Shoqata e Futbollit e Serbisë (FSS) njoftoi se Komiteti për Çështjet Urgjente, në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme, konsultimet me UEFA-n dhe përvojën e keqe nga e kaluara, mori një vendim që biletat për ndeshjen kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës të mos jenë në shitje të lirë.
Njoftimi thotë se hyrja në ndeshje, e cila do të luhet në stadiumin “Duboçica”, në Leskovac, më 11 tetor, do të lejohet vetëm me bileta të personalizuara në mënyrë strikte dhe një inspektim të dokumentit personal si dhe me kontrolle të rrepta sigurie në hyrje, plotësisht në përputhje me standardet më të larta të sigurisë.
Sipas faqes së internetit të FSS, pjesëmarrja në tribuna do të sigurohet me shpërndarjen e biletave për komunitetin e futbollit përmes shpërndarjes tek shoqatat rajonale, klubet, pjesëmarrësit e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre, organizatat profesioniste të futbollit, sponsorët zyrtarë dhe të ftuarit e FSS-së, përfaqësuesit e akredituar të medias si dhe ekipet mjekësore dhe të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Tag: shitje
-

Federata Serbe sqaron: Biletat për ndeshjen Serbi-Shqipëri jo në shitje, por të personalizuara
-

S’ka bileta në shitje për sfidën me Shqipërinë, Serbia del me vendim ekstrem
Ndeshja e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” në Leskovac, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve të zakonshëm. Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka marrë një vendim drastik, duke mos lejuar shitjen publike të biletave, për arsye sigurie.
Sipas njoftimit zyrtar të FSS, nuk do të dalë asnjë biletë në shitje, ndërsa pjesëmarrja në stadium do të mundësohet vetëm për persona të identifikuar dhe të përzgjedhur në mënyrë të kontrolluar. Po ashtu hyrja në stadium do të jetë e mundur vetëm me biletë të personalizuar dhe dokument identifikimi (kartë ID ose pasaportë).
Ky vendim është marrë në konsultim me FIFA-n, UEFA-n dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, si dhe për shkak të historisë së ndeshjeve mes dy përfaqësueseve. FSS kujton se incidentet e rënda të vitit 2014 në Beograd, kur ndeshja u ndërpre dhe Serbia humbi një vend në Euro 2016, kanë qenë një pikë kthese. Kësaj here, organizatorët duan të shmangin çdo problem dhe ta zhvillojnë ndeshjen në kushte të rregullta dhe të sigurta.
Sakaq, FIFA ka shpallur këtë ndeshje si një nga më të rrezikshmet për sigurinë, ndërsa në stadium nuk do të lejohen tifozë shqiptarë, në përputhje me rekomandimet e autoriteteve ndërkombëtare dhe vendase.
Biletat do të shpërndahen përmes listave të mbyllura, vetëm për:
1-Federatat rajonale të futbollit2-Klubet vendase3-Nxënësit e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre4-Organizatat profesionale dhe amatore të futbollit5-Sponsorët zyrtarë dhe mysafirët e FSS6-Mediat e akredituara7-Stafin mjekësor dhe operativ të ndeshjes -

Fier/ Arrestohet 25-vjeçari për prodhim dhe shitje droge, sekuestrohen dhjetëra doza Cannabis
Një operacion policor i koduar “Shëtitësi” ka përfunduar me sukses në Fier, duke çuar në arrestimin e Marjus Beqiri, 25 vjeç, banues në qytet, i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas njoftimit zyrtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe nën koordinimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor me metoda speciale, dokumentoi veprimtarinë kriminale të të riut. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjetën 45 doza Cannabis Sativa, të cilat iu sekuestruan bashkë me 1 automjet, 1 motomjet, 2 celularë dhe një shumë parash, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Akuzohen se shisnin kokainë, dy të arrestuar në Kamëz
Dy persona janë arrestuar në Kamëz për shitje të lëndëve narkotike.
Në pranga ranë shtetasit Florin Pepkolaj, 35 vjeç, dhe Edison Stambolli, 36 vjeç, të dy banues në Kamzë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe të automjeteve të tyre, në zonat e Valiasit dhe në rrugën “Ismail Qemali”, u gjetën doza kokaine të ndara dhe të gatshme për shitje. -

Shpërndanin kokainë në Kamzë, arrestohen dy persona
Dy shpërndarës të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia në Kamëz.
Blutë bëjnë me dije se të dyve u është gjetur kokainë e ndarë në doza, gati për shitje në momentin e ndalimit.
“Si rezultat i kontrolleve sistematike, me objektiv goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve konstatuan dhe goditën 2 raste të sigurimit dhe ndarjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza, me qëllim shitjen. Për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, iu gjetën doza të lëndës narkotike Kokainë, të gatshme për shitje”, njofton policia. -

Bie në prangat e policisë 34-vjeçari/ Shiste kokainë e kanabis në lagje dhe lokale të qytetit
Policia e Korçës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet.
Në pranga ka rënë një 34-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë lagje rezidenciale dhe ambiente të ndryshme publike. Arrestimi u bë i mundur pas një kontrolli të befasishëm në automjetin e tij dhe më pas në banesë, ku u sekuestruan doza të gatshme për shitje.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë dhe kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ushtruan kontroll në një automjet, pasi dyshohej se në këtë automjet lëvizte personi i dyshuar për shitje të narkotikëve.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit P. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtij shtetasi, u gjet një tjetër sasi kokaine dhe kanabisi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin P. T., 34 vjeç, banues në Korçë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. -

