Tag: shikogolin

  • VIDEO: PSG bën detyrën ndaj Aston Villa-s, francezët me mendjen te Barcelona

    VIDEO: PSG bën detyrën ndaj Aston Villa-s, francezët me mendjen te Barcelona

    9 Prill 2025

    22:57

    Telesport

    Në “Parc des Princes”, PSG ka fituar 3-1 në ndeshjen e parë për çerekfinalet e Champions League. Aston Villa kaloi e para në avantazh. Një aksion fantastik i ekipit të drejtuar nga Unai Emery, që finalizohet në mënyrën perfekte.  Youri Tielemans asiston bukur për Morgan Rogers, i cili dërgon topin në portën e mbrojtur nga Donnarumma.  SHIKOGOLIN
    Avantazhi i anglezëve nuk zgjati shumë. PSG u kundërpërgjigj 4 minuta më vonë me supergolin e Desire Doue, i cili është vetëm 19-vjeç. Një ekzekutim perfekt i tij në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
    Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Vendasit e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke kaluar në avantazh me golin e bukur të Kvaratskhelia-s. SHIKOGOLIN
    Në minutat shtesë, PSG gjen dhe golin e tretë me Nuno Mendes. Një fitore e merituar e parizienëve, të cilët shkojnë të sigurt në ndeshjen e kthimit pas një jave në Angli. Kujtojmë që fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e çiftit Barcelona-Dortmund, ku pas rezultatit të sotëm 99% do jenë katalanasit.

  • VIDEO: Dy gola të shpejtë “Parc des Princes”, Aston Villa kalon e para në avantazh, por PSG kundërpërgjigjet direkt

    VIDEO: Dy gola të shpejtë “Parc des Princes”, Aston Villa kalon e para në avantazh, por PSG kundërpërgjigjet direkt

    9 Prill 2025

    21:45

    Telesport

    Befasi e madhe në “Parc des Princes”, pasi Aston Villa ka zhbllokuar rezultatin duke kalauar e para në avantazh. Një aksion fantastik i ekipit të drejtuar nga Unai Emery, që finalizohet në mënyrën perfekte.
    Youri Tielemans asiston bukur për Morgan Rogers, i cili dërgon topin në portën e mbrojtur nga Donnarumma. Avantazhi i anglezëve nuk zgjati shumë. SHIKOGOLIN
    PSG u kundërpërgjigj 4 minuta më vonë me supergolin e Desire Doue, i cili është vetëm 19-vjeç. SHIKOGOLIN

  • VIDEO: Barcelona dhe PSG e nisin “flakë” pjesën e dytë! Katalanasit dyfishojnë shifrat, parizienët kalojnë në avantazh

    VIDEO: Barcelona dhe PSG e nisin “flakë” pjesën e dytë! Katalanasit dyfishojnë shifrat, parizienët kalojnë në avantazh

    Barcelona e nis direkt me gol pjesën e dytë. Katalanasit kanë dyfishuar shifrat pas një aksioni të shpejtë, ku Lamine Yamal kroson bukur në zonë, Raphinha asiston me kokë për Lewandowski-n, polaku dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Vendasit zhbllokuan rezultatin falë Pau Cubarsi-t, në minutën e 25-të. Pas ekzeutimit të goditjes së dënimit, dhe pas një pasimi me kokë nga Ingo Martinez brenda zonës, Cubarsi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Festa e katalanasve ndalet për një moment nga VAR, më pas goli konfirmohet i rregullt. Ndërkohë që goli i është quajtur Raphinha-s, mesa duket braziliani ka qenë i fundit që e ka prekur.
    Edhe PSG e ka nisur shumë mirë pjesën e dytë, parizienët kanë kaluar në avantazh 2-1 falë golit shumë të bukur të Kvaratskhelia-s. SHIKOGOLIN
    Aston Villa ka zhbllokuar rezultatin duke kalauar e para në avantazh. Një aksion fantastik i ekipit të drejtuar nga Unai Emery, që finalizohet në mënyrën perfekte.  Youri Tielemans asiston bukur për Morgan Rogers, i cili dërgon topin në portën e mbrojtur nga Donnarumma. Avantazhi i anglezëve nuk zgjati shumë. SHIKOGOLIN
    PSG u kundërpërgjigj 4 minuta më vonë me supergolin e Desire Doue, i cili është vetëm 19-vjeç. SHIKOGOLIN

  • Nuk ndalet Tirana, shënon edhe golin e tretë ndaj Partizanit (video)

