Tag: shikoni

  • “Pse po më shikoni, largohuni që të kaloj”/ Sherr pas koncertit në Athinë, plagosen me thikë 3 shqiptarë

    “Pse po më shikoni, largohuni që të kaloj”/ Sherr pas koncertit në Athinë, plagosen me thikë 3 shqiptarë

    Një festival i Kretës në Metamorfosi të Athinës, përfundoi në një përleshje të përgjakshme të shtunën në mëngjes, me katër persona të plagosur, përfshirë tre shqiptarë dhe një grek nga Kreta që u përpoq të ndante sherrin.
    Incidenti ndodhi rreth orës 02:30, në kryqëzimin e rrugëve Ermou dhe Lykourgou, në një aktivitet të Shoqatës së Kretasve të Metamorfosit. Sipas informacioneve fillestare, incidenti ndodhi kur një grup shqiptarësh që po largoheshin nga festivali u grindën me shqiptarë të tjerë për një çështje të parëndësishme. “Pse po më shikoni, largohuni që të kaloj” ishte fillimi i përballjes, e cila shpejt u përshkallëzua në një përleshje të egër me thika. Tensioni u përshkallëzua dhe debati u zhvillua në një përleshje të egër midis 20 personave me thika, duke shkaktuar panik tek të pranishmit.
    Katër persona u plagosën në incident dhe u dërguan në spital. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, 26 dhe 25 vjec, me lëndime të rënda në gjoks, brinjë dhe sqetull, një grek, i lindur në vitin 2000, me një plagë nga një objekt i mprehtë në shpinë, i cili u godit kur hyri në përleshje për t’i ndarë dhe një tjetër shqiptar 25-vjecar, me lëndime në krah, brinjë, gjoks dhe mavijosje në fytyrë.

  • Arteta: Arsenal nuk është ekip mbrojtës, kemi skuadrën me sulmuese në Premier League

    Arteta: Arsenal nuk është ekip mbrojtës, kemi skuadrën me sulmuese në Premier League

    Mikel Arteta është kundërpërgjigjur ndaj komenteve të bëra nga Roy Keane, i cili tha se skuadra e Arsenal është shumë mbrojtëse. Pas barazimit 1-1 të së dielës me Man City, analisti i Sky Sports i bëri thirrje Arteta të marrë më shumë rreziqe, pasi nuk po tregon aftësitë e duhura.
    Gjithsesi, trajneri spanjoll i “topçinjve” iu kundërpërgjigj komenteve për ekipin e tij që është mbrojtës, duke shtuar: “Nëse shikoni lojtarët që kemi, duke filluar nga portiere, ne jemi një ekip sulmues”.
    “Ne kemi portierin më sulmues në Ligë deri tani. Qendërmbrojtësit, njëri prej tyre, është më sulmuesi. Dy mbrojtësit e krahut, nëse shikoni çdo statistikë, flasinq artë për aftësitë e tyre sulmuese. Shikoni Zubimendi që luan atje në rolin e mesfushorit mbrojtës”, shtoi Arteta.
    “Ne luajmë me një lojtar në krahun e djathtë, mesfushor sulmues, i cili luajti si numër 9 vitin e kaluar. Sa sulmues është ky? Një numër 9 që luan në mesfushë? Nuk e kam parë kurrë këtë në Ligë. Dhe pastaj tre lojtarë sulmues që janë shumë, shumë sulmues”, deklaroi spanjolli.
    Në fund, Arteta tha: “Ne kemi cilësi të ndryshme nga lojtarët sulmues, disa prej tyre më të talentuar në fusha të caktuara sesa të tjerët në lidhje me lojën që luajmë. Por ne jemi shumë të mirë”.

  • “Mos më shikoni”/ Melania Trump rikthen kapelen misterioze në takim mbretëror

    “Mos më shikoni”/ Melania Trump rikthen kapelen misterioze në takim mbretëror

    Stilisti i saj mund të jetë i padukshëm, por stili i Melania Trump është gjithçka përveçse i heshtur.

