Tag: shihet

  • Renditja sipas “fair-play”-it, ja pozitat e Shqipërisë në kuadër të UEFA-s

    Renditja sipas “fair-play”-it, ja pozitat e Shqipërisë në kuadër të UEFA-s

    Adriatik BALLA
    Shqipëria dhe Kosova kanë siguruar praninë e tyre në fazën “play-off” të Kupës së Botës të vitit 2026. Në të vërtetë kalimi në Botëror shihet i vështirë, pasi Polonia që na ra në short shihet kundërshtar më i fortë se kuqezinjtë tanë. Kosovës i ra në short Sllovakia dhe beson se mund ta thyejë. Mbetet të shihet si do të paraqiten ekipet tona në “play-off”, por deri atëherë stafet teknike kanë kohë të mendojnë për të nxjerrë më të mirën e tyre. Ndërkohë, koefiçientët që zbulon UEFA duket se e lënë “në klasë” Shqipërinë, ndërsa Kosova radhitet me progres.
    Situata e përgjithshme
    Shqipëria mbylli Eliminatoret e Botërorit me vendin e dytë në grup, një vend nderi për ekipin që na jep mundësinë që të tentojmë ende kualifikimin për në finalet e Botërorit nëpërmjet fazës së play off-it që do të luajmë në muajin mars. Ndërkohë një përmirësim të ndjeshëm ka patur edhe tifozeria në këto eliminatore, ose më saktë në ndeshjen e fundit, ku gjoba e radhës së UEFA-s, ishte vetëm 2000 franga zvicerane, për disa gota plastike të hedhura në një goditje këndit të ekipit mik. Një lajm shumë i mirë për ne, krahasuar me disa dhjetëra mijëra apo qindra mijëra euro gjoba që kemi marrë nga Europiani e në vazhdim. Kjo ka sjellë edhe mundësinë që Federata e Shqiptare e Futbollit të kërkojë të shpërblejë tifozët, për ndeshjet e “play off”-it me Poloninë me më shumë se 5% të biletave, që lejon rregullorja për ekipin udhëtues. Por nëse për ne është pozitive ulja e nivelit të gjobës, ndryshe ndodh me UEFA-n, gjoba mbetet ndëshkim për ta.
    Shqipëria e fundit në renditjen e bërë nga UEFA
    Në raportin e fundit për “fair-play” që ata kanë publikuar, ne jemi skuadra e fundit. Pra korrektesa e sjelljes së tyre kryesisht. Në raportin e UEFA-s thuhet: “Shqipëria, një vend që nuk ka asnjë klub në asnjë nga tre garat kryesore të UEFA-s për klube, pjesën më të madhe të 66 ndeshjeve të tyre përfshijnë ekipin kombëtar A dhe të moshave, ndeshjet e të cilat, në përgjithësi, ka një rezultat të ulët të “fair-play” me një vlerësim pikësh prej 6.774 të ndjekur nga Kroacia me 7.228 dhe Serbia me 7.239 pikë, si re vendet e fundit.” Sa i përket kryesimit të këtij klasifikimi sigurisht të parët janë vende me pak tifozë, nëse kanë, si Ishujt Faroe, që kryesojnë klasifikimin, Moldavia apo Kazakhistani, 3 vendet e para. Ndërkohë që numrin më të madh të ndeshjeve dhe skuadra e parë e madhe e klasifikimit është Anglia, e cila mban vendin e 6-të me 241 ndeshje dhe 8.717 pikë.
    Kosova me koeficient më të mirë se Shqipëria
    Kujtojmë që Kosova e ka koeficientin e saj 7.75, dukshëm më lart se Shqipëria (6.774) sa i takon “fair-play”-it. Kjo dhe për faktin e Kosova vitet e fundit ka çuar dy herë Ballkanin e tani së fundmi edhe Dritën në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Edhe përfaqësuesja kosovare ka përparuar mirë në garat ndërkombëtare, duke u ngjitur në Ligën e Kombeve dhe duke siguruar fitore të rëndësishme që e kanë rritur shumë vende në ranglistën e FIFA-s, për më tepër edhe Kosova është në “play-off” të Botërorit dhe do të ketë përballë fillimisht Sllovakinë.

  • Majk me projekt të ri, shihet në një set xhirimi misterioz

    Majk me projekt të ri, shihet në një set xhirimi misterioz

    Showbiz E Premte, 28 Nëntor 2025 19:08
    Majk ka ndezur menjëherë kuriozitetin e fansave të tij, pasi publikoi një foto bardhe-e-zi nga një set xhirimi, duke lënë të kuptohet se diçka e madhe po vjen shumë shpejt. Në imazh shihet një ambient i gjerë industrial me tavane të larta, një ekip i pozicionuar pranë një veture luksoze dhe një monitor profesional filmik që tregon se skena po realizohet me seriozitet të plotë.
    Reperi mjaftohet vetëm me dy fjalë “Së shpejti”, duke e lënë publikun të spekulojë nëse bëhet fjalë për një videoklip të ri, një bashkëpunim të shumëpritur apo një projekt krejtësisht surprizë.

    Majk nuk ka zbuluar asgjë më shumë, atmosfera në set dhe ekipi i angazhuar tregojnë se fansat mund të presin diçka me produksion të madh.

  • Mungoi 24 orë në shtëpi, zbulohet se ku qëndroi Alba

    Mungoi 24 orë në shtëpi, zbulohet se ku qëndroi Alba

    Showbiz E Hënë, 24 Nëntor 2025 21:46
    Alba krijoi një situatë të pazakontë në spektaklin e së premtes në ”Big Brother Kosova Vip 4”. Ajo shkaktoi një kaos në Prime, ku iu desh edhe të largohej nga shtëpia e famshme. Banorja mungoi 24 orë në shtëpi, dhe sonte në Prime u mësua se po qëndronte në një dhomë të emergjencës.
    Në pamjet e publikuara nga ky format, ajo shihet duke marrë trajtim nga mjekët. U pa se Alba ka qenë në një gjendje jo edhe aq të mirë, derisa u konsultua edhe me psikologë.

    Po ashtu Pollozhani i ka kërkuar falje edhe Alaudinit duke i thënë se nuk e kishte personale me të. Pritet të shihet tani se si do të jetë loja e Albës në vazhdim.

  • Alaudini jo vetëm në prezantimin e ”BBVK4”? Fotoja që po jep sinjale

    Alaudini jo vetëm në prezantimin e ”BBVK4”? Fotoja që po jep sinjale

    Showbiz E Martë, 4 Nëntor 2025 15:54
    Ende nuk ka një datë zyrtare kur do të nis ”Big Brother Kosova Vip 4”, por një foto e postuar në “Instastory” nga Alaudin Hamiti, e ripostuar menjëherë nga Jonida Vokshi, ka ndezur rrjetin dhe ka ngritur dyshimet se dyshja ikonike do të rikthehet sërish bashkë në prezantim.
    Edhe pse përgjatë kësaj kohe është folur për drejtimin e Bigut nga vetë Dini, dyshja shihet në një ambient elegant restoranti, përballë njëri-tjetrit, duke bërë një “cheers” me gota vere të kuqe. Në mbishkrim, Alaudini ka vendosur një zemër të bardhë dhe dy gota shampanje, një simbolikë që fansat e emisionit e kanë lexuar si konfirmim të qartë të bashkëpunimit të tyre të ardhshëm.

    Jonida nga ana e saj e ka ripostuar momentin me mbishkrimin “Cheers!”, duke e bërë pothuaj të pamundur që ky detaj të shihet si një takim i zakonshëm miqësor. Ky gjest i dyshes shihet si paralajmërim i heshtur për një rikthim. Në mungesë të një deklarate zyrtare nga produksioni, kjo foto ka mjaftuar për të ndezur entuziazmin e ndjekësve në rrjete sociale.

  • Fatos Nano përcillet në banesën e fundit, Rama e Kurti bëhen bashkë

    Fatos Nano përcillet në banesën e fundit, Rama e Kurti bëhen bashkë

    Nën tingujt e “My Way”, të Frank Sinatrës, arkëmorti me trupin e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano doli nga holli i Pallatit të Kongreseve, ndërsa familjarët, miqtë dhe deputetë socialist e ndoqën nga pas të shoqëruar nga muzika funebre.

    Qindra qytetarë të mbledhur në të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS. Pranë bashkëshortes së Fatos Nanos, shihet Linda Rama e cila mban afër Xhoanën, ndërsa kryeministri Edi Rama shihet në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut.

  • FOTOLAJM/ Përmbytet punishtja e urës së re të Ibrit në Mitrovicë

    FOTOLAJM/ Përmbytet punishtja e urës së re të Ibrit në Mitrovicë

    Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë. Siç shihet edhe në pamje, një sasi e madhe e ujit ka dëmtuar në vendpunishte.

    Mediat e kosovës shkruajnë se kjo është bërë me qëllim dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në punishten e urës së re. Nëpamje shihet një eskavator gati i mbuluar nga uji, si dhe shumë pajisje tjera i mori uji.

    Pjesa më e madhe e punishtes është përmbytur, pasi niveli i ujit është rritur në një pjesë të konsiderueshme.

  • Osmani: Është koha që Ballkani Perëndimor të shihet si potencial e jo si barrë

    Osmani: Është koha që Ballkani Perëndimor të shihet si potencial e jo si barrë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është koha që rajoni i Ballkanit Perëndimor të shihet nga Bashkimi Evropian si potencial e jo si barrë.
    Gjatë një bashkëbisedimi në një universitet në Berlin, Osmani tha se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të shihet si domosdoshmëri strategjike e vetë bllokut evropian dhe jo të varet nga çështjet politike që kanë shtetet individuale.
    “Mendoj se zgjerimi duhet të shihet nga një pikëpamje më e gjerë. Nëse e shihni Ballkanin Perëndimor si rajon, mendoj se është koha që ne të shihemi si potencial e jo si barrë”, tha Osmani.

    Ajo u pyet lidhur me një propozim të paraqitur së voni që shtetet e reja anëtare mund të pranoheshin, nuk do të kishin të drejta të plota si dhe nëse e përkrah heqjen e fuqisë së vetos brenda Këshillit të BE-së.
    Ajo tha se e favorizon këtë sepse, shtoi, “kemi parë shpesh kur një vend anëtar bllokon vullnetin e gjithë BE-së”.
    Presidentja e Kosovës tha se BE-ja duhet ta shohë Ballkanin Perëndimor si potencial, pasi rajoni, sipas saj ofron tri potenciale të rëndësishme: potencialin njerëzor, atë ekonomik dhe atë të sigurisë
    “Sa më shumë që rajoni ynë lëvizë drejt BE-së, aq më shumë do të ketë paqe dhe siguri. Dhe kjo është e mirë për gjithë BE-në dhe kontinentin”, tha Osmani.
    Presidentja Osmani tha se gjithmonë ka thënë se ka mbështetur që procesi i zgjerimit të bazohet në merita dhe shtetet duhet të përshtatin politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me të BE-së. Kosova, tha ajo, e ka përshtatur 100 për qind politikën e saj, duke përmendur sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
    Megjithatë, ajo tha se në rajon ka shtete që nuk veprojnë kështu – referencë për Serbinë, e cila pavarësisht se ka mbështetur rezoluta të Kombeve të bashkuara që dënojnë agresionin rus në Ukrainë, shteti refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës.
    “Nuk mund të ulesh në dy karrige njëherësh, nuk duhet të ketë një zonë gri”, porositi Osmani.
    Nga shtetet e Ballkanit, vetëm Kosova është prapa në rrugën evropiane, pasi është vendi i vetëm që nuk ka as statusin e vendit kandidat.
    Prishtina ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.
    Gjatë ligjëratës në këtë universitet, por edhe në bashkëbisedimin që pasoi, Osmani përsëriti akuzat Rusia po tenton të minojë demokracitë në Evropë.
    “Serbia, bashkëpunëtorja e Rusisë vazhdimisht tenton të minojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke mbështetur grupe kriminale dhe terroriste”, tha Osmani.
    Osmani së voni ka përsëritur qëndrimin e saj se Serbia dhe Rusia paraqesin kërcënim për Kosovën./rel

  • Alonso: Juve është skuadër e madhe, kjo ndeshje shihet si klasike e futbollit europian

    Alonso: Juve është skuadër e madhe, kjo ndeshje shihet si klasike e futbollit europian

    21 Tetor 2025

    14:21

    Alfred Lleshi

    Xabi Alonso, trajner i Real Madridit, foli në prag të ndeshjes së Champions-it kundër bardhezinjve italianë: “Juve është një skuadër e madhe, kjo ndeshje shihet si klasike e futbollit europian. Duam fitoren e tretë në Champions dhe mbështetjen e tifozëve tanë.”
    Për ndeshjen në Miami: “Klubi po mbron interesat e veta, do të shohim çfarë ndodh”. Për Vinicius: “Është një lojtar thelbësor. Jam i lumtur që po kënaqet dhe po ndihmon skuadrën. Duhet të mbetet i përqendruar”. Për Guler: “Ngjan me Guti dhe Ozil. Kur ai luan mirë, skuadra është më mirë”.
    Për Yildiz dhe Juven: “Duhet të kemi kujdes, sepse Juve do të jetë e zemëruar. Juventusi ka lojtarë që mund ta prishin ekuilibrin. Duhet ta drejtojmë lojën në anën tonë”. Yildiz ka pasur rritje të jashtëzakonshme, e njoh që nga Bayerni”.
    Për të dëmtuarit: “Alexander-Arnold dhe Carvajal po përpiqen, por Trent s’do të luajë”. Për Mbappé: “Është vendimtar, ka ndikim të madh dhe tani po funksionon perfekt”. Një vlerësim për portierin e vet: “Courtois është portieri më i mirë në botë”.

  • Takimi i kometave në qiell, si të sodisni spektaklin e tetorit

    Takimi i kometave në qiell, si të sodisni spektaklin e tetorit

    Dy kometa të zbuluara së fundmi do të përshkojnë qiellin duke ofruar spektakël gjatë këtij muaji.

