Tag: shifrat

  • Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr nuk ia dalin, eleminohen në gjysmëfinalen e Champions-it nga ekipi japonez

    Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr nuk ia dalin, eleminohen në gjysmëfinalen e Champions-it nga ekipi japonez

    30 Prill 2025

    20:28

    Telesport

    Al Nassr e mbyll rrugëtimin saj në Champions League në gjysmëfinale, aty ku u eleminua nga japonezët e Kawasaki Frontale. Ndeshja e zhvilluar në “King Saud Universit” në Riyadh solli 5 gola, por në fund ishin japonezët ata që festuan dhe shkuan në finale.
    Japonezët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 10-të me Tatsuya Ito, Al Nassr barazoi përkohësisht shifrat me golin e Sadio Mane në minutën e 28-të, por japonezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ozeki në minutën e 40-të.
    Në pjesën e dytë, të dyja ekipet shënuan dhe nga një gol. Në minutën e 75-të, Akihiro Ienaga shënoi golin e tretë, por e gjithë merita ishte e Erison, i cili bëri gjithçka vetë dhe në fund asistoi për shokun e skuadrës. SHIKOGOLIN
    Al Nassr do të ngushtonte shifrat me supergolin e Yahya nga distanca. SHIKOGOLIN Rezultati përfundimtar Al Nassr-Kawasaki Frontale 2-3. Klubi japonez do përballet në finalen e madhe ndaj një tjetër klubi arab, ndaj Al ahli, i cili eleiminoi në gjysmëfinale Al Hilal me shifrat 3-1. Një zhgënjim shumë i madh për Cristiano Ronaldon, i cili sërish nuk fiton asnjë trofe as këtë sezon me Al Nassr.

  • Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikon shifrat e dëbimeve, 142 mijë emigrantë të jashtëligjshëm të dëbuar që nga ardhja e Trump

    Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikon shifrat e dëbimeve, 142 mijë emigrantë të jashtëligjshëm të dëbuar që nga ardhja e Trump

    Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi sot se autoritetet kanë dëbuar më shumë se 142,000 emigrantë pa dokumente që kur presidenti, Donald Trump mori detyrën.

    Kjo shifër është pak më e lartë se numri i njoftuar nga cari kufitar i Shtëpisë së Bardhë, Tom Homan, dje.
    Të dhënat federale të imigracionit shpesh luhaten dhe shifrat e dëbimeve të reklamuara nga administrata përfshijnë të gjitha agjencitë e përfshira në riatdhesime, jo vetëm Imigracionin dhe Zbatimin e Doganave.
    Për vite me radhë, agjenci të shumta brenda Departamentit të Sigurisë Kombëtare kanë riatdhesuar njerëz. Kjo përfshin Doganën dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së dhe Rojën Bregdetare të SHBA-së, e cila kthen njerëzit e ndaluar në det.
    Shifrat nga agjencitë e përfshira nga ardhja në detyrë e Trump:
    CBP: 66,939
    ICE: 65,682
    Vetë-largime të njohura: 9,136
    Roja Bregdetare e SHBA-së: 371
    Dëporimet e ICE-së ende mbeten prapa krahasuar me këtë kohë vitin e kaluar nën presidentin, Joe Biden, por një faktor kyç atëherë ishte numri më i lartë i kaluesve të kufirit që nxit riatdhesimet e ICE-së.
    Shifrat e fundit pasqyrojnë sfidat me të cilat përballet ende administrata Trump, ndërsa përpiqet të kapërcejë burimet dhe personelin e kufizuar federal në dispozicion për të arrestuar njerëz në brendësi të SHBA-së dhe për t’i dëbuar ata.

    Top Channel

  • PSG fiton në “Emirates” dhe është me një këmbë drejt finales, por “qan” Ousmane Dembele-n (video)

    PSG fiton në “Emirates” dhe është me një këmbë drejt finales, por “qan” Ousmane Dembele-n (video)

    U luajt sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së, ku kampionët e Francës fituan me rezultatin minimal 0-1.
    Një kundërsulm i shpejtë i francezëve në minutën e 3-të, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë, francezët kanë kërkuar penallti në minutën e 15-të, ku Jurrien Timber pati një kontakt me Kvaratskhelia-n, duke e ndalur me krah gjeorgjianin brenda zonës, por arbitri kryesor Slavko Vincic ishte i prerë në vendimin e tij duke vazhduar normalisht lojën.SHIKORASTIN
    Pjesa e parë u mbyll 0-1 për PSG-në. Pjesa e dytë ka nisur direkt me gol, ku vendasit kanë barazuar shifrat 1-1 me Mikel Merino, spanjolli shënoi me kokë pas krosimit të Declan Rice nga goditja e dënimit. Por gëzimi dhe festa e Arsenal-it zgjat shumë pak, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran dhe anullon golin për shkak të pozicion jashtë loje të Merino-s.  Vendimi ishte i drejtë, siç duket dhe në pamjen më poshtë.

