janë zbuluar disa biseda në rrjetin Signal. 
    Efektivët e policisë kanë zbuluar se bisedat kishin të bënin me shitjen e armëve të zjarrit nga pistoleta turke dëri të një armë e kalibrit të madh siç është snjaper. 
    I njejtin burim policor bën më dije se kominikimi ishte kryer nga nje prej personave të arrestuar me një shtetas për te cilën e kishte të shënuar me germen N. Ky I fundit interesohet për shitjen e snjaperit me vlerën e 12 mije euro. 
    N: A po flet me ken me hek i sniper 10 mije euro thuju, 12 ti, 10 ma japin mu 
    x……Po pyes Naken, A kena naj foto a gja me ja tregu 
    Burime nga policia bëjnë me dije se janë gjetur edhe video të ndryshme të armëve për të cilën shpërndahen me qëllim për ta tregtuar. 
    Deri më tani sipas burimeve po hetohen kontakte që janë gjetur në bisedat telefonike. 
    Grupi në fjalë u godit dy javë më parë ku nëpërmjet linjës së autobuseve po tentonin të trafikonin një armë pistoletë e cila ishte cmontuar dhe future brenda një televizori. 
    Sipas burimeve dyshimet u krijuan ngavetë shoferi I autobusit e ndërsa besohet së për rrugën e tij deri në londer do të paguhej 100 paund.Ndërkohë po punohet edhe me autoritetet e britanisë së madhe më qëllim zbulimin e porositësit për të cilën policia shqiptare ka arritur në identifikim e tij paraprak.