Tag: shfaqje

  • Liljana Kalleshi, “mbretëresha” e cirkut shqiptar

    Liljana Kalleshi, “mbretëresha” e cirkut shqiptar

    Nga Faik Sadiku
    Një emër i shquar, për ata që kanë bërë histori, i shtohet rubrikës sime të shkrimeve. Bëhet fjalë për artisten e cirkut shqiptar, me nivelet e larta ndërkombëtarë në ekzekutimin e ushtrimeve të vështira e spektakolare, Liljana Kalleshi. Dje më 18 maj artistja pati ditëlindjen. Në këtë datë ka ditëlindjen edhe djali i saj, Endriti, ndaj familja Kalleshi ka dy gëzime në një ditë. Liljana lindi në vitin 1951, në Sarreq, me nënën me orgjinë nga Podgorica, e nga babai me origjinë nga Paci i Tropojës. Liljana e vogël e nisi dhe e përfundoi 8-vjeçaren në “Vasil Shanto”. Ajo shkollë ishte vatër e gjimnastikës, me një palestër bashkëkohore për kohën. Në atë palestër Lili bëri hapat e parë drejt mjeshtërisë.
    Që e vogël ajo dallohej në mes moshatareve të saj si një balerinë e vërtetë. Si një vajzë me talent ajo spikat që në klasë të parë. Pas një viti, ajo nisi të demonstrojë në mënyrë të vetëdijshme ushtrime akrobatike, salto, ekuilibër, e sparkatën. Mjeshtëria e Liljanës në balet, por dhe në cirk, nga dita në ditë merr përmasa të një profesionisteje, e kur mbush 10 vjeç ajo tregoi hegjemoni në ushtrimet akrobatike të asaj periudhe, në raport me shoqet e tjera. Në ushtrimet dhe performancën e saj ra në sy talenti, me numra akrobacie në natyrë, si një talent i vërtetë e si një perëndeshë fluturuese, e një mjeshtre në akrobaci. Po atë vit Liljana, thirret te “Shtëpia e Pionierit”, një vatër me talente në të gjitha sportet. Ajo hyri atje nga pasioni për baletin, por doli prej saj si një perëndeshë e cirkut.
    Në momentet e para, ajo stërvitej nga instruktorja Roza Xhuxha, një emblemë e kinematografisë shqiptare, dhe një shkodrane e bukur. Që në javët e para Liljana u bë princeshë e shtëpisë së pionierit në balet, e dallohej mbi të gjitha vajzat. Mrekullia, inteligjenca, guximi, e performanca në interpretim të baletit, por dhe e akrobacisë, përplasi në mes tyre dy instruktorët, Xhuxhen e baletit, e Myftar Tafilin e akrobacisë, zbulim i Liljanës, i cili triumfoi dhe e afroi pa mëdyshje, pranë cirkut në teatrin “Migjeni”. Ishte 10 vjeç, kur për herë të parë ajo takohet me “legjendën” e shtangës, Faruk Kalleshi, një kampion i madh. Oferta për të shkuar në teatër e lumturoi Liljanën.
    Sapo shkon në shtëpi, takon të ëmën, dhe i thotë dua të bëhem akrobate. Por nëna, nuk i kthen përgjigje, se duhej të marrë aprovimin, nga babai, i cili u kthye në darkë. Pas lutjeve nga e ëma, babai e miratoi kërkesën e Liljanës, që fluturoi nga gëzimi. Kjo i dha një forcë e kurajo të kalojë drejt mjeshtërisë. Ajo shpejt e kuptoi se ishte padrone e artit të akrobacisë. Shfaqjen e parë të akrobacisë, Liljana e vogël e realizoi te shtëpia e pionierit. Pas 6 muaj stërvitje intensive, nga “Shtëpia e Pionierit”, instruktor Myftari, e dërgon  te “Teatri Migjeni”, në ekipin e akrobacisë, aty ishte Faruk Kalleshi.
    Sukses pas Suksesi
    Kalimi në “Teatrin Migjeni”, ishte një stad i ri, i kapërcimit profesional për akrobaten e vogël, se në krahë të saj qëndronte Faruku, i cili i jepte siguri e guxim në ekzekutimin e ushtrimeve, që entuziazmonin pa masë spektatorin shkodran. Një jehonë në interpretim ka bërë një numër ekuilibri me dy gota, në ballin e Lilit, duke bërë një lëvizje të vështirë plastike në ekuilibër. Këtë numër të vështirë, ajo e kish përvetësuar nga filmi “Cirku nëpër Botë”, që e përvetësoi menjëherë në mendje, për ta ekzekutuar shkëlqyer e më vonë duke mahnitur spektatorët. Pas numrit me dy gota, ajo realizoi një tjetër performancë më të vështirë ekuilibri, duke shtuar dhe 8 gota, numër të cilin e kishte parë te një cirk rus.
