Tag: shikogolin

  • Egnatia spektakël ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit fitojnë titullin kampion (video)

    Egnatia spektakël ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit fitojnë titullin kampion (video)

    Egnatia është kampione e Shqipërisë për sezonin 2024/2025 në Abissnet Superiore. Rrogozhinasit kanë mundur Vllazninë 4-0 në finalen e madhe të “Final Four”, e cila u luajt sonte në “Arenën Kombëtare”.
    Finalja ka nisur direkt me gol, ku rrogozhinasit kanë kaluar në avantazh pas 6 minutash lojë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bakayoko shmang mbukur mbrojtësin e Vllaznisë, Stojanovic dhe asiston për Regi Lushkjan, i cili e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Vetëm dy minuta më pas, Vllaznia i afrohet golit të barazimit, por goditja e dënimit e ekzekutuar nga Bekim Balaj ndalet nga traversa. Në minutat në vijim, shkodranët kërkuan me ngulm golin e barazimit por pjesa e parë mbyllet në avantazh 0-1 për Egnatian.
    Pjesa e dytë po ashtu ka nisur me gol për rrogozhinasit, të cilët kanë dyfishuar shifrat sërish me Regi Lushkjan. Serxho Ujka pason bukur në krah për Fangaj, i cili asiston brenda zonës për Regi Lushkja, ky i fundit dërgon me kokë topin në rrjetën e shkodranëve, për herë të dytë. SHIKOGOLIN2
    Në minutat e mbetura, Vllaznia tentoi të krijonte raste dhe të ngushtonte shifrat, por nuk pati ndonjë rrezik real për Egnatian. Ndërsa në minutën e 80-të, Egnatia do të vuloste fitoren duke shënuar edhe golin e tretë me Leo Melo, i futur në fushë si zëvendësues pak minuta më parë në vend të Regi Lushkja.
    Bakayoko shërben për Zejnullai, i cili asiston për Leo Melo, braziliani nuk shënon dot në tentativën parë, por në të dytën dërgon topin në portën e mbrojtur nga Jukaj. SHIKOGOLIN3
    Në minutat e fundit shtesë, Egnatia shënoi edhe golin e katërt me Serxho Ujka. Egnatia fiton titullin kampion për herë të dytë në historinë e saj, ndërsa Vllaznia duhet të presë ende…

  • E pabesueshme në “San Siro”, Barcelona shënon dy gola për 5 minuta (video)

    E pabesueshme në “San Siro”, Barcelona shënon dy gola për 5 minuta (video)

    Po luhet sonte në “San Siro” gjysmëfinalja e kthimit mes Interit dhe Barcelonës për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkojë në finale e madhe të Champions League.
    Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të, Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.
    Kujtojmë që ndeshja e parë në Katalonjë ka përfunduar 3-3 dhe me rezultatin aktual, Inter është ekipi që shkon në finale. SHIKOGOLIN
    Menjëherë pas golit të Interit, katalanasit janë hedhur në sulm, gjatë një aksioni të shpejtë, futbollistët e Barcelonës pretendojnë për prekje me dorë të Acerbit brenda zonës, por arbitri kryesor i takimit, Szymon Marciniak, vazhdoi normalisht ndeshjen. SHIKOVIDEON
    Në fund të pjesës së parë, Cubarsi pengon brenda zonNë fund të pjesës së parë, Cubarsi pengon brenda zonës Lautaro Martinez, ndërhyn VAR, arbitri Szymon Marciniak shikon pamjet dhe akordon penallti për zikaltrit. Topin e merr i zakonshmi Hakan Calhanoglu, i cili tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë për Interin. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për zikaltrit.
    Pjesa e dytë në “San Siro” ka nisur shumë vrullshëm, katalanasit kanë ngushtuar shifrat me golin e shënuar nga Eric Garcia në minutën e 53-të. Një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes zikaltër, bën që Barcelona të shënojë dhe të rihapë takimin.SHIKOGOLIN
    Por Barcelona nuk mjaftohet me kaq, pas 5 minutash gjen golin e barazimit. Dani Olmo përfiton nga përgjumja e mbrojtjes zikaltër dhe dërgon topin me kokë në rrjetë pas asistit të Gerard Martin. SHIKOGOLIN

