Tag: shikim

  • Keni shikim të turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve? Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

    Keni shikim të turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve? Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

    Fakti që më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia, nënkupton se ata kalojnë më shumë orë duke parë ekranet e kompjuterave dhe pajisjet e lëvizshme si celularët dhe tabletët.
    Ekspertët e syve në SHBA, thonë se kjo mund të krijojë disa probleme të përkohshme me shikimin.
    Sipas tyre nëse shihni shumë gjatë në një monitor kompjuteri apo në celular, dhe më pas përjetoni një shikim të turbullt të përkohshëm, kjo ka të ngjarë të ndodhë pasi po thahet shtresa e lagështisë në sipërfaqen e përparme të syrit tuaj.

    “Nëse niveli i lagështisë nuk është i duhuri dhe i njëtrajtshëm, dhe me cilësinë dhe sasinë e duhur, shikimi ka tendencë që të turbullohet. Prandaj njerëzit mund të vërejnë se kanë një shikim të paqartë, në një moment ata shohin në mënyrë të mjegullt. Por vetëm pak më vonë shikimi qartësohet vetë”, thotë dr.Muriel Shornak.
    Pulitja e syve përhap një sasi loti të rëndësishëm mbi sipërfaqen e përparme të syrit.
    “Sa herë që jemi duke bërë ndonjë gjë që kërkon vëmendje të veçantë tek detajet vizuale, bie shkalla e pulitjes së syve tanë”- shton ekspertja.
    Në vend të një shkalle normale të pulitjes nga çdo 5-7 sekonda, kur shihni mbi një ekran ju mund të pulitni sytë vetëm çdo 15-20 sekonda.
    “Pulitja e syve është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi garanton komoditetin tonë. Ky është padyshim një veprim aspak i kushtueshëm për ne”, thotë dr.Shornak.
    Prandaj herën tjetër kur ta gjeni veten duke vështruar një ekran, provoni rregullin 20-20-20.
    “Çdo 20 minuta, shihni diçka 20 metra larg, pulitini 20 herë sytë për 20 sekonda”, thotë ajo. Mund të ndihmojë edhe përdorimi në mënyrë periodike dhe gjatë gjithë ditës i një solucioni me pika që mund të merret në farmaci pa recetë.

  • Bonny: Futbolli, dashuri me shikim të parë për mua. Inter është një klub i madh

    Bonny: Futbolli, dashuri me shikim të parë për mua. Inter është një klub i madh

    29 Tetor 2025

    14:28

    Alfred Lleshi

    Ange-Yoan Bonny, sulmuesi i Interit, foli për “Matchday Programme” duke treguar rrugëtimin e tij dhe dashurinë për futbollin: “Futbolli ishte dashuri me shikim të parë. Kur vura për herë të parë këmbët në fushë si fëmijë, ndjeva diçka të pabesueshme dhe kuptova se nuk do të mund të rrija më pa të”.
    Për cilësitë që e kanë ndihmuar, ai shtoi: “Shpejtësia, fuqia, grinta…, por mbi të gjitha kënaqësia që ndiej kur luaj”. Për zikaltrit u shpreh me entuziazëm: “Interi është një klub i madh. Si fëmijë ke ëndrra, por me kohën ato bëhen objektiva. Unë kam punuar shumë për t’i arritur”.
    Sulmuesi francez, i quajtur “Angelo” në Itali dhe “Yo-yo” nga nëna e tij, ka pasur një fillim të shkëlqyer me zikaltrit; 3 gola dhe 3 asistime në këtë sezon.

     

  • Gjiko rrëfen historinë e dashurisë me Elitën: Ishte dashuri me shikim të parë

    Gjiko rrëfen historinë e dashurisë me Elitën: Ishte dashuri me shikim të parë

    I ftuar ne ‘S’e luan topi’ ka qenë artisti i njohur Gjiko. Këngëtari ka ndarë me publikun histori të veçanta nga jeta e tij, duke filluar nga fëmijëria, pasioni për muzikën, deri tek krijimi i familjes. Gjiko tregoi se takimi i tij me moderatoren Elita Rudi ishte një moment vendimtar. Ai pranoi se që në intervistën e parë i kishte thënë se ajo do të bëhej gruaja e tij. “Ka qenë dashuri me shikim të parë,” – tha ai, duke shtuar se energjia, humori dhe traditat familjare ishin ato që i bashkuan.
    Për këngëtarin, cilësia më e veçantë e bashkëshortes së tij është fakti që nuk lëkund bindjet e saj për askënd. “Kjo e bën një nënë të vendosur dhe një grua me karakter të fortë, gjë që unë e admiroj jashtë mase,” – u shpreh ai.
    Në fund të intervistës, Gjiko dha edhe një premtim publik: së shpejti do t’i dedikojë një këngë Elitës. “Ajo e meriton, e meriton gjithë botën,” – tha artisti, duke e përmbyllur bisedën me një deklaratë dashurie.
    ‘Ishte me të gjitha. Unë si njeri gjithmonë e kam ditur se çfarë dua në jetën time dhe nuk është se kam gabuar ndonjëherë me ndonjë gjë. Me Elitën ka qenë edhe energjia, gjeneza. Në kuptimin që si familje ata janë shumë të mirë, kur përputhet sensi i humorit, aspiratat për jetën dhe tradita familjare atëherë nuk besoj se mund të ketë diçka që të mund të shkojë keq.