    Suksesi ishte i paparë. Spektakolare ishte futja dyfish nga prapa, thyerje plastike në valixhe që mbahej nga Faruku, ai dukej sikur po nisej për udhëtim, në një skeç bashkë me Tano Banushin. Kur valixhja u hap, dhe Lili mezi mori frymë, ajo doli në formë gjarpri, emocionet dhe entuziazmi përshkuan sallën nga spektatorët. Bëmat artistike të Lilit, kishin arritur kulmin, ajo ishte e aftë të realizonte numra të kalibrit të lartë, të artistëve të cirkut botëror. Nga shfaqja në shfaqje ajo fitoi një siguri absolute në ekzekutimin e ushtrimeve të vështira të nivelit të lartë ndërkombëtar. Kjo bëri që shumë shpejt ajo të fitojë statusin e krijueses së ushtrimeve të reja, madje të firmoste në bordero honoraret si krijuese. Në jetën personale lidhja e Lilit me Farukun po ecte mjaft mirë, sepse Lili e Faruku kishin lindur për njeri tjetrin.
    Drejtuese në teatrin “Migjeni”
    Kështu rrodhën ngjarjet. Ajo, pas tre muajsh drejtim profesional, kaloi direkt si drejtuese e grupit të madh në Teatër, me 40 antarë, ku shumica ishin më të mëdhenj se ajo në moshë. Në atë kohë, shoku i saj i cirkut, Faruk Kalleshi, shkon ushtar te “Partizani”, në vitin 1965. Për Lilin vetëm 14-vjeçare, largimi i Farukut për në kryeqytet ja vështirësoi disi ecurinë e saj, por ajo nuk u step. Ajo ishte edukuar të mos merrte asnjë vendim pa u konsultuar me Farukun, por mungesa e kampionit e bëri më të fortë. Falë karakterit, ajo ia doli të marrë vendimet e vetme. Puna në cirk nga Shtëpia e Pionierit në Teatrin “Migjeni”, i jepnin forcë asaj, por nga ana tjetër fshihte në vetvete, një harresë tinzare e zyrtarëve të asaj kohe, që kishte të bënte në përkrahjen e artistëve të mëdhenj, por për Lilin kjo ishte një harresë e qëllimshme, duke e lënë atë në vështirësi ekonomike të familjes së saj. Nga kjo harresë, e nga kushtet e vështira ekonomike, e vetëm 15 vjeçare, ajo u detyrua të punonte në lavanderi të qytetit ku lante rroba, por kurrë nuk u ankua. Pasdite shkonte në stërvitje, në shfaqje, te shtëpia e Pionierit, e në mbrëmje shpesh herë te teatri “Migjeni”, sigurisht me honorare.
    Në shfaqje merr pjesë Enver Hoxha
    Kështu vazhdoi me ditë e net, por në një mbrëmje të vitit 1968, në Shkodër u dha njoftimi se do vinte Enver Hoxha. Ai do merrte pjesë në një shfaqje në “Teatrin Migjeni”. Sipas skenarit të numrave të cirkut, numri i Lilit ishte caktuar në fund të shfaqjes. Kur i vjen çasti fatlum i daljes së Lilit në skenë, e më pas numrat akrobatikë të ekzekutuar me mjeshtëri nga ajo, bëri që spektatori shkodran të shpërthejë në brohoritje “bravo, bravo”, për disa minuta. Kjo i tërhoqi vëmendjen Enver Hoxhës, i cili në mes ovacioneve të spektatorit shkodran ngrihet në këmbë, e me duartrokitje përgëzon artisten e shkëlqyer shkodrane ndërkohë ajo përgëzonte gjithë publikun për duartrokitjet. Emocionet e asaj mbrëmje ishin të jashtëzakonshme, ndërsa Enver Hoxha pyeti njërin prej zyrtarëve të qytetit e pikërisht Bilal Parrucën, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të asaj kohe, kush është kjo vajzë e talentuar, e ku punon. Bilali i zënë ngushtë i përgjigjet Enverit se kjo vajzë punon në lavanteri, lan rroba.