  • Vllaznia eleminon Dinamon dhe siguron finalen e madhe për titullin kampion (video)

    Vllaznia eleminon Dinamon dhe siguron finalen e madhe për titullin kampion (video)

    Në “Arenën Kombëtare” u luajt gjysmëfinalja e parë për “Final Four” mes Vllaznisë dhe Dinamos, ku shkodranët fituan 2-1 dhe sigurojnë biletën për finalen e madhe, aty ku do përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër Egnatia-Partizani.
    Përsa i përket ndeshjes, në minutën e 28-të, pas goditjes së këndit nga Esat Mala, topi prek dorën e Peter Itodo Mandela, arbitri kryesor i takimit, Eldorjan Hamiti, nuk ka dyshime dhe vendos për penallti. SHIKOGOLIN1.
    Bekim Balaj tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon Vllazninë në avantazh. Ndërkohë që në minutën e 36-të përsëritet e njëjta skenë, Meksi prek me dorë brenda zonës topin dhe arbitri jep sërish penallti. Topin e merr Bekim Balaj, që shënoi golin e dytë personal dhe po të dytin për Vllazninë. SHIKOGOLIN2
    Pjesa e parë e gjitha e dominuar nga Vllaznia, mbyllet 2-0.  “Blutë” e nisën mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin me Peter Itodo Mandela në minutën 50-të, pas asistit shumë të bukur të Lorenco Vila. SHIKOGOLIN
    Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Vllaznia fiton 2-1 dhe shkon në finalen e madhe për titullin kampion të këtij sezoni.

  • Nata e Dumfries, holandezi shënon sërish, por Barcelona kundërpërgjigjet me Raphinha-n (video)

    Nata e Dumfries, holandezi shënon sërish, por Barcelona kundërpërgjigjet me Raphinha-n (video)

    Po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës, sfida e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it. Supersfida ka nisur direkt me gol dhe janë zikaltrit ata që kanë gjetur të parët rrjetën.
    Pas një kundërsulmi të shpejtë,  Danzel Dumfries kroson në zonë për Marcus Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte, që në sekondën e 33-të. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 20-të, Inter shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit, Acerbi me kokë asiston për Danzel Dumfries, holandezi dërgon topin në rrjetë me stil “gërshëre”. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 24-të, Barcelona kundërpërgjigjet me Lamine Yamal, djaloshi spanjoll shënon një gol shumë të bukur.  SHIKOGOLIN
    Në minutën e 38-të, Barcelona barazon shifrat me Ferran Torres. Një top i bukur i Pedri-t në zonë për Raphinha-n, braziliani asiston me kokë për Torres, i cili dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 63-të, Calhanoglu kroson nga goditja e këndit, Dumfries i shpëton mbrojtjes së Barcelonës dhe shënon golin e tretë për Inter-in dhe të dyton personal. SHIKOGOLIN
    Një minutë më pas, Barcelona kundërpërgjigjet me Raphinha-n, braziliani me një goditje të fortë bën që topi të përplaset në traversë dhe më pas në shpinën e Sommer dhe të përfundojë në rrjetë. SHIKOGOLIN

  • Natë e “çmendur” në Barcelona-Inter! 6 gola të shënuar, por kualifikimi vendoset në “San Siro” (video)

    Natë e “çmendur” në Barcelona-Inter! 6 gola të shënuar, por kualifikimi vendoset në “San Siro” (video)

