Tag: Shijak

  • Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në Shijak, Mat dhe Shkodër

    Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në Shijak, Mat dhe Shkodër

    Foto ilustruese

    TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë shpalljen e disa zonave prioritare për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkitë Shijak, Mat dhe Shkodër, në kuadër të ligjit “Për Paketën e Maleve”.  Ky vendim synon të nxitet zhvillimi ekonomik i zonave malore dhe të krijohen mundësi më të mira për bizneset dhe komunitetet lokale.
    Sipas vendimit, Bashkia Mat përfshin zona si fshati Selixë dhe Komsi.
    Në Bashkinë Shijak përfshihen zona në njësinë administrative Maminas dhe Gjepalaj, duke përfshirë rezervuarët Rubjek, Karrec, Karpen, Metallë dhe Callikë.
    Në Bashkinë Shkodër përfshihen fshatrat Theth, Nderlysaj, Rragam, Sheldi dhe Mazrek dhe Shpor.
    Në këto zona do të zhvillohen aktivitete si të zhvillimit ekonomik industriale dhe turistike.
    VKM: 
    V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MAT
    U kapën me 332 kg kanabis dhe kultivuan 32 mijë rrënjë narkotike në 2022, GJKKO gjykon grupin kriminal prej 22 personash në Malësi të Madhe, 2 të pafajshëm
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Mat, si më poshtë vijon:
    a) Zona zhvillimore nr.1, zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 051 282 (dy milionë e pesëdhjetë e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    b) Zona zhvillimore nr.2, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 1 585 237 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    c) Zona zhvillimore nr.3, zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 564 391 (dy milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e një) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
    2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;
    b) industriale;
    c) turistike.
    4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mat për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
    ***
    V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHIJAK
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, si më poshtë vijon:
    a) Zona zhvillimore nr.1, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 2, me sipërfaqe 169.56 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    b) Zona zhvillimore nr.2, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 3.88 (tre pikë tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    c) Zona zhvillimore nr.3, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 4.48 (katër pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    ç) Zona zhvillimore nr.4, njësia administrative Maminas, zona Karrec, rezervuari i Karrecit, me sipërfaqe 32.15 (tridhjetë e dy pikë pesëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    d) Zona zhvillimore nr.5, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 1.86 (një pikë tetëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    dh) Zona zhvillimore nr.6, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 2.57 (dy pikë pesëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    e) Zona zhvillimore nr.7, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 10.01 (dhjetë pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    ë) Zona zhvillimore nr.8, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3.5 (tre pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    f) Zona zhvillimore nr.9, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.7 (një pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    g) Zona zhvillimore nr.10, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 2.7 (dy pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    gj) Zona zhvillimore nr.11, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3 (tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    h) Zona zhvillimore nr.12, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 5.1 (pesë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    i) Zona zhvillimore nr.13, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.9 (katër pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    j) Zona zhvillimore nr.14, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.5 (katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
    k) Zona zhvillimore nr.15, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.4 (një pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    l) Zona zhvillimore nr.16, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 8.16 (tetë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    ll) Zona zhvillimore nr.17, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 18.36 (tetëmbëdhjetë pikë tridhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    m) Zona zhvillimore nr.18, njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, rezervuari i Çizmelisë, me sipërfaqe 16.73 (gjashtëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    n) Zona zhvillimore nr.19, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, me sipërfaqe 5.3 (pesë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    nj) Zona zhvillimore nr.20, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies, me sipërfaqe 1.98 (një pikë nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
    2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;
    b) industriale;
    c) turistike.
    4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
    ***
    V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHKODËR
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shkodër, si më poshtë vijon:
    a) Zona nr.1, njësia administrative Shalë, fshati Theth, zona kadastrale 3597, me sipërfaqe 2286.3 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    b) Zona nr.2, njësia administrative Shalë, fshati Nderlysaj, zona kadastrale 2771, me sipërfaqe 425.9 (katërqind e njëzet e pesë pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    c) Zona nr.3, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam, zona kadastrale 3148, me sipërfaqe 474.5 (katërqind e shtatëdhjetë e katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    ç) Zona nr.4, njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheldi, zona kadastrale 3329, me sipërfaqe 388 (treqind e tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
    d) Zona nr.5, njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor, zona kadastrale 2624, me sipërfaqe 845.8 (tetëqind e dyzet e pesë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
    2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;
    b) industriale;
    c) turistike.
    4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

  • Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat me përparësi zhvillimi në Bashkitë Mat, Shijak edhe Shkodër

    Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat me përparësi zhvillimi në Bashkitë Mat, Shijak edhe Shkodër

    Qeveria miraton zonat me përparësi zhvillimi sa i takon zhvillimit të ekonomisë malore ose të njohur ndryshe si Paketa e Maleve në Bashkitë Mat, Shijak edhe Shkodër. Më poshtë janë përcaktuar edhe zonat për secilën bashki:  
    V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MAT 
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 
    V E N D O S I: 

    Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Mat, si më poshtë vijon:
    a) Zona zhvillimore nr.1, zona e liqeneve tëGërmanit, fshatiSelixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 051 282 (dy milionë e pesëdhjetë e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;b) Zona zhvillimore nr.2, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 1 585 237 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;c) Zona zhvillimore nr.3, zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 564 391 (dy milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e një) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto. 
    Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;b) industriale;c) turistike. 
    Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mat për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 
    *** 
    V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHIJAK 
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 
    V E N D O S I: 

    Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, si më poshtë vijon:
    a) Zona zhvillimore nr.1, njësia administrativeMaminas, zonaRubjek, rezervuari Rubjek 2, me sipërfaqe 169.56 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;b) Zona zhvillimore nr.2, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 3.88 (tre pikë tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;c) Zona zhvillimore nr.3, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 4.48 (katër pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ç) Zona zhvillimore nr.4, njësia administrative Maminas, zona Karrec, rezervuari i Karrecit, me sipërfaqe 32.15 (tridhjetë e dy pikë pesëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;d) Zona zhvillimore nr.5, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 1.86 (një pikë tetëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;dh) Zona zhvillimore nr.6, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 2.57 (dy pikë pesëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;e) Zona zhvillimore nr.7, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 10.01 (dhjetë pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ë) Zona zhvillimore nr.8, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3.5 (tre pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;f) Zona zhvillimore nr.9, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.7 (një pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;g) Zona zhvillimore nr.10, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 2.7 (dy pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;gj) Zona zhvillimore nr.11, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3 (tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;h) Zona zhvillimore nr.12, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 5.1 (pesë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;i) Zona zhvillimore nr.13, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.9 (katër pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;j) Zona zhvillimore nr.14, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.5 (katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;k) Zona zhvillimore nr.15, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.4 (një pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;l) Zona zhvillimore nr.16, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 8.16 (tetë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ll) Zona zhvillimore nr.17, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 18.36 (tetëmbëdhjetë pikë tridhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;m) Zona zhvillimore nr.18, njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, rezervuari i Çizmelisë, me sipërfaqe 16.73 (gjashtëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;n) Zona zhvillimore nr.19, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, me sipërfaqe 5.3 (pesë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;nj) Zona zhvillimore nr.20, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies, me sipërfaqe 1.98 (një pikë nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto. 
    Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;b) industriale;c) turistike. 
    Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 
    V E N D I M PËR  SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHKODËR 
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 
    V E N D O S I: 

    Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shkodër, si më poshtë vijon:
    a) Zona nr.1, njësia administrative Shalë, fshatiTheth, zonakadastrale 3597, me sipërfaqe 2286.3 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;b) Zona nr.2, njësia administrative Shalë, fshati Nderlysaj, zona kadastrale 2771, me sipërfaqe 425.9 (katërqind e njëzet e pesë pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;c) Zona nr.3, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam, zona kadastrale 3148, me sipërfaqe 474.5 (katërqind e shtatëdhjetë e katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ç) Zona nr.4, njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheldi, zona kadastrale 3329, me sipërfaqe 388 (treqind e tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;d) Zona nr.5, njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor, zona kadastrale 2624, me sipërfaqe 845.8 (tetëqind e dyzet e pesë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto. 
    Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;b) industriale;c) turistike. 
    Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 
     
     
     
     

  • Sot 6 vite nga tërmeti tragjik/ 51 persona humbën jetën nga lëkundja e fuqishme, dhjetëra familje mbetën pa banesa

