Tag: shifrat

  • KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja në orën e parë të votimit

    KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja në orën e parë të votimit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para për pjesëmarrjen në zgjedhjet që po mbahen sot.

    Në orën e parë të votimit që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 1.81% nga 937 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.
    Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje të lehtë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja në orën e parë të votimit ka qenë 3.37%.

    Top Channel

  • Partizani përmbys Dinamon, “demat e kuq” marrin vendin e 3-të në “Abissnet Superiore”

    Partizani përmbys Dinamon, “demat e kuq” marrin vendin e 3-të në “Abissnet Superiore”

    Ka përfunduar sot derbi për vendin e 3-të dhe të 4-t të “Abissnet Superiores”. Sfida mes Dinamos dhe Partizanit ka përfunduar me shifrat 1- në favor të “demave të kuq”. Dinamovitët kaluan të parët në epërsi, duke gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës.
    Ishte Dejvi Bregu ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 16 të takimit. Por në minutën e 38 Malaj ktheu sërish baraspeshën, ndërsa në të 46-n Guxhufi përmbysi shifrat në ato përfundimtare, 1-2. Partizani renditet kështu i 3-ti në “Abissnet Superiore”, ndërsa Dinamo në vendin e 4-t./Sport Ekspres/

  • Al Nassr i bën “gropën vetes” në pjesën e dytë, Al Ittihad më afër titullit (video)

    Al Nassr i bën “gropën vetes” në pjesën e dytë, Al Ittihad më afër titullit (video)

    7 Maj 2025

    22:01

    Telesport

    Supersfida e ligës arabe mes Al Nassr dhe Al Ittihad ka dhuruar spektakël të vërtetë ashtu siç edhe pritej. Vendasit e nisin në mënyre perfekte ndeshjen duke gjetur golin që në minutën e dytë, ku Sadio Mane përfiton nga gabimi i mbrojtësit mik dhe dërgon topin në rrjetë.
    Në minutën e 37-të, Al Nassr gjen edhe golin e dytë, Sadio Mane bën gjithçka bukur dhe asiston për Yahya, i cili dyfishon shifrat. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për të zotët e shtëpisë.
    Pjesa e dytë nis shkëlqyeshëm për Benzema me shokë, të cilët barazojnë shifrat duke shënuar 2 gola në 3 minuta. Fillimisht Karim Benzema shënon me kokë në minutën 49-të, pas krosimit të Al Oboud. Në minutën e 52-të ishte radha e francezit tjetër N’Golo Kante, i cili barazoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë. Përmbysja e madhe e miqve do të vinte në minutën e 94-të me golin e Aouar. Rezulati përfundimtar, Al Nassr-Al Ittihad 2-3.
    Pas humbjes së sotme, Al Nassr i ka dhënë fund shpresave për titullin kampion pasi është 11 pikë larg vendit të parë që mbahet pikërisht nga Al Ittihad. Kur duhen edhe 4 javë nga fundi, Al Nassr renditet në vendin e katërt duke rrezikuar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ri, pasi kualifikohen vetëm 3 vendet e para të kampionatit. Duhet përmendur që Cristiano Ronaldo bëri një ndeshje shumë të dobët sot.
    SHIKOGOLAT

  • E FUNDIT/ Interi shkon në finale, eleminon Barcelonën pas spektaklit të 7 golave

    E FUNDIT/ Interi shkon në finale, eleminon Barcelonën pas spektaklit të 7 golave

    Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Zikaltrit kanë eleminuar Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 7-6. Italianët kaluan të parët në epërsi me anë të Lautaro Martinezit në minutën e 21-të, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë ishte Çalhanogluja ai që dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.
    Katalanasit u përgjigjën menjëherë në pjesën e dytë të lojës. Garcia në minutën e 54-t dhe Dani Olmo vetëm 6 minuta më vonë kthyen sërish baraspeshën. Rafinja përmbysi shifrat në minutën e 87, por kur pritej vërshëllima përfundimtare Açerbi tundi rrjetën dhe e dërgoi ndeshjen në shtesa. Në minutën e 99 Fratezi shënoi golin e kualifikimit, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-3./Sport Ekspres/

  • Inter eliminon Barcelonën në një përballje që do mbahet mend gjatë dhe pret biletën për në finale (video)

    Inter eliminon Barcelonën në një përballje që do mbahet mend gjatë dhe pret biletën për në finale (video)