  • Vrau për një shikim Erald Xhejon! Autori mbërrin në Gjykatë

    Vrau për një shikim Erald Xhejon! Autori mbërrin në Gjykatë

    pamjet nga ngjarja

    KORÇË- 14-vjeçarit E.G., i cili akuzohet se vrau me thikë pas sherrit për një shikim nxënësin bashkëmoshatar Erald Xhejo, pasditen e 14 gushtit në lokalin e fshatit Pirg, në Maliq ka mbërritur në Gjykatën e Korçës. Ai do të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa pritet në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve të sigurohet dëshmia e tij.
    Po ashtu masa do të jepet edhe për babain, xhaxhain dhe 5 persona të tjerë, një 34-vjeçar dhe 4 të mitur, që dyshohen për përfshirje në krim.

    14-vjeçari, Erald Xhejo humbi jetën nga goditjet me thikë të një bashkëmoshatari i tij më 14 gusht. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku sipas të dhënave të para, gjithçka nisi pas një konflikti banal me fjalët: “Çfarë ke që më shikon?”. Pas krimit, autori ka tentuar të largohet me makinë, ndërsa xhaxhai i tij ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me të cilën u krye vrasja, e ka larë dhe më pas e ka fshehur duke penguar hetimet.
    Mësohet se viktima dhe bashkëmoshatari i tij janë takuar rastësisht ditën e djeshme (14 Gusht) në loklalin e fshatit Pirg. Adoleshentët kanë qënë të shoqëruar nga shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën./ZËRI

  • Vrau për një shikim Erald Xhejon! Autori 14-vjeçar mbërrin në Gjykatë

    Vrau për një shikim Erald Xhejon! Autori 14-vjeçar mbërrin në Gjykatë

    pamjet nga ngjarja

    KORÇË- 14-vjeçarit E.G., i cili akuzohet se vrau me thikë pas sherrit për një shikim nxënësin bashkëmoshatar Erald Xhejo, pasditen e 14 gushtit në lokalin e fshatit Pirg, në Maliq ka mbërritur në Gjykatën e Korçës. Ai do të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa pritet në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve të sigurohet dëshmia e tij.
    Po ashtu masa do të jepet edhe për babain, xhaxhain dhe 5 persona të tjerë, një 34-vjeçar dhe 4 të mitur, që dyshohen për përfshirje në krim.
    14-vjeçari, Erald Xhejo humbi jetën nga goditjet me thikë të një bashkëmoshatari i tij më 14 gusht. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku sipas të dhënave të para, gjithçka nisi pas një konflikti banal me fjalët: “Çfarë ke që më shikon?”. Pas krimit, autori ka tentuar të largohet me makinë, ndërsa xhaxhai i tij ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me të cilën u krye vrasja, e ka larë dhe më pas e ka fshehur duke penguar hetimet.
    Mësohet se viktima dhe bashkëmoshatari i tij janë takuar rastësisht ditën e djeshme (14 Gusht) në loklalin e fshatit Pirg. Adoleshentët kanë qënë të shoqëruar nga shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën./ZËRI

  • Shpikje revolucionare: Lente kontakti që lejojnë shikim në errësirë dhe me sytë mbyllur

    Shpikje revolucionare: Lente kontakti që lejojnë shikim në errësirë dhe me sytë mbyllur

    Shkencëtarët në Kinë kanë krijuar një lente kontakti inovative që u jep njerëzve aftësinë për të parë në errësirë – madje edhe me sytë mbyllur. Këto lente, të zhvilluara nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës, përdorin nano-partikula që kapin dritën infra të kuqe, të padukshme për syrin e lirë.

    Testimet treguan se shikimi përmirësohej ndjeshëm edhe kur sytë ishin të mbyllur, pasi drita infra të kuqe kalon më lehtë përmes qepallave sesa drita e zakonshme.

    Përveç shikimit në errësirë, kjo teknologji mund të ndihmojë edhe personat me daltonizëm, duke shndërruar dritën e kuqe në të gjelbër dhe bërë të perceptueshme ngjyra që më parë nuk shiheshin.

    Studiuesit besojnë se kjo është vetëm fillimi i zhvillimit të pajisjeve jo-invazive që ofrojnë “super-shikim”, duke hapur rrugën për aplikime të shumta në të ardhmen.