    Në stadiumin olimpik në Katalonjë, Barcelona dhe Inter u përballën në aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League. Një supersfidë shumë e bukur, e zjarrtë dhe me emocione të forta deri në sekondën e fundit, solli plot 6 gola, por në fund askush nuk fitoi.
    Përballja nisi direkt me gol dhe ishin zikaltrit ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës.Pas një kundërsulmi të shpejtë,  Denzel Dumfries kroson në zonë për Marcus Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte, që në sekondën e 33-të. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 20-të, Inter shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit, Acerbi me kokë asiston për Denzel Dumfries, holandezi dërgon topin në rrjetë me stil “gërshëre”. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 24-të, Barcelona kundërpërgjigjet me Lamine Yamal, djaloshi spanjoll shënon një gol shumë të bukur.  SHIKOGOLIN
    Në minutën e 38-të, Barcelona barazon shifrat me Ferran Torres. Një top i bukur i Pedri-t në zonë për Raphinha-n, braziliani asiston me kokë për Torres, i cili dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. SHIKOGOLIN
    Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2. Pjesa e dytë ishte po aq e bukur dhe e rivalizuar sa e para.Në minutën e 63-të, Calhanoglu kroson nga goditja e këndit, Dumfries i shpëton mbrojtjes së Barcelonës dhe shënon golin e tretë për Inter-in dhe të dyton personal. SHIKOGOLIN
    Një minutë më pas, Barcelona kundërpërgjigjet me Raphinha-n, braziliani me një goditje të fortë bën që topi të përplaset në traversë dhe më pas në shpinën e Sommer dhe të përfundojë në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 75-të, Inter do të gjente golin e katërt me Henrikh Mkhitaryan, por u anullua për shkak se armeni ishte në pozicion jashtë loje milimetrik, por kaq mjaftonte që të ndërhynte VAR dhe të anulohej goli.

    Rezultati përfundimtar, Barcelona-Inter 3-3. Kualifikimi do të vendoset ndeshjen e kthimit në “San Siro”, të martën e ardhshme.
     

  • Çfarë supersfide! Dumfries shënon gol të “çmendur”, Barcelona kundërpërgjigjet me Yamal

    Çfarë supersfide! Dumfries shënon gol të “çmendur”, Barcelona kundërpërgjigjet me Yamal

    30 Prill 2025

    21:28

    Telesport

    Po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës, sfida e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it. Supersfida ka nisur direkt me gol dhe janë zikaltrit ata që kanë gjetur të parët rrjetën.
    Pas një kundërsulmi të shpejtë,  Danzel Dumfries kroson në zonë për Marcus Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte, që në sekondën e 33-të. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 20-të, Inter shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit, Acerbi me kokë asiston për Danzel Dumfries, holandezi dërgon topin në rrjetë me stil “gërshëre”. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 24-të, Barcelona kundërpërgjigjet me Lamine Yamal, djaloshi spanjoll shënon një gol shumë të bukur. Rezultati momental, Barcelona-Inter 1-2. SHIKOGOLIN

  • Ferran Torreeeeeeeees! Barcelona barazon shifrat ndaj Inter-it, kombinim spektakolar Pedi-Rpahinha-Torres

    Ferran Torreeeeeeeees! Barcelona barazon shifrat ndaj Inter-it, kombinim spektakolar Pedi-Rpahinha-Torres

    30 Prill 2025

    21:43

    Telesport

    Po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës, sfida e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it. Supersfida ka nisur direkt me gol dhe janë zikaltrit ata që kanë gjetur të parët rrjetën.
    Pas një kundërsulmi të shpejtë,  Danzel Dumfries kroson në zonë për Marcus Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte, që në sekondën e 33-të. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 20-të, Inter shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit, Acerbi me kokë asiston për Danzel Dumfries, holandezi dërgon topin në rrjetë me stil “gërshëre”. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 24-të, Barcelona kundërpërgjigjet me Lamine Yamal, djaloshi spanjoll shënon një gol shumë të bukur.  SHIKOGOLIN
    Në minutën e 38-të, Barcelona barazon shifrat me Ferran Torres. Një top i bukur i Pedri-t në zonë për Raphinha-n, braziliani asiston me kokë për Torres, i cili dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. SHIKOGOLIN

  • Guirassy hat-trick, Dortmund shënon golin e tretë! Edhe 15 minuta për të tentuar përmbysjen e madhe