    Inter është finalisti i parë i këtj sezoni të Champions League. Zikaltrit kanë eliminuar Barcelonën pas dy përballjeve që do mbahen mend gjatë nga të gjithë dhe presin biletën për në finalen e madhe, e cila do luhet më 31 mja në “Allianz Arena” në Munich. Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë, ku rezultati përfundimtar shënoi 3-3, edhe sot në “San Siro” pamë një ndeshje spektakolare që nga minuta e parë e deri në fund, e cila po ashtu regjistroi shifrat 3-3 gjatë kohës së rregullt. Në kohën shtesë prej 30 minutash, Interi shënoi golin e katërt që vulosi kualifikimin për në finale.
    Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të, Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.
    Menjëherë pas golit të Interit, katalanasit janë hedhur në sulm, gjatë një aksioni të shpejtë, futbollistët e Barcelonës pretendojnë për prekje me dorë të Acerbit brenda zonës, por arbitri kryesor i takimit, Szymon Marciniak, vazhdoi normalisht ndeshjen.
    Në fund të pjesës së parë, Cubarsi pengon brenda zonës Lautaro Martinez, ndërhyn VAR, arbitri Szymon Marciniak shikon pamjet dhe akordon penallti për zikaltrit. Topin e merr i zakonshmi Hakan Calhanoglu, i cili tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë për Interin. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për zikaltrit.
    Nëse në pjesën e parë dominoi Interi, në të dytën ndodhi e kundërta. Pjesa e dytë në “San Siro” ka nisur shumë vrullshëm, katalanasit fillimisht ngushtuan shifrat me golin e shënuar nga Eric Garcia në minutën e 53-të. Një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes zikaltër, bën që Barcelona të shënojë dhe të rihapë takimin.
    Por Barcelona nuk mjaftohet me kaq, pas 5 minutash gjen golin e barazimit. Dani Olmo përfiton nga përgjumja e mbrojtjes zikaltër dhe dërgon topin me kokë në rrjetë pas asistit të Gerard Martin.  Minutat e mbetura folën vetëm për katalanasit dhe mundi i tyre u shpërblye në minutën e 88-të, ku Raphinha shënoi golin e përmbysjes së madhe. Tentativa e parë e brazilianit u ndal nga Sommer, por jo e dyta, topi përfundon në rrjetë dhe Barcelona feston golin e tretë.
    Kur katalanasit po bëheshin gati të nisin festën, Inter gjen forcën dhe barazon shifrat me Acerbi-n. Një top i gjatë i Sommer dhe Dumfries përfiton nga një gabim fatal i Gerard Martin, holandei pason në zonë ku Acerbi bën rolin e sulmuesit dhe dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 3-3. Duke ditur që edhe ndeshja e parë ka përfunduar po në barazim 3-3, sfida shkon në shtesën prej 30 minutash.
    Spektakli nuk mungoi as në kohën shtesë. Në minutën e 98-të, Thuram merr një e nga një pas vetes mbrojtësit e Barcelonës, francezi pason për Taremi brenda zonës, ky i fundit asiston për Davide Frattesi, i cili me një goditje të bukur dërgon topin në rrjetë dhe kalon Interin në avantazh 4-3.
    Barcelona bën gjithçka të barazojë shifrat po nuk ia del dot. Inter fiton përfundimisht 4-3 dhe shkon në finalen e Champions League.
    SHIKOGOLAT

  • Inter luan vetëm pjesën e parë, “fiket” në të dytën! Barcelonës i “shpëton” finalja në minutën e fundit

    Inter luan vetëm pjesën e parë, “fiket” në të dytën! Barcelonës i “shpëton” finalja në minutën e fundit

    Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë, ku rezultati përfundimtar shënoi 3-3, edhe sot në “San Siro” pamë një ndeshje spektakolare që nga minuta e parë e derië fund, e cila po ashtu regjistroi shifrat 3-3.
    Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të, Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.
    Menjëherë pas golit të Interit, katalanasit janë hedhur në sulm, gjatë një aksioni të shpejtë, futbollistët e Barcelonës pretendojnë për prekje me dorë të Acerbit brenda zonës, por arbitri kryesor i takimit, Szymon Marciniak, vazhdoi normalisht ndeshjen.
    Në fund të pjesës së parë, Cubarsi pengon brenda zonës Lautaro Martinez, ndërhyn VAR, arbitri Szymon Marciniak shikon pamjet dhe akordon penallti për zikaltrit. Topin e merr i zakonshmi Hakan Calhanoglu, i cili tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë për Interin. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për zikaltrit.
    Nëse në pjesën e parë dominoi Interi, në të dytën ndodhi e kundërta. Pjesa e dytë në “San Siro” ka nisur shumë vrullshëm, katalanasit fillimisht ngushtuan shifrat me golin e shënuar nga Eric Garcia në minutën e 53-të. Një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes zikaltër, bën që Barcelona të shënojë dhe të rihapë takimin.
    Por Barcelona nuk mjaftohet me kaq, pas 5 minutash gjen golin e barazimit. Dani Olmo përfiton nga përgjumja e mbrojtjes zikaltër dhe dërgon topin me kokë në rrjetë pas asistit të Gerard Martin.  Minutat e mbetura folën vetëm për katalanasit dhe mundi i tyre u shpërblye në minutën e 88-të, ku Raphinha shënoi golin e përmbysjes së madhe. Tentativa e parë e brazilianit u ndal nga Sommer, por jo e dyta, topi përfundon në rrjetë dhe Barcelona feston golin e tretë.
    Kur katalanasit po bëheshin gati të nisin festën, Inter gjen forcën dhe barazon shifrat me Acerbi-n. Një top i gjatë i Sommer dhe Dumfries përfiton nga një gabim fatal i Gerard Martin, holandei pason në zonë ku Acerbi bën rolin e sulmuesit dhe dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 3-3. Duke ditur që edhe ndeshja e parë ka përfunduar po në barazim 3-3, sfida shkon në shtesën prej 30 minutash.
    SHIKOGOLAT

  • Spektakli vazhdon edhe në shtesë, Frattesi kalon në avantazh Interin dhe e afron me finalen (video)

    Spektakli vazhdon edhe në shtesë, Frattesi kalon në avantazh Interin dhe e afron me finalen (video)

    Spektakli nuk mungoi as në kohën shtesë. Në minutën e 98-të, Thuram merr një e nga një pas vetes mbrojtësit e Barcelonës, francezi pason për Taremi brenda zonës, ky i fundit asiston për Davide Frattesi, i cili me një goditje të bukur dërgon topin në rrjetë dhe kalon Interin në avantazh 4-3. SHIKOGOLIN

  • Me mendjen tek Arsenal, PSG “prish” garën për Champions League në Ligue 1

    Me mendjen tek Arsenal, PSG “prish” garën për Champions League në Ligue 1

    3 Maj 2025

    19:07

    Telesport

    Me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Arsenal-it për gjysmëfinalen e Champions League, PSG është mundur 2-1 nga Strasbourg, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në Ligue 1.
    Serinë e golave e hapi Lucas Hernandez me një autogol në portën e tij, ndërsa Lemarechal dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, PSG ngushtoi shifrat me golin e Bradley Barcola në minutën e 46-të.
    Rezultati përfundimtar 2-1 për Strasbourg, i cili me këtë fitore shkon në vendin e katërt, vend që të kualifikon në play-off për Champions League për sezonin e ardhshëm. Gara për zonën Champions është shumë e fortë në Ligue 1, janë 6 ekipe në garë për 3 bileta dhe rivalët e Strasbourg shpresonin që PSG të fitonte sot, por mendja e parizienëve është diku tjetër.
    Humbja e sotme është e dyta rresht për këtë sezon në Ligue 1 për PSG-na, humbja e parë në kampionat erdhi javën e kaluar ndaj Nice, me shifrat 1-3 në “Parc des Princes”.
    SHIKOGOLAT

  • SYRI TV/ Propaganda 3D e Ramës për pensionet/ Pensionistët: 300 euro? Do i marrim kur të shkojmë në Tufinë!

    SYRI TV/ Propaganda 3D e Ramës për pensionet/ Pensionistët: 300 euro? Do i marrim kur të shkojmë në Tufinë!

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pensioni mesatar në Shqipëri është 300 euro, ose e thënë ndryshe që çdo pensionist merr sot pagesë mujore 300 mijë lekë. Por propaganda me grafikë “3D” ka revoltuar të moshurit, të cilët deklarojnë se jo që nuk i marrin 300 euro, por përkundrazi situata e tyre është rënduar edhe më shumë. Shifrat e shpikura nga kryeministri janë hedhur poshtë edhe nga ekspertët, të cilët flasin për një tjetër panoramë dhe zhytje të pensionistëve në mjerim për shkak edhe të rritjes së çmimeve.