    Dhe kapela me strehë të gjerë, ajo që fsheh më shumë sesa zbulon, është rikthyer fuqishëm.
    Melania si figurë enigmatike në Dior gri
    Zonja e Parë u shfaq dje në Kalanë e Windsorit me një veshje gri të errët nga Dior, të kombinuar me një kapelë të madhe e të errët, që mbulonte fytyrën dhe krijonte një pamje gati si hije. Një siluetë e ftohtë, e mbështjellë nga misteri.
    Ndërsa ecte pranë Mbretëreshës Camilla në oborrin e kështjellës, kontrasti mes tyre ishte i fortë: Camilla rrezatonte nën kapelen e saj elegante nga Philip Treacy, ndërsa Melania dukej sikur kishte ardhur nga një film noir, fytyrë e fshehur, buzë të mprehta, dhe një qëndrim që dukej të thoshte: “Mos më shikoni.”
    Stil ushtarak dhe qëndrim sfidues
    Kapelja e Melanias nuk ishte aty për të mbrojtur nga rrezet e diellit, një detaj që në Britani, në shtator, është më shumë simbolik sesa praktik. Në vend të kësaj, ajo ishte një deklaratë mode me subtekst: distancë, kontroll dhe një lloj elegance që nuk fton, por përjashton.
    Veshja e saj ushtarake përforconte këtë imazh: e rreptë, precize dhe larg çdo përqasjeje sentimentale.
    Mbrëmja e shndërrimit me Carolina Herrera
    Por Melania është gjithmonë gati t’i çorodisë vëzhguesit e modës. Nëse gjatë ditës ajo u shfaq si figura më e mbyllur e banketit, në darkë ajo ndryshoi krejtësisht.
    Në ambientet madhështore të sallës së Shën Gjergjit, ajo hoqi kapelen dhe u shfaq me një fustan të verdhë të fortë, në ngjyrën e luleradhiqes, nga shtëpia e modës Carolina Herrera. E belosur me një rrip sateni në ngjyrë vjollce dhe veshur me vathë smeraldi, pamja e saj ishte një ndërthurje e luksit amerikan me stilin aristokratik europian, si një zonjë nga “The Gilded Age”, e rikthyer në një skenë nga “Downton Abbey”.
    Pa zë, por me mesazh: Melania, gjithmonë enigmë
    Ajo nuk flet shumë në publik. Nuk jep shumë intervista. Dhe shpesh, nuk buzëqesh. Por Melania Trump e kupton fuqinë e imazhit. Dhe ndonjëherë, një kapelë mund të thotë më shumë sesa një fjalim.

    Top Channel

  • Pamje të trishta, shikoni pasojat që ka lënë zjarri në Delvinë (Foto)

    Pamje të trishta, shikoni pasojat që ka lënë zjarri në Delvinë (Foto)

    Delvina dhe rrethinat e këtij qyteti kanë përjetuar një situatë aspak të zakontë.
    Një zjarr i përmasave të mëdha ra në qytetin e skajshëm jugor, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.
    Shumë njerëz gjenden ende në vështirësi. Zjarri nuk ka kursyer as kafshët, teksa një kalë ka pësuar edhe djegie.
    Siç shikohet në pamje, avioni në ajër shpërndan ujë, me qëllim që të shuhen flakët.

     

  • Traktati i paqes mes sundimtarit arbëror Balshës III me Republikën e Venedikut

    Traktati i paqes mes sundimtarit arbëror Balshës III me Republikën e Venedikut

    Në foto mund të shikoni letrën e traktatit të paqes e cila mban datën 30 janar të vitit 1413, e shkruar në Tivar, ku zoti arbër Balsha III i cili sundoi Zetën nga viti 1403 deri në vitin 1421, konfirmon traktatin e paqes me Venedikun, e negociuar në emër të tij nga Sandali, Duka i Madh i Bosnjës.

    Letra është shkruar në pergamenë në gjuhën mesjetare italiane dhe është në gjendje tepër të mirë. Ajo rruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut dhe ka dimensione 310 mm × 340 mm.

    Poshtë letrës mund të shikoni dhe vulën e Balshajve në dyll të gjelbërt që mban stemën e tyre, ujkun. Një tjetër fakt interesant është që në gjithë letrën, askund nuk gjendet i shkruar termi sllav i Balshajve, por vetëm ai shqiptar (Balsa).

