Tag: shije

  • Disa mënyra se si të gatuani brokolin

    Disa mënyra se si të gatuani brokolin

    Sa herë që pastrojmë një brokoli, jemi mësuar të mbajmë vetëm lulëzat dhe të hedhim bishtin.
    Megjithatë, sado e çuditshme të duket, pikërisht në atë pjesë që e quajmë “mbetje” fshihet një zbulim i vogël: shije, krokantësi dhe ëmbëlsi.
    Bërthama e bishtit të brokolit mund të bëhet protagoniste në kuzhinën tonë, mjafton t’i japim një shans.

    Nëse heqim shtresën e jashtme të fortë me një thikë ose një qëruese perimesh, do të zbulojmë një zemër krokante, me shije të butë e paksa të ëmbël, që të kujton lakrën e freskët. Nga aty e tutje, mënyrat për ta përdorur janë të shumta.
    Si mund ta përdorim bishtin e brokolit?
    I skuqur lehtë: Prisni bishtin në shirita ose feta të holla dhe kaurdisini pak në tigan. Pak limon dhe një majë kripe mjaftojnë për të nxjerrë në pah shijen e tij natyrale.
    Në sallata të freskëta: Shtoni copa të holla bishti në sallata jeshile ose përziejeni me karotë e mollë. Do të merrni një kombinim perfekt freskie dhe krokantësie.
    Në supa: Për një recetë më shtëpiake, zieni bishtin bashkë me lulëzat e brokolit, shtypeni dhe shtojeni në supa me perime, do të japë një strukturë kremoze dhe shije delikate.
    Si turshi: Ata që duan turshitë do të habiten me transformimin e bishtit të brokolit në një përzierje të thjeshtë me uthull, ujë, kripë dhe pak hudhër. Është një shoqërues i mrekullueshëm për bishtajore ose për një gotë uzo.
    Si snack i shëndetshëm: Dhe, natyrisht, ekziston edhe mënyra më e thjeshtë, i papërpunuar, i prerë në feta të holla, me pak vaj ulliri dhe kripë. Një snack i shijshëm, i lehtë dhe krokant.
    Bishtat e brokolit janë një shembull i bukur se sa shpesh nënvlerësojmë pjesët më të thjeshta të ushqimeve tona.
    Nuk janë thjesht “mbetje” për t’u hedhur, por një mundësi për ta parë kuzhinën me një sy tjetër dhe për të përqafuar filozofinë e “zero ëaste”, asgjë nuk shkon dëm, gjithçka mund të shndërrohet në shije.

  • Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

    Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

    Nëntori sjell shumë produkte, që nga lakra gjithë vitamina që na vjen nga zona e Lushnjës, tek ullinjtë e Beratit, Tiranës, Elbasanit dhe Jugut që na shoqërojnë në sallata e meze.
    Nga panxhari i kuq i zonës së Maliqit tek kërpudhat e shkëlqyera që rriten në të egër në Tropojë. Dhe si për t’u ëmbëlsuar pak, disa mandarina dhe agrume nga Xarra, Borshi apo Saranda e bëjnë nëntorin një dashuri më vete.
    Panxhari i kuq
    Panxhari ka jo vetëm një pamje të bukur, duke qenë se kanë një ngjyrë të fortë të kuqe që shkëlqen si asgjë tjetër, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës me tokën.
    Nëse hyn tek kategoria e atyre që nuk e fusin në gojë panxharin, bëni mirë ta rikonsideroni duke qenë se ka edhe shumë vlera ushqyese.
    Në Shqipëri, zona që shquhet për prodhimin e panxharit në vend, është ajo e Maliqit.
    Lakra
    E pasur me vitaminë C dhe K, lakra është një super ushqim për parandalimin e radikaleve të lira.
    Duke ngrënë më shumë lakër ju ndihmoni të zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në zorrë dhe prostat.
    Plus studime të reja kanë treguar se të ushqehesh me këtë lloj perimi ndihmon për ta mbajtur në super formë sistemin imunitar.
    Lakrat më të mira janë nga zona e Lushnjës, që njihet dhe për prodhimin më të madh të lakrës në vend.
    Do të merrni vitaminat dhe do të keni një shije të veçantë.
    Mandarina
    Këto fruta të vogla janë gjithë shije dhe lëng dhe i përkasin familjes së agrumeve së bashku me portokallet.
    Mandarinat e Xarrës, Borshit, Sarandës na japin një shije aq të ëmbël që na bëjnë të besojmë se vera nuk ka mbaruar edhe pse jemi në nëntor.
    Perimet me rrënjë
    Përveç karrotës, ka dhe shumë perime të tjera me rrënjë që janë të shkëlqyera. Një nga ato është dhe preshi i gatuar në gjellë, byrek apo i shtuar në sallatë.
    Ullinj
    Është një nga pemët më të përmendura në librat e shenjtë, ndërkohë që fruti i tij është krejt shpirti i shijes mesdhetare.
    Ulliri është konsideruar dhe si simbol i paqes, jetës dhe pjellorisë dhe ka formëzuar peisazhin e Shqipërisë.
    Kultivarët “Kalinjot”, “Kokërr Madhi i Beratit”, “Bardhi Tiranes”, “Kryps Elbasani”, “Mixan” dhe “Himara” zënë 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë.
    Ullinjtë duhet të jenë relativisht të fortë dhe asnjëherë të gërvishur apo të dëmtuar.
    Për t’i ruajtur këshillohet të shtoni disa feta limoni dhe t’i ktheni herë pas here në mënyrë që të mos kalben. Mos i mbani të mbyllur, pasi është më mirë që të kenë ajër.
    Nëntori është një nga muajt më domethënës të vitit për asortimentet e produkteve që sjell. Sigurohu ta shijosh plotësisht.

  • E dinit që po hidhni pjesën më të mirë të brokolit? Zbuloni mënyra të shijshme për ta konsumuar!

    E dinit që po hidhni pjesën më të mirë të brokolit? Zbuloni mënyra të shijshme për ta konsumuar!

    Sa herë që pastrojmë një brokoli, jemi mësuar të mbajmë vetëm lulëzat dhe të hedhim bishtin.

    Megjithatë, sado e çuditshme të duket, pikërisht në atë pjesë që e quajmë “mbetje” fshihet një zbulim i vogël: shije, krokantësi dhe ëmbëlsi.

    Bërthama e bishtit të brokolit mund të bëhet protagoniste në kuzhinën tonë, mjafton t’i japim një shans.

    Nëse heqim shtresën e jashtme të fortë me një thikë ose një qëruese perimesh, do të zbulojmë një zemër krokante, me shije të butë e paksa të ëmbël, që të kujton lakrën e freskët. Nga aty e tutje, mënyrat për ta përdorur janë të shumta.

    Si mund ta përdorim bishtin e brokolit?

    I skuqur lehtë: Prisni bishtin në shirita ose feta të holla dhe kaurdisini pak në tigan. Pak limon dhe një majë kripe mjaftojnë për të nxjerrë në pah shijen e tij natyrale.

    Në sallata të freskëta: Shtoni copa të holla bishti në sallata jeshile ose përziejeni me karotë e mollë. Do të merrni një kombinim perfekt freskie dhe krokantësie.

    Në supa: Për një recetë më shtëpiake, zieni bishtin bashkë me lulëzat e brokolit, shtypeni dhe shtojeni në supa me perime, do të japë një strukturë kremoze dhe shije delikate.

    Si turshi: Ata që duan turshitë do të habiten me transformimin e bishtit të brokolit në një përzierje të thjeshtë me uthull, ujë, kripë dhe pak hudhër. Është një shoqërues i mrekullueshëm për bishtajore ose për një gotë uzo.

    Si snack i shëndetshëm: Dhe, natyrisht, ekziston edhe mënyra më e thjeshtë, i papërpunuar, i prerë në feta të holla, me pak vaj ulliri dhe kripë. Një snack i shijshëm, i lehtë dhe krokant.