    Nuk ndalet Tirana, shënon edhe golin e tretë ndaj Partizanit (video)

    7 Prill 2025

    21:33

    Telesport

    Po luhet në “Arenën Kombëtare” derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i fundit për këtë sezon në Abissnet Superiore. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0 për Tiranën.
    Bardheblutë shënuan golin e parë në minutën e 19-të me anë të Walid Jarmouni, i cili u tregua i saktë duke e dërguar me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga traversa e goditur nga Ndreca nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 40-të ishte sërish Walid Jarmouni që dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga vetë francezi, i cili pasi hyri bukur në zonë dhe topi i pasur prej tij ndalet me dorë nga Ismaili. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 70-të, Tirana shënon edhe golin e tretë me Emmanuel Ernest, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po vetë nga liberiani, pasi u pengua nga portieri Alban Hoxha dhe për arbitrin s’kishte dyshime. SHIKOGOLIN

  • VIDEO: Tirana fiton me spektakël derbin ndaj Partizanit dhe sheh dritë në fund të tunelit

    VIDEO: Tirana fiton me spektakël derbin ndaj Partizanit dhe sheh dritë në fund të tunelit

    Tirana dhe Partizani u përballën për herë të fundit për këtë sezon në Abissnet Superiore. Derbi u luajt në “Arenën Kombëtare” dhe kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh nga të dy ekipet. Nëse 3 përballjet e para të këtij sezoni mes tyre kishin përfunduar në barazim, dy prej të cilave 0-0 dhe tjetra 1-1, sot më në fund pati një fitues dhe ata ishin bardheblutë.
    Tirana fiton 3-o ndaj Partizanit dhe sheh më në fund “dritë”, duke dalë nga vendi i fundit, por sërish mbetet në zonën e rrezikut. Bardheblutë shënuan golin e parë, në minutën e 19-të me anë të Walid Jarmouni, i cili u tregua i saktë duke e dërguar me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga traversa e goditur nga Ndreca nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 40-të ishte sërish Walid Jarmouni që dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga vetë francezi, i cili pasi hyri bukur në zonë dhe topi i pasur prej tij ndalet me dorë nga Ismaili. Nuk kishte nevojë për shumë diskutime, arbitri Juxhin Xhaja tregon me dorë nga shenja e penalltisë, aty ku u tregua i saktë Jarmouni. SHIKOGOLIN
    Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Tiranën, e cila dominoi edhe në 45 minutat e dyta. Pavarësisht ndryshimeve që bëri trajneri Gega, Partizani ishte thuajse i “padukshëm” në fushë. Në minutën e 70-të, Tirana shënon edhe golin e tretë me Emmanuel Ernest, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po vetë nga liberiani, pasi u pengua nga portieri Alban Hoxha dhe për arbitrin s’kishte dyshime. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 88-të, Albers Keko shënon për Partizanin me një goditje të fortë nga distanca, por goli anulohet nga VAR për pozicion loje jo të rregullt gjatë aksionit. SHIKORASTIN
    Rezultati përfundimtar, Tirana-Partizani 3-0. Tirana merr një fitore të merituar, e cila mund ta motivojë shumë për 3 ndeshjet e mbetura për këtë sezon, të cilat do të jenë po aq të rëndësishme sa kjo e sotmja.

  • Paqe në “Olimpico”, Roma dhe Juventus “kënaqen” me një pikë (video)

    Paqe në “Olimpico”, Roma dhe Juventus “kënaqen” me një pikë (video)

    6 Prill 2025

    22:40

    Telesport

    Roma-Juventus, kryendeshja e javës së 31-të në Serie A, mbyllet në barazim 1-1. Një pikë që nuk kënaq asnjë nga të dy ekipet, duke qenë se vetëm fitorja do iu bënte punë në garën e fortë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.
    Bardhezinjtë e drejtuar nga Igor Tudor e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit shumë të bukur të kapitenit të tyre, Mnuel Locatelli.  Me një goditje të bukur nga jashtë zonës, mesfushori i Juventusit dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Roma e nisi mjaft mirë pjesën e dytë ndaj Juventusit, verdhekuqtë gjetën golin e barazimit me Eldor Shomurodov, sulmuesi uzbekistanas i futur në fillim të pjesës së dytë, gjeti direkt golin. Ai shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit, duke barazuar shifrat. SHIKOGOLin
    Rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas këtij barazimi, Juventus renditet në vendin e pestë me 56 pikë, ndërsa Roma në vendin e shtatë me 53 pikë.