Tag: shikoni

  • “Presim spektakël”, Gjokutaj zbulon detaje nga gjyqi i Berishës: Do të jetë me dyer të hapura, do shikoni…

    “Presim spektakël”, Gjokutaj zbulon detaje nga gjyqi i Berishës: Do të jetë me dyer të hapura, do shikoni…

    Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, i ftuar në  një studio televzive deklaroi se gjyqi i Sali Berishës do të jetë me dyer të hapura dhe sipas tij, aty do të shikohet “gallatë”.
    “Do të caktohet një datë, gjyqi do të jetë me dyer të hapura. Do të shikoni gallatë të madhe me dëshmitarë që do të thonë se i ofruan një favor, por që nuk e mbajnë mend se kush. Këto janë të gjitha të pavlefshme sepse po nuk vure gishtin, ajo dëshmi nuk merret fare në konsideratë”, tha Gjokutaj.
    “Gjyqtarët nuk janë përfolur për integritet dhe në vendimet që janë kolegjiale, ata janë më të mbrojtur. Ajo çështje është çuar me dhunë në gjyq. Kjo ka kalendar politik dhe po të shikoni, kur Sali Berisha kishte paraqitjen, sillnin edhe një të PS-së këtej nga SPAK-u, për të krijuar perceptimin e barazisë”, shtoi Gjokutaj.
     
     
     

  • Rama u citon Kanunit liderëve europianë teksa i fton për drekë: Sa herë që të vini, do të jeni të mirëpritur

    Rama u citon Kanunit liderëve europianë teksa i fton për drekë: Sa herë që të vini, do të jeni të mirëpritur

    Kryeministri Edi Rama u citoi Kanunin e Lekë Dukagjinit udhëheqësve të shteteve europiane të pranishëm në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, teksa i ftoi për të ngrënë drekë pas mbylljes së pjesës së parë të punimeve.
    “Në kanunin tonë, të shkruar kohë më parë, ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Ajo fillon me një citim “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Kjo fjali është vërtet shumë e thellë dhe është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fundin e Luftës II Botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj se sa kishte pasur në fillim të saj, të cilët shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre”, u tha Rama.
    “Por ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miqtë, kemi shumë të rëndësishme që t’u japim ushqim shumë të mirë. Pavarësisht se thuhet që dreka asnjëherë nuk është falas, sot do ta shikoni që është e kundërta sepse sa herë që të vini në Shqipëri, në çfarëdolloj cilësie, do ta shikoni që do të jeni të mirëpritur”.

  • I quajti “çyrykë”/Rama:Burrat dibranë s’janë fare të fyer, do i shikoni në zgjedhje!

    I quajti “çyrykë”/Rama:Burrat dibranë s’janë fare të fyer, do i shikoni në zgjedhje!

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e bëra në Dibër, ku u shpreh se burrat që mbështesin Partinë Demokratike janë çyrykë.Në rubrikën “Sy m’sy” në rrjete sociale, Rama shprehet se asnjë burrë dibran nuk është ofenduar fare nga deklaratat e tij, madje shtoi ai se “do i shikojmë ata në zgjedhje”.
    “Unë s’kam ofenduar asnjë burrë dibran, kam thënë “gjysmat”, kam shpjeguar elektoratin se 56% e grave shqiptare, pjesë më e shëndetshme politikisht sepse janë më pak të prirura për të ulur në kafe mbështet PS. Në disa qarqe shkon mbi 60%. Tek burrat jemi më afër, dhe kam thënë na mjafton 56% e grave, 55% e votuesve e parë dhe gjysma e burrave, gjysma tjetër janë çyrykë politikisht.Të shkosh me kënetën ka një problem shumë të madh, Burrat dibranë nuk janë fare të fyer, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje”, tha Rama.