    Bishtat e brokolit janë një shembull i bukur se sa shpesh nënvlerësojmë pjesët më të thjeshta të ushqimeve tona.

    Nuk janë thjesht “mbetje” për t’u hedhur, por një mundësi për ta parë kuzhinën me një sy tjetër dhe për të përqafuar filozofinë e “zero waste”, asgjë nuk shkon dëm, gjithçka mund të shndërrohet në shije.

  • Zbuloni mënyrat më të mira për të konsumuar brokolin

    Zbuloni mënyrat më të mira për të konsumuar brokolin

  • Realizoi eurogol, mesfushori i kombëtares: Trajneri më thotë që të marr iniciativë, rezultati lë shije të hidhur

    Realizoi eurogol, mesfushori i kombëtares: Trajneri më thotë që të marr iniciativë, rezultati lë shije të hidhur

    Eurogoli i Medon Berishës nuk mjaftoi për Leccen, pasi Udinese fitoi 2-1, me përmbysje. Pas sfidës, mesfushori i kombëtares tregoi këndvështrimin e tij.
    ‘Rezultati na lë një shije të hidhur, besuam deri në fund dhe donim të qëndronim në ndeshje deri në minutën e fundit. Përsa i përket golit, në goditjet e dënimit, trajneri më kërkon gjithmonë të marr iniciativën.

    ‘Duhet të hyjmë me të njëjtin shpirt luftarak. Mund ta përballojmë çdo skuadër nëse luajmë me këtë qëndrim.
    Grupi është i bashkuar. Ata që hynë, si N’Dri dhe Banda, na ndihmuan shumë dhe bënë mirë. Duhet të bazohemi nga pjesa e dytë dhe nga ajo që treguam aty.”

  • Çfarë i ndodh trupit tuaj kur përtypni çamçakëz çdo ditë? Hulumtimi i ri

    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur përtypni çamçakëz çdo ditë? Hulumtimi i ri

    Përtypja e çamçakëzit është një nga… zakonet mekanike të shumë njerëzve. Disa për të “mashtruar” urinë e tyre, të tjerë sepse nuk duan të pinë duhan dhe kërkojnë diçka për ta mbajtur gojën… të zënë.

    Sidoqoftë, mund të ofrojë përfitime shëndetësore. Pavarësisht nëse preferoni shije menteje, kanelle apo frutash, çamçakëzi ofron një shije të ëmbël e të këndshme. Ndonjëherë, dëshironi një shije të ëmbël pa u përpjekur të merrni një grusht karamele. Përtypja e çamçakëzit mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse hani ëmbëlsira nga mërzia. Goja juaj është e zënë dhe kjo mund të jetë një gjë e mirë.

    Mund t’i ndihmojë disa njerëz të rregullojnë oreksin e tyre, por nuk duhet të konsiderohet si një “pilulë magjike” për humbje peshe. Gjithashtu, megjithëse ka mungesë kërkimesh, një studim i botuar në vitin 2012 në revistën “Obesity” zbuloi se përtypja e çamçakëzit rregullisht për dy muaj nuk çoi në humbje peshe tek njerëzit që ishin mbipeshë ose obezë.

    Çamçakëzi mund të freskojë frymëmarrjen tuaj, por nuk do ta rregullojë shëndetin e dobët oral. Megjithatë, njerëzit që përtypin çamçakëz pa sheqer zhvillojnë më pak prishje të dhëmbëve sesa ata që nuk e bëjnë, sipas një analize të vitit 2019 të botuar në revistën JDR Clinical & Translational Research.

    Siç shpjegon Shoqata Amerikane e Stomatologjisë, përtypja e çamçakëzit pa sheqer pas një vakti stimulon rrjedhjen e pështymës, e cila ndihmon në forcimin e smaltit dhe shpëlarjen e gojës.

    Për më tepër, ndërsa të gjithë mund ta përjetojnë stresin ndryshe, disa gjëra – si aktiviteti fizik dhe gjumi – mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni. Përtypja e çamçakëzit është një tjetër alternativë, sipas një analize të vitit 2022 të botuar në Journal of Healthcare Engineering.