    Fjalia e fundit në letër mban të shkruar datën e letrës, në të lexohet:“Data in Antivari ad trenta zenaro MCCCCXIII, indictione sexta.”

    old.albanian.history

  • Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..

    Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..

    Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..
    Nga Basir Çollaku
    (KM si ndërtim pa leje në Veri)
    Sepse thoshte mençurisht një artist i madh dikur ..Shqipëria e Mesme është një shpikje e komunistëve për të zvogëluar veriun..
    Pasi ka masakruar të quajturat teorikisht zgjedhje 11 majin, pasi po boshatis Shqipërinë nga Shqiptarët, tani nën efektet e vapës dhe sekëlldive të DIA-DEA ka dalë të lërojë karriket nga rruga. Është rëndë. Eshtë për mjekim të detyruar
    Sajoi në Gjipe 224 mijë metër tokë mbiemër vëllazëror, solli dynja arkitektësh të ndërtoj në një pronë që duhet hetuar. Në pikun e mundshëm të turistëve nëpër bjeshkë kur të huajt mysafirë ndihen mirë, vjen ai armiku i popullit KM zaptues i të quajturit popull. Dhe urrejtja e Ramës nxjerr krye. Bashkë me të pandehurin Beci kërkojnë demek të shembin shtëpi pa leje në troje mijëvjeçare në Theth.
    ka mashtruar banorët gënjyer në fushatë barbarisht. Dhe ata fajtor në vetëvrasje besuan me kode burrash. E kujt i besuan?! Dha ai rrafshoi kursimet familjare të një jete. Dhe zeqinetë socialiste të veriut u ngazëllyen. Ndaj atij që nuk ka fundshpinë të shkojë te hotelet e trafikantëve të kokainës. Nuk ka të ndenjura të shkojë te investimet strategjike të drogës miratuar prej tij. Nuk prek dot një tullë të çunave të Dubait e Londrës sky-enchrove.. Shikoni investimet në veri kur ndahet buxheti. Poshtëruese në raport me pasurinë e prodhuar nga këta treva në energji miniera bujqësi. Shikoni trarët e urrejtjes. Në VERI
    Rastësi?!?!
    E vuri në Rrugën e Kombit. E vuri në Thumanë Kashar. Aty nëpër duar gati e ka edhe në Rrugën e Arbërit. Ai e urren veriun më shumë ndoshta se Vuçiç. Fatkeqësisht. Nuk ka antishqiptar më vrasës për shqiptarët. Fundja shikoni qeverinë ekzekutive dhe të drejtësisë. Raporti 95 me 5 përqind. Shikoni vettingun, ndëshkimet krahinore, KLP e KLGj, ILD, KPA, KPK, Kudo diskriminim. E kjo jo nga padijenia. As rastësisht. Kjo është urrejtje dhe shkombëtarizim. Mos u mundoni të thoni se duhet heshtur sepse i fryjmëmpërçarjes kombëtare!! Jo jo. Përçarja bëhet me vepra siç e bën Rama dhe jo me fjalë diç konstatojmë ne veprimet e tij. E për fat të keq në veri ka ngrënë përshesh vetëm me horrat e krimit e të drogës.
    Thjesht duke i përdorur kundër opozitës në plaçkitje elektorale. Sepse ai është i sëmurë kundër Veriut. E mos fyejmë gjeografinë. Veriu nis në Shkumbin e mbaron në Nish. Dhe për Kosovën kjo është një nga arsyet e urrejtjes. Duke mos harruar vuçizimin e Ramës. Këtë po bën Rama. Mos e mbroni. Kjo nuk është vepër e Jugut. Jo. Ata janë vëllazëri e gjak me çdo shqiptar. Pa kufi. Pa trarë. Pa diskriminim në përfaqësim e pasuri. Ata pjesa e familjes sonë të madhe prej gjaku, Jugu, duhet të ngrihen kundër Ramës në këtë genocid krahinor. Ramën e çmend Lega Nord..
    Ndoshta është domosdoshmëri ndaj një të lajthituri..Ndoshta…Që Thethi mos bëhet ligj..