    Në minutën e 55-të, Arsenali pati shansin e artë të barazonte shifrat, por goditja e Leandro Trossard u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Gigio Donnarumma, një pritje e jashtëzakonshme italianit. SHIKORASTIN
    Në minutën e 70-të, Ousmane Dembele lë fushën e lojës i dëmtuar dhe në vend të tij futet Bradley Barcola. Ende nuk dihet sa serioz është dëmtimi i Dembele, por sigurisht që e ka bërë Luis Enriuque-n me dhimbje koke. Sulmuesi francez po kalonte një super formë, gjë që e tregoi edhe sonte për aq sa luajti, ky dëmtim mund t’i kushtojë shumë në Champions League, pasi gara për titull në Francë është mbyllur.
    Në minutën e 84-të, Goncalo Ramos i future në fushë në gjysmën e dytë të pjesës së dytë godet traversën. SHIKORASTIN Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. PSG fiton 0-1.
     

  • Salah: Shifrat e mia të këtij sezoni flasin vetë, ja çfarë i thashë trajnerit kur erdhi këtu

    Salah: Shifrat e mia të këtij sezoni flasin vetë, ja çfarë i thashë trajnerit kur erdhi këtu

    Më 28 gola dhe 18 asiste në 34 ndeshje, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah është simboli i triumfit të Liverpool në Premier League këtë sezon. Sukses që erdhi pas fitores 5-1 ndaj Tottenham ditën e diel.
    “Është e pabesueshme të fitojmë me tifozët tanë. Është 100% më mirë se herën e fundit. Tani kemi një grup të ndryshëm, kështu që të tregojmë se mund ta bëjmë përsëri është diçka e veçantë“, tha për Sky Sports, Mohamed Salah.
    Egjiptiani vlerësoi jashtëzakonisht shumë punën e trajnerit Arne Slot, në sezonin e tij të parë në këtë klub. “Ai është shumë i ndershëm. Holandezët janë mjaft të fortë, por ai na e bëri jetën më të lehtë. Jam i lumtur që fituam këtu në Anfield”, tha Salah.
    “Mund t’i shihni shifrat e këtij sezoni dhe meritë për këtë ka edhe trajneri. Nuk kam pse të mbrohem aq shumë tani, taktikat janë mjaft të ndryshme. Bisedova me trajnerin e ri kur erdhe dhe ai më dëgjoi”, shtoi egjiptiani.
    Salah zbulon kërkesën që i bëri Slot: “I thashë atij për sa kohë që më lë të pushoj në mbrojtje, unë do të kujdesem për sulmin. Kështu që, jam i lumtur që e bëra këtë. Ai më dëgjoi dhe mund t’i shihni rezultatet”.
    “Kur luan në Premier League duhet të dish si të mbrohesh, por i thashë se mund të vëmë bast se do të bëja disi diferencën. Shifrat e mia të asistimeve tregojnë se mund të krijosh raste edhe në këtë mënyrë”, tha Mohamed Salah.

  • Ferran Torreeeeees! Barcelona barazon shifrat 5 minuta para fundit (video)

    Ferran Torreeeeees! Barcelona barazon shifrat 5 minuta para fundit (video)

    26 Prill 2025

    23:50

    Telesport

    Po luhet në “Estadio de La Cartuja” finalja e madhe e Kupës së Mbretit në Spanjë, mes Barcelona dhe Real Madridit. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 30-të, ku pas një topi të gjatë të mrrë nga Cubarsi, Lamine Yamal asiston bukur për Pedrin, mesfushori dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    Kylian Mbappe ka barazuar shifrat 1-1 në minutën e 70-të, francezi i futur në fushën e lojës ekzekutoi një goditje perfekte dënimi duke dërguar topin në rrjetë.
    Në minutën e 77-të, Arda Guler kroson nga goditja e këndit, Aurelien Tchouaméni dërgon me kokë topin në rrjetë duke kaluar Realin në avantazh.
    Barcelona nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 85-të me Ferran Torres, i cili shënoi pasi mori një top të gjatë nga Lamine Yamal dhe përfitoi nga një dalje e gabuar e Thibaut Courtois. SHIKOGOLAT

