Tag: shifrën

  • Këto pjata nëpër botë kapin shifrën 35.000 dollarë

    Këto pjata nëpër botë kapin shifrën 35.000 dollarë

    Nga ëmbëlsirat që i gatuajmë në përditshmërinë tonë, e deri tek variacionet me ingredientët që gjenden kudo në markete, hotele apo restorante në botë e kthejnë një kokërr vezë në vlerën 30 lekë të reja, në një omëletë 2.000 dollarëshe. 

    Duhet të keni dëgjuar për “Grand Velar Taco” që kap shifrën 25.000 dollarë, apo për picën 12.000 mijë dollarëshe “Louis XIII”. Çfarë ndjell kuriozitet tek njerëzit është pikërisht elementi që i bën këto pjata të kushtojnë mijëra. 

    Në rastin e pudingut të çokollatës 35’000 dollarë nga Chef Marc Guibert në “Lindeth Howe Country House Hotel”, ingrendientët që përdoren përfshijnë çokollatën ultra-ekskluzive “Amadei Porcelana” si edhe fletë ari të ngrënshme. “Fortress Stilt Fisherman Indulgence” shitet për rreth 14.500 dollarë ne Sri Lanka dhe kombinon shijet e kasatës italiane me likere premium, “Irish Cream Mousse” dhe kurorëzohet me një figurë çokollate dhe gur të çmuar si “Aquamarine”. 

    Herën tjetër kur të konsumoni një picë “Margarita” me çmimet e arsyeshme të Tiranës, sigurohuni ta shijoni mirë. Sepse Chef Renato Viola nuk kursehet për variacionin e tij 12.000 dollarësh të picës “Margarita”, ku bën bashkë caviar “Béluga”, “Ossetra” dhe “Sevruga”, arragostë dhe copëza floriri njëzet e katër karatsh. 

  • Zgjedhjet e 11 majit, sa i kushtoi PD-së fatura për Chris LaCivita?

    Zgjedhjet e 11 majit, sa i kushtoi PD-së fatura për Chris LaCivita?

    Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, është paguar për konsulencën e tij 139,111,686 lekë.

    Kjo sipas shifrave zyrtare të deklaruara në KQZ nga Partia Demokratike ditën e sotme.
    Sipas raportit zyrtar të KQZ, PD ka kryer katër pagesa për kompaninë e LaCivita, ku e para mban datën 11.02.2025, me një faturë që kap shifrën 482.000.00 lekë.
    Fatura e dytë paguar kompanisë së LaCivita, mban datën 24.03.2025, më shifrën 146.168.6 lekë.
    Fatura e tretë është paguar në datën 16.03.2025, më shifrën 459.500.00 lekë.
    Ndërsa fatura e fundit për kompaninë me emrin ‘Advancing Strategies’, e LaCivita, mban datën 26.05.2025, me shifrën 435.000.00 lekë.
     

    Top Channel

  • Liverpool vendos shifrën rekord për Isak, duket e pamundur që Newcastle ta refuzojë

    Liverpool vendos shifrën rekord për Isak, duket e pamundur që Newcastle ta refuzojë

    19 Gusht 2025

    20:45

    Telesport

    Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle, por klubi i kuq po punon për një ofertë rekord në drejtim të suedezit.
    “The Sun” raporton se po përgatit një ofertë prej 155 milionë eurosh, që duket e vështirë të refuzohet nga Newcastle. Brenda 48 orëve të ardhshme pritet mësohet përfundimisht fati i sulmuesit suedez, i cili nga e tij i ka bërë të ditur klubit aktual se dëshiron vetëm transferimin te Liverpool.
    Përveç Isak, Liverpool po punon edhe për transferimin e Marc Guehi nga Crystal Palace. Marrëveshja mes palëve pritet të rarrihet për shifrën 40-45 milionë euro.
    Në rast se Liverpool konkretizon transferimin e Isak dhe Marc Guehi, atëherë shifra e shpenzuar në merkaton e kësaj verë nga kampioni në fuqi i Anglisë do të arrintë mbi 550 milionë euro.

  • Liverpool “pa frena”, kalon shifrën e 300 milionë eurove me 4 transferime

    Liverpool “pa frena”, kalon shifrën e 300 milionë eurove me 4 transferime

    Ekziston një merkato dhe pastaj ekziston merkatoja e Liverpool-it. Ajo që po ndodh këtë verë me kampionin aktual të Premier League është drejt një rekordi. “Reds” nuk janë hedhur pa kriter duke blerë lojtarë masivisht. Aspak. Investimet e tyre kanë qenë të menduara mirë, të matura dhe të shtrenjta, mbi të gjitha të shtrenjta.
    Ekipi anglez ka kaluar shifrën e 300 milionë eurove vetëm me 4 transferime. Pa dyshim, një “bast” milionësh që nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. Arne Slot mund të jetë i kënaqur. Pronësia i ka plotësuar dëshirë pas dëshire, pa u shqetësuar shumë për milionat e paundëve që kushtonin lojtarët në listë.
    Shuma më e madhe është shpenzuar për Florian Wirtz. Mesfushori gjerman i Leverkusenit u bë një obsesion për anglezët, të cilët përfundimisht shpenzuan rreth 125 milionë euro të garantuara, plus bonuse të përshtatshme. Bayern Munich, që kishte nisur garën për mesfushorin gjerman, nuk e arriti atë shumë dhe të kuqtë bënë transferimin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.
    Dy mbrojtës anësorëNë shumën milionëshe për Wirtz duhen shtuar përforcimet në mbrojtje, konkretisht në krahë. Frimpong ishte i pari që erdhi përkundrejt 40 milionë eurove që Liverpool-i derdhi në arkën e ekipit gjerman. Holandezi, i rritur në akademinë e City, do të jetë “pronar” i krahut të djathtë pas largimit të Trent Alexander-Arnold drejt Real Madridit.
    Pasi “blindoi” krahun e djathtë të mbrojtjes, Liverpool-i u fokusua te krahu i majtë, me Milos Kerkez. Mbrojtësi i majtë hungarez, që shkëlqeu te Bournemouth, u transferua për pak mbi 45 milionë euro. Një tjetër shpenzim i madh.
    SulmuesiNë fund, dhe pasi tentuan transferimin e Isak (për të cilin Newcastle kërkonte rreth 150 milionë euro), skuadra e Slot mori shërbimet (ende jo zyrtare) të Ekitiké nga Eintracht Frankfurt për 90 milionë euro të garantuara, plus 5 milionë bonuse.
    Me ardhjen e sulmuesit, Liverpool-i ka kaluar shifrën e mbi 300 milionë eurove shpenzime, një shifër e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh se ende kanë mbetur 6 javë nga limiti i transferimeve verore.
    Në thelb, Liverpool-i po bën një merkato rekord me 4 blerje kryesore, duke shpenzuar mbi 300 milionë euro për të forcuar skuadrën.