  • “Lëreni Zegjinenë, se ajo e bëri punën e vet. Po shikoni Luan Baçin se i pataksi njerëzit në Fier kundër Gazit”

    “Lëreni Zegjinenë, se ajo e bëri punën e vet. Po shikoni Luan Baçin se i pataksi njerëzit në Fier kundër Gazit”

    Në Partinë Demokratike ka nisur festa se Zegjinë Çaushi humbi mandatin e deputetes.
    Por gazetari Habjon Hasani shkruan se ajo e bëri punën e vet.
    Sipas tij, PD duhet të shohë veten e vet, pasi Luan Baçi pataksi Fierin duke punuar kundër Gaz Bardhit.
    “Opo lereni Zegjinene se mbaroi filmi tani; po shikoni çatine tuaj.
    Se ajo Zegjieneja me Gazin u mor (qe ne fund te dites e kishte rival); po shikoni dhe Luan Baçin qe i pataksi njerezit ne Fier; sepse qe nga janari e deri diten e zgjedhjeve ne cdo tavoline ku ulej hidhte vrer per Gaz Bardhin.
    E me te drejte shume fise demokratesh aty orientuan ujdi me PS; sepse s’mund t’i besosh nje ekipi qe shan shoku-shokun neper tavolina”, shkruan ai.

  • “Rama drejtoi një puç elektoral”, Vasili shpërthen ndaj qeverisë: Një narkoqeveri që sundon përmes krimit

    “Rama drejtoi një puç elektoral”, Vasili shpërthen ndaj qeverisë: Një narkoqeveri që sundon përmes krimit

    I ftuar në  një studio televizive ka qenë deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.
    Në bisedë me moderatoren Eneida Ndoci ai ka komentuar situatën politike sidomos pas masakrës elektorale të 11 majit. Ai ka shpjeguar edhe esencën e një artikulli të publikuar gjatë ditës së sotme
    Patrit Vasili: Esenca e atij komunikimi që kam patur sot, përqendrohet pikërisht në këto çështje kryesore. Në Shqipëri është konsumuar një barbari e vërtetë elektorale e cila ka tronditur në themel të gjithë strukturën e shtetit. Ka një dërrmim të plotë të të gjithë ngrehinës shtetërore, sepse i tërë shteti me të tërë mekanizmat e tij është vënë në dispozicion të një grushti shteti kundër demokracisë. Sepse barbaria elektorale, u konsumua, jo në mënyrë të shkëputur, jo në mënyrë spontane por sipas një plani mafioz të mirë organizuar deri në detaje. Dhe po të shikoni me vëmendje tashmë në morinë e mijra fakteve që kanë dalë, sepse çfrenimi i ka bërë që këtë kriminele dhe mafiozë ti konsumojnë krimet e tyre elektorale edhe përpara kamerave.Pra po ti shikoni me vëmendje të gjitha këto, do të shikoni që në këtë puç të madh ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, pra gjithë ngrehinës shtetërore secili ka patur detyrën e vet. Në ballë të gjithë procesit ka qenë Edi Rama si përgjegjësi i vetëm dhe kryesor, të gjithë paratë e qeveritarëve, administratës shtetërore, drejtësia e kapur me farsën tjetër të task – forcës gjoja të drejtësisë e cila përkundrazi ishte mbuluesja me detyra të përcaktuara të krimit zgjedhor, lejimit të faktit të kryer të tij në mënyrë që Edi Rama dhe të tjerët të gëzonin pushtetin dhe pastaj po në bazë të kësaj farse të bënin sikur do të merreshin me ndonjë ngordhësirë pa vlerë gjoja për të luftuar krimin zgjedhor.
    Së treti të gjithë bashkitë e vendit ishin në dispozicion të kësaj barbarie elektorale. Mijëra nënpunës, zv ministra, ministra, drejtorë, secili kishte rolin e tij. U shpartallua vota e diasporës, vjedhja dhe plaçkitja e saj u dokumentua gjerësisht aq sa jemi në situatën paradoksale që votën e manipuluar të diasporës KQZ e pranon, ama që ti paguajë këto zarfe që nuk kanë vajtur në duart e votuesit nuk pranon ti paguajë. Dhe më tej deri ambasadat shqiptare lart e poshtë nëpër botë ty implikuara deri në grykë. Dhe më e fundit që u vë kapak të gjithave, miliona, qindra milionë euro të shqiptarëve u grabitën dhe u vunë në dispozicion të shitblerjes dhe të manipulimit të shkatërrimit zgjedhor.
    Më e rënda nga të gjitha është që në të gjithë llojet e formave të krimit në të gjithë format e tij, narko trafikantë, pjesëtarë të krimit të organizuar, të krimit ordiner, rrugaçët ordinere dhe gjithçka, secili kishte marrë detyrën e tij që në ditën e kësaj barbarie elektorale të kryente detyrën e tij ose te presionit ose të shantazhit ose te shitblerjes së votës. Pra po ta shikoni në tërësinë e vet, është konsumuar një barbari elektorale e paparë. E padëgjuar kurrkund, jo në Evropë por në çdo vend të globit i cili mban erën civilizim. Por situata është shumë e rëndë. Shqipëria të paktën në letra figuron një vend kandidat për anëtarësim në BE, pra është një vend në zemër të Evropës, dhe vendos në zemër te Evropës një vatër të krimit të organizuar. Sepse tani që krimi qeveris zgjedhjet dhe ju nuk mund te harroni kurrë që  mu në Parlamentin Evropian është thënë që krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri,sepse ka qeverinë që do. Pra, Evropa ka sot de jure dhe de fakto një narkoqeveri, ose një qeveri që qeveriset nga krimi….
     