    Udhëheqësi i thotë, mos bëni më këto gabime, menjëherë dërgoje në vendin ku e meriton. Një talent si kjo vajzë nuk na lejohet ne ta shikojmë në një punë të rëndomtë. Të nesërmen Bilal Parruca thërret Liljanën në zyrë. Ai i zënë ngushtë, i thotë që sot je caktuar të punosh në Teatrin “Migjeni” me rrogë të plotë, e do trajtohesh me ushqim në turizëm, pa dallim me sportistët e tjerë të elitës. Të nesërmen ajo hyn në teatër, aty u publikua i plotë vlerësimi i Enver Hoxhës në librin e përshtypjeve, me këto fjalë. “Më pëlqeu shfaqja, por më shumë numri i cirkut të akrobates së talentuar Liljana Musaja Paci, artiste e madhe e cirkut. Pas kësaj shfaqje Liljanës i hapet porta për suksese, të jashtëzakonshme. Tani ajo ishte me të drejta të plota pjesë e estradës profesioniste e Teatrit “Migjeni”. Në një shfaqje të estradës së Shkodrës në kryeqytet, pas disa ushtrimeve spektakolare që ekzekutoi, juria e festivalit nderon me titull “Laurat i Republikës”. Pas këtij suksesi, Liljanës ju afrua një  punë në kryeqytet, por ajo nuk pranoi. Por shpesh herë ajo udhëtonte në kryeqytet të jepte shfaqje te cirku i Tiranës.
    Traumë pas një shfaqjeje
    Kush jeton me sportin, apo në rastin e Liljanës me cirkun, luan me rrezikun. Ishte dhjetori i vitit 1968, “mbretëresha” e cirkut shqiptar Liljana Kalleshi, pas një ekzekutimi të numrit të vështirë, bie nga një lartësi e konsiderueshme e pëson një frakturë në kockën e këmbës. Ashtu e dëmtuar, por me ndihmën e Farukut, ajo u ngrit në këmbë duke përshëndetur spektatorët. Të nesërmen ajo futi këmbën në allçi. Pas një muaji, Faruku kthehet nga shërbimi ushtarak 3-vjeçar, e shumë shpejt Liljana kurorëzohet në përjetësi si nusja e Farukut, me të cilin, u bënë me dy fëmijë, vajzën Anila e djalin, Endriti. Me lindjen e Anilës pas një viti e gjysmë martesë me Farukun, për Liljanën shfaqjet në teatër po vështirësohen, por grupi artistik i teatrit e kishte të pamundur të udhëtojë pa Lilin. Kur Anila u bë dy muajshe, Lili kishte dy javë që kishte nisur stërvitjen e vërtetë. Pas një pune intensive, ajo e ktheu trupin në parametra optimale, e u nis drejtë Tiranës në festivalin e estradave profesioniste. Aty ajo konkurroi e vetme në akrobaci dhe ishte pikërisht pas asaj shfaqje, ku Liljana me Tano Banushin nderohen më të mirët e festivalit.
    Me lindjen e djalit, Endritit, me 18 maj, ajo largohet përgjithnjë nga skena, duke lënë nga pas një arsenal suksesesh gjatë karrierës së saj artistike si profesioniste e Teatrit “Migjeni”. Për nivelet e larta të saj në artin e bukur te cirkut, ajo është nderuar me shumë çmime e medalje të ndryshme si: 1.“Laurat i Republikës”; 2.“Medalje Naim Frashëri” klasi parë; 3.Për mjeshtërinë e saj artistike, ajo mban titullin “Prengë Jakova” nga Bashkia Shkodër; 4.Medalje “Naim Frashëri i Artë”; 5.Me meritë mban titullin “Mjeshtër i Madh”; 6.Pa dyshim “Nderi i Qarkut Shkodër”; 7.Origjina nga babai e nderon “Qytetare nderi e Tropojës”; 8.Presidenca e nderon “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.  Ky arsenal medaljesh e vendosë Liljanën, si një ndër artistet me nivelet më të larta të artit shqiptar, por e lënë qëllimisht në pluhurin e harresës nga instancat e larta shtetërore e burokrate të vendit tonë, ndaj me bindje të plotë e them se, për merita të saj në art, Liljana meriton pension të veçantë, për të vendosur në vend autoritetin e saj.

