Tag: shitje

  • EMRI/ Përdornin lokalin për shitje dhe përdorim droge, zbulohet ‘skema’ në Tiranë! Në kërkim pronari, sekuestrohen edhe armë

    EMRI/ Përdornin lokalin për shitje dhe përdorim droge, zbulohet ‘skema’ në Tiranë! Në kërkim pronari, sekuestrohen edhe armë

    Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Mix” janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës.

    Shpallet në kërkim pronari i lokalit, Gentian Cenaj, që kishte përshtatur lokalin për shitje e përdorim droge dhe në lokal mbante armë zjarri pa leje. Arrestohet gjatë operacionit “Mix” punonjësi i lokalit, Ledjon Tosku, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.
    Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta që u gjetën në lokal të cilat pronari i lokalit i mbante pa leje.
    Njoftimi:
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, në kuadër të operacionit policor “Mix” arrestuan shtetasin L. T., 18 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. C., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.
    Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Top Channel

  • Përshtati lokalin për përdorim e shitje të drogës, shpallet në kërkim pronari! Arrestohet punonjësi 18-vjeçar, sekuestrohen armë

    Përshtati lokalin për përdorim e shitje të drogës, shpallet në kërkim pronari! Arrestohet punonjësi 18-vjeçar, sekuestrohen armë

    Policia e Tiranës ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës.
    Si rezultat i operacionit “Mix” një 18-vjeçar është arrestuar, ndërsa pronari i lokalit është shpallur në kërkim.
    Policia njofton se në pranga ka rënë 18-vjeçari  L. T.,(punonjës i lokalit), ndërsa pronar G.C është shpallur në kërkim.

    Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.
    Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale./vizionplus.tv

  • Euro dhe paundi në rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 30 mars 2025

    Euro dhe paundi në rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 30 mars 2025

    Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.5 lekë në blerje dhe 99.5 lekë në shitje.
    Dollari amerikan blihet me 91 lekë, ndërsa shitet me 92.5 lekë.
    Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 102.7 lekë dhe me 103.7 lekë në shitje.
    Dollari kanadez këmbehet me 63.3 lekë në blerje dhe me 65 lekë në shitje.
    Paundi britanik blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.
    Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme

  • Kursi i këmbimit 29 Mars

    Kursi i këmbimit 29 Mars

    Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.5 lekë në blerje dhe 99.5 lekë në shitje.
    Dollari amerikan blihet me 91 lekë, ndërsa shitet me 92.5 lekë.
    Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 102.7 lekë dhe me 103.7 lekë në shitje.
    Dollari kanadez këmbehet me 63.3 lekë në blerje dhe me 65 lekë në shitje.
    Paundi britanik blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.
    Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme

  • 5 pikturat më të hhtrenjta në botë: Kryeveprat që thyen rekorde

    5 pikturat më të hhtrenjta në botë: Kryeveprat që thyen rekorde

    Në botën e artit, pikturat janë më shumë se thjesht vepra arti; ato janë investime, simbole të statusit dhe shpesh histori që frymëzojnë breza të tërë. Në dekadat e fundit, disa piktura kanë thyer rekorde çmimesh në ankande dhe shitje private. Më poshtë renditen pesë pikturat më të shtrenjta që janë shitur ndonjëherë.

    1. “Salvator Mundi” nga Leonardo da Vinci

    Çmimi: 450.3 milionë dollarë
    Data e Shitjes: Nëntor 2017
    Vendndodhja: Ankandi i Christie’s, Nju Jork

    Kjo pikturë e Jezuit, e cila konsiderohet si një nga vetëm 20 veprat që i atribuohen Leonardos, është piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë. “Salvator Mundi” u shit për një çmim rekord nga ankandi Christie’s dhe besohet se tani ndodhet në koleksionin e princit Mohammed bin Salman të Arabisë Saudite.

    2. “Interchange” nga Willem de Kooning

    Çmimi: 300 milionë dollarë
    Data e Shitjes: Shtator 2015
    Shitja: Shitje private

    “Interchange” është një pikturë abstrakte nga artisti amerikan-holandez Willem de Kooning, e realizuar në vitin 1955. Kjo vepër u ble nga Kenneth C. Griffin, një miliarder amerikan, dhe është një shembull i rëndësishëm i ekspresionizmit abstrakt.

    3. “The Card Players” nga Paul Cézanne

    Çmimi: 250 milionë dollarë
    Data e Shitjes: Prill 2011
    Shitja: Shitje private

    Kjo pikturë nga Cézanne, pjesë e një serie prej pesë veprash, u ble nga familja mbretërore e Katarit. Ajo përfaqëson një moment historik në artin modern dhe është vlerësuar për kompozicionin e saj të thjeshtë, por plot fuqi emocionale.

    4. “Nafea Faa Ipoipo” (“Kur do të martohesh?”) nga Paul Gauguin

    Çmimi: 210 milionë dollarë
    Data e Shitjes: Shkurt 2015
    Shitja: Shitje private

    Kjo pikturë e vitit 1892, që portretizon dy gra tahitiane, është një nga veprat më të njohura të Gauguinit. U ble nga një koleksionist i pasur i Katarit dhe reflekton interesin e Gauguinit për kulturat ekzotike dhe natyrën.

    5. “Number 17A” nga Jackson Pollock

    Çmimi: 200 milionë dollarë
    Data e Shitjes: Shtator 2016
    Shitja: Shitje private

    Jackson Pollock, një nga pionierët e artit abstrakt amerikan, krijoi “Number 17A” në vitin 1948. Kjo vepër u ble nga Kenneth C. Griffin, duke konfirmuar fuqinë e tregut të artit modern amerikan.