     

  • “Gjyqi i Berishës do të jetë me dyer të hapura”, Gjokutaj: Do shikoni gallatë nga njerëzit që do ftohen

    “Gjyqi i Berishës do të jetë me dyer të hapura”, Gjokutaj: Do shikoni gallatë nga njerëzit që do ftohen

    Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka deklaruar se gjyqi i Sali Berishës do të jetë me dyer të hapura dhe sipas tij, aty do të shikohet “gallatë”. I ftur në një emision, ai tha se provat që ka SPAK janë të pavlefshme.
    “Do të caktohet një datë, gjyqi do të jetë me dyer të hapura. Do të shikoni gallatë të madhe me dëshmitarë që do të thonë se i ofruan një favor, por që nuk e mbajnë mend se kush. Këto janë të gjitha të pavlefshme sepse po nuk vure gishtin, ajo dëshmi nuk merret fare në konsideratë”, tha Gjokutaj.
    “Gjyqtarët nuk janë përfolur për integritet dhe në vendimet që janë kolegjiale, ata janë më të mbrojtur. Ajo çështje është çuar me dhunë në gjyq. Kjo ka kalendar politik dhe po të shikoni, kur Sali Berisha kishte paraqitjen, sillnin edhe një të PS-së këtej nga SPAK-u, për të krijuar perceptimin e barazisë”, shtoi Gjokutaj.

  • Avokati: Gjyqi i Berishës do të jetë me dyer të hapura. Do shikoni gallatë nga njerëzit që do ftohen

    Avokati: Gjyqi i Berishës do të jetë me dyer të hapura. Do shikoni gallatë nga njerëzit që do ftohen

    Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, deklaroi se gjyqi i Sali Berishës do të jetë me dyer të hapura dhe sipas tij, aty do të shikohet “gallatë”.
    “Do të caktohet një datë, gjyqi do të jetë me dyer të hapura. Do të shikoni gallatë të madhe me dëshmitarë që do të thonë se i ofruan një favor, por që nuk e mbajnë mend se kush. Këto janë të gjitha të pavlefshme sepse po nuk vure gishtin, ajo dëshmi nuk merret fare në konsideratë”, tha Gjokutaj.
    “Gjyqtarët nuk janë përfolur për integritet dhe në vendimet që janë kolegjiale, ata janë më të mbrojtur. Ajo çështje është çuar me dhunë në gjyq. Kjo ka kalendar politik dhe po të shikoni, kur Sali Berisha kishte paraqitjen, sillnin edhe një të PS-së këtej nga SPAK-u, për të krijuar perceptimin e barazisë”, shtoi Gjokutaj.