     
     
     
     

  • “Kandidatët e PD-së kanë dhuruar një shfaqje të shëmtuar”, Balluku thirrje qytetarëve: Përdorni votën tuaj!

    “Kandidatët e PD-së kanë dhuruar një shfaqje të shëmtuar”, Balluku thirrje qytetarëve: Përdorni votën tuaj!

    Drejtuesja politike e PS në Fier, Belinda Balluku, hodhi votën pak minuta më parë. Ajo u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të votojnë, duke u ndalur te votuesit për herë të parë.
    Sa i përket deklaratave të PD-së, Balluku u shpreh se nuk janë të vërteta, teksa theksoi se kandidatët e opozitës kanë dhënë një shfaqje të shëmtuar me presionet dhe tensionet.
    Balluku: Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre dhe mos ta çojnë dëm. Drejtuesit politikë kanë për detyrë të drejtojnë qarkun e tyre. Unë kam qenë e zënë duke ndjekur procesin. Nuk ka qenë një proces i qetë, edhe pse kandidatët e PS janë treguar korrektë. Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste për sjelljen shembullore, gjë që nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera. Unë dua të them që ne flasim me fakte, me vota. E keni parë se si kandidatët e Partisë Demokratike kanë dhunuar gjithçka nga Kodi Zgjedhor. Kemi parë një shfaqje shumë të shëmtuar në Vorë. Janë futur në QV dhe kanë bërë presion. Ne do të bëjmë atë që parashikon ligji. Sa i përket deklaratave të PD-së, nuk kanë asnjë pikë të vërtetë. Unë i bëj thirrje gjithë votuesve për herë të parë që të dalin të votojnë, sepse këto zgjedhje janë për ta më shumë se për këdo tjetër.

    /vizionplus.tv
     

  • “Po jep shfaqje të shëmtuara në fushata”/ Përplasja në Elbasan, analisti Çupi: Dhuna në PD, ciklike…

    “Po jep shfaqje të shëmtuara në fushata”/ Përplasja në Elbasan, analisti Çupi: Dhuna në PD, ciklike…

    Teksa iu referua përplasjes në Elbasan, ku mbeti i plagosur, djali i deputetit demokrat, Luçiano Boçi Analisti Frrok Çupi thotë se dhuna në PD është ciklike. Në një intervistë televizive analisti u shpreh se PD po jep shfaqje të shëmtuara në fushata.
    “Është ciklike, që kur ka lindur PD, ka lindur me dhunën. Dhuna është kthyer në bërthamën e vet, PD është vetëm dhunë. Dhuna po ushtrohet brenda për brenda PD. Ky është biri i një politikani të dhunshëm. PD e ka jetë dhunën. PD është duke u përçarë dhe po përçahet një e keqe. Mund të ndodhë që, mund të kishim frikë gjatë periudhës 2 ditore nga zgjedhjet, që mund ta nxjerrin dhunën jashtë shtëpisë, por pak gjasa ka. Vetë PD, në vitet e para, menjëherë zbriti në dhunë, pas ’90. Të thuash PD sot, është të thuash një oaz ku është mbledhur sekti më i keq. Më shumë shpresoj, por ka edhe një realitet. Teksa shoqëria është e shëndetshme, do hapë rrugë. Por këta kanë mbetur aq pak. Këta, fjalën e parë kanë armën”, theksoi Çupi.