    Sot 6 vite nga tërmeti tragjik/ 51 persona humbën jetën nga lëkundja e fuqishme, dhjetëra familje mbetën pa banesa

    Sot bëhen 6 vjet nga tragjedia e 26 nëntorit 2019, ku Shqipëria u trondit nga një termet i fuqishëm.
    Ishte ora 03:56, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda, goditi Durrësin dhe Tiranën dhe disa bashki të tjera, duke u marrë jetën 51 personave dhe lënduar qindra të tjerë.
    Nga pasojat e lëkundjeve u prekën plot 202 mijë njerëz, teksa u shkatërruan qindra banesa.
    Shumë familje humbën banesat, bizneset, të cilat u kthyen në rrënoja, ndërsa shumë prej tyre jetuan në çadra.
    Kujtojmë se, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, ndërsa nga lëkundjet prekën 11 bashki, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë, si Tirana dhe Durrësi.
    Padyshim që pasojat u ndjenë në shumë bashki; Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rrogozhinë dhe Mirditë.
    300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për t’u ardhur në ndihmë për strehim rreth 1,000 personave.

  • Foto/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë rivalin e Aldo Bares

    Foto/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë rivalin e Aldo Bares

    Këto janë pamjet nga atentati i ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos.
    Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes. Gjithashtu, ai njihet edhe si mik i Redjan Rrajës, i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
    Julian Sulo është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.

  • Marrëdhënie me dhunë me 18-vjeçaren me probleme mendore, arrestohet autori në Shijak

    Marrëdhënie me dhunë me 18-vjeçaren me probleme mendore, arrestohet autori në Shijak

    Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një 18-vjeçareje që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë.
    Menjëherë pas kallëzimit të marrë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj.
    Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop gome, që përdoret zakonisht nga efektivët e policisë, si dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

  • Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

    Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

    Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
    Sekuestrohen një armë gjahu që e mbante pa leje dhe një shkop gome që përdor Policia.
    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, menjëherë pas kallëzimit të marrë për një shtetas që kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me një shtetase që vuan nga shëndeti mendor, organizuan punën për kapjen e tij.
    Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në fshatin Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj, Shijak.
    Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”.

    Top Channel

  • Përplasi motorin me të cilin po udhëtonin dy policët në detyrë, shoferi 33-vjeçar ishte në gjendje të dehur

    Përplasi motorin me të cilin po udhëtonin dy policët në detyrë, shoferi 33-vjeçar ishte në gjendje të dehur

    Dy policë në detyrë që po udhëtonin me motomjet, janë përplasur nga një 33-vjeçar në aksin Plepa-Shkozet.

    Pas verifikimeve rezultoi se autori ishte në gjendje të dehur. Punonjësit e policisë nuk kanë marrë dëmtime.
    “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. I., 33 vjeç, banues në Durrës.Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Plepa–Shkozet, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me motomjetin e Policisë, në të cilin ndodheshin dy punonjës të Policisë Rrugore që ishin në shërbim. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale“, njofton policia.
    Ndërkohë janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
    Në pranga u vu edhe shtetasi A. Ç., 33 vjeç, banues në Manëz, Durrës, pasi më datë 24.11.2025, në orën 19:00, në fshatin Sallmone, Shijak, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet të parkuar, në pronësi të shtetases A. H.
    Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasin I. T., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Performanca e bashkive, ministri Demo: Sukses! Janë trefishuar të ardhurat