  • Fund dramatik në “El Clasico”, katalanasit pretendojnë për penallti! Arbitri ndryshon mendim pasi pa pamjet në ekran

    Fund dramatik në “El Clasico”, katalanasit pretendojnë për penallti! Arbitri ndryshon mendim pasi pa pamjet në ekran

    Fund dramatik në “El Clasico”. Koha e rregullt është mbyllyr në shifrat 2-2 dhe ndeshja shkon në kohën shtesë prej 30 minutash. Në minutën e fundit, Raphinha ka një kontakt brenda zonës me Raul Asenscio-n, arbitri fillimisht akordon penallti.
    Ndërhyn VAR, pas disa minutash tension, arbitri sheh vetë pamjet në ekran dhe anullon penalltinë e dhënë pak më parë dhe ndëshkon me karton të verdhë për simulim Raphinha-n. SHIKORASTIN
    Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 30-të, ku pas një topi të gjatë të mrrë nga Cubarsi, Lamine Yamal asiston bukur për Pedrin, mesfushori dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    Kylian Mbappe ka barazuar shifrat 1-1 në minutën e 70-të, francezi i futur në fushën e lojës ekzekutoi një goditje perfekte dënimi duke dërguar topin në rrjetë.
    Në minutën e 77-të, Arda Guler kroson nga goditja e këndit, Aurelien Tchouaméni dërgon me kokë topin në rrjetë duke kaluar Realin në avantazh.
    Barcelona nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 85-të me Ferran Torres, i cili shënoi pasi mori një top të gjatë nga Lamine Yamal dhe përfitoi nga një dalje e gabuar e Thibaut Courtois.
    SHIKOGOLAT

  • Gruda hyn nga stoli dhe ndihmon ekipin të përmbysë rezultatin, realizon dy asiste në minutat e fundit të ndeshjes

    Gruda hyn nga stoli dhe ndihmon ekipin të përmbysë rezultatin, realizon dy asiste në minutat e fundit të ndeshjes

    Brajan Gruda ka pasur një ndikim mjaft pozitiv në lojën e Brajtonit ditën e sotme. Bardheblutë janë përballur me Uest Hemin, të cilin e kanë mposhtur në minutat e fundit të lojës. Lojtari me origjinë shqiptare ka hyrë në fushë në minutën e 82-të, por ka ditur si të jetë protagonist në pak minutat që kishte në dispozicion.
    Në minutën e 89 dha një pasim me kokë në zonë për Mitomën, i cili barazoi shifrat në 2-2. Ndërkohë në minutën e 92-të pasoi shkurt për Balebën, që më pas me një goditje spektakolare nga distanca përmbysi shifrat në 3-2 për Brajtonin. Këta të fundit gjenden në vendin e 9 në renditje, 9 pikë larg një bilete për në Ligën e Europës. /Sport Ekspres/

  • Vatikani nxjerr shifrat: 200 mijë njerëz të mbledhur për funeralin e Papa Françeskut

    Vatikani nxjerr shifrat: 200 mijë njerëz të mbledhur për funeralin e Papa Françeskut

    Vatikani ka publikuar shifrat e pjesëmarrësve në funeralin e Papa Françeskut.
    Sipas autoriteteve rreth 200 mijë njerëz po marrin pjesë në këtë ceremoni mortore. Ata janë vendosur në sheshin e Shën Pjetrit dhe në rrugët përreth.
    Ndërkohë policia italiane ka përditësuar shifrat që nxorri më parë duke thënë se numri përllogaritet te 150 mijë, ndërsa 50 mijë prej tyre janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.
    Kujtojmë se rreth 50,000 njerëz erdhën në funeralin e Papa Benediktit XVI në vitin 2023, ndërsa rreth 300,000 morën pjesë në atë të Papa Gjon Palit II në 2005.