  • Enke Fezollari çon “Kosovën” në zemër të Athinës

    Enke Fezollari çon “Kosovën” në zemër të Athinës

    Artist me perspektivë të thellë politiko-shoqërore, Enke Fezollari rikthehet në skenë me komedinë e mprehtë “Fluturimi/Kosovë” të dramaturgut të njohur kosovar Jeton Neziraj, e cila do të shfaqet nga 3 maji në Teatrin Noūs–Creative space në Athinë.Enke Fezzollari, me një përvojë si aktor në skena të rëndësishme si Teatri Kombëtar dhe Teatri i Botës së Re, si dhe si regjisor me një seri veprash të larmishme në Greqi dhe jashtë saj, ka firmosur produksione që prekin çështje të ndjeshme sociale dhe politike, që nga “Hamleti” te “Virgjëresha të betuara” të Elvira Donnes në Festivalin e  Athinës, nga “Apologjia e vërtetë e Sokratit e deri te “Parada” e Anagnostakit.Shënja e tij regjisoriale ndërthur saktësinë dramatike, humorin vetëpërçmues dhe kritikën sociale, me një theks të veçantë tek identitetet, fuqia dhe konflikti i individit me Historinë shkruan DiasporaShqiptare.Këtë herë, ai trajton një vepër që e sjell qytetarin dhe artistin bashkëkohor ballkanik në një përballje të sikletshme me pushtetin shtetëror, nacionalizmin dhe imperativat hipokrite të “pavarësisë”. Një interpretim-koment mbi manipulimin kulturor dhe nevojën për një zë autentik, të pavarur në art shkruan DiasporaShqiptare.NgjarjaJemi në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku aktorët po bëjnë prova në kushte të vështira për shfaqjen “Në pritje të Godos”. Papritur, përmes Sekretarit të Sportit, u njoftohet nga Kryeministria se duhet të përgatisin një shfaqje të re, të shkruar nga regjisori, që do të tregojë të gjithë historinë e Kosovës dhe do të prezantohet në ditën e Pavarësisë – kurdo që të ndodhë, pasi është “sekret shtetëror”. Dhe aventura fillon me heronjtë: një zonjë udhëheqëse që ëndërron të luajë Scarlett O’Hara në Broadway, një udhëheqës dekadent që pi raki, luan Lear-in dhe mashtron gruan e tij, një regjisor ëndërrimtar që dëshiron suksesin dhe aspiron të bëhet drejtor artistike, një teknik skene që dëshiron të bëhet një Hero ose Diplomat dhe një sekretar sporti që dëshiron të bëhet Ministër e Kryeministër … i cili – pavarësisht se çfarë ndodh- mbetet kryeministër.Shënimi regjisorial nga Enke FezollariMirë se vini në Ballkan: raki, argëtim, valle, dhimbje, këngë, gjak dhe dashuri. “Fluturimi/Kosova” është një shfaqje kosovare në zemër të Athinës. Tema e saj është një ngjarje që shpaloset pak ditë para shpalljes zyrtare të Pavarësisë së Kosovës, rajonit të fundit, të shkëputur të ish-Jugosllavisë. Një trupë artistësh të varfër rekrutohen “vullnetarisht”, duke braktisur provat e tyre për Godonë e Beketit, në mënyrë që të krijojnë një shfaqje nderimi për atë Ditë të Madhe. Shkrimtari Jeton Neziraj, me teknikën e teatrit brenda teatrit, ngre një komedi spartane, ku regjisori, aktorët dhe teknikët përpiqen të përputhin krijimin teatror, ​​rolet e reja dramatike, me urdhrat, plot idealizëm madhështor, që qeveritari promovon, duke sprovuar shumë përtej zotësisë së tyre teatrale, si zotësia dhe vetëdija e lirë e qytetarit. gjendjen e re të punëve. Trupa jonë, me sfondin e “Ballkanit tonë modern”, pasqyron me humor të bollshëm origjinal dhe satirë e autosarkazëm të pamëshirshëm, konceptet e Kombit, Pavarësisë, Lirisë, Vetëvendosjes, ndërgjegjes individuale dhe kolektive në epokën tonë të globalizuar.Me këtë “fluturim” bëjmë një udhëtim në Ballkan me një komedi të çmendur dhe të mprehtë që parodizon nacionalizmat, hasmëritë por edhe rrethimin e lirisë së Artit. Një teatër brenda teatrit, një pasqyrë e Historisë, ku e qeshura bëhet një armë kundër vuajtjeve të së shkuarës, me shpresën se mund të ndryshojmë të tashmen dhe të ardhmen nga një lak jo vetëm qesharak.