  • “Mos i bëj presion me shikim asaj”, ç’ndodhi mes Ramës e kryebashkiakut të Elbasanit

    “Mos i bëj presion me shikim asaj”, ç’ndodhi mes Ramës e kryebashkiakut të Elbasanit

    Një problematikë që paraqiti një sipërmarrëse sot gjatë takimit elektoral e bëri kryeministrin Edi Rama që t’i drejtohet me kritikë kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja.
    Duke premtuar se çështja në fjalë do zgjidhet në Shtator, Rama ironizoi duke thënë se “detyrën e tij si drejtues bashkie e ka përfunduar në 2011-ën…dhe jo në Elbasan”.
    Sipërmarrësja: Nuk kemi njerëz sot. Ne ua japim 1 mijë euro dhe më shumë, por nuk kemi cilësinë e duhur. Si qytetare, kam 10 vite në Shqipëri sepse kam jetuar 25 vite në Itali. Kam punuar si edukatore, kam punuar me njerëz me aftësi ndryshe. Kemi bërë aktivitete të ndryshme, ne kemi një nga shkollë “Zëra Jete”, që është ndër të paktat shkolla në Shqipëri ku janë mbi 63 fëmijë me aftësi ndryshe. Ata aktualisht janë te Muzeumi, që është ndër më të rëndësishmit në nivel kombëtar dhe jo vetëm.
    Unë ju ftoj që të vini një mëngjes dhe të shikoni se si ngjiten ata fëmijë në ato shkallë me ato mësueset heroina, është e patolerueshme që Shqipëria është gati të hyjë në BE dhe kushtet që aktualisht kanë ato fëmijë…Këta fëmijë të cilët i kemi analizuar një nga një, në të ardhmen mund të bëhen me të aftë se ne dhe këtë e them me fakte.
    Edi Rama: Sa i përket parkimit nëntokësor…Unë e kam mbaruar detyrën time si kryetar bashkie në 2011-ën dhe nuk e kam pasur në Elbasan, këtu kemi një kryetar që sa herë më sheh mua ka një buzëqeshje heroike. Që duhet ta marrë në konsideratë këtë gjë, por ama nga ana tjetër kemi bërë një program kombëtar për të mbështetur bashkitë për parkimet, madje do angazhojmë edhe arkitetkë të huaj për objekte të bukura, jo si depo makinash. Për atë që thatë për fëmijët, s’e kuptova këtë punën e shkallës.
    (I drejtohet Llatjas) Ç’a do më thuash ti tani, s’ke çfarë më thua ti tani. Pse më shkel syrin?! S’ke çfarë më thua…Ç’a do më thuash ti tashi?! Ti duhet ta kishe bërë që të mos vinte dita të ma thoshte ajo mua, tani që ma tha ajo, s’ma thua dot ti! A e kupton? Ti duhet ta kishe bërë.. Mirë, mirë në Shtator do e zgjidhësh? Të ka thënë kryetari i bashkisë që do e zgjidhë në Shtator? Jo mor jo, ai u rri punëve mbi kokë, problem është a i mbaron apo vetëm ju rri mbi kokë?
    Ëëë? Këtej kokën ti, mos e shih atë, mos i bëj presion me shikim asaj! Të ka thënë që do e zgjidhë në Shtator apo e dëgjove tani?! Tani e dëgjove, po mirë! Ata duhet të shkojnë në një vend tjetër. Do lirohet në Shtator mjedisi dhe do zgjidhet. Në Shtator do më njoftoni dhe unë do falenderoj kryetarin e bashkisë, ose në të kundërt do shkojmë bashkë te kryetari./tvklan

  • Disa shenja që tregojnë se ju keni nevojë për syze optike

    Disa shenja që tregojnë se ju keni nevojë për syze optike

    Syzet mund t’i ndihmojnë njerëzit të shohin më mirë, por mund të mos e kuptoni që keni nevojë për to. Sytë ndodh që ndryshojnë me kalimin e kohës.
    Cilat simptoma mund të shfaqen kur keni nevojë për syze?
    Shikimi juaj ndryshon me kalimin e kohës dhe rritjen në moshë. Jo çdo ndryshim në shikim është anormal. Gjëra të tilla si nevoja për më shumë dritë për të parë qartë ose problemet e dallimit të ngjyrës së zezë dhe blusë, për shembull, janë normale dhe nuk kërkojnë syze. Por ka raste kur ndryshimet në shikim nuk janë normale dhe nevojitet mbajtja e syzeve optike.

    Disa njerëz që kanë nevojë për syze nuk kanë ndonjë simptomë, ndërsa të tjerët kanë simptoma shumë të qarta. Simptomat ndryshojnë në varësi të problemit që keni. Disa simptoma të zakonshme janë:
    – shikimi i turbullt– pamje të dyfishta– objektet me linja jo të qarta duken si të mjegullta– dhimbje koke– sytë i keni të lodhur ose të irrituar– shikim i shrembëruar– mbyllje e syve për të parë më mirë– probleme për të drejtuar makinën natën.
    Lista e mësipërme nuk është e kufizuar. Nëse vëreni ndryshime që nuk janë normale për ju, konsultohuni me mjekun e syve.
    /vizionplus.tv