    Guirassy hat-trick, Dortmund shënon golin e tretë! Edhe 15 minuta për të tentuar përmbysjen e madhe

    15 Prill 2025

    22:40

    Telesport

    Sot qenka nata e Serhou Guirassy, i cili sapo ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Barcelonës, duke përfituar nga një gabim fatal i mbrojtes së katalanasve. SHIKOGOLIN
    Dortmund e nisi shumë mirë takimin, duke gjetur golin e parë pas 10 minutash lojë, duke kaluar në avantazh me penalltinë e ekzektuar saktë nga Guirassy, e cila u fitua pas një ndërhyrje të gabuar të Gavi ndaj Couto. SHIKOPENALLTINE
    Ishte sërish, Serhou Guirassy, i cili shënoi me kokë në fillim të pjesës së dytë, pas krosimit nga goditja e këndit dhe pasimit  me kokë të Bensabaini. SHIKOGOLIN
    Katalanasit reaguan shpejt duke ngushtuar shifrat me autogolin e Bensabaini, i cili dërgoi në portën e tij topin e futur në zonë nga Fermin Lopez. SHIKOGOLIN

  • Hat-trick i Guirassy nuk mjafton për Dortmundin, Barcelona shkon në gjysmëfinale (video)

    Hat-trick i Guirassy nuk mjafton për Dortmundin, Barcelona shkon në gjysmëfinale (video)

    15 Prill 2025

    22:54

    Telesport

    Dortmund fiton 3-1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit në “Signal Iduna Park”, por katalanasit shkojnë në gjysmëfinale pas vinin nga një fitore 4-0 në ndeshjen e parë.
    Dortmund e nisi shumë mirë takimin, duke gjetur golin e parë pas 10 minutash lojë, duke kaluar në avantazh me penalltinë e ekzektuar saktë nga Guirassy, e cila u fitua pas një ndërhyrje të gabuar të Gavi ndaj Couto. SHIKOPENALLTINE
    Ishte sërish, Serhou Guirassy, i cili shënoi me kokë në fillim të pjesës së dytë, pas krosimit nga goditja e këndit dhe pasimit  me kokë të Bensabaini. SHIKOGOLIN
    Katalanasit reaguan shpejt duke ngushtuar shifrat me autogolin e Bensabaini, i cili dërgoi në portën e tij topin e futur në zonë nga Fermin Lopez. SHIKOGOLIN
    Sot ishte nata e Serhou Guirassy, i cili shënoi edhe golin e tretë ndaj Barcelonës në minutën e 75-të, duke përfituar nga një gabim fatal i mbrojtes së katalanasve. SHIKOGOLIN
    Rezultati përfundimtar 3-1, Barcelona kualifikohet për në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 5-3 dhe tani presin ë mësojnë kundërshtarin, i cili do jetë një mes Inter dhe Bayern.

  • “Paqe” në derbin e kryeqytetit, Lazio dhe Roma mjaftohen me një pikë (video)

    “Paqe” në derbin e kryeqytetit, Lazio dhe Roma mjaftohen me një pikë (video)

    13 Prill 2025

    22:46

    Telesport

    Lazio-Roma ishte kryendeshja e javës së 32-të në Serie A. Derbi i kryeqytetit gjithmonë duhet fituar dhe gjithmonë ka rivalitet të madh, aq më shumë që të dy ekipet po garojnë për të siguruar një biletë për në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
    Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola në “Olimpico”. Me fillimin e pjesës së dytë, bardhekaltrit gjejnë të parët golin. Pas një krosimi nga goditja e dënimit nga Luca Pellegrini, Alessio Romagnoli dërgon me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Verdhekuqtë barazojnë shifrat me Matias Soule në minutën e 67-të, argjentinasi shënon një supergol me një goditje të bukur nga distanca. SHIKOGOLIN
    Rezultati përfundimtar 1-1. Lazio renditet në vendin e gjashtë me 56 pikë, Roma në vendin e shtatë me 54 pikë.