  • “Opera Gala” në Teatrin e Operës dhe Baletit, Reanto Zanella: Një shfaqje që ka në qendër një tematikë, dashurinë

    “Opera Gala” në Teatrin e Operës dhe Baletit, Reanto Zanella: Një shfaqje që ka në qendër një tematikë, dashurinë

    “Opera Gala” këtë mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një përmbledhje ariesh dhe duetesh nga veprat më të njohura të repertorit botëror, kjo shfaqje do të jetë dy mbrëmje në skenën e TKOB-së dhe në realizimin e saj janë 150 artistë. Orkestra Simfonike e TKOB, kori, trupa e baletit dhe solistët në “Operën Gala”. Dirigjent Sergio Alapont, koreograf dhe regjisor Renato Zanella. Nga ariet më të dashura të Mozart, Verdit, Puccini-t, Bizet, Offenbach, Lehar e Bernstein, deri te koreografitë mbi muzikën e Johann Strauss II vijnë në “Opera Gala”. Gjatë konferencës për mediat në TKOB u ndanë detaje mbi repertorin e pasur të galasë, bashkimin e të gjitha trupave artistike të TKOB-së në një produksion unik dhe emocionet që ky spektakël pritet të përcjellë.
    “Opera Gala” vjen me regji nga Reanto Zanella, i cili shprehet se është një shfaqje që ka në qendër dashurinë. “Kjo është një mënyrë për të celebruar muzikën dhe të gjithë artistët me një program shumë të mirë. Një gala jo si ato që jemi mësuar të shohim, ku marrin pjesë kori solistët baleti dhe muzika gjithashtu. Kemi Verdin, Puccini-n, Mozartin, Strauss dhe të gjithë këta vijnë në një shfaqje të vetme, një shfaqje që ka në qendër një tematikë, dashurinë, atë ndjenjë që vjen e shpërfaqur në forma të ndryshme nga secili kompozitor”, tha regjisori Renato Zanella. “Opera Gala” do të presë publikun e kryeqytetit dhe jo vetëm në datat 17 dhe 18 prill në orën 20.00. Pas dy mbrëmjeve me “Opera Gala” të tjera shfaqje dhe koncerte do të jenë në programin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

  • “Opera Gala” në skenën e TKOB, shfaqja vjen për publikun në 17 dhe 18 prill

    “Opera Gala” në skenën e TKOB, shfaqja vjen për publikun në 17 dhe 18 prill

    Në datat 17 dhe 18 prill, skena e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të përcjellë magjinë e tingujve klasike përmes shfaqjes “Opera Gala”.
    Si një përmbledhje ariesh dhe duetesh nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar, kjo shfaqje i ofron publikut një udhëtim përmes emocioneve të Verdit, Puccinit, Mozart si dhe kompozitorëve të tjerë që kanë lënë vulën e tyre në muzikën lirike.
    “Kjo është një mënyrë për të celebruar muzikën dhe të gjithë artistët me një program shumë të mirë. një Gala jo si ato që jemi mësuar të shohim, ku marrin pjesë kori solistët baleti dhe muzika gjithashtu. kemi Verdin, Pucinin, Moxartin, Straus dhe të gjithë këta vijnë të gjithë në një shfaqje të vetme, një shfaqje që ka në qendër një tematikë, dashurinë, atë ndjenjë që vjen  e shpërfaqur në forma të ndryshme nga secili kompozitor”, tha regjisori Renato Zanella.

