Vatikani ka publikuar mëngjesin e sotëm fotot e Papa Françeskut në arkivolin e tij.Arkivoli i Papës do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku mund të shihet edhe nga publiku.
Kreu i përkohshëm i kishës dhe tre ndihmës do të sigurohen që “Unaza e Peshkatarit” dhe vula papale të thyhen, në mënyrë që të mos përdoren nga askush tjetër.Ndërkohë siç raportojnë mediat e huaja, kardinalët po takohen këtë mëngjes në Vatikan për të vendosur mbi datën e funeralit të Papa Françeskut.
Sipas zakonit të kishës, ajo zakonisht duhet të mbahet brenda katër deri në gjashtë ditë pas vdekjes së papës – me meshën funerale që zhvillohet në Sheshin e Shën Pjetrit.
Papa Françesku do të jetë Papa i parë në më shumë se një shekull që nuk do të varroset në Vatikan, në kriptin e Bazilikës së Shën Pjetrit – në vend të kësaj vendos të prehet në Bazilikën e Shën Marisë Major të Romës, pranë ikonës së tij të preferuar të Madonës.
Ai kërkoi gjithashtu që të varrosej në një arkivol të thjeshtë prej druri, ndryshe nga paraardhësit e tij që u varrosën në tre arkivole tradicionale të foleve të bëra nga selvi, plumbi dhe lisi.
Tag: shihet
-

Vatikani publikon pamjet e Papa Françeskut në arkivol, do të shihet edhe nga publiku
-

Shihet si zëvendësuesi i Ançelotit, reagon agjenti i Klop
Real Madrid po mendon të gjejë menjëherë zëvendësuesin e Karlo Ançelotit, i cili në fund të sezonit do të mbyllë marrdhëniet me Los Bancos pas zhgënjimit në Champions league.
Një nga emrat që flitet më shumë si zëvendësues i Ançelotit në mjedisin madrilen ëhstë ai i Jurgen Klop.
Ndërkohë që Mark Kosicke ka hedhur poshtë zërat për kalimin e gjermanit në krye të skuadrës së Realit.“Jurgeni është shumë i lumur me rolin e tij Red Bull. Ai është totalisht i fukusuar dhe i lumtur aty”, u shpreh agjenti.
Në këtë mënyrë i hapet rruga transferimit të bujshëm të Ksabi Alonsos. 43-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Leverkusen deri në vitin e ardhshëm. -
“Fillon maratona, edhe pak shihemi tek Skënderbeu”/ Kryeministri Rama gati për hapjen e fushatës, nr 5 në atlete…
Pak para nisjes zyrtarisht për zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, videon ndërsa shihet të bëhet gati duke veshur atletet.
Sic shihet edhe në video, numri 5 që do ta mbajë PS në fletën e votimit, është sigluar edhe në atletët e Ramës.
-

“Shqipëria mesjetë”?/ Nga një vend që s’ia hidhte kush ‘qurret’, tani shihet me respekt dhe besim, përgjigjet Rama
Kryeministri Rama i përgjigjet komentuesit në lidhje me ecurinë dhe ndryshimin e Shqipërise, atëherë dhe sot.
“Ti thuash Shqipërisë mesjetë do të thotë të jesh kaq i verbër dhe i mllefosur për arsye politike sa të flasësh një gjë për të ardhur keq. Shqipëria është në një fazë transformimi që e shohin të tërë ata që nuk e shohin realitetin tonë me syzet e politikë së ditës. Në një fazë transformimi që ka bërë që Shqipëria nga një vend që nuk ia hidhte kush qurret, të shihet me respekt dhe besim dhe shihet si një vend i vogël por serioz në arenën ndërkombëtare. Që shihet si një destinacion turistik i atillë që rritet çdo vit me shpejtësi marramendëse. Nëse do të ishte mesjetë, asnjëra dhe as tjetra nuk do të ndodhte.”, tha Rama. -

Dyfishohen të punësuarit nga shtëpia në vend
Nëse gjatë pandemisë ishte detyrim, tashmë punua nga shtëpia për shumë persona po shihet si një oportunitet duke harmonizuar kohën dhe të ardhurat.“Në tre vitet e fundit, numri i punëmarrësve nga shtëpia është dyfishuar. Vitin që lamë pas në Shqipëri rezultojnë afro 2700 persona që kryejnë punë nga shtëpia”, raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.
Të dhënat e publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore tregojnë femrat janë ato që preferojnë të punojnë më shumë nga shtëpia.“Gratë dhe vajzat dominojnë në punësimin në distancë nga banesa. 66 % e punëmarrësve që punojnë nga shtëpia janë gra dhe vajza”, shprehet gazetarja.
Vitin që lamë pas në vendin tonë rezultojnë 1790 femra që kryejnë punë me kohë të plotë ose të pjesshme. Në krahasim me vitin 2023 kemi 15-fishim të numrit të grave me këtë formë punësimi. Sipas ekspertëve të punuarit nga shtëpia po shihet si një mundësi që krijon më shumë pavarësi. Shmang trafikun dhe rrit kursimet për transport. Por ka edhe jo pak mangësi si vështirësi në vlerësimin e performancës, moskontakti me kolegë dhe marrëdhënie pune në grup. Tv Klan -

“Si i lejon Zoti vrasjet dhe masakrat?”/ Kryepeshkop Joani në podcastin “Flasim”, i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, është i ftuari i episodit të radhës i podcast-it të kryeministrit Edi Rama.
Rama: Ka njerëz që thonë si i lejon Zoti të ndodhin masakra nga më të tmerrshmet, si i lejon Zoti spastrimin etnik, si lejon që një prind të humbë fëmijën e kështu me radhë. Si i përgjigjet një njeri i Zotit?
Kryepeshkop Joani: Në kuptimin fetar, shihet në një formë akoma më të thellë. E keqja në teologjinë e krishterë, nuk shihet sikur ka substancë, shihet si deformim i së mirës. E keqja nuk ekziston, është e mira që është deformuar. Deformimi i së mirës erdhi si pasojë e vullnetit të lirë të njerëzve. Ne jetojmë në kohë dhe në hapësirë, ne na duket shumë gjatë, për Perëndinë. Te Zoti nuk ka as të shkuar, as të ardhme. Është një e tashme e përgjithshme. Ajo që mund të na duket një kohë e pafund, mund të jetë e shkurtër. E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu. Prandaj për të qenë i mirë në kuptimin e krishterë, nuk është në planin etik, është në planin ontologjik të qenies sonë. Duke mos qenë të mirë, jemi ne që pakësohemi si njerëz, etika është shumë e rëndësishme sepse varet edhe qenia jonë nga kjo gjë. Nuk e solli vdekjen Zoti, e sollëm ne që u shkëputëm nga jeta. Unë nuk mund të flas për raste të veçanta që të them pse i ndodh këtij personi. E gjithë kjo është një proces rekuperimi, padyshim që është me dhimbje, edhe shpjegimi është sipas nivelit të besimit të njerëzve. Nuk mund t’i thuash një prindi që sa ka humbur fëmijën është për të mirën e tij. ndonjëherë përgjigja më e ditur, është të thuash nuk e di. Është një proces që duhet të ndodhë brenda tij. Në çaste qetësie, mund të shpjegosh edhe më shumë.Top Channel
-

“Si i lejon Zoti masakrat?”/ Kryepeshkop Joani në podcastin “Flasim”, i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu