Tag: shihen

  • VIDEO shqetësuese: Tre punonjës të AMK-së fusin në “kurth” qenushin, momenti kur e helmojnë

    VIDEO shqetësuese: Tre punonjës të AMK-së fusin në “kurth” qenushin, momenti kur e helmojnë

    pamje nga video

    TIRANË- Një video shqetësuese, ku punonjës të Bashkisë shihen duke helmuar kafshët, është publikuar së fundmi në rrjet duke nxitur reagim dhe shqetësim për kafshët e papmbrojtura.
    Në videon e mëposhtme, shihen dy gra dhe një burrë, punonjës të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, të cilët kërkojnë një qen për ta helmuar. Dy gratë, punonjëse të AMK-së, bëjnë gati helmin dhe urdhërojnë burrin me iniciale Dh.P për të vepruar. Ndërsa, vetëm pas disa minutash, qenushi në fjalë shihet që ecën duke u lëkundur. Më pas, të tre ata, largohen të ndarë për të mos rënë në sy. Ndërkohë, burri Dh.P kthehet një ditë më pas për të parë nëse qeni kishte vdekur apo shpëtuar. Pasi sigurohet që qenushi nuk është më, ai njofton shefen e tij në telefon. Në atë moment, ai përballet me qytetarë të irrituar, të cilët e kanë identifikuar. 

    Helmimi i kafshëve endacake në rrugët e Tiranës po shndërrohet në një shqetësim serioz. Helmimet masive ndaj kafshëve janë të koordinuara nga institucionet në tentativë për të pastruar qytetet e tyre./ZËRI

  • VIDEO shqetësuese: Tre punonjës të AMP-së fusin në “kurth” qenushin, momenti kur e helmojnë

    VIDEO shqetësuese: Tre punonjës të AMP-së fusin në “kurth” qenushin, momenti kur e helmojnë

    pamje nga video

    TIRANË- Një video shqetësuese, ku punonjës të Bashkisë shihen duke helmuar kafshët, është publikuar së fundmi në rrjet duke nxitur reagim dhe shqetësim për kafshët e papmbrojtura.
    Në videon e mëposhtme, shihen dy gra dhe një burrë, punonjës të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, të cilët kërkojnë një qen për ta helmuar. Dy gratë, punonjëse të AMP-së, bëjnë gati helmin dhe urdhërojnë burrin me iniciale Dh.P për të vepruar. Ndërsa, vetëm pas disa minutash, qenushi në fjalë shihet që ecën duke u lëkundur. Më pas, të tre ata, largohen të ndarë për të mos rënë në sy. 
    Ndërkohë, burri Dh.P kthehet një ditë më pas për të parë nëse qeni kishte vdekur apo shpëtuar. Pasi sigurohet që qenushi nuk është më, ai njofton shefen e tij në telefon. Në atë moment, ai përballet me qytetarë të irrituar, të cilët e kanë identifikuar. 
    Helmimi i kafshëve endacake në rrugët e Tiranës po shndërrohet në një shqetësim serioz. Helmimet masive ndaj kafshëve janë të koordinuara nga institucionet në tentativë për të pastruar qytetet e tyre./ZËRI

  • Homazhet në nder të Fatos Nanos bashkojnë Kurtin dhe Ramën, shihen krah për krah

    Homazhet në nder të Fatos Nanos bashkojnë Kurtin dhe Ramën, shihen krah për krah

    Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti janë takuar këtë të dielë gjatë homazheve që po zhvillohen në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano. Pas përfundimit të fjalimit të Ramës, arkëmorti është transportuar nga Pallati i Kongreseve drej kryeminstrisë, kalimi i fundit i Nanos para institucionit që shërbeu për disa vite. 
    Rama dhe Kurti gjatë ceremonisë para Kryeministrisë janë takuar dhe kanë shkëmbyer disa fjalë. Ata shihen krah njëri-tjetrit teksa flasin. Teksa bisedojnë ata vazhdojnë ecjen drej Kryeministrisë. Pas kësaj ceremonie, Nano do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. 

  • Holanda voton për parlamentin, zgjedhjet test i rëndësishëm për ekstremin e djathtë

    Holanda voton për parlamentin, zgjedhjet test i rëndësishëm për ekstremin e djathtë

    Holandezët  i janë drejtuar sot kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat shihen si një test i rëndësishëm për forcën e ekstremit të djathtë në Evropë. Rreth 13.5 milionë qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa qendrat e votimit janë hapur në orën  7:30 dhe pritet të mbyllen në orën 21:00.
    Sipas sondazheve të fundit, politikani kundër emigracionit dhe islamit, Geert Wilders, është në një garë të ngushtë për të përsëritur suksesin e zgjedhjeve të dy viteve më parë me forcen e tij politike, Partia për Liri. Megjithatë, me më shumë se gjysmën e votuesve ende të pavendosur, rezultati pritet të jetë i paparashikueshëm.
    Të gjitha partitë tradicionale e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të ri me të, duke vlerësuar se Wilders është një partner që nuk mund t’i besojnë dhe se qëndrimet e tij janë të papranueshme.

    Sistemi i fragmentuar politik holandez nënkupton se asnjë parti nuk mund të arrijë të fitojë 76 mandatet  e nevojshme për të qeverisur vetëm, prandaj konsensusi dhe koalicionet janë të nevojshme.
    Rezultatet  zgjedhore në ekonominë e pestë më të madhe në Bashkimin Evropian – do të shihen si matës për fuqinë e ekstremit të djathtë, teksa parti të ngjashme në Francë, Gjermani dhe Britani, sipas sondazheve, janë në epërsi./vizionplus.tv

  • Të ndara nga fati, nënë e bijë shihen për herë të parë pas 29 vitesh!

    Të ndara nga fati, nënë e bijë shihen për herë të parë pas 29 vitesh!

    Historia që vjen në “Ka Një Mesazh Për Ty” këtë të diel ka nisur 4 vite më parë kur Rukija i kërkoi rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që të gjente vajzën e saj. Bëhet fjalë për Lindën, vajzën që për shkak të rrethanave, moshës së re e varfërisë, Rukija u detyrua ta braktiste. Ajo nuk ka ditur asgjë për fatin e së bijës për plot 29 vjet, por e ka menduar çdo ditë, edhe pse ka krijuar një jetë tjetër.

    Linda u birësua në moshën 3-vjeçare nga një familje në Francë që i ka dhënë gjithë dashurinë e mundshme. Babai birësues, Filipi, e ka shoqëruar për të mësuar historinë dhe për të takuar nënën biologjike. Linda ka qëndruar deri në këtë moment pas murit në studio duke dëgjuar rrëfimin e Rukijes, e përlotur dhe e prekur, pa mundur ta shohë ende.

    Rukija nuk e ka ditur këtë derisa Ardit Gjebrea e njofton se në publik ndodhet Filipi, i cili dëshiron ta njohë dhe e takon. Ata ndodhen pranë njëri-tjetrit dhe është momenti që nënë e bijë, të ndara prej vitesh, të shihen për herë të parë, në një moment që duket sikur koha ndal.

    E përlotur, Linda thotë e përlotur se ç’mendon për gjithë situatën.

    “Jam e lumtur që njoha pak më shumë historinë time. Nuk di çfarë të them”, ndërsa më pas shkon drejt Rukijes për ta përqafuar.

  • Militantët e Hamasit ekzekutojnë shtatë persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin

    Militantët e Hamasit ekzekutojnë shtatë persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin

    Hamasi ka ekzekutuar 7 persona me pretendimin se kanë bashkëpunuar me Izralelin.
    Mediat e huaja raportojnë se ekzekutimet janë kryer të hënën (13 tetor).
    Në një video të publikuar, ata shihen të gjunjëzuar ndërsa pas tyre shihen ushtarë që presin t’i qëllojnë me armë pas shpine.
    Sipas disa burimeve palestineze të dhjetëra njerëz janë vrarë në përleshjet midis ushtarëve të Hamasit dhe grupeve rivale vetëm gjatë ditëve të fundit.

  • Monarkët

    Monarkët

    Daut Dauti

    Kjo është fotografi e vitit 1910 ku shihen monarkët e 9 vendeve evropiane në Londër me rastin e varrimit të mbretit britanik Edward VII. Në këmbë, nga e majta, shihen mbreti i Norvegjisë, Bullgarisë, Portugalisë dhe Algarvit, Gjermanisë dhe Prusisë, Greqisë dhe Belgjikës kurse ulur janë: mbreti i Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Danimarkës.

    Nëse monarkët e këtyre shteteve dëshirojnë të fotografohen përsëri në Londër tashti me rastin e varrimit të Elisabeth II, do të mungojë mbreti i Bullgarisë, Greqisë, Portugalisë dhe i Gjermanisë.

    Megjithatë, sot në botë pak kush e di që Norvegjia, Danimarka, Belgjika e Spanja kanë mbretër. Për disa arsye shtypi botëror përqëndrohet vetëm në monarkinë britanike.