Frederik Rreshpja, portret nga Aleksandër Vreko
Poezi nga Frederik Rreshpja
Nëna ime ti dhembje e pashuar,Ka kaq vjet që rri në dhe të zi,Edhe yt bir siç duket së shpejtiDo e lërë këtë botë, nënë, e di. S’më vjen keq që iki kështuSe asnjëherë i lumtur nuk kam qenëVeç në pyjet ku xhindet vallëzojnëRreth drurëve të galvanizuar me hënë.Shkoj te lumi ku qajnë ciganëtPër rërat e largëta me dritëPo përse dreqin jam gatuar kështuTë grindem me të tëra qeveritë? Nënë, nuk kam qenë në faltore kaq vjetPor do t’i lutem Shën Mërisë për ty.Eh, mundet që edhe mua ndokushDo ma gdhendë një kryq mbi krye.
*Titulli i origjinalit: “Nënës”
ObserverKult
Lexo edhe:
FREDERIK RRESHPJA: KAM SHUMË DHIMBJE NË TRUP, S’KAM FUQI TË EC, NUK SHOH FARE…
FREDERIK RRESHPJA: TANI E TUTJE SHIRAT DO TË JENË LOTËT E MI…
Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindurI mallkuar me art.Gjërat i shihja ndryshe:Nëpër shirat e vdekurPeshqit fluturonin drejt çerdheve te yjet.Në vend të borës binin zogj në çdo dru.Era si ketër brente degët.Qante mbi mua nëna, shëmëria ime. Ave nëna ime!Mos e pastë njeri këtë fat!
Kam dashuruar një Afërditë në Olimpin e trëndafilave,Pastaj erdhe ti tërë ikje.Më vonë vije vetëm nëpër ëndrra si perënditë ilire.Kështu iku edhe rinia, filigrani i djalërisë,I mallkuar me art.Mos e pastë njeri këtë fat!
Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te kokaDhe të harrohem se nuk dua që edhe pas vdekjesTë më ndjekë mallkimi i artit.Mos e pastë njeri këtë fat!
Por, kur të vdes, portreti im ka për t’u shfaqur nëpër gjethe ,Se unë kam patur miqësi me çdo dru.
Në stinën kur bien gjethetDo të bien edhe sytë e mi.
Tani e tutje shirat do të jenë lotët e mi.Mos e pastë njeri këtë fat!
*Titulli i origjinalit: “Testament”
ObserverKult
LEXO EDHE: FREDERIK RRESHPJA: TANI QË NËNA NUK ËSHTË MË…