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari i rrezikshëm në Korçë
Policia e Korçës bën me dije se në vijim të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, ka arrestuar shtetasin Petrika Treska.
“Shiste kokainë e kanabis në lagje dhe në lokale të ndryshme të qytetit të Korçës, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë dhe kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ushtruan kontroll në një automjet, pasi dyshohej se në këtë automjet lëvizte personi i dyshuar për shitje të narkotikëve.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit P. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtij shtetasi, u gjet një tjetër sasi kokaine dhe kanabisi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin P. T., 34 vjeç, banues në Korçë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
-

325 milionë dollarë, SHBA nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus
Me një vlerë prej më shumë se 325 milionë dollarësh, i pajisur me pistë për helikopterë, pishinë, xhakuzi dhe një “hapësirë të mbuluar për të shijuar rrezet e diellit gjatë dimrit”, superjahti i konfiskuar rus Amadea 106 metra i gjatë, do të nxirret në shitje me urdhër të qeverisë amerikane.
Ankandi, që përbën një ndryshim të madh në politikën e administratës Trump, i jep fund betejës ligjore mbi trevjeçare lidhur pronësinë reale të jahtit. Departamenti amerikan i Drejtësisë e konfiskoi anijen në ishujt Fixhi më 2022, duke thënë se ajo i përkiste Suleiman Kerimovit, miliarderit rus që ka lidhje politike, i cili u sanksionua më 2018 si përgjigje ndaj “aktiviteteve malinje të Rusisë në mbarë botën”.
Por ndërkohë, avokatë të Eduard Khudainatov, ish-ekzekutiv i lartë i gjigantit shtetëror rus të naftës, Rosneft, pretendojnë se në fakt është ai pronari i vërtet i jahtit dhe insistojnë se argumentet e administratës amerikane nuk qëndrojnë, e nuk mbështeten në prova. Në muajin mars, një gjykatë amerikane vendosi në favor të Departamentit të Drejtësisë, duke i hapur rrugën mbajtjes së ankandit. Ekipi ligjor në SHBA i Khudainatovit e cilësoi shitjen të padrejtë e të parakohshme.
“Ne kemi pronësinë dhe jemi duke e apeluar vendimin për konfiskim”, citohet të ketë thënë avokati mbrojtës, Adam Ford, i cili shtoi se “nëse kemi sukses në apelim, qeveria duhet të rimbursojë vlerën e plotë të anijes“.Top Channel
-

Megaoperacioni në Elbasan/ Mbërrijnë në gjykatë për masën e sigurisë 30 të arrestuarit
Mesditën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po zhvillohet seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj dhjetëra të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “First Day”.
Ata janë sjellë nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë.
Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, raporton gazetari i News24 Fatmir Popja.
Operacioni kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të gjerë të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në të gjithë qarkun e Elbasanit, përfshirë qytetet Elbasan,LibrazhdGramsh, Cërrik,Peqin,Belsh dhe Prrenjas. Në total, u ekzekutuan 25 masa sigurie të llojit “arrest në burg” për shtetas të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë,ndërsa një tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë.Lista e personave të ndaluar me masën “arrest në burg” përfshin,Arjan Bica,Erist Skilja,Shyqyri Bica,Aizberg (Alket) Bitri,Filip Thoma, Hysen Grami,Gentian Tartari,Mikel Bezhani, Pjerin Qereshniku,Stivjo Bardhi,Domeniko Elezi, Mariglen Qosja,Shkëlzen Shkrepi,Bardhyl Grami,I. K., M. E., I. F.,Klodian Hakballa, Arben Kasa,Ilir Bahidi, Klajdi Çota,Franc Ruçi, Kevi Kanani,Marcelino Brahja dhe Panter Tafani.
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë:
• J. A., 32 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;• A. T., 31 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Mbajtje pa leje e armëve” dhe “Ruajtje mallrash kontrabandë”;• V. D., 36 vjeç, për “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë”;• N. D., 43 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;• L. Xh., 50 vjeç, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Ndërkohë, ndaj shtetasit H. D., 57 vjeç,është nisur procedim penal në gjendje të lirë.Gjatë kontrolleve dhe arrestimeve u sekuestruan:
• Sasi të konsiderueshme lënde narkotike (kokainë dhe kanabis),• Armë zjarri të llojeve të ndryshme (pistoletë, kallashnikov, armë gjahu),• Municion luftarak,• Peshore elektronike, thika dhe përforcues grushti,• Steka duhani të dyshuara si kontrabandë,• Pajisje elektronike (laptopë, tabletë, DVR),• Targa automjetesh shqiptare dhe belge,• Shuma parash në euro, paund, dollarë amerikanë dhe franga zvicerane,• 24 aparate celularë.
Hetimi dokumentoi aktivitetin kriminal të këtyre shtetasve, të cilët, sipas Policisë, vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht në shpërndarjen e drogës, shpesh pranë shkollave, lokaleve apo ambienteve publike.
Policia njofton se vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet mbeten të hapura për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo personi tjetër të përfshirë në këtë rrjet kriminal. -

Sende të paligjshme/ Pjesë e rrjetit të shpërndarjes së kokainës, arrestohen në Dimal motër dhe vëlla
Vëlla dhe motër kapen në shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Beratit. Policia vendore bëri sot me dije se ka finalizuar operacionin e koduar “Dimal 2”, duke vënë në pranga 2 anëtarët e familjes, ndërsa sekuestroi një sasi kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike, shuma parash, 1 automjet dhe 1 celular.
Të arrestuarit janë Françesko dhe Françeska Topi, të dy 21-vjeçarë.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Dimal 2”. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, vëlla e motër, të dy banues në qytetin e Dimalit, pasi dyshohet se shitnin doza kokaine në këtë qytet”, bëri me dije policia vendore.
Sendet e paligjshme u gjetën gjatë kontrollit në automjetin që ata përdornin për shpërndarjen e drogës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.