  • “Shikoni se çfarë ndodhi me primaret e famshme”/ Rama për opozitën: Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97

    “Shikoni se çfarë ndodhi me primaret e famshme”/ Rama për opozitën: Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97

    Kryeministri, Edi Rama ka folur ditën e sotme për primaret e Partisë Demokratike.Gjatë takimit në Kamëz, Rama u shpreh se të gjithë ata që u larguan nga listat e primareve janë “ngrënë nga bufi i kënetës”.Ai thekson se më 11 maj opozita do të marri humbjen më të madhe që nga viti ’97.
    “Shikoni se çfarë ndodhi me primaret e famshme. U tha hajdeni se është garë e hapur, këneta, u bë deti kos futuni. A thua se u tha nxirreni kokën, kush vërtet ka mbështetje, kush ka vota dhe simpati edhe të tërë atyre që dolën nga primaret ua prenë kokën. E dini kush i fitoi primaret në Tiranë, kryetari i PD-së së Kavajës, dini gjë ku është e keni parë në ndonjë listë. E dini ku ndodhet, në barkun e bufit, e hëngri, po se mos vetëm atë. I hëngri të tërë dhe të tëra, as në lista nuk janë as nishani nuk ju shihet. Sigurisht që unë nuk jam i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, nuk më intereson. Nuk jam këtu për t’i treguar se si mund të rregullohet ajo parti.
    Vetëm duke e mbështetur ne mund të ndihmojmë në ngritjen e partisë së tyre. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97. Do të dalin të shpartalluar, ashtu siç e meritojnë. Por ajo në fakt që meritojnë është që shpartallimi tu vijë edhe nga demokratët”, deklaroi Rama.

  • Gjergj Luca uron për Pashkë: Mos shikoni të majtë e të djathtë, në trenin e Evropës bëhuni të gjithë bashkë

    Gjergj Luca uron për Pashkë: Mos shikoni të majtë e të djathtë, në trenin e Evropës bëhuni të gjithë bashkë

    Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, në vijim të daljeve të tij publike në rrjetet sociale, ka përcjellë sot një urim për festën e Pashkëve, i shoqëruar me një thirrje për bashkim kombëtar përtej dallimeve fetare dhe politike.

    Pasi kishte vizituar kishën dhe ishte lutur në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë, Luca ka ndarë një mesazh për reflektim dhe bashkim:

    “Pashka dhe çdo festë tjetër fetare janë simbol i bashkimit mbarëkombëtar. Të gjithë së bashku – të krishterë e myslimanë – në trenin e integrimit do të mbërrijmë si anëtarë të denjë të Evropës së Bashkuar. Gëzuar!”

    Ky mesazh nuk është thjesht një urim festiv, por një thirrje për tejkalimin e ndarjeve, që siç shprehet Luca, shpesh pengojnë përparimin tonë si shoqëri. Ai i rikthehet një prej vargjeve më të njohura dhe më domethënëse të rilindësit Pashko Vasa, “Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit asht shqiptaria”, për ta risjellë me një aktualizim të fuqishëm në frymën e kohës:

    “Shqiptarë, mos shikoni të majtë e të djathtë, por në trenin e Evropës bëhuni të gjithë bashkë!”

    Ky mesazh i Gjergj Lucës vjen si një thirrje për unitet dhe vetëdije europiane, duke e parë integrimin jo thjesht si proces politik, por si një bashkim i vlerave që mbështeten në respekt, tolerancë dhe përkatësi kombëtare.
    Albert Vataj

  • Ministri Mazniku: Shikoni shembullin e skusesit “Made in Albania” që ia ka dalë…

    Ministri Mazniku: Shikoni shembullin e skusesit “Made in Albania” që ia ka dalë…

    “Ndihesh me të vërtetë mirë kur shikon shembujt e suksesit “Made in Albania” që ia kanë dalë falë politikave mbështetëse për biznesin nga qeveria shqiptare.Një prej tyre është edhe Edi Dyrma në Cërrik, i cili pas rikthimit nga emigracioni ndërtoi me familjen e tij një pulari – tashmë një biznes i qëndrueshëm që tregton çdo vit deri në 100 mijë zogj pule, duke plotësuar kërkesat e larta të tregut”, shkruan Ministri për Pushtetin Vendor, Arbajn Mazniku në një postim në rrjetet sociale.