  • Premtimi për energjinë: Shifrat që sfidojnë narrativën qeveritare

    Premtimi për energjinë: Shifrat që sfidojnë narrativën qeveritare

    Premtimi për energjinë: Shifrat që sfidojnë narrativën qeveritare

    Në fushatën zgjedhore të këtij viti, energjia është kthyer në një nga kartat më të forta të komunikimit të Kryeministrit Edi Rama. Me tone triumfale, ai ka deklaruar se për herë të parë, qeveria e tij ka rritur prodhimin e energjisë elektrike dhe kapacitetet prodhuese në vend. Një narrativë që synon të tregojë Shqipërinë si një fuqi të re energjetike në rajon dhe që i shërben strategjisë më të gjerë politike të “Pasaportës Europiane”.

    Por faktet zyrtare e bëjnë të vështirë besimin te kjo fabul. Shifrat e vetë KESH-it tregojnë se nga viti 2013 deri në 2024, kapaciteti publik i prodhimit të energjisë elektrike është rritur fare pak: nga 1527 megavat orë në 1563 megavat orë. Një rritje simbolike që nuk mbështet narrativën e një revolucioni energjetik.

    Për më tepër, një pjesë e madhe e hidrocentraleve që gjenerojnë energjinë në vend janë në pronësi private dhe nuk kanë asnjë detyrim të shesin energjinë për konsumatorin shqiptar. Pra, edhe pse Shqipëria prodhon më shumë, qytetarët dhe bizneset vazhdojnë të përballen me çmime të larta dhe import të domosdoshëm të energjisë elektrike.

    Premtime të vjetra në ambalazh të ri

    Në analizën e deklaratave të Kryeministrit ndër vite, vihet re një tjetër dukuri: premtimet për kapërcimin e varësisë nga importi i energjisë janë përsëritur çdo dy apo tre vite. Në 2020-n, në 2021-in dhe sërish në 2024-ën, Rama ka premtuar se do të ndërtohet Skavica – diga që do ta bëjë Shqipërinë të pavarur energjetikisht. Por projekti mbetet ende në letër.Po kështu, investimet që sot paraqiten si arritje të qeverisë aktuale, si Hidrocentrali i Moglicës apo ai i Peshqeshit, janë rezultat i kontratave dhe iniciativave të firmosura përpara ardhjes së kësaj qeverie në pushtet. Në disa raste, edhe vetë Rama e ka quajtur projektin Devoll si “kënetë” – një përçmim i hershëm ndaj një projekti që sot prezantohet si sukses.

    Realiteti i një tregu të deformuar

    Një pjesë tjetër e rëndësishme e çështjes lidhet me mënyrën se si është strukturuar tregu i energjisë. Me një pjesë të madhe të prodhimit në duart e privatëve, dhe me kompanitë publike që shpeshherë detyrohen të blejnë energji me çmime më të larta në bursë, konsumatori i zakonshëm dhe buxheti i shtetit janë ata që paguajnë faturën.

    Në vitin 2022, Shqipëria prodhoi 193 mijë megavat energji, ndërkohë që vetëm 25% e saj u përdor për nevojat e brendshme. Për pjesën tjetër, qeveria pagoi 100 euro për megavat në bursë, ndërkohë që çmimi mesatar në atë kohë ishte 271 euro. Kjo diferencë, sipas raportit, mbulohet me taksa të posaçme apo subvencione që dalin nga xhepat e qytetarëve.

    Ndërkohë, OSHEE deklaroi se ka arkëtuar 1.2 miliardë euro në një vit, kryesisht nga përpjekjet për të ndëshkuar familjet e varfra që nuk paguanin energjinë, por edhe nga masa të tjera si pagesa për faturat e prapambetura dhe lufta ndaj informalitetit.

    Në fund të ditës: Kujt i shërbejnë këto shifra?

    Nëse do të besojmë narrativën e qeverisë, Shqipëria është në prag të një epoke të re energjetike. Por kur shohim dokumentet zyrtare, vështirë të mos lindë pyetja: pse në 2021 u premtua fundi i importit dhe në 2024 vazhdon të premtohet e njëjta gjë?

    Përballë këtij diskursi, i vetmi bilanc real janë faturat e shqiptarëve dhe mungesa e transparencës mbi atë që ndodh me vërtet në sektorin e energjisë. Dhe pikërisht aty qëndron përgjegjësia më e madhe e çdo qeverie: jo vetëm të prodhojë më shumë, por të shpërndajë më ndershëm.