    Megjithatë, ka disa efekte anësore të mundshme që duhet të mbani mend nëse përtypni çamçakëz me fanatizëm.

    Edhe pse ky zakon mund të ndihmojë në përballimin e një dëshire të fortë për sheqer, nëse përtypni çamçakëz në vend që të hani ushqim dhe me qëllim frenimin e oreksit tuaj, kjo mund të çojë në zakone të çrregullta të të ngrënit.

    Gjithashtu, nëse konsumoni çamçakëz që përmban alkool, kini kujdes nga problemet gastrointestinale. Trupi nuk i përthith plotësisht ato, kështu që lihen të fermentohen në sistemin tretës, gjë që shkakton simptoma të pakëndshme.

    Së fundmi, kur jeni mësuar të hani ëmbëlsira gjithë ditën, mund të dëshironi më shumë për shkak të shijes së çamçakëzit. Disa biskota (ose disa fruta, si manaferrat) mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme.

    Siç këshillojnë ekspertët, duhet të pyesni veten se si ndiheni pasi të keni përtypur çamçakëz. Duke i kushtuar vëmendje reagimit tuaj, mund të përcaktoni nëse ose sa shpesh duhet ta përtypni. Nëse përtypja e çamçakëzit është një zakon i këndshëm që ofron përfitime në një farë mënyre, nuk ka arsye ta hiqni atë nga jeta juaj.

  • “Janë pa shije”/ Apeli i qytetarëve të shqetësuar, për produktet bujqësore: Nuk merret asnjë masë, hanë edhe fëmijët

    “Janë pa shije”/ Apeli i qytetarëve të shqetësuar, për produktet bujqësore: Nuk merret asnjë masë, hanë edhe fëmijët

    Kroacia ka asgjësuar 4 tonë domate shqiptare, pasi ato rezultuan të spërkatura me sasi helmi që vret insektet pesë herë më shumë se norma e lejuar.
    Ndërsa më 22 gusht, shteti kroat asgjësoi edhe 5 tonë pjeshkë nga Divjaka, për shkak të prezencës së lartë të metalit të rëndë nikel në frutat e zhdëmtuara.
    Në njoftimin zyrtar të EFSA (Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore) është publikuar rezultati i analizave laboratorike, ku niveli i lejuar i klorfenapirit është 0.01 mg/kg, ndërsa në domatet e analizuar është gjetur niveli 0.06 mg/kg.
    Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit, ndërsa pjeshkët vinin nga zona e Divjakës. Megjithatë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet se asnjë prej sasive të domateve me përmbajtje të lartë të helmit nuk është hedhur në tregun vendas.
    Të prekurit direkt janë konsumatorët, të cilët shprehen të frikësuar dhe të pasigurt për produktet që konsumojnë çdo ditë.
    “Në treg i blejmë, por nuk i hamë fare, janë pa shije. Ata që i prodhojnë duhet të përdorin më pak pesticide, të mos i hedhin shumë”.
    “Sa vite i hamë dhe shumë njerëz janë sëmurë, janë hapur shumë diagnoza. Këto janë shumë të dëmshme për organizmin, sidomos për fëmijët, por nuk merret asnjë masë”.
    “Nuk i dalloj dot nëse janë me pesticide, vetëm i shoh nëse janë të freskëta,” thonë disa qytetarë. Nga ana tjetër, tregtarët theksojnë se në treg nuk mungojnë prodhime cilësore dhe domate të rritura pa pesticide.
    “Është domate Zall-Bastari, origjinale, jo si ato të lyerat apo ato që thonë se janë me pesticide. Kur ka pesticide, domates i ndjehet në bisht, ndërsa kjo ka gjithë tulin. Ndërsa kjo lloj pjeshke kushton 200 lekë kilogrami, dhe për këtë nuk besoj që ka shumë pjeshkë me pesticide për eksport,” thotë një tregtar.