    Trupat qiellorë përbëhen nga akulli, gazra të ngrirë dhe shkëmbinj dhe kur kalojnë pranë yjeve si Dielli, nxehtësia bën që të çlirojnë gaze dhe pluhur që krijon bishtin e tyre.

    Kometa C/2025 A6 Lemmon u vu re nga shkencëtarët më 3 janar, kurse C/2025 R2 SWAN është pikasur për herë të parë më 10 shtator, raporton CNN.

    Për ata që shijojnë peizazhet e qiellit, është një moment fantastik për të parë kometat me dylbi ose teleskop sepse të dyja kanë orbita të gjata, ovale dhe do të jenë pranë Tokës për pak kohë.

    SWAN nuk do të rishfaqet edhe për 650-700 vjet, kurse Lemmon do të zhduket për 1300 vjet

    “SWAN shihet vetëm herët në mbrëmje, sapo errësohet”, shkroi shkencëtari Quanzhi Ye në një email për CNN. “Lemmon shihet pak para agimit, por së shpejti do të mund të shihet vetëm në mbrëmje.”

    SWAN do t’i afrohet më shumë Tokës, 38.6 milionë kilometra më 20 tetor, kurse Lemmon 88.5 milionë kilometra më 21 tetor.

    Lemmon do të jetë më e dukshme për ata që jetojnë në hemisferën veriore, kurse SWAN në hemisferën jugore por edhe ajo do të duket në anën e kundërt.

    Lemmon do të përndizet pak më shumë në javët në vijim deri në fillim të nëntorit, ndërsa SWAN me gjasë do të zbehet së shpejti.

    Për t’i parë, njerëzit mund të përdorin dylbi dhe të qëndrojnë në një zonë të errët, larg ndotjes së dritës. Një mori aplikacionesh tregojnë edhe vendndodhjen e kometave në kohë reale. Madje, mund të shihen edhe me kamerën e celularit duke ndryshuar cilësimet për të zgjatur opsionin “exposure” në disa sekonda dhe ta drejtoni nga qielli.

  • “Me telefon në qeli”/ Berisha publikon FOTON e Vangjush Dakos

    “Me telefon në qeli”/ Berisha publikon FOTON e Vangjush Dakos

    Kreu i PD, Sali Berisha ka postuar së fundmi një foto në rrjetet sociale ku ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, shihet për “shtatë palë qejfe” duke “shijuar” ditët e fundit në qeli.
    Por, në këtë foto Dako nuk shihet i vetëm. Përpos shoqërisë së telefonit, në të njëjtin krevat me të qëndron edhe drejtori i Taksave në Durrës, Roni Shqipo, një emër ky i fundit i lakuar prej vitesh nga kryedemokrati dhe i akuzuar disa herë për “pazaret” e tij në shërbim të ish-kryebashkiakut Dako.
    “Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore”, shkruan Berisha krah fotos ku shihet Dako dhe Shqipo ndërkohë që e konsideron këtë trajtim si “special”. Pasi dhe dhoma ku është duke “vuajtur” dënimin ish-kryebashkiaku është shumë larg atyre që jemi mësuar të shohim. Në shërbim të ish-kryebashkiakut ka një krevat të rehatshëm e komod, perde dhe mjaftueshëm vend për të pritur edhe “mysafirët”.

    Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u rikthye në qeli më 21 shtator.  Pasditen e 16 shtatorit, Dako u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit pasi kaloi në aritmi. Pas vendimit të Apelit të GJKKO-së të cilët vendosën që të rikthejnë në qeli ish-kryebashkiakun, ky i fundit shfaqi përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe për këtë arsye u shtrua në spital.
    Ditë më parë Apeli konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë nga GJKKO, por sipas përllogaritjeve, Vangjush Dako do të vuajë vetëm 6 ditë në qeli, pasi një pjesë e ka kryer në paraburgim dhe katër ditë të tjera i kreu në spital. Vendimi në Apel u mor nga 3-shja e gjyqtarëve Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi.
    Kujtojmë që Vangjush Dako u arrestua në 6 qershor 2023, por u lirua në shkurt të vitit 2024 pasi i kaloi afati i paraburgimit dhe prej asaj kohe ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
    Vangjush Dako u dënua për shpërdorim detyre në 2 raste, në kohën që ushtronte postin e kryetarit të bashkisë së Durrësit. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati 12 vite më parë në Durrës, që u shemb nga tërmeti i vitit 2019. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Po kështu dhe vetë ndërtimi nuk ishte bërë sipas projektit të miratuar nga Bashkia Durrës.
    Ndërsa rasti tjetër i shpërdorimit të detyrës nga Dako lidhet me abuzimin me tenderin për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, të zbuluar nga KLSH, që I shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
    Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Vangjush Dakos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.