    Ky produksion bashkon të gjithë trupat artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në një performancë që bashkon mjeshtërinë, pasionin dhe shpirtin artistik të disa prej zërave më të fuqishëm të operës.
    “Opera Gala” do të prese të gjithë publikun e kryeqytetit dhe jo vetëm në datë 17 dhe 18 prill në orën 20.00./vizionplus.tv

  • Premiera teatrore, vepra shqiptare dhe të huaja, si dhe “TK- RIN -ART” në Teatrin Eksperimental

    Premiera teatrore, vepra shqiptare dhe të huaja, si dhe “TK- RIN -ART” në Teatrin Eksperimental

    Nga Julia Vrapi
    Vepra teatrore shqiptare dhe të huaja, premiera dhe shfaqje të tjera do të jenë në skenë përgjatë këtij muaji në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Jo vetëm shfaqje për të rritur, por programi artistik vijon dhe me projekte të ndryshme për fëmijë, si dhe shfaqje nga “TK-RIN-ART” -Festivali i shkollave të mesme të Tiranës. Programi me shfaqje për të rritur këtë muaj nisi me shfaqjen teatrore “Streha e Nemun” me regji nga Ilir Bokshi dhe në role Albulena Kryeziu Bokshi, Ledion Zoi dhe Adrian Morina. “Pylli i mistershëm” me regji nga Dajana Nenaj një shfaqje për fëmijë do të vijojë herë pas here përgjatë këtij muaji. Kjo shfaqje premierë për fëmijë është produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
    Këtë mbrëmje vjen dhe “Braktisja e dytë”, shfaqje artistike e realizuar në kuadër të javës rome me iniciativë të IRICA. Në datat 6, 7, 8 këtë muaj në skenë vjen një shfaqje që titullohet “Komshinjtë” me regji nga Florian Binaj. “Aladini” me regji nga Elona Hyseni do të jetë në datat 9, 10 dhe 11 këtë muaj nën interpretimin e fëmijëve nga “Klea Huta Akademi”. Në programim artistik është dhe “Hip-Hop Internacional” kampioni ndërkombëtar i hip-hopit në datën 13 prill, ndërsa shfaqja e gjimnazit “Aleks Buda” do të jetë në datën 16 këtë muaj dhe shfaqja e gjimnazit “Arben Broci” do të jetë në datën 23 prill. “Në Altar” me regji dhe dramatizim Belkisa Zhelegu do të jetë në skenë në datat 26 dhe 27 këtë muaj dhe me interpretimin e shtatë aktorëve. Programi artistik mbyllet këtë muaj me një shfaqje që do të jetë në kuadër të festivalit “Medium” dhe vjen në skenë në datën 30.
    “Vrasje në vjeshtë” produksion i TKE
    “Vrasje në vjeshtë” mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit vjen në skenë me regji dhe dramatizim nga Stefan Çapaliku si produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental. Në role në shfaqjen që do të jetë në skenë në datat 17, 18, 19 dhe 20 këtë muaj interpretojnë Mehmet Xhelil, Rafael Hoxhaj, Xhoana Karaj. Ngjarja e përshkruar në roman bazohet në fakte reale, të cilat kanë të bëjnë më së pari me momentin kur ushtritë aleate mbas kapitullimit të Italisë fashiste po ndërmerrnin sulme të befasishme veçanërisht mbi prapavijat e ushtrisë gjermane, duke pasur si objektiv kryesor depozitat e karburantit që do paralizonin lëvizjet e kësaj të fundit. Në këtë kontekst, shërbimi inteligjent i ushtrisë gjermane ka grumbulluar të dhëna se aleatët mund të bombardonin portin e Durrësit me çisternat e veta të karburantit dhe me këtë rast do shkatërrohej i gjithë qyteti që gjendej pranë.
    Në këto kusht ushtria merr përsipër evakuimin e gjithë qytetarëve dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, që presupozonte eliminimin e çdo personi që nuk do i bindej këtij urdhri. Personi i vetëm që nuk do i bindet këtij urdhri në romanin e Gjergj Vlashit është Marian Shkoza, një punonjës i thjeshtë i një agjencie detare, beqar. Ai rri i fshehur fillimisht në shtëpinë e tij dhe më pas edhe në shtëpitë e të tjerëve, të cilat i viziton fshehtazi fillimisht për të realizuar disa nevoja të mbijetesës dhe më pas si dorëzim ndaj një manie për të jetuar jetët e të tjerëve në ato dimensione që nuk ka arritur kurrë t’i përjetojë vetë. Humbja e vetes dhe përmbushja me karaktere të tjera njerëzore e kthejnë atë në një njeri pa identitet dhe me një tjetër sistem vlerash dhe vlerësimesh deri në ditën e “vetdorëzimit” të tij te një patrullë gjermane që edhe e eliminon fizikisht.