    /Emisioni “Piranjat”

  • Dinamo fitore spektakolare me Vllazninë, Egnatia përmbys Partizanin dhe shkon në finale

    Dinamo fitore spektakolare me Vllazninë, Egnatia përmbys Partizanin dhe shkon në finale

    Adriatik BALLA
    Kupa e Shqipërisë njohu mbrëmë finalistët e saj për këtë sezon, ku dy ekipet që do ta diskutojnë trofeun janë Dinamo Siti dhe Egnatia. Ishte vërtet një mbrëmje emocionuese ajo e djeshmja, pasi duelet e kthimit gjysmëfinal dhuruan spektakël në lojë e në rezultat, ku ra në sy fitorja e Dinamos ndaj Vllaznisë me shifrat 4-3, duke dëshmuar se “nëndetësja” ka shanse reale për të fituar trofeun e kupës këtë sezon dhe nëpërmjet saj të shkojë direkt në Ligën e Konferencës.
    Kurse ndeshja tjetër, ajo mes Partizanit dhe Egnatias u mbyll pas 120 minutash të forta, por me përmbysje nga rrogozhinasit (0-2), që sollën eliminimin e Partizanit. Padyshim, një ndeshje ku fituesi nuk gjykohet, kurse “demat e kuq”, po shkojnë drejt një sezoni të dështuar nëse nuk ia dalin të fitojnë titullin nëpërmjet formulës “Final Four”. Kurse Egnatia, me fitoren e djeshme ndaj Partizanit futet në valle seriozisht për të fituar të dy trofetë, si kampionatin, ashtu dhe Kupën e Shqipërisë, për të përsëritur në këtë formë suksesin e vitit të kaluar ku rrogozhinasit bënë dopietë trofesh.
    7 gola në 90 minuta, Dinamo kapërcen Vllazninë dhe shkon në finale
    Blutë dinamovitë kaluan në avantazh me Mandelën në të 17-ën dhe Zabërgja dyfishoi shifrat në të 36-ën. Kështu u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë rezultoi e çmendur për të dyja skuadrat. Mandela dhe Zabërgja realizuan sërish në të 48-ën dhe 60-ën duke i dërguar shifrat në 4-0. Por Vllaznia nuk u dorëzua teksa gjeti golin e parë me Grudën në të 72-ën dhe më pas realizoi kapiteni Balaj në të 80-ën. Kahrimanoviç realizoi në të 86-ën dhe shkodranët shpresuan se mund të barazonin por nuk patën më forca për shënuar. Kështu merr fund ëndrra e Vllaznisë për trofeun e Kupës. Duhet thënë se dueli i djeshëm u shoqërua edhe me tensione.
    Kështu, pasi skuadrat u drejtuan në dhomat e zhveshjes, te tribuna”VIP” ka plasur sherri mes dy tifozerive. Në këto moment u desh ndërhyrja e forcave të rendit, të cilët kërkuan të nxirrnin jashtë stadiumit pas incidentit. Kjo situatë ka sjellë edhe agravimin e presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferri, i cili nuk ishte dakord me vendimin e forcave të rendit për të nxjerrë jashtë stadiumit tifozët e Vllaznisë.
    Partizani eliminohet, në finale shkon Egnatia
    Kryedueli i djeshëm gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë ishte ai mes Partizanit dhe Egnatias. Dueli i parë gjysmëfinal mes tyre ishte luajtur dy javë më parë në Rrogozhinë dhe ishte fituar 2-1 nga Partizani. Të kuqtë shiheshin favoritë për të shkuar në finale me atë fitore, por nuk ndodhi kështu. “Demat e kuq” u eliminuan dje dhe Egnatia e realizoi misionin e përmbysjes, edhe pse për ta bërë realitet këtë ëndërr u deshën të luhen 120 minuta. Ndeshja e rregullt u mbyll 1-0 për rrogozhinasit, që shënuan me anë të Xhemajlit në minutën e 77-të.
    Ky gol bëri që shifrat në total të barazoheshin dhe me përfundimin e kohës së rregullt u desh të luhej koha shtesë për të përcaktuar fituesin. Rrogozhinasit shënuan pas 3 minutash që kishte nisur koha shtesë, me anë të Gundo, dhe ai rezultat nuk ndryshoi deri në fund. Për pasojë, në finale shkon Egnatia, kurse Partizani eliminohet pa shkëlqim.