    Performanca e bashkive, ministri Demo: Sukses! Janë trefishuar të ardhurat

    Ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka prezantuar këtë të martë, më 25 nëntor, në Tiranë, sistemin e matjes së performancës së bashkive, një mekanizëm të ri vlerësimi që synon të përmirësojë cilësinë e qeverisjes vendore dhe të forcojë standardet e administrimit lokal.
    Sipas qeverisë, sistemi ka për qëllim rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në bashkitë, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e tyre për të qenë më konkurruese në përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian.
    Ministri Ervin Demo gjatë fjalës së tij, bëri me dije se raporti për vitin 2024 përfshin tre fusha kryesore: menaxhimin financiar, ofrimin e shërbimeve dhe mirëqeverisjen dhe integrimin europian.
    “Sot ne do të prezantojmë gjetje dhe rekomandime të marra nga raporti i sistemit të matjes së performancës bashkiake për vitin 2024, që përfshin 3 fusha: menaxhimin financiar, ofrimin e shërbimeve dhe mirëqeverisjen dhe integrimin europian.”, tha Demo. Ai shtoi: “Sot jemi të gjithë fitues, bashkitë që kanë miratuar planet strategjike për menaxhimin më efikas të funksioneve për vitin 2025 do të përfitojnë transfertë financiare si një incentivë për angazhimin e tyre. 10 nga bashkitë të cilat përfitojnë më shumë janë Librazhdi, Mati, Kolonja, Prrenjasi, Puka, Fushë-Arrëzi, Shijaku, Dropulli etj.”
    Gjatë fjalës së tij, ministri Demo theksoi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane.
     “Të ardhurat nga burimet e veta të bashkive kanë arritur në 44.4 miliardë lekë në vitin 2024, duke u trefishuar krahasuar me vitin 2015. Të ardhurat nga taksa e pasurisë janë rritur me 84.6%, nga 3.9 miliardë lekë në vitin 2015 në 7.2 miliardë lekë në vitin 2024,”, tha Demo, duke theksuar se ky është një tregues i qartë i administrimit më efikas vendor.
    Ai theksoi gjithashtu se detyrimet e prapambetura të bashkive janë ulur nga 12 miliardë lekë në vitin 2015 në vetëm 3.1 miliardë lekë në vitin 2024, duke e cilësuar këtë si “një hap të rëndësishëm drejt disiplinës fiskale dhe menaxhimit të shëndoshë financiar”.
    Në fushën e shërbimeve publike, Demo veçoi progresin në sektorin e arsimit parashkollor, ujitje-kullimit dhe menaxhimin e mbetjeve:“Mbulimi i kostos së shërbimit të mbetjeve u rrit nga 68% në 2023 në 83% në 2024, ndërsa raporti fëmijë-mësues në kopshtet dhe çerdhet po i afrohet mesatares së BE-së.”
    Duke folur për Grantin Bazuar në Performancë, Demo e cilësoi atë si një instrument transformues për pushtetin vendor: “Sot të 61 bashkitë e vendit janë të pajisura me dokumente planifikimi strategjik dhe gati për projektet e fondeve europiane. Ky mekanizëm nuk është thjesht financim, por një ushtrim real europian.”
    Demo njoftoi gjithashtu nisjen e bashkëpunimit me INSTAT dhe institucionet e tjera për ngritjen e një sistemi të integruar të të dhënave vendore, që do të shërbejë si bazë për vendimmarrje dhe matje të performancës në vite.

  • Të shtënat në armë zjarri në Lushnje, zbulohet emri i ‘objektivit’

    Të shtënat në armë zjarri në Lushnje, zbulohet emri i ‘objektivit’

    Zbulohet identiteti i personit të plagosur në Lushnjë. Bëhet fjalë për Julian Sulon, i cili njihet ndryshe si Juli Pashakos, i cili është një emër i njohur për policinë e shtetit. Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes. Gjithashtu, ai njihet edhe si mik i Redjan Rrajës, i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
    Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.
    Ndërsa më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë.

  • Vidhte shuma parash dhe sende me vlerë në biznese në zonën e Shijakut, vihet në pranga 27-vjeçari

    Vidhte shuma parash dhe sende me vlerë në biznese në zonën e Shijakut, vihet në pranga 27-vjeçari

    Zbardhen dhe dokumentohen tre vjedhje në market dhe në dy biznese dhe vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, pas një pune intensive për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të ndodhura në biznese në zonën e Shijakut, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shumat”.
    Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. T., 27 vjeç, banues në Shijak.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë edhe autori i tre vjedhjeve të kryera më herët në biznese të ndryshme në zonën e Shijakut, ku ka vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë dhe aksesorë të ndryshëm, në market dhe në dy biznese në fshatrat Borak dhe Xhafzotaj të Shijakut.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të disa rasteve të tjera të vjedhjes që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
    Në cilësinë e provës materiale, këtij shtetasi i janë sekuestruar rrobat e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje”.

    Top Channel