Tag: shitësen

  • Kërcënoi me thikë shitësen dhe grabiti një dyqan në Tiranë, në pranga i riu me precedentë (VIDEO)

    Kërcënoi me thikë shitësen dhe grabiti një dyqan në Tiranë, në pranga i riu me precedentë (VIDEO)

    Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve. I riu Shkëlzen Gjyryqi, sipas policisë së Tiranës, rezulton me precedentë në fushën e vjedhjeve. 
    Më datë 03.09.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke kanosur shitësen me thikë. 
    Më datë 28.08.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Skënder Kosturi”. 
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”. 
     
     

  • Aksident në Kurbin, shoferja humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësorë dhe shitësen ambulante

    Aksident në Kurbin, shoferja humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësorë dhe shitësen ambulante

    Një aksident ka ndodhur pranë Kishës “Shna Ndou” në Kurbin.
    Drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësorë, 21 vjeçe dhe shtetasin 39-vjeç, si edhe shitësen ambulante 18-vjeç.
    Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Aksident i rëndë në vend/ Shoferja humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësor dhe shitësen ambulante

    Aksident i rëndë në vend/ Shoferja humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësor dhe shitësen ambulante

    Një aksident ka ndodhur pranë Kishës “Shna Ndou” në Kurbin.
    Drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësorë, 21 vjeçe dhe shtetasin 39-vjeç, si edhe shitësen ambulante 18-vjeç.
    Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Grabiti dyqanin, dhunoi 26 vjeçaren, arrestohet 48-vjecari, tentoi të përdhunonte shitësen

    Grabiti dyqanin, dhunoi 26 vjeçaren, arrestohet 48-vjecari, tentoi të përdhunonte shitësen

    Policia arrestoi këtë të diel një 48-vjeçar të akuzuar për një vjedhje me dhunë të ndodhur në një dyqan në Sarandë.
    Ngjarja, sipas policisë, u regjistrua më 2 maj, kur 48-vjeçari u fut në dyqan dhe kërcënoi me thikë shitësen, duke grabitur 60 mijë lekë.
    Shitësja 26-vjeçare pësoi dëmtime fizike dhe dyshohet se grabitësi tentoi edhe të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të. 48-vjeçari u kap në Durrës, ku ishte fshehur pas ngjarjes.

    /vizionplus.tv