  • Shfaqje dhe koncerte përgjatë muajit prill në TKOB, e para në program opera “Il Maestro di Cappella”

    Shfaqje dhe koncerte përgjatë muajit prill në TKOB, e para në program opera “Il Maestro di Cappella”

    Nga Julia Vrapi
    Shfaqje, koncerte apo dhe mbrëmje gala janë pjesë e programit artistik përgjatë këtij muaji në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. E para në programin artistik këtë muaj është opera “Il Maestro di Cappella” për të vijuar më pas dhe me koncerte të ndryshme. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bën me dije gjithashtu se këtë muaj do të vijojë dhe bashkëpunimi me Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë apo dhe Universitetin e Arteve. “Ky prill çel siparin me të qeshura në hollin koncertor, ku opera për fëmijë dhe familje “Il Maestro di Cappella” sjell magjinë e muzikës në gjuhën më të dashur për të vegjlit – lojën dhe gëzimin. Bashkëpunimi ndërinstitucional me Liceun Artistik dhe Universitetin e Arteve sjell dy koncerte, pjesë e projektit “Mozart”, interpretuar nga artistët e së ardhmes”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Opera “Il Maestro di Cappella” do të jetë më datë 6 prill, ndërsa koncerti instrumental simfonik “W.A Mozart” do të jetë në skenë më 9 prill në mbrëmje, ndërsa në datën 10 do të jetë koncerti instrumental simfonik “Projekti Mozart”. Teatri bën me dije se mesi i muajit prill e gjen me dyer të hapura në dy net gala, ku të gjitha trupat artistike të teatrit bashkohen në një mbrëmje magjike. Opera Gala do të jetë në datat 17 dhe 18 prill. Në vijim të programit në skenë janë dhe artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku më 25 prill është koncerti “Me ritmet e Tropojës “K’cimin në Unesco”, etj. Në datë 24 këtë muaj do të jetë një tjetër opera, ajo me titull “Stabat Mater”. Në vijim të programit është një koncert pianistik në datën 26 prill, ndërsa “Sot në Opera” vjen në programin artistik në datën 30 këtë muaj.
     “Il Maestro di Cappella”
    Edhe më parë artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit kanë sjellë shfaqje opere për fëmijët. Këtë herë është “Il Maestro di Cappella” që vjen këtë muaj. Një opera për fëmijë, ku asgjë nuk shkon sipas partiturës! Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se është një shfaqje argëtuese dhe edukative që u mëson fëmijëve, përmes të qeshurave, si funksionon një provë me orkestrën, çfarë roli ka dirigjenti dhe si funksionon një orkestër e vërtetë. “Me këtë vepër të përshtatur posaçërisht për ta, fëmijët do të njihen më nga afër me botën e muzikës dhe do të edukohen për të qenë dëgjues të vëmendshëm dhe plot pasion në të ardhmen. Merrni fëmijët tuaj për dore dhe ejani të kaloni një të diel ndryshe në TKOBAP”, thuhet nga teatri për shfaqjen që do të jetë në hollin koncertor më 6 këtë muaj. Dirigjent në shfaqje Dritan Lumshi, solist Artur Vera dhe muzika luhet nga Orkestra Simfonike e TKOB. “Il Maestro di Cappella” është një intermezzo operistik në një akt nga Domenico Cimarosa. Shfaqja e parë e njohur e veprës ishte më 2 korrik 1793 në Berlin, Gjermani. Megjithatë, ka të ngjarë që ky të mos ishte prodhimi kryesor dhe historianët e muzikës besojnë se opera debutoi diku midis viteve 1786 dhe 1792.