  • Kalaja: Rama qeveris me shije, e pengon vetëm mbretëria të shpallet mbret

    Kalaja: Rama qeveris me shije, e pengon vetëm mbretëria të shpallet mbret

    Aulon Kalaja dha mendimet e veta për situatën aktuale politike në Shqipëri. Kalaja tha se Rama është një njeri që e pengon vetëm mbretëria të bëhet mbret, ndërkohë kandidati i PD-së nuk i kurseu kritikat as për partinë e tij, për të cilën tha se ka fajet e veta si me kodin zgjedhor edhe me mos dhënien e mundësisë kandidatëve të shikojnë votat e tyre.
    “Kemi të bëjmë më një kryeministër që qeveris me shije. Është luks që kemi një kryeministër piktor. Qeveris me shije sepse ju mori votat dhe tani vazhdon me politikën e qejfit. Ai zgjohet në mëngjes dhe thotë këtë pallatin do ta prish sot. Po qeveris në paligjshmëri. Thotë që sot do rregulloj ujin ndërkohë çmimi i ujit është rritur. Kemi të bëjmë më një njeri që askush nuk e ndalon të bëhet mbret përveç mbretërisë.
    Pastaj, kemi një kod zgjedhor skandaloz të bërë nga dy partitë. Prisja qëndrim më të fortë nga opozita. Kodi zgjedhor është aq i keq sa edhe kandidatët nuk shikonin dot votat e tyre.
    Dje pamë dy diktatorë flisnin dje për përjetësinë, po ta shohësh dhe Rama tani flet për Shqipërinë 2030, pra e ka ezauruar mandatin e katërt dhe në një farë mënyre flet për një lloj përjetësie”, u shpreh Kalaja.

  • “Rama qeveris me shije”, Kalaja kritika të forta PD-së: Ka fajet e veta, duke filluar nga Kodi Zgjedhor

    “Rama qeveris me shije”, Kalaja kritika të forta PD-së: Ka fajet e veta, duke filluar nga Kodi Zgjedhor

    Sot nisi sezoni i ri i emisionit “Top Story, ku kandidati në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja dha mendimet e veta për situatën aktuale politike në Shqipëri.
    Kalaja tha se Rama është një njeri që e pengon vetëm mbretëria të bëhet mbret, ndërkohë kandidati i PD-së nuk i kurseu kritikat as për partinë e tij, për të cilën tha se ka fajet e veta si me kodin zgjedhor edhe me mos dhënien e mundësisë kandidatëve të shikojnë votat e tyre.
    “Kemi të bëjmë më një kryeministër që qeveris me shije. Është luks që kemi një kryeministër piktor. Qeveris me shije sepse ju mori votat dhe tani vazhdon me politikën e qejfit. Ai zgjohet në mëngjes dhe thotë këtë pallatin do ta prish sot. Po qeveris në paligjshmëri. Thotë që sot do rregulloj ujin ndërkohë çmimi i ujit është rritur. Kemi të bëjmë më një njeri që askush nuk e ndalon të bëhet mbret përveç mbretërisë.
    Pastaj, kemi një kod zgjedhor skandaloz të bërë nga dy partitë. Prisja qëndrim më të fortë nga opozita. Kodi zgjedhor është aq i keq sa edhe kandidatët nuk shikonin dot votat e tyre.
    Dje pamë dy diktatorë flisnin dje për përjetësinë, po ta shohësh dhe Rama tani flet për Shqipërinë 2030, pra e ka ezauruar mandatin e katërt dhe në një farë mënyre flet për një lloj përjetësie”, u shpreh Kalaja.

  • Kjo është dritarja më me shije në Beratin e një mbi një dritareve (VIDEO)

    Kjo është dritarja më me shije në Beratin e një mbi një dritareve (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje nga një ndër rrugicat karakteristike të Beratit, ku duket se një restorant aty ka gjetur një ide mjaft interesante për të tërhequr turistët.
    “Mjafton një zile dhe gota e verës është gati.Dritarja më me shije në Beratin e një mbi një dritareve”, shkruan Rama krahas videos pë poston në Facebook.