    Gazetare Dafina Kola, Syri TV

    Pasi u tha nga Kukësi qytetarëve që të mos shohin situatën e rrënuar ekonomike të tyre dhe vendit, por arritjet e tij ti shohin tek sondazhet e prodhuara nga mediat pranë tij, sot ka dal në fushatë me grafikë 3D, për të ilustruar sondazhet.

    Sot nga Berati, kryeministri u shpreh e pensionistët marrin 300 euro pension në muaj, dhe në vitin 2030 pensioni minimal do të bëhet 200 euro dhe mesatari në 400 euro.

    Por siç sondazhet, edhe grafikëve, me të cilat kryeministri deformon realitetin,  përgjigjen ja japin vetë të moshuarit.

    Të pyetur nëse realiteti është ky që tregon kryeministri, pensionistët shprehen të revoltuar për këtë manipulim, pasi pensionet e tyre janë shumë herë më të ulëta.

    Unë marr 16 000 lekë.

    Rama është i gjatë dhe rrenat i kap lart.

    Ilaçet, të hash e të pish nuk del asgjë.

    “Do ta marrim kur të shkojmë në Tufinë’ thonë pensionistët. 

    Por jo vetëm qytetarët edhe ekspertët e ekonomisë tregojnë një tjetër panoramë të situatës së pensioneve.

    Një prej ekonomisteve më të mira në vend, Irena Beqiraj, gjithashu një prej ish-zyrtareve më të larta të qeverisë së Edi Ramës, bazuar në shifrat zyrtare jep një panoramë krejt ndryshe.

    Sipas Beqirajt, jo vetëm që pensionet nuk janë në shifrat që flet kryeministri, por edhe rritja është disa herë më e vogël. Bazuar në shifrat zyrtare, pensioni mesatar në Shqipëri në vitin 2020 ishte 14,974 lekë dhe sot në vitin 2025 është 19 mijë lekë dhe jo 300 euro sa thotë kryeministri.  Rritja e pensionit mesatar në 5 vite përllogaritet në 27.5%.

    Por nëse këtë rritje do ta krahasojmë me vlerën direkte, krahasuar me rritjen e çmimeve, rezulton që pensionet jo që nuk janë rritur, por faktikja është se pensionet janë ulur.

    Nga krahasimi i çmimeve rezilton se rritja e çmimeve të ushqimeve edhe pijeve joalkoolike në mars 2025, krahasuar me 2020 është plot 37.4%. Pra vetëm nga kjo përllogaritje e thjeshtë e bërë nga Beqiraj, rezulton se pensionet jo që nuk janë rritur por janë ulur me 7 përqin, e kjo e ndjerë direkt në xhepat e qytetarëve.

    Nëse do të llogarisnim këtu edhe zhvlerësimin e euros, që ndikon direkt në remitancat që fëmijët dërgojnë tek prindërit e tyre, vetëm në 5 vitet e fundit situata ekonomike e pensionistëve është rënduar ndjeshëm.

  • Ferran Torreeeeeeeees! Barcelona barazon shifrat ndaj Inter-it, kombinim spektakolar Pedi-Rpahinha-Torres

    Ferran Torreeeeeeeees! Barcelona barazon shifrat ndaj Inter-it, kombinim spektakolar Pedi-Rpahinha-Torres

    30 Prill 2025

    21:43

    Telesport

    Po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës, sfida e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it. Supersfida ka nisur direkt me gol dhe janë zikaltrit ata që kanë gjetur të parët rrjetën.
    Pas një kundërsulmi të shpejtë,  Danzel Dumfries kroson në zonë për Marcus Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte, që në sekondën e 33-të. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 20-të, Inter shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit, Acerbi me kokë asiston për Danzel Dumfries, holandezi dërgon topin në rrjetë me stil “gërshëre”. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 24-të, Barcelona kundërpërgjigjet me Lamine Yamal, djaloshi spanjoll shënon një gol shumë të bukur.  SHIKOGOLIN
    Në minutën e 38-të, Barcelona barazon shifrat me Ferran Torres. Një top i bukur i Pedri-t në zonë për Raphinha-n, braziliani asiston me kokë për Torres, i cili dